E PAPRECEDENTË / Një maskë e pafytyrë vë në dilemë punonjësit e policisë

October 15, 2020 21:21

E PAPRECEDENTË / Një maskë e pafytyrë vë në dilemë punonjësit e policisë

TIRANË – Një maskë e çuditshme është vënë re rrugëve të Tiranës pikërisht ditën kur hyri në fuqi ligji për vendosjen e maskave në mjediset e hapura, pa patur asnjë suport fizik, e jo më shpirtëror e psikologjik, nga fytyra e pritshme njerëzore pas saj, pohojnë burime të shastisura për Gojët e Liga.

Maska, e tipologjisë standarde kirurgjikale, endej në ajër e pashoqëruar, duke vënë në siklet profesional punonjësit e policisë së shtetit.

Dëshmitarë në vendngjarje deklaruan se uniformat blu ishin të paqarta se çfarë parashikonte ligji në këto raste. Në një debat momental që u zhvillua aty për aty, policët arsyetuan se ndërkohë që paketa e re anti-Covid ishte shumë e qartë se cila ishte gjoba për çdo fytyrë që qarkullonte pa maskë, ajo ishte totalisht e turbullt se si duhej vepruar me maskat që kapeshin pa fytyrë.

“Ç’o bëjëm, si o veprojëm mo,” u konsultua me kolegët më të rinj polici veteran Reshat Çiklamina.

Përgjigja që mori nga kolegu 26 vjeçar Ermal Tërfili, që përveç akademisë kishte dhe diplomën e juridikut, ishte:

“Jemi përpara një vakumi ligjor të cilin kompetencat tona nuk mund ta ezaurojnë në mënyrë efikase”.

Sipas burimeve, uniformat blu vendosën ta tejkalojnë impasin, duke shfrytëzuar klauzolën që parashikon se kundravajtësit e dyshuar, ditën e parë të vendosjes së regjimit të maskave do të mjaftohen vetëm me një këshillim. Por mësohet se ndërkohë maskën e pafytyrë e kishte marrë era.

Në të njëjtat çaste, agjensitë e lajmeve njoftuan se kreu i Partisë Demokratike kishte dalë në një prononcim për shtyp pa maskë, duke deklaruar se kishte ardhur koha që opozita t’ja çirrte maskën qeverisë.

SHËNIM / Ju bëjmë më dije se si largpamëse që është, Gojët e Liga është rubrikë e maskuar. 

October 15, 2020 21:21
Komento

4 Komente

  1. Mullixhiu October 16, 09:35

    Po kjo e meriton nje dekorate me patjeter. Vetem po te jeni te verber te shihni masken pa fytyre do te thoshit qe nuk e meriton.
    By the way where is my b*…

    Reply to this comment
  2. Gzim Kulufi October 16, 13:11

    Maska pa fytyre shetiste e qete, sepse ajo dalloi qysh ne fillim, se keto fytyra kishin gjithe jeten qe mbanin maske! E c’duhej tani nje maske e dyte!?..

    Reply to this comment
  3. Fatmir Lohja October 16, 13:44

    Ky vetem humor nuk eshte!?

    Reply to this comment
    • Ladi October 16, 18:01

      Fytyra qe normalisht mbajne maska edhe ne kohe te zakonshme, njerez me dy fytyra, maska te pafytyra… Nuk eshte humor thote Fatmiri. Eshte sarkazem o Fatmir i shkrete, sarkazem….. per barcaleta me polica, ke plot adresa te tjera

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim