E papritur, Eduard Selami mbështet Bashën: Koha për fushatë

May 29, 2017 14:09

E papritur, Eduard Selami mbështet Bashën: Koha për fushatë

Ndryshe nga lëvizjet e sotme në Partinë Demokratike, një tjetër deputet i mbetur jashtë listave, Eduart Selami mbështet listat e Lulzim Bashës. Ai është shprehur se trashmë është koha për fushatë dhe jo për të bërë analiza.

‘’Koha për fushatë jo për analiza. Lista ka mbështetjen time. Suksese!’’, shkruan Selami.

Kujtojmë se kjo deklaratë vjen në një moment kur disa deputetë dolën sot publikisht kundër Bashës duke kërkuar shkarkimin e tij.

Fillimisht ishin Jozefina Topalli dhe Arben Imami në një deklaratë për mediat njoftuan se do të kërkojnë shkarkimin e Bashës.

Po mesa duket ata nuk ishin të vetmit. Në ambjentet e hotelit ku u bë dekarata duken të jenë dhe dy deputetë të tjerë të pakënaqur: Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi, Ridvan Bode dhe Keltis Kruja.

May 29, 2017 14:09
Komento

6 Komente

  1. ben May 29, 14:16

    Shyqyr qe qenka aty edhe Kletis Kruja,tani do behet nami.Problemi eshte se kjo eshte nje parti karagjozesh.Nuk ke ku ti kapesh.

    Reply to this comment
  2. Kola May 29, 14:45

    Kjo eshte bordellua PD. Analizat duhej ti bente qysh me 2013 kur humbi pushtetin, por atehere ia vuri fajin votuesit i cili nuk i kuptoi keta bandite. Sot, sipas Selamit eshte koha per fushate, por kryetari i tij akoma s’ka plotesuar formularet e deputeteve. A e kupton Selami e te tjeret se sa poshte ka rene kjo hale parti?

    Reply to this comment
  3. Kasandra May 29, 15:34

    Foli Eduart Selami!
    Eduart Selami foli, ai tha: është “koha për fushatë, jo për analiza”. Besoj se ky është orientimi i duhur për ta mbrojtur PD-n nga shkatërrimi. Fushata është tema e ditës jo L. Basha. Luli qe si qe e u bë si ka. Zgjedhjet do të përcaktojnë fatin e tij. Një fushatë e mirë e gjallëron elektoratin demokrat dhe e zvogëlon humbjen, po siguron unitetin dhe ringritjen. Këtë e tregon edhe dora e Kryeministrit Edi Rama që nxori nga çadra kryetarin e PD-s. Kjo është demokracia, ka radhë, qeveris ajo parti që fiton zgjedhjet. E. Selami është demokrat!
    Në situatën aktuale të aktivitetit të partive në të mirë të vendit, unë, po të kisha mundësi të votoja, votën time do t’ia jepja Partisë Socialiste sepse në këto katër vjet ajo ka qenë dhe është në krye të punëve që forcojnë shtetin, vendin dhe unitetin, garanci për më tej. Të gjitha forcat për fitoren e Partisë Socialiste! Kasandra.

    Reply to this comment
  4. fteri May 29, 18:34

    Po e përdredhë ky politikani pupulistë servil do ndonjë riciklim të llokmës të pushtetit të kalbur të PD-së, ky Eduart Selami që nuk i zunë këmbët dhe përtej oqeanit atlantik dhe erdhi e mori llokmën e deputetit të PD-së për katër vjet qylë në vendin më të korruptuar dhe të varfër të ballkanit dhe europës.

    Reply to this comment
  5. Qarri i zigurit May 30, 01:07

    Nje fakt me shume qe verteton hamendesine qe eshte loje e rruges elbasanit. Kerkohen ndryshime ne pd. Reformime. Prandaj duhen larguar mofulet e vjeter. Sepse jane te veshtire per tu adaptuar me standartet perendimore.

    Reply to this comment
  6. Atdhetari May 30, 05:47

    “…koha per fushate” ka kaluar, more zoteri! E konsumuat kohen ne cadere dhe tani pritni produktin e kesaj cadereje te shpartalluar. Pergjegjesine e ka arkitekti i caderes, salihi dhe mekembesi i tij, lyli.
    Do ta kete marre ndonje premtim prej salihit, ky selami, qe deklarohet ndryshe nga c’pritej…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*