“E para e këtij lloji në Shqipëri”, zbardhen detajet për gomonen e kapur në Vjosë, hidhen dyshime mbi Policinë kufitare

July 16, 2020 16:44

“E para e këtij lloji në Shqipëri”, zbardhen detajet për gomonen e kapur në Vjosë, hidhen dyshime mbi Policinë kufitare

Ka zgjatur për më shumë se 5 ore operacioni në det të hapur i Guardia Di Finanzia dhe policisë së Vlorës për kapjen e një gomoneje të fuqishme që dyshohet se kryente trafik droge.

Gomonia u kap në afërsi të Mifolit, por trafikantët arritën të shpëtonin, ndërsa në bordin e mjetit nuk u gjet lëndë narkotike, po vetëm një sasi karburanti.

Sipas BW, bëhet fjalë për një gomone të sofistikuar, mbi 10 metra të gjatë, me tre motorë me 350 kuaj fuqi e para e këtij lloji e kapur në vendin tonë.

Po ashtu gomonia ishte e pajisur me radarë për të kontrolluar territorin ku kalonte.

Jo vetëm 7 mjete lundruese, por edhe një helikopter dhe dron u vunë në ndjekje të saj pasi u pikas nga Guardia Di Finanzia në Itali.Ajo u ndoq nga Karaburuni deri në afërsi të lumit Vjosë, aty ku u gjet e braktisur.

Dyshohet se trafikantët e kanë dorëzuar lëndën narkotike në Itali, e më pas po kthehej në Shqipëri, atëherë kur edhe u pikas.

Po hetohen edhe lëvizje të policisë kufitare për faktin se si ka mundësi që një gomone kaq e madhe nuk u pikas kur u nis nga Shqipëria. Ndërkohë që Guardia Di Finanzia po heton të gjitha lëvizjet e tij në bazë të radarit dhe GPS që kishte në bord. Kjo do sjellë edhe hetim ndaj policisë kufitare.

j.l./ dita

July 16, 2020 16:44
Komento

3 Komente

  1. urra !!!! u kap gomonia shqyptare July 16, 16:53

    Po mire qe i nxite fytyren Shqiperise….

    a e dini cfare behet ne Hollanden e Lylzim bythashes…sa biliona dollare levrohen ?
    .
    po ne brigjet e kalifornise (usa) qe kapen dhe nendetese te sofistikuara….me droge

    nuk behen kaq te “gezuar”

    boll me keto lajme qe vetem plaku i zgjebosur i viqidolit & lalzit masterbon me keto lajme

    Reply to this comment
  2. kapni Kriminelet e Lalzit dhe banden e krimit te org.SPK qe puon peer Llogari te Nderkombetareve jo Gomonet e hallexhinjve makarenj politika putanaßh July 16, 17:59

    Kapni El Capot e Vilat Llukoze te Lalzit

    ata bojn Trafikime ne Mioljarda jo qytetaret e thjeshte

    qe vene jeten e rrezike me mbajt familjet gjalle

    o putana fashite

    Reply to this comment
  3. Hosteni July 16, 20:01

    Nuk kapen cunat e Saje qorrit. Harrojeni. Po afrohen zgjedhjet dhe duhen para.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim