E PAZAKONTË: Ikin dritat në spital, mjekët në Prishtinë përfundojnë operacionin me dritën e telefonit

January 11, 2021 18:00

E PAZAKONTË: Ikin dritat në spital, mjekët në Prishtinë përfundojnë operacionin me dritën e telefonit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosovë, në Klinikën e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ashtu siç raporton “Gazeta Express”, gjatë ditës së sotme në QKUK është ndalur energjia elektrike, duke ‘paralizuar’ edhe punën e bluzave të bardha.

Teksa në spital janë shkëputur papritur dritat, punonjësit shëndetësorë kanë qenë në sallën e operacionit dhe janë detyruar që të përfundojnë punë me dritat e telefonave.

Ortopedi në këtë klinikë, Sami Delijaj ka treguar për “Express” se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 09:30.

“Unë kam qenë sot në sallë të operimit. Rreth orës 09:30 është ndërprerë energjia elektrike. Ne nuk kemi pas ndonjë problem, e kemi pas nën kontroll gjendjen. Nuk është mirë të ndalet energjia, por ne e kemi kryer operacionin me sukses”, ka thënë ai.

Ndërsa nuk ka treguar detaje të tjera lidhur me operacionin dhe për sëmundjen nga e cila vuante pacienti.

j.l./ dita

January 11, 2021 18:00
Komento

1 Koment

  1. Beli January 12, 17:47

    “Nën kontroll gjendjen”(!!!) Kontroll m…! Unë, në hallin tim si pensionist, kam siguruar një akumulator që më siguron drita edhe për disa orë pasi të ketë ikur rrjeti. Do t’ua siguroja një të tillë edhe klinikës në Prishtinë, nëse nuk u vjen turp që i kanë lejuar vetes të bien në këtë derexhe vetëm për disa qindra euro. Si të qemë në gjendje lufte!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim