E pazakontë/ Ky është zogu që po përhap zjarrin në Australi (VIDEO)

January 12, 2020 12:24

E pazakontë/ Ky është zogu që po përhap zjarrin në Australi (VIDEO)

Zona të ndryshme në Australi janë duke u përballur me një situatë të rëndë për shkak të zjarreve.

Sipas medieve të huaja, bëhet fjalë për një lloj shpendi, sjellja e të cilëve ka çuar në pseudonimet ‘zjarrvënës’, pasi shihen duke përhapur zjarre, kapur shkopinj flakërues dhe duke i hedhur në fusha të thata.

Deri në vitin 2018 mendohej se ata thjesht po përhapnin zjarr rastësisht, sipas National Geographic.

Por hulumtimet e mëtetjeshme në sjelljen e tyre zbuluan se ata po përhapnin zjarret, me qëllim të përfitimit.

Eksperti i shpendëve Bob Gosford filloi një projekt të madh kërkimor në vitin 2012 bazuar në regjistrimet e fenomenit.

Ideja u nxit nga raportet e udhëheqësit të një grupi të gjuhëve Alawa, punonjësin e shëndetit dhe aktivistin Phillip Waipuldanya Roberts.

“Unë kam parë një skifter të marrë një shkop duke u djegur në kthetrat e tij dhe ta hedhë në një copëz të freskët me bar të thatë, gjysmë milje larg, pastaj të presë eksodin e çmendur të brejtësve dhe zvarranikëve të djegur dhe të frikësuar nga zjarri”.

“Kur ajo zonë u dogj, procesi u përsërit diku tjetër…”, citohet të ketë thënë Waipuldanya.

Gjetjet përcaktuan se zogjtë në fakt po përhapnin zjarrin me qëllim, diçka që konfirmoi Gosford.

“Ka të bëjë me ushqimin, sepse nga këto kullota dalin zogj të vegjël, hardhucë, insekte, gjithçka që ikën përpara zjarrit”, ka thënë ai.

 

j.l. / dita

January 12, 2020 12:24
Komento

6 Komente

  1. llapi January 12, 15:03

    Mos ky skifter eshte deputet I parlamenteve shqiptare se edhe ata shumica dermuese qe te ngopin apetitet e tyre vrasin djegin e cdo gje bejne vetem e vetem ti realizojn qellimet e veta gllaberuese !!!!

    Reply to this comment
    • Bureto January 12, 16:07

      S’ka gjë për të mos e besuar. E gjithë natyra në globin tonë, qysh kur ka lindur jeta në të, është karakterizuar nga lufta për ekzistencë, në të gjitha format, me të gjitha mjetet dhe me çdo forcë agresiviteti. Kjo luftë buron nga instiktet, ku shkallën më të lartë ku ajo shfaqet, është lufta brenda llojit, siç është ajo brenda shoqërisë njerëzore. Gjithsesi, në këto luftëra, në terma afat gjata, është vetë natyra që vendos ekuilibret.

      Reply to this comment
  2. Lala January 12, 15:47

    Ne Brazil e kan fajin braziljanët ,
    ne Australi skiftero-hajvanët!-!!??
    Dhen pate ….naaaa….naaaaa.

    Reply to this comment
  3. Adi January 12, 17:14

    Aaa, mori fund enigma, u gjet fajtori. Zogjte e pakan vene zjarrin edhe ne Brazil, zogjte djegin vit per vit edhe Greqine. Vetem ne kohen e Enverit nuk kane ekzistuar zogjte zjarrvenes.

    Reply to this comment
  4. Adi January 12, 17:20

    Një herë thonë se pordhët lopëve shkaktojnë vrimen e ozonit, tani thonë se zogjtë po djegin një kontinent të tërë. Edhe Hitchcock-u do t’ua kishte zili fantazinë e tyre.

    Reply to this comment
  5. anticensurë25642654 January 13, 10:03

    ky është një variant,teori,e pa provuar.
    të paktën nga këto që janë shkruar këtu!!
    flitet për një njeri që ka vrojtuar një veprim të tillë të skiftarëve!!
    ndoshta nesër,në një kohë tjetër kur gjithçka të jetë në qetësi do të mund të bëhet një studim më i detajuar për ta vërtetuar këtë vëzhgim a këtë teori!ose të kudnërtën!!për ta përgënjeshtruar!!
    australia e brazili janë dy vënde ku kemi pasur zjarre të mëdhenj!!
    australlia në shumicën e teritorit të saj është shkretëtirë,shumë thatë,brazili e kundërta,xhungël dhe shumë agështirë!!
    në australi,mjafton një shkëndijë për të filluar zjarri,në brazil në pyjet e lagësht të amazonës duhet flakhedhës për të ndezur një fije kashte,e jo më bimë që janë të padjegëshme!!
    në australi rimbillet teritori i djegur në brazil!?zgjerohet dhe më shumë!!
    lërini këto pordhë idiotësh!!askush nuk është tu mbajt me hatër australinë dhe i bije në qafë brazilit,por bolsonaro me shokë duhet ta dinë se sytë për të parë janë!!
    vetë brazilianët ankohen për djegjet e vullnetshme dhe të mbështetura nga qeveria!!dhe ata si tek ne,shohin sot për sot dhe nuk mendojnë për mot!!jepu një copë tokë miletit dhe 10 vite nuk bëjnë zë,deri sa ta kuptojnë se e kanë ngrënë sa krahu!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim