E pazakontë! Merkeli flet hapur

August 27, 2018 17:34

E pazakontë! Merkeli flet hapur

 

Kancelarja e shfrytëzon intervistën e verës në Televizionin e Parë Gjerman për disa konstatime të qarta. Duket se ka pasur ndjesinë se kjo duhet bërë, mendon Jens Thurau.

Nga Jens Thurau*

Me Kancelaren dhe intervistat e verës me të nuk është kaq e thjeshtë puna.

Normalisht Angela Merkeli nuk është shumë e hapur për ta kuptuar, shumicën e herëve përmbledh diskutimet dhe tregohet e përmbajtur me konstatime.

Por pas një vere mosmarrëveshjesh të ashpra brenda koalicionit për politikën e azilit, kur pati njerëz që folën për një ecje të mundshme drejt shpërbërjes të bashkësisë unioniste të CDU dhe CSU-së, Merkeli vendosi që të qartësojë tani disa gjëra, aq më tepër kur në javët e fundit kanë shpërthyer sërish disa debate të papritura brenda qeverisë.

Po t’i marrim me radhë: Idenë që pensionet të stabilizohen deri në vitin 2040 në një nivel prej 48 përqind, siç e dëshiron SPD, Merkeli nuk e konsideron me vlerë. Pra me sa duket mbetet që pensionet të jenë të garantuara deri në vitin 2025 dhe pas kësaj kohe të vendosë një komision. Kjo është përcaktuar kështu edhe në marrëveshjen e koalicionit. “Ne nuk duam t’i bëjmë të pasigurtë njerëzit me ide si këto”, shton më tej Merkeli.

Të respektohen vendimet e gjykatave

Për këtë duket se ajo është marrë vesh me Horst Seehoferin, me ministrin e saj të Brendshëm nga CSU, i cili në intervistën thuajse paralele në Televizionin e Dytë Gjerman flet thuajse njësoj.

Dhe më tej: pengimin e një ekipi të ZDF nga policia në një demonstratë populiste të djathtë në Dresden Merkeli e dënon qartë, ajo lëvdon kërkimin falje nga Presidenti i atjeshëm i policisë.

Demokracia është më tepër se mendimi i perceptuar i shumicës, thotë ajo shumë qartë, në të bën pjesë mbrojtja e minoriteteve, liria e mendimit dhe e shtypit. Që gjithnjë e më shumë politikanë u vënë pikëpyetje vendimeve të gjyqit, sepse kjo nuk përshtatet me pozicionet e tyre, për këtë Merkeli ka një pikëpamje të qartë. “As mua nuk më pëlqen çdo vendim i gjykatësve, por unë i respektoj ato!

Në thelb e trishtueshme që Kancelarja detyrohet të bëjë një pohim të tillë, por është gjithsesi mirë. Edhe sekretarja e saj e përgjithshme e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer merr një mesazh të qartë.

Ajo pati menduar me zë të lartë për një “vit social” të detyrueshëm për të rinjtë, ndoshta edhe për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Merkeli thotë qartë se shërbimi i detyrueshëm ushtarak nuk do të kthehet edhe njëherë.

Dhe nëse Heiko Maas, ministri i Jashtëm nga SPD kërkon të flitet me një gjuhë të qartë me Presidentin e paqetë çdo moment të SHBA, Merkeli për këtë (këtë ajo e thotë duke buzëqeshur me qetësinë më të madhe) nuk ka gjë kundër.

“Amaneti im? Evropa!”

Të duket e habitshme sa qartë shprehet Merkeli në 20 minuta të një bisede të zhvilluar me ngut. Por ajo duket se e ka kuptuar që në kohët kur distanca midis njerëzve në shoqëri po bëhet gjithnjë e më e madhe, në kohët e debateve shpesh që të hutojnë dhe të shpejta në politikë, prej kryeministres kërkohet një fjalë e qartë, jo vetëm nga Presidenti Federal, edhe nëse kjo nuk i përgjigjet sjelljes së saj të natyrshme, e cila është pritëse.

Në fund pastaj Merkeli nuk i shmanget as pyetjes, se cili duhet të jetë mbishkrimi i madh për periudhën e saj në post si kancelare, kur kjo periudhë të përfundojë ashtu si parashikohet në vitin 2021. Që mbajta të bashkuar Evropën, kjo është e rëndësishme, thotë Merkeli. Mjaft e vështirë për momentin, gati vizionare. Por e vendosur kjo përgjigje tingëllon gjithsesi.

Ah po, për politikën e azilit dhe të refugjatëve në bisedë u bë krahasimisht pak fjalë. Tema të tjera po dalin tani në plan të parë. Kancelarja nuk duket se ka gjë kundër kësaj, pas një vere debatesh gati në panik.

*DW

August 27, 2018 17:34
Komento

8 Komente

  1. dani August 27, 17:51

    e pazakonte Merkel flet hapur dhe nuk thote asgje.

    Reply to this comment
  2. GR August 27, 18:19

    Merkeli??? Kush eshte ky??? Pse duhet shtuar ajo “i”, apo meqe duket pak si burrë??? Perkthyes i Vitrinave besoj??? Hajt suksese ne jete!

    Reply to this comment
    • Flash August 27, 20:34

      GR, ti mendon se duhet Merkelja?!

      Reply to this comment
      • KORÇARI August 27, 20:58

        Thjesht Merkel ,pa i

        Reply to this comment
        • Korcar! August 28, 06:46

          Po ti Korcari, perse e ke “i”-ne? Bej pa te!
          Merkel eshte trajta e pashquar, Merkeli eshte trajta e shquar. Merkelin eshte kallzorja/dhanorja e shquar.
          Ja pra, shqipja i lakoka emrat, qofshin edhe te pervetshem. Anglishtja, p.sh., nuk lakon asnje. A flasim anglisht me mire? C’e do shqipen?

          Reply to this comment
  3. Flash August 27, 20:32

    GR, ti mendon se duhet Merkelja?!

    Reply to this comment
  4. fery August 27, 21:38

    Lexova shkrimin nga J. Thurau dhe verejta se Kancelarja Merkel
    s kshte thene gje dhe mendim per Kosoven dhe Serbine qe le te kuptohet se ajo fare s ka ndertuar qendrim dhe , qendrimi i saje dihet … ska ridizajnim kufiri mese Kosoves dhe Serbise ,
    s ka nderim teritoresh , s ka ndarje te Kosoves thjeshte , s ka asnji kevizje kufiri mese Kosoves dhe Serbise ani pse presidenti serb si papagall vazhdon duke e perseritet refrenin e tij banal pase presidentit Thaci se ” te dyja palet duhet te humbin nga dicka ” ose ” nuk pranojme qe te gjithe te dalin fitues nga keto bisedime dhe ky dijalog e vetem Serbija te jete humbese ” ose, ” Serbija s do ta pranoje Kosoven shtet as edhe ne 100 vitet e ardheshme ” etj etj. dhe fraza te tjera bajate qe as gomari nuk mund ti gelltit

    Reply to this comment
  5. vladimir bizhga August 27, 23:46

    nuk duhet krijuar mite per administratoret e shtetit.z, merkel i bene pune dhe lavderohet per kete kapitalit gjerman, evropa eshte depo e gjermanis, kjo evrop, kom evropian eshte streha e burokratve dhe asnje nocjon demokratik nuk qendron para saj, shum fasada po bijen dhe lufta tregetare do kete pasoia, ka ikur koha e demagogjive.. vertet merkeli, kancelaria gjermane, e bija e nje pastori protestan ne gjermanin lindore qe flet rusisht aq bukur.. e kreu misjonin e saj ndaj kapitalit te madh gjermen, ekspajoni i te cilit ka lene gjith evropen pa fryme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*