E pazakontë! Zbulimi i ri: Qelizat e infektuara me Covid-19 krijojnë tentakula të mbushura me helm viral

June 28, 2020 13:57

E pazakontë! Zbulimi i ri: Qelizat e infektuara me Covid-19 krijojnë tentakula të mbushura me helm viral

Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë kanë marrë disa imazhe mikroskopike ku tregohen se si krijohen tentakula në qelizat njerëzore të infektuara nga koronavirusi, shkruan Daily Mail.

Sipas studiuesve, fotografitë tregojnë se në qelizat e infektuara rriten forma tentakulash, të njohura si filopodi, të cilat duket se janë të mbushura me grimca virale dhe sipas tyre këto tentakula prekin qelizat e shëndetshme dhe i infektojnë këta të fundit duke krijuar më shumë qeliza.

Deri më tani është thënë se tek njerëzit me sistem të imunitetit të shëndetshëm, trupi mund të luftojë pjesën më të madhe të virusit dhe të parandalojë që ai të përhapet por mbështetur në zbulimin e fundit tregohet se Covid-19 ka rezervuar një plan për të pushtuar të gjithë sistemin imunitar.

Studiuest thonë se  kjo gjetje është quajtur si një ‘hap i mrekullueshëm’ në luftën kundër koronavirusit dhe mund të hap derën për një mori opsionesh të reja trajtimi. Nevan Krogan, një profesor në farmakologjinë qelizore dhe molekulare në Universitetin e Kalifornisë dhe studiues kryesor është shprehur se kjo mënyrë është e pazakontë.

“Është shumë keq që virusi po përdor mekanizma të tjerë për të infektuar të gjitha qelizat para se t’i vrasë. Ai shprehet se mënyra sesi Covid-19 mund të rritë tentakulat aq shpejt është jashtëzakonisht e pazakontë”, tha ajo.

Krogan tha gjithashtu se mënyra se si këto tentakula përhapen drejt qelizave të shëndetshme në formën e degëve të një peme, është shumë e çuditshme.

Shkencëtarët që qëndrojnë pas këtij studimit të botuar në revistën Cell, besojnë se zbulimi mund të hap derën e trajtimeve të reja.

j.l./ dita

June 28, 2020 13:57
Komento

5 Komente

  1. intelektuali June 28, 19:42

    O gazeta e nerume DITA:

    Me falni per pyetjen naive dhe te papershtateshme,

    por:

    CFARE THOTE E SQARON KY SHKRIM SHKENCOR ME BOLE NE DORE?

    sepse:

    Une per vete nuk kuptova dot asgje megjithese e lexova materialin disa here me nje vemendje dhe vigjilence enveriste te papare dhe nuk e gjeta dot cfare DREQ zbulimi shkencor famoz nga California e SHBA ishte ky:

    I KEQ, APO I MIRE ?

    Per shqyptaret dru me pre dhe per Boten?

    Reply to this comment
  2. ganiu June 28, 21:58

    “Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë”??????
    Vetëm një universitet paska tërë ajo Kaliforni? Në vetëm në Fier kemi një hale.
    Prandaj qekan trapa komplet kalifornianët.

    Reply to this comment
  3. ?!! June 28, 22:26

    Në qoftë se ky lajm shkencor është i vërtetë, atëhere shkencëtarët e armëve baktereologjike të shokut Çin, i kanë dhënë Ushtrisë çlirimtare të Kinës një armë me të cilën lindja e kuqe do të nënshtroj botën. Tashma ushtari i sofistikuar , i fshehtë, vrasës, i pamëshirshëm që po pushton botën sfidoj edhe zotin Trump. Në momentin që zoti Trump mendoj që e mposhti shokun Çin me luftën tregëtare, ai e sulmoi brënda në shtëpi me armën shkatrrimtare të korona virusit. Në momentin që gospodin Putin mendoj që raketa e re me shpejtësi 10 km në sekondë do të siguronte sundimin pansllavist në botë muret e Kremlinit u tronditën nga koronavirusi i shokut Çin. E githë bota po tronditet nga marrshimi i pandalshëm i ushtarit koronavirus, edhe kur disa mendojnë që e mposhtën, ai, grumbullon forcat dhe godet përsëri e kështu goditje mbas goditjesh bota kapitaliste do të tronditet, bashkë me proletariatin modern që ka tradhëtuar luftën finale .Kështu, s’do të vonoj dhe bota do ti nështrohet lindjes së kuqe, idetë e shokut Mao me koronavirusin do të bëjnë atë që s’bëri dot Çin-gis Khani, që raca e verdhë të sundonte të gjithë botën. Shkencëtarët e shokut Çin po punojnë intensivisht që të prodhojnë Konvid 21 që nuk do të ketë difektet e dobësitë e armës së gjallë Konvid 19. Bombat atomike e termobërthamore do të duken si armë pavler në krahasim me armën kineze të koronavirusit. Goditja e parë është dhënë, priten goditje të tjera vdekje prurse për të gjithë njerzimin.

    Reply to this comment
    • KORÇARI June 29, 10:56

      Ky virus, nuk është prodhim Kinez, por prodhim Amerikan dhe Kanadez, pasi që aty u morën kampionet e virusit nga Shkencëtarët Kinezë që ishin të punësuar aty.
      Çifti i shkencëtarëve Kinezë u dëbua nga Kanadaja pikërisht për këtë arsye, megjirhëse bashkëshortja ishte një nga shkencëtaret që u nderuan me çmim ndërkombëtar për ndihmën që dha për gjetjen e vaksinës ndaj Embolas.
      Ata ndiqeshin në fshehtësi nga shërbimi sekret Kanadez , për shkak të ecejakeve të shpeshta drejt qytetit kinez wuhan , dhe më saktësisht drejt laboratorit kërkimor të wuhanit nga ku dhe “Doli” virusi, bile përveç faktit që ju ishte mohuar e drejta për të shkuar në Kinë muajin e fundit, atyre ju ishin ndërruar edhe kompiterat e zyrës me kompiutera identikë .
      Në SHBA u kap po ashtu një shkencëtar Kinez i cili punësohej në Laboratorin e Teksasit , me një çantë të mbushur me kampione visrusësh ,mes tyre dhe korona , të udhëtonte drejt wuhan të kinës.
      Fajin më të madh e ka OBSH-ja, e cila i dha Çertifikimin e klasit të katërt Laboratorit të Wuhan-it , paçka se ai nuk i përmbushte standartet për këtë çertifikim, duke u bërë kështu shkaku kryesor i përhapjes së virusit.
      Tani nëse përhapja e virusit ka të bëjë me aksident , apo me një plan të mirështruar, këtë mbetet ta shohim në vitet në vazhdim.

      Personalisht , besoj se, virusi ekziston , por thjesht pasojat e infektimit me të Janë të Ekzagjeruara qëllimisht.

      Reply to this comment
  4. Dash Pacja June 29, 16:13

    intelektuali,
    diagnoza jote lexueshem eshte e nje semundje kronike e cila te ka skllavizuar perjetesisht; vigjilenca enveriste te papare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim