E përflasin si “portalin e Tahirit”, botuesi shpërthen kundër Krichbaun

April 27, 2018 09:08

E përflasin si “portalin e Tahirit”, botuesi shpërthen kundër Krichbaun

Një portal i akuzuar se është afër deputetit Saimir Tahiri shkruan në një editorial të firmosur nga botuesi i portalit se do ta godasë “shumë fort” kryetarin e Komisionit për Europën në Bundestagun gjerman, deputetin Krichbaun, në rast se ai, siç shkruan portal “cënon interesin e Shqipërisë”.

Portali i quajtur Pamfleti, mjaft aktiv në rrjetet sociale, botohet nga Gjergj Zefi dhe përflitet shpesh se financohet nga ish-ministri.

“Ndaj sa herë që dikush del dhe flet kundër interesit të Shqipërisë, brenda apo jashtë vendit qoftë ky, kushdo qoftë, Krichbaun apo kushdo tjetër, goditja e “Pamfletit” do të jetë shumë e fortë, profesionale dhe tepër konkrete” – shkruan portali.

“Guxoi të thoshte si një gjerman i vërtetë atë që politikanët shqiptarë e thonë poshtë tavolinave dhe me letra anonime se “Pamfleti” qënka i Saimir Tahirit. Zoti Krichbaun nuk duhet të bjerë në grackën e njerëzve që nuk kanë bërë punë asnjëherë në jetën e vet dhe dërgojnë letra anonime” – shkruan më tej portali.

“Pamfleti” nuk është i Saimir Tahirit, por kjo nuk  ndalon të themi që vazhdojmë të besojmë pa pasur tagrin ta gjykojmë Saimir Tahirin që, edhe nëse ai është “peshk”, është “peshk” shumë më i vogël se sa Ilir Meta, Sali Berisha dhe Edi Rama. Na vjen keq që një eurodeputet bie në grackën e ca hallexhinjve politikë në Tiranë, që duan të shpëtojnë bythen e tyre përmes intimidimit të mediave të ndershme dhe raporteve tipike për këndet e  emulacionit komunist – shkruhet në editorialin e botuesit të portalit Gjergj Zefi.

n.s. / dita

April 27, 2018 09:08
Komento

5 Komente

  1. Lexues i.zakonshem April 27, 09:39

    PAMFLET eshte i vetmi portal qe thote te verteten dhe qe i.demaskon te gjithe
    Gjithashtu ky portal eshte drejtpersedrejti dhe jo bythlepires sic jane portalet e tjere

    Reply to this comment
  2. Fakt eshte : Politika e Huaj mbi Shqiperine eshte kjo : ( Auf Trapp zu halten bis die , Albanien aufkippt ) April 27, 10:34

    qe , berja Teme e politikes se dites ne Shqiperi ,
    nga Nderkombetaret , ” Ceshtjen Tahiri” ,,,
    e cila sado te verteta te ket ,ne vetvehte qe e lidhin Tahirin me korrupsionin ne qevrri ,

    qe eshte nji inskenim i paster i nji bashkpunimi mes Nderkombetareve Ambsadoreve te Huaj ne Shqiperi
    e gjithe Mafies Politike Nderkombetare ,
    qe kann ven mes Morses se tyre Politiken Shqiptare ,

    eshte thjeshte nji gozhde ne sharre ose gurre qe i vihen rrotave te karroces ,qeverrise Shqiptare ,per te stopuar zhvillimin e Shqiperise ,
    per ti frenuar Reformat kunder… bandave te krimineleve pd-lsi – prej te cilave kto Nderkombetare thithin Miljardat e grabitura nga Shteti Sjhqiptare edhe pse nga ana tjeter , bejne sikur flasin e predikojne
    Shtetin e se Drejtes e luften kunder krimit te orgamizuar !
    Kjo politike strappo / mahstruesesh te pashembullt /kontraverse Nderkombetare ,qe nga njera ane , financon patit e bandave kriminale pd.lsi ne Shqiperi (mbas quintave ) dhe para kamerave cirren per gjasme Reforma e Drejtesi ,
    eshte njilloj si me e mbajt Shtetin Shqiptare kte sot (Pro Shqiptare ) mbi nji Trapp ne mes te lumit te rrembyshem qe nga te gjitha anet ,sulmohet nga rryma te papritura deri sa Shteti te humbi ekujlibrin e te bjeri ne e ta marri rryma qe prodhojne Politikat Europiane dhe ajo Nderkombetare …Kjo eshte vet filozofia e shpijes dhe berjes Teme te politikes ne Shqiperi nga Nderkombetaret Ceshtja Tahiri , ne nji kohe kur heshtin per bandat kriminale me ne krye salih berrisha basha meta ,qe i kane te cfarqurame figura para syve te gjithe Botes.
    Pra nji politike nderkombetare qe do gti diktoje Shqiptareve vullnetin e saj ,mos te lejoje zhvillimin e Shqiperise dhe afrimin drejt Europes ,por mbajtur ne cdo kohe ne nivelet e nji shteti alla zoGist ,injotrantesh ne pushtet ,qe popullin shqiptare ta perdorin si skllave e dal ngadale te shperbejne Shqiperine si shtet .
    Ata qe Duan te kuptojne sot , ja arrijne te kuptojne gjithe kte politike skllaverimi qe tentohet ti impononhet Shqiperise .
    Flitet kot ne ajer per BE,per integracion , nderkohe qe
    me integracion kuptohet punesimi i shqiptareve ne vendet e Be-se ,qe rrjedhimishte /automatikishte con ne integrimin e qytetarit shqiptare ne Kulturen Europiane .Por jo ! Kte Europa e stopoj per Shqiptaret e kjo tregon qarte ,se cfar do Europa vs Shqiptareve .Dhe nga ana tjeter BE-ja po Financon Miljarda ,per te marre emigrante nga Afrika e Veriut dhe vende Aziatike per ti integruar ne Europe !!!
    Ky Fakt thote shume ,se cfar hipokrizie qendron mbas te ashtuquajtures BE dhe integrim i Ballkanit ne Be .

    Reply to this comment
  3. shqipe April 27, 12:01

    Po basha s’hyne te pishqit e medhenje?

    Reply to this comment
  4. Syri i Shkodres April 27, 15:14

    Eshte konspiracion Meta-Berisha i vene ne skene nga PD egzistuese Basha! Kriminelet duan te shpetojne! Ketu eshte thelbi!

    Reply to this comment
  5. shqiptari emigrante ne Itali April 27, 18:18

    Qe kjo “tip” Europe nuk eshte e mire kete e “ndjejme” dhe ne shqiptaret qe jetojme prej kohesh ne te, por kjo sdo te thote qe te mos behen REFORMAT qe jane te domosdoshme per shtetet europiane “azhornimi” i ligjeve e jo per Shqiperine qe ka 28 vjet qe po qeveriset nga te paaftet dhe servilet hajdut te te dy krahve. Nuk mund “te mbytet” çdo kritik qe vjen nga Europa por ato duhet te “shkojne” ne filter prej ne shqiptarve.
    Lindin disa pyetje ketu: Prej kujt shqiptarve?!..Atyre qe kane vene ministra e deputet me dokumenta fallso mare ketej apo atyre qe “mbushnin me lume droge Italine” e qe Rama i beri kryetar bashkie?!.. Perse Rama propogandoj me te madhe ne qershor te 2013-es se ne emigrantet ne 2017-en do te votonim ketu ku jetojme e do te ishim perfaqsuar nga njerzit tane sot aty ku kerkohen keto reforma?!.. E tjeshte pergjigja sepse Rama akoma nuk e ka “pushtuar” mire Shqiperine cep me cep me OLIGARKET e tij (sigurisht edhe te Bashes) dhe keshtu per ne do te jete e kote reforma ne 2021-in kur do jete “bosh” per to!..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*