E përse na duhet gjithë kjo qeveri?!

Arben Duka August 24, 2015 14:27

E përse na duhet gjithë kjo qeveri?!

Askush s’e braktis,
një jetë të mirë,
po skamja-me mijëra,
kthen në muhaxhirë!

Askush nuk braktis,
një vend ku ka shpresë,
për të përfunduar,
te Urë e Qabesë!

Askush s’niset natën,
nëpër shtegtim,
kur rron në një shtet,
që të ngjall besim!

Askush nuk i mbyll,
kanatat e portës,
të bëhet lypsar,
në dyert e botës!

Vetëm kur këtu,
gjithë shpresat t’i fikin,
fukarenjtë e shkretë,
ikin edhe ikin!

Kur s’mban dot në vathë,
popullin e tija,
përse duhet shteti,
edhe qeveria?!

E përse na duhet,
këtu qeveria,
kur gjysmë për gjysmë,
shkoi popullsia?!

Dhe kohët po bëhen,
gjithnjë më të rënda,
sot mundet të kemi,
më shumë jashtë se brënda!

Duhet qeverinë,
sot ta emërtonin,
si një qeveri,
të emigracionit!

Të dilte në Botë,
për njerëzit them unë,
sepse këtu brënda,
nuk bën ndonjë punë!

Nuk bën ndonjë punë,
që vërtetë t’ia vlejë,
kundër varfërisë,
diçka të shërbejë!

Po ç’vlen qeveria,
kur nuk është në gjëndje,
të sjelli për vendin,
sado pak mirëqënie?!

Me këmbët e veta,
për dreq ngatërrohet,
dhe shtatë herë në ditë,
del e hakërrohet!

Del e hakërrohet,
përmbi fukaranë,
se këtë Shtator,
prapë do bëjë hatanë!

Përmbi fukaranë,
do të ngrejë furtunë,
si për me u gjetë,
prapë Kola në punë!

Do mbledh miliona,
thotë Çimi-o shokë,
Çimi i Financës,
që na bëri trokë!

Po Çimi këtu,
do bëjë prokopi,
vetëm në i daltë,
sërish floku i ri!

Tulla e Shkëlqimit,
aspak nuk stonon,
se është me buxhetin,
në një unison!

Tjetër gjë janë planet,
që shkruhen në letër,
shqiptarëve veç shpirtit,
nuk ke ç’u merr tjetër!

Këta i harruan,
krejt vendet e punës,
Shtatorin caktuan,
si muaj të dhunës!

Tani u kujtua,
për shpatën e madhe,
se këto dy vjet,
ka qenë informale!

Ndaj dhe njerëzit ikin,
me një thes ngarkuar,
se vendet e punës,
janë pakësuar!

Po nuk investove,
thotë dhe një idiot,
ti asnjë vend pune,
s’mund të hapësh dot!

Largohen me mijëra,
sot nga Shqipëria,
t’i ikin mjerimit,
që sjell qeveria!

Po atje ku venë,
nuk i pret njeri,
edhe më të mjerë,
kthehen përsëri!

Edhe më të mjerë,
kthehen përsëri,
kujt i duhet vallë,
gjithë kjo qeveri?!

Gjithë kjo qeveri,
me gjithë këta trima,
një tabor të tillë,
nuk e ka as Kina!

Ne jemi vërtetë,
një shtet i pabuks,
se tabori i madh,
jetën shkon në luks!

Arben Duka August 24, 2015 14:27
Komento

14 Komente

  1. adriana August 24, 15:14

    O Arben drejte e ke ,por kur kane qene mire verioret sales po ata jane mesuar pa pune nuke duan te punojne se keshtu i me soje sALA ME FLAMUR NOKEN QE PARATE FITOHEN VETEM ME RUGE TE PA NDERSHME NUKE I VENE MENDE PUNES .AJO VJEN NGA GJERMANIA DHE JETONE NE KOMAN AI QE ESHTE PUNTOR E GJENE PUNEN

    Reply to this comment
    • LOVE August 24, 17:02

      o teta Ollga ,apo Adriana
      po dhe njeher qe nuk kisha asgje per te thene une ,me del ti ketu perpara
      po verioret nga u bene te Sales moj teto ???
      i ka mesuar Muli ????
      o teto ,po Mulin e beri minister AntenA e Meros, jo zgjuaresia as zotesia .
      Atje ne Veri eshte shkruar shqipja moj teto ,nga ata meson dhe ti .
      teto , ka ikur me shume se gjysma e Vlores ,ju prishi shtepite se do u ngrere bulevardin ,ka ikur gjithe Myzeqeja ,nga permbytja dhe nga gazi i embel i Marinzes moj teto ,ka ikur nga Bankersi
      ata te djeshmit qe qeverisnin dhe vodhen jane me shtepi e pasaporta kanadeze
      keta qyqaret po ju dalin femijet nga 8 – 12 vjec me leucemi moj teto
      3 dite kemi qe derguam nje femije per nje hemoragji te paspjegueshme nga nje dhemb i krimbur per analiza dhe doli me leucemi ,moj Adriane

      degjo mua ti teto ,kur end ato corapet e leshit dhe derdellit me internetin
      thuaj me pare ate lutjen e Konices
      “Ati yne qe je ne qiell ,na ndihmo te mbajme gojen mbyllur kur nuk kemi asgje te zgjuar per te thene ”
      dhe mos harro teto ,as ti dhe as ai me siper
      e vetmja zgjidhje qe keni eshte te dergoni ne azil Saliun ,Noqen dhe Ramiun !

      Reply to this comment
    • andi August 24, 18:26

      Per mendimin tim kjo pune eshte shume e thelle, ka punu Sala gjithe kohen Shqiperine ta mjele, e moli e moli vec kockat i la, e tash me banden e tij mafjoze punon ne teren per te nxit njerezit te ikin qe te diskreditoje qeverine ne arenen nderkombetare. Qeverija duhej ta conte para Drejtesise kriminelin ose do rrezohet e turperohet nese se ben. Sala nuk eshte i vetem pare ka me miljada e ka mundesi te krijoje shume probleme deri sa te jete i lire, jo se do vije ma ne Pushtet, per pushtet Sala ka vdeke ne 2013, e paste token e rande e jeten sa ma te shkurter si njeri i lig.

      Reply to this comment
      • Artemisa August 25, 10:29

        Ti more i gjore edhe kur zihesh kaps dhe nuk pjerdh dot perseri fajin j’a hedh Saliut.
        Ngaqe kemi njemilion te pjerdhur si ti po na vene “mbare” te gjitha punet.

        Reply to this comment
  2. Pabuksi August 24, 15:50

    Urgjentisht te zvogelohet qeverija dhe nr I deputetet nga 140 ne 70-80. Gjysma e aktualeve vetem hane leket tona dhe se kane hapur nje here gojen.

    Mjaft I mbajtem mbi supe keta shushunja qe kane ndertuar shtet per veten e tyre dhe ne na detyruan te marrin rruget e botes si fukarenj.

    Reply to this comment
  3. anonim August 24, 16:12

    E,o Beno,gjithmone i re pikes por,kujt ia thua…!! edhe keta,hajdutet e rradhes,pa do te vije perseri nje hajdut tjeter dhe historia vecse perseritet….

    Reply to this comment
  4. gezim August 24, 16:46

    Keta o poet xhani jo qe nuk dine dhe nuk qeverisin dote, pasi qeverisja e nje shteti ka tjeter standart te cilin nuk e njohin, por nuk menaxhojne dote as ato borxhe qe marrin mbi kurrizin e shqiperise se mjere, pa le te mejtojne per popullin. Te mjeren shqiperi qe vete politikanet per 25 vjete e hodhen me kry ne hi, pasi ra ne duart e sharlatanve njerzve pa integritet e moral patriot, jemi te turperuar nga keta birbo qe sic thua ti’ atije qe i shkelqen tulla do ulte aksizen per hire te nje diplomati?! eh, prap minister ama eshte ,ne te gjithe boten nga vem, degjojme oh shqiperia korrupsion i madh nga diktotori berisha, tani keni ate’ nje piktor, oh po po kam degjuar per vendin tuaj ky opinon or tunjatjeta nuk eshte neper kafe por ne institucone te rendeishme nderkombetare.

    Reply to this comment
  5. intelektuali August 24, 16:59

    KESHTU SIC THUA ZOTROTE ESHTE KJO QEVERIA
    E NGJIZUR NGA EDI GENJESHTARI DHE LIKE BABEZIA
    VETE BEJNE VILA LLUKSI TE TJERET I MBYT VARFERIA
    NJESOJ SIC BENTE ENVER PEDERASTI DHE E GJITHE PARTIA

    Reply to this comment
  6. xxx August 24, 17:34

    Ministrat jene dordolece prej kashte qe u duhet vene flaka, por a ka te tjere kjo eshte e veshtire, se nga i njejti brume do dalin perseri, te diturit nuk ngaterohen ne keto pislleqe.

    Reply to this comment
  7. a August 24, 18:30

    Po nuk u muar ne analize 23 vjeçari shqiptar veshtire se do kthehen mbrapsh keta mjerane.
    Gjithe kjo menxyre qe ka pllakosur shqiperine rrenjet i ka tek Sali Berisha,Fatos Nano.Keta jane etaloni i se keqes shqiptare,tani mund te shkruajme shume dhe te qajme shume halle por he per he nuk kane vlere se demi shkaktuare eshte kolosal sa qe shqiperia eshte fikes si ne fillimet e pasluftes,pa asnje vend pune se armiku ka djegur çdo gje qe ky popull ndertoi per 45 vjete me pune dhe djerse te pa mate.
    Te gjithe ata qe thone se kemi kete dhe ate ,kemi biznese e ku ta di une jane pallavra,ketu eshte djegur zemra e jetes vendi i punes.Kete nuk e ndjen kaq shume vendet e liondjes qe nderuane sistemin si ne se ata nuk shkaterruane nje tulle dhe jo uzina dhe fabrika ,bujqesi,e blektori e ku ta di une se do na vinte çeku i bardhe i Sali qenit,Nano kurves bixhozxhiut dhe imoralit pa din dhe iman.
    Thame se do ti dale nje burre shqiperise ta beje kete analize dhe te nxjerre keto vlera te djegura per kete shqiperi,se proza dhe poezi kemi me shumice por vende pune jo.

    Reply to this comment
  8. luli August 24, 19:36

    PO I PAKESOHEN ITHTARET E KOMANDARIT!!!!ASKUSH NUK E PRISTE QE NE VITIN
    2015 TE KISHTE NJE EKSOD TE TILLE. PO QEVERIS NJE I SEMURE MENDOR I
    MBESHTETUR ME QETESI DHE DASHURI NGA NJE HAJDUT I SPROVUAR SI LIKJA.
    REZULTATI ESHTE VERTET SPEKTAKOLAR DERI SA E KA KUPTUAR DHE BEJTEXHIU I OBORRIT ZOTI DUKA!!!

    Reply to this comment
  9. Gazetari. August 24, 22:59

    Kasta e tiranes ka dekada me lekuren sholle , fjalet kete sholle,as e gervishtin jo pastaj ta shpojne.

    Reply to this comment
  10. LABI August 25, 05:12

    Asgje nuk ka mbetur
    nga brumi i pare,
    te gjithe per paran,
    jan kthyer me zagare!

    Shume kush krekoset,
    dhe si timoniere,
    po se dita dites,
    fytyren po nxjere!

    Te gjithe e dine,
    ku ka ngec makina,
    askujt nuk i duhet,
    shkrepsja dhe benzina!

    Se si batakcinje,
    kemi jo pak vlera,
    ne e kthejme jorganin,
    andej nga fryn era!

    Shajme qeverine,
    jo pak here nga zori,
    dhe haroje gjendjen,
    ku Rama e mori!

    Shajme qeverine,
    edhe per para,
    se kush ka dy hije
    ne dy krahe po ha!

    20 vjete Saliu,
    Shqiperine shkateroi,
    duam per 2 vjete,
    Rama ta ndertoi?

    Mos haroni shqipo,
    te gjithe sa jemi,
    20 vjete paguar,
    energjine se kemi!!

    Sot te gjithe planetin,
    ky lajm ka shokuar,
    nodaj kudo qe vemi,
    jemi te percmuar!

    I beme tifo krimit,
    tash e 20 vjete,
    Ramen kemi frike,
    se do te bej shtet!

    Po aq dhe jo Ramen,
    sa shtetin e ligjin,
    qe dere te blinduar,
    do ti vere Maligjit!

    Frike nga ligji s’kane,
    emigrante mjeranet,
    me shume prej tij tremben,
    vet politikanet!

    Vet politikanet,
    qe vec me mashtrime,
    vodhen aq sa munden,
    e sot s’duan tatime!

    Jan politikanet,
    e keqja e Shqiperise,
    jan ata padronet,
    e te gjithe rinise!

    Vec nje gje vertete,
    s’arij ta kuptoj,
    pse poeti yne,
    rrugen devijoi???

    Se po vete puna,
    naqe-elenaqet
    na u be mesalla,
    pis ne te dy faqet!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*