E plotë/ Dëmet që shkaktoi në Shqipëri moti i pazakontë

July 11, 2019 17:58

E plotë/ Dëmet që shkaktoi në Shqipëri moti i pazakontë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe gjithë institucionet e saj të varësisë kanë qenë në gatishmëri të plotë për të përballuar dhe eliminuar pasojat e motit të keq që përshiu jugun e vendit në mbrëmjen e datës 10 korrik 2019. Nga raportimet e institucioneve kryesore të infrastrukturës dhe energjisë rezulton se:

Situata e akseve rrugore gjatë natës datë 11.7.2019

Në aksin Elbasan-Qafë Thanë ka pasur rënie gurësh. Grupi i mirëmbajtjes ka qenë në gatishmëri gjatë gjithë kohës. Nuk ka pasur probleme me trafikun.

Në aksin Pogradec-Tushemisht një pemë ka bllokuar rrugën pas ndërhyrjes u bë pastrimi dhe hapja e rrugës për trafikun.

Aksi Qafë Thanë – Doganë ka pas probleme me rënien e gurëve.

Qafë Thanë – Qafë Plloçë ka pas probleme ne Qafë Plloçë me rënien e një peme dhe prurje inertesh, por jo probleme serioze ne trafik.

Korçë – Bilisht ka pas rënie peme në Zëmblak, por edhe kjo nuk ka qenë serioze për trafikun. Menjëherë u morën masa për pastrimin dhe largimin e pemëve nga pjesa e rrugës.

Bisht i Zhurit-Fier ka pasur dëme vetëm ne sinjalistikën vertikale, janë marrë të gjitha masat nga ana jonë për riparimin e tabelave.

Në Vlorë ka pasur inerte në rrugë dhe degë pemësh të thyera.

Në Gjirokastër ka pasur rënie të dy pemëve në rrugë dhe një tabelë e madhe informuese në Vanister.

Dhe në zonën e Sarandës një rrëshqitje në segmentin Ura e Kranesë – Qafë Muzinë dhe inerte në zona të ndryshme të bregut.

Grupet e punës të ARRSH vazhdojnë të jenë prezente dhe punojnë që nga nata e mbrëmshme.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike

Pasojat e motit sollën dëme të shumta në rrjetin elektrik shpërndarës të OSHEE, që pavarësisht masava tekniko-organizative të marra, e kishte të pamundur të ndërhynte gjatë natës dhe në kushte aspak të favorshme klimaterike.

Paraditen e datës 10 korrik, raportohej për 46 fidera të stakuar për shkak të motit të keq dhe rajonet më të prekura ishin Shkodra (Lezha kryesisht), Burreli dhe Durrësi (zona e Fushë-Krujës) dhe kryesisht zonat rurale të vendit, që furnizohen me rrjet ajror 6kV, i ndjeshëm ndaj stuhive, sidomos me shkarkesa atmosferike.

Gjatë orëve në vijim të datës 10 korrik, me rregullimin e pjesshëm të kushteve të motit, u përmirësua situata e furnizimit me energji elektrike në masën 70%. Në veri të vendit pothuajse të gjithë fiderat ishin në punë, por me kalimin e orëve, në mbrëmje, gjendja e motit u përkeqësua duke vijuar deri në orët e para të datës 11.

Tashmë rajonet më të prekura nga kufizimi i energjisë elektrike ishin në qendër dhe jug të vendit, si Elbasani, Berati, Fieri, Korça (Pogradeci) dhe Vlora.

Dëmet e shumta mbi rrjetin elektrik gjatë natës sollën ndërprerje të energjisë elektrike në 84 fidera, ku si rezultat i motit të keq me shtrëngata shiu dhe erë të fortë u prekën rajonet Elbasan, Berat, Gjirokastër, Vlorë dhe Fier, ndërsa situata në rajonet e veriut ka qene disi më e qetënatën, përveçse në zonën e Velipojës ku ka pasur stakime.

Aktualisht, sipas raportimit të fundit, ora 12:30 të datës 11 korrik, kemi një përmirësim me 65% të situatës më furnizim të energjisë elektrike, ndërsa rajonet më të prekura vijojnë të jenë Berati, Fieri, Vlora, Gjirokastra dhe tashmë është shtuar edhe Tirana (pjesërisht Kombinati, Shinat e Trenit, Zall Bastari dhe Yzberishti).

Është e rëndësishme të theksohet se fiderat që furnizojnë me energji elektrike hidrovoret dhe institucioneve të rëndësisë së veçantë janë në punë. Gjithashtu, rrjeti i tensionit të lartë (TL) 35kv apo dhe Nënstacionet kanë qenë në funksion të plotë.

Operatori i Sistemit të Transmetimit OST

Për shkak të motit të keq, ka pasur stakime kalimtare linjash TL110. Kjo ka shkaktuar ndërprerje të përkohshme të tensionit nga 5 – 10 minuta, në nënstacionet Bulqizë110, Peshkopi110, Gjirokastër110, Drenovë110, Berat110 dhe Uznovë110.

Portet Detare

Nuk janë konstatuar probleme në portet detare të Durrësit dhe Vlorës. Trageti i linjës Vlorë – Brindisi – Vlorë, më datë 11.07.2019 është akostuar me 1 orë vonesë e shkaktuar nga kushtet e vështira meteorologjike në det.

 

b.b/dita

July 11, 2019 17:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*