E premte tragjike në vend, 4 persona u mbytën në një ditë në lumenj, mes tyre dy fëmijë

July 31, 2020 19:14

E premte tragjike në vend, 4 persona u mbytën në një ditë në lumenj, mes tyre dy fëmijë

Duhet të ishte ditë feste dhe e gëzuar, por kjo e premte u kthye në tragjedi për katër familje që humbën të afërmit e tyre.

Katër persona janë mbytur në lumenjtë të ndryshëm gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Fillimisht dy persona  janë mbytur në ujërat e lumit Buna në Shkodër. Viktimat janë Dhurim Arra 39 – vjeç, dhe 14 -vjeçari me inicialet F.P të cilët janë gjetur të pajetë nga polumbarët pas disa orësh kërkime.

Ndërkohë në lumin Vjosë sot është mbytur një 30-vjeçar. Viktima është A.B., 30 vjeç, banues në Gorishovë i cili është futur në lumë për t’u larë por nuk ka mundur të dalë i gjallë.

Së fundmi viktima e katërt është mbytur në ujërat e lumit Drini i Zi. Viktima është një 18-vjeçar i quajtur Edison Zuna. Ai ka qenë së bashku me tre shokët e tij në lum ku më pas edhe është mbytur. Thuhet se të rinjtë kanë qenë duke pedaluar në ujë me një varkë plastike pranë fshatit Selane.

Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë bërë që shumë qytetarë të frekuentojnë për tu larë lumenjtë, por rrjedha e shpejtë e tyre në vetëm 24-orët e fundit u ka marrë jetën 4 personave.

l.h/ dita

July 31, 2020 19:14
Komento

1 Koment

  1. Arben July 31, 21:20

    Epo Shqiperia urupiane kështu e ka, se mos merziteni.

    Nuk kemi kohë për këto lajme, sepse po merremi me covid.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim