“E prumë paqen bashkë”, monumenti i Newborn-it merr pamjen e re
Nga Arkiva
Monumenti Newborn në Kosovë, ka ndryshuar pamjen, me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Newborn është mbuluar me shenja të duarve të qytetarëve, me ngjyrën e ushtrisë, duke simbolizuar luftën çlirimtare të Kosovës.
Motoja e këtij monumenti është “E prumë paqen bashkë”, ndërsa ideatori është Fisnik Ismaili.
Pas përfundimit të monumentit, ai shkroi dje në profilin e tij në Facebook se ushtarët dhe dëshmorët sivjet do të jenë në monument.
“Natën e mirë, ushtarë dhe dëshmorë. Çdo ditë në mendje, sivjet në monument”, ka shkruar Ismaili.
j.l./ dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento