E pyetën devenë…

May 13, 2019 01:58

E pyetën devenë…

Nga Edona Llukaçaj

Para disa ditësh, një foto e broshurës  të ushqimit në avionin e Air Albania bëri xhiron e mediave shqiptare. Në foto lexohej qartë mesazhi dhënë pasagjerëve në lidhje me përshtatshmërinë e ushqimeve me principet islame si dhe freskinë e tyre, në gjuhët turke dhe angleze.

Pezmi që përjetova kur pashë broshurën, gjithashtu më kujtoi një anekdotë të shkurtër në njërën prej gjuhëve të përdorur në broshurë, atë turke, që mund të shqipërohet disi kështu:

“E pyetën devenë se pse e kshte shpinën e shtrembër (me gunga), dhe deveja iu përgjigj: “Pse ku (cilën pjesë të trupit) e kam të drejte?”.

Sigurisht shqetësues në këtë shënim për ne shqiptarët nuk është vetë mesazhi i broshurës, sado përjashtues mund të duket fillimisht. Shqiptarët, një komb multi-fetar si janë, kanë ditur të bashkëjetojnë e të respektojnëndjeshmëritë e njëri-tjetrit ndër shekuj.

Broshura Air Albania

Dihet se në shtëpitë e shqiptarëve të krishterë ka pasë gjithmonë tenxhere të veçanta ku gatuhej ushqimi për mikun mysliman.  Ndoshta një ushqim i përshtatshëm për individë me ndjeshmëri të tjera, si ai kosher (për hebrenjtë) e vegjetarian, do ta shprehte më bukur mikpritjen shqiptare e aspiratat tona për integrim, por kjo mund të presë.

Shqetësuese është mungesa e shqipes. Harresa që i bëhet elementit tonë kulturor më të rëndësishëm, asaj që na bën një komb më shumë se zakonet e traditat, përtej besimeve fetare.

Nuk është sekret se kompania e fluturimit Air Albania është veç 10% pronë e shtetit shqiptar, ka një drejtor të përgjithshëm ekzekutiv turk ashtu si ka edhe shumicën e aksioneve. Ajo operon pothuajse si një nëndegë e Turkish Airlines. Por këto nuk e shfajësojnë këtë pakujdesi që në njëfarë mënyre nuk respekton identitetin kombëtar të shqiptarëve: shqiptarëve me të ardhura modeste e të dëshiruar për të parë botën që zgjedhin të fluturojnë “shqip” e krenohen me bishtin kuq e zi të “Lasgushit”.

Është shqetësuese si arkitektura e xhamisë në qendër te Tiranës, hapja e së cilës po shtyhet përditë. Xhamia të cilën besimtarët mysliman e kanëpritur gjatë, teksa e kanë parë si një alternativë më dinjitoze se rrogozet në shesh ditët e bajramit.

Por xhamia është shumë otomane (turke) në arkitekturë. A thua se duhet të dëshmojë me patjetër se kush i dhuroi fondet, e pllakatet e rastit nuk mjaftojnë. A thua se ne shqiptarët nuk kemi ditur kurrë të vejmë gurë mbi gurë dhe nuk kanë qenë paraardhësit tanë arkitektët dhe gurëgdhendësit më të famshëm të perandorisë, të përmendur edhe sot. A thua se myslimanizmi i shqiptarëve duhet të lidhet me disa fije të pakdallueshme me “vëllain e madh” “partner strategjik”.

Është shqetësuese broshura si gabimi i përkohshëm në tabelat e rrugëve në jug të Shqipërisë, ku shqipja, këtë herë, ishtë ‘viktimë e një diskriminimi’  të një tjetër forme. Nëtabela ajo nuk mungonte krejtësisht, por ishte vendosur poshtë greqishtes së minoritetit.

Tabelat rrugore

Padyshim që respekti ndaj kombësive të tjera është i lavdërueshëm; shqiptarët nuk kanë pse marrin qëndrime hakmarrësë e shoviniste vetëm se në shtetet ku ka minoritet shqiptar, respekti për të drejtat e tyre le për të dëshiruar ose është tërësisht i munguar. Tabelat padyshim duhet të jenë edhe në greqisht. Në fund të fundit, qasja jonë europiano-perëndimore nuk ka pse të jetë pre e disa politikave obskurantiste e anakronike.

Por respekti për tjetrin është në raport të drejtë me respektin për veten. Shqipëria nuk ka pse të jetë si deveja. Nuk duhet harruar se Shqipëria e ka një gjuhë zyrtare, që meriton ‘kryet e vendit’ nëçdo tabelë (a broshurë tonën), ashtu edhe si përfundimisht u bë, me dyshimin pezull se a do të kishte qenë kaq e shpejtë ndërhyrja nëse reagimi, kur rasti u bë publik, nuk do të ishte kaq i ashpër.

Sidoqoftë, respekti për Shqipërinë nuk mund të shprehet vetëm duke bërë shqiponjën me duar, duke bërtitur për ndeshjet e kombëtares, duke simpatizuar Dua Lipën, apo veç kur ndihesh i kërcënuar.

Respekti për Shqipërinë tonë, ashtu me shumë probleme si është, fillon me respektin për historinë e saj, minimalisht duke mos baltosur ata që sakrifikuan jetën për të.

****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

May 13, 2019 01:58
Komento

16 Komente

  1. fery May 13, 02:53

    …dhe vazhdoje ttutje e ankohej deveja duke thene se si vinte inat qe e kishte shpinen me gunga barte peshe teper te rende por , i vinte shume zor se ne krye te karavanit udheheqte gomari dhe gjitha keto deve ishin te detyruara ta ndiqnin gomarin hap pase hapi
    Gomari ne krye te karavanit fare pa ngarkese i binte se fyente tere kopene e deveve edhe per faktin se devete e dini rrugen shume me mire se gomari por , prapeseprape , gomari ato
    i udhehiqte … mbaroi tregimi ..!

    Reply to this comment
    • agon May 13, 10:35

      Nje popull qe sdo gjuhen kulturen e vet dhe se respekton ate e ka shume te afert zhdukjen e tij si komb ajo gjuhe dhe ajo kulture do harrohet shume shpejt … duhet ti therrasim mendjes nuk na e kane fajin te tjeret por vetja jemi si ajo nusja nga fshati qe per tu dukur qytetare zhgerryhet me shume saqe duket si klloun cirku…

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku May 13, 14:29

        agon, krejt dakord me ty, por fillo nga vehtja ta shkruash gjuhen shqipe pa gabime, nuk shkruhet “sdo”, por “s’do” dhe nuk shkruhet “se” ne ate rast si e perdor ti por “s’e” ne kuptimin “nuk e”. Pra vetem desha te them ke te drejte, por edhe perpiqu vete ca me shume ta shkruash pa gabime gjuhen tone te bukur.

        Reply to this comment
  2. Komunisti May 13, 04:13

    Kombinim Turko-Shqipetar ? Aroplan qe fluturon ne ajer ?
    Jo moj moter e dashur,Pu..Pu…lere moj ushqimin,merre rrugen me deve,moj me deve ! me patina !

    Reply to this comment
  3. Titi May 13, 06:22

    Te merren masa te menjehershme qe ajo broshure te zhduket dhe te behet ne dy gjuhe: shqip dhe anglisht dhe te zhduket pershkrimi.i ushqimit “sipas principeve islame”. Perndryshe te bojkotohet levizja me kete linje.

    Reply to this comment
    • Sokol May 13, 10:32

      Padyshim qe ndjehesh shume keq qe ne ate qe mund te quhet “Flashshipi Shqiptar” pervec nja dy ngjyrave ne fund te bishtit te avionit nuk gjen ndonje gje tjeter shqiptare. Kompani shume te medha e prestigjize ne mbare boten kane qene dhe do jene ne veshtiresi ekonomike dhe mund te bejne turlifare marreveshjesh ne funksion te permiresimit ekonomik. Jo me larg se matane Adriatikut trekolorin e famshem italian pakkush e di se e zoteron firma nga Katari. e Italianeve u duhet te bejne 100 marifete qe te mos e leshojne fare kontrollin. Por ama, aty flitet vetem italisht. Zyrtaret fluturojne ekskluzivisht me te. Papa fluturon ekskluzivisht me Alitalia. Dhe e gjelberta e Alitalia e eshte 10 here me e madhe se portokallia e Etihad pavaresisht aksioneve.

      Eshte detyre e shtetit shqiptar, qe mbase eshte me mire te fitoje me pak me kete linje, por te flitet shqip, te jete kuqezi broshura, tasi ushqimit, apo mbeshtetesja e kokes.

      Punet e mishrave pastaj mendoj se jane thjesht per te fituar udhetar me shume. I njejte eshte mesazhi edhe ne shume linja mjaft prestigjioze nga gjermania, rusia, franca e zvicra.

      Reply to this comment
  4. intelektuali May 13, 06:58

    Sidoqoftë, respekti për Shqipërinë nuk mund të shprehet vetëm duke vajtuar si kukumjacke pylli per LANC-in kriminal jugosllav te Enverit dhe per “DESHMORET” e tij qe vrane dhe masakruan me Rankovicin e Titos kosovaret ne Tivar me nje pabesi te papare deri atehere dhe duke mohuar per krimet e komunizmit gjate Luftes me nje fushate agresive per Agron Tufen qe pati guximin te publikoje nje liste me kriminela, killera dhe vrastare te Enverit qe Edvin Droga si bythashitesh makiavelist i Sulltan Erdoganit nuk lejon t’i preket asnje fije floku.

    Reply to this comment
  5. Arben May 13, 07:43

    Turkish Airlines, linja me e madhe ne bote.

    Ushqimi qe ofrohet kur udheton me Turkish, eshte cilesia

    1. Nese ofrohet I njejti sherbim edhe tek Air Albania, eshte

    Mrekulli.

    Reply to this comment
  6. Illyria-Shqiperia May 13, 08:17

    Turpi hahet me buke moj vajze. Nuk e kuptoj pse duhet ta quanin air Albania kete kompani kur ajo I perket turqeve. Pse na perdhunojne emrat e Migjenitt, Lasgushit etj.?turpi eshte I qeverise ne kete East, qe mbyll syte qorrazi perpara poshterimit qe I behet nje kombi nga “vellezerit” aziatike.

    Reply to this comment
  7. Feniks May 13, 08:37

    Mos kerekoni me shume!
    Shqiperia eshte e PUSHTUAR nga armiqte e saj shqiptare qe ne 1990 kur u rrezua socializmi!
    Iku diktatura komuniste dhe erdhi diktatura fashiste!
    A kishte me shume kompetenca Enver Hoxha se ka Edi Rama?
    A shante Enver Hoxha qytetaret si rrugac me shume se Edi Rama?
    KURRE!
    E cfare kerkoni me teper?
    Ne se klika Tito-Rankovic u hapi kufijte shqiptareve te ish Jugosllavise per te emigruar ne Turqi me shumice,duke e quajtur me mburrje si politike te sukseseshme,po Edi Rama a nuk ka bere te njejten gje kur vetem vjet aplikuan 400 mije shqiptare per green card dhe ai deklaroi se jane te lire te shkojne ku te duan se nuk jemi diktature,a nuk eshte njelloj si ajo e Titos?

    Reply to this comment
    • Duan apo nuke duna mijte e kenetave e mizat e kalit DREJTESIA do te BEHET May 13, 10:44

      O Feniks, a eshte dhurate per shqiptaret rama-vici si trashegimtare i te jatit qe vrau fjalen e lire? A ka me shume bashkepunim me serbine ne dem te Shqiperise e shqiptareve rama-vici se Enver Hoxha? A nuk eshte rama-vici qe prej vitesh po i servir popullit ushqime te tejgopura me hormone e kimikale qe po ja shkurtojne jeten shqiptarit dhe ju cuditerisht prej mese 28 viesh mbeteni ne kuader te dacibaos? A nuk eshte rama-vici sikurse Enver Hoxha qe dje dhe ky sot po bashkpunojne me armiq te jashtem e te brendshme te Shqiperise ne dem te ceshtjes shqiptare? A nuk eshte rama-vici me shoke te rilindjes+komunistet te konvertuar ne te majte e te djathte + ballistozogistet e nje djalle e gjysem pas, qe vazhdojne ti bejne avokatine riciklimit te botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne te tre pushtetet,dhe ate pjese te medjas e biznesit qe si lavatrice vazhdojne te pastrojne leket e piset duke mos i hyre gjemb ne kembe per mijra krime e superorrupsione te denoncuara me ze,figure e deshmi te gjalla nga istitucione, e medja dhe me shume nga populli? Njaf me, rama-vicet me shoke eshoqe prej vitesh ne pozite e opozite kane konsumuar me ndegjegje krime kunder njerezimit, kujto mijra te vrare e mijra te masakruar e te gjymtyer me 1997-98 dhe tragjedite ne dete,toke dhe bindu, se nje krim i pandeshkuar eshte nje krim ne vazhdim,qe nuk duhet injoruar, sposoriuar, por denoncuar,hetuar dhe ndeshkuar me tere fuqine e ligjeve , ne nderim te vetes, famijes dhe popullit shqiptar te tej sakrifikuar ne dite e vite.

      Reply to this comment
  8. Vasili May 13, 13:05

    E moj e dashur Edona,nuk e din,qe kajmemekami i vilajetit arnautas,ramushit tone i kane fluturuar hallatet e veta dhe te vet arnautistanit,ne kamaren e turpit te babe rexhepi ne anadoll.
    Dhe halet ne kryeministri i ka kthyer te gjithe ne allaturka dhe mullaqes i fut zorren e ujit nga poshte.
    Tani pritet qe baba dhe piciruku ramush te inagurojne xhamine me te madhe ne Ballkan,ne mes te Kryeqytetit tone europian.
    Meqense eshte dhe fare pa koqe,kjo shpjegon ate,qe ramushi vazhdon te fshihet ne bunker,kur falanga e shpellareve,vazhdon te defreje pa kufi duke bllokuar rruget,shkaterruar dhe djegur gjithandej,si dhe goditur policet qe rama ja ka paralizuar doren e ligjit.
    Dhe kur ndonje ndyraq ha nja dy shkopinj te mjere polici,ky palo piktor kerkon falje
    As i kercet ketij karikatur kryevezir per qetesine dhe mireqenien e ketij populli,vec te siguroje zgjedhje te qeta per bashkite e tij,

    Reply to this comment
  9. d.didani May 14, 05:42

    Jemi te tmerrshem per komente te liga! Linja Turkish airline,merr parasysh deshirat e pasagjereve mysliman.Ne drejtim te ushqimit dhe sherbimit ,kjo linje eshte nga me te mirat ne bote,dhe askush nuk komenton,drejtimin e saj…! ..Perse ne xhanem,duhet te bejme komente keqdashese ,kur nuk ka asgje qe te jete keq!???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*