E qëlluan me armë zjarri shtatë herë, pastaj me thikë, emrat e dy autorëve të arrestuar

August 7, 2017 10:08

E qëlluan me armë zjarri shtatë herë, pastaj me thikë, emrat e dy autorëve të arrestuar

 

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy vëllezër të cilët akuzohen për plagosjen e një 20-vjeçari, ndërsa një i tretë u shpall në kërkim.

Avdyl Lushaj, 25 vjeç, dhe Saimir Lushaj, 27 vjeç, të banues në lagjen ’10 Korriku’ u arrestuan si autorë të kërcënimit me armë zjarri pistoletë dhe plagosjes me thikë të 20-vjeçarit me inicialet N.L. Policia thotë se e gjitha ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

– Avdyl Lushaj, 25 vjeç, banues në lagjen ’10 Korriku’, Shkodër,

– Saimir Lushaj, 27 vjeç, banues në lagjen ’10 Korriku’

Si dhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

S.L., 20 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”.

Arrestimi i tyre u bë pasi në datë 6 gusht 2017 në vendin e quajtur në hyrje të lagjes “Tepe”, pas një konflikti për motive të dobëta në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë, si dhe kanë plagosur lehtë me mjet prerës thikë shtetasin Nikolin Lame.

Në vendngjarje u gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale 7 gëzhoja arme zjarri pistoletë dhe prova të tjera biologjike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Kanosjes”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta, e kryer në bashkëpunim”.

 

August 7, 2017 10:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*