E rëndë, 31-vjeçarja hidhet nga ura me fëmijën e vogël, ndërron jetë në moment

February 22, 2021 23:20

E rëndë, 31-vjeçarja hidhet nga ura me fëmijën e vogël, ndërron jetë në moment

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Treviso të Italisë ku sipas mediave përtej Adriatikut, një nënë është hedhur nga ura “Vidor”, së bashku me fëmijën e saj 18-muajsh.

Ndonëse për nënën hedhja nga ura rezultoi fatale, fëmija shpëtoi dhe tashmë është nën kujdesin e mjekëve.

Viktima, e identifikuar si një 31-vjeçare ishte larguar nga shtëpia së bashku me të birin për të takuar prindërit, të cilët jetonin në një tjetër zonë dhe ndërkohë, vonesa e saj bëri që prindërit të alaermoheshin dhe të telefononin policinë.

 

 

Pas kontrolleve në zonë, policia zbuloi aktin ekstrem që kishte bërë e reja si dhe gjetën në vendngjarje foshnjën e cila ishte ende gjallë. Ndërkohë nuk bëhen të ditura arsyet që e dërguan të renë të kryente veprimin ekstrem.

h.b/dita

February 22, 2021 23:20
Komento

2 Komente

  1. fteri February 23, 06:38

    Enxhëllin e mbron zoti ,krimnelin e ndëshkon,thuani pastaj se zoti nuk shehë !.

    Reply to this comment
    • mesuesi February 23, 16:00

      Po “shehë”, çdo te thote , o fteri , mos deshe te thuash “sheh” ? Po per Enxhellin , mos deshe te thuash Engjellin ? Po krimnel , çdo te thote , mos deshe te thuash kriminel ? E pastaj , nje çike respekt per Zotin , qe eshte vetem nje , shkruaje me “Z” te madhe . Eh , more fteri , ne nje rresht ben 3-4 gabime drejtshkrimore . Nuk kam ç’te bej , kesaj here nota 2-sh .

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim