E rëndë/ Gjendet një 34-vjeçar i vrarë në Durrës, u qëllua me thikë

September 19, 2020 16:15

E rëndë/ Gjendet një 34-vjeçar i vrarë në Durrës, u qëllua me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku një person është gjetur i vrarë me thikë në zonën e Plepave.

Burime tregojnë se viktima është identifikuar si shtetasi Idajet Dulla dhe mësohet se është qëlluar me thikë në zemër.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, por pa shenja jeta. Sakaq, po policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po hetohet për motivet e rastit në fjalë edhe për të gjetur autorin.

”Më datë 19.09.2020, rreth orës 15:55,  në Urgjencën e Spitalit Durrës ka mbërritur i dëmtuar me mjet prerës (thikë,), shtetasi I.D., 34 vjeç, banues në Durrës, i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë”, informon policia.

Kujtojmë se një natë më parë, Durrësi u trondit pasi u qëlluan babë e bir dhe për pasojë humbi jetën Armando Baboçi, ndërsa është plagosur djali i tij dhe një person tjetër.

h.b/dita

September 19, 2020 16:15
Komento

5 Komente

  1. Arben September 19, 16:30

    Projekti Shqiperia urupiane në shpërthim e siper.

    Reply to this comment
  2. Buda September 19, 17:50

    Nje nje kohe kur nuk ka denime me vdekje, kur te denuarit me burgim te perjetshem lirohen dhe vrases te tjere denohen me dore ne zemer dhe ne xhep, padyshim se ne Shqiperi do te behet kerdia. na rrofte e qofte Drejtesia!

    Reply to this comment
    • Lala i Lushnjes September 19, 19:31

      Mos u mërzit Buda janë të lejushme sepse janë: Vrasje demokratike, vdekje demokratike, vjedhje demokratike, përdhunime demokratike dhe për të gjitha këto duhet të ndjehesh i ” lumtur,, sepse jeton në një ” parajsë demokratike,,

      Reply to this comment
    • Arben September 19, 20:40

      Për sa kohë ky popull rrihet vidhet shkërdhehet dhe degjenerohet në emër të integrimit urupian, nuk ka polic që e merr përsipër situatën. Këto thirrjet për dënim me vdekje, apo zgjidhje të tjera komplet jashtë temë, janë strategji mbrojtjeje si puna e strucit, fut kokën në rërë dhe kujton se nuk e shohin.

      Reply to this comment
  3. Adih September 19, 21:24

    Buda @……………………..

    E keqja e jone ,nuk eshte per vrasesin denim per jete ,ose vrave te denohesh me vdekje .Por kjo grope eshte me e thelle e me e piset ,ne shqiperi . .Ne qofte se per nje vrasje, do ishte minimumi 16 vite burg ,sic e ka kete ligj te gjitha shtetet e Europes perendimore ,besoj se do ishte mjaft .Po ta them une , se po te besh 16 vite burg ,ama kokerr me kokerr ,cdo njeri me kete shume vitesh ne burg , mberdhine komplet ,behet gjysmak per jete ,dhe ne keto shtete, nuk ka ulje nga presidentet e ketyre shteteve ,pra do e besh denimin kokerr me kokerr .,por e keqja jone ne shqiperi eshte se, vrasesi paguan gjygjtarin tregtar shqiptar milionat ,dhe gjygjtari ,ben sikur e denon ,plus ka dhe falje cdo vit ,qe e bejne edhe presidentet e radhes ne shqiperi .Edhe keta mund te marin ryshfet nga vrasesit ,nuk i dihet .Prandaj ,ka edhe me keq dhe kjo grope eshte me e thelle dhe me e piset ne shqiperine tone te dhjere Me keqeardhje ,per realitetin e drejtesise tone korruptuese .Fai bie mbi te. Dhe vrasjet jane, si te hash nje bombone ? .
    Nderime Buda .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim