E rëndë/ Hipën në tarracë për të hedhur fishekzjarre, vdes 16-vjeçari

January 1, 2018 09:15

E rëndë/ Hipën në tarracë për të hedhur fishekzjarre, vdes 16-vjeçari

Viti i Ri nis me një ngjarje të rëndë, pasi nje 16 vjecar ka vdekur kur kishte hipur ne tarracen e shtepise per te hedhur fishekzjarre, por eshte gjetur me pas nga familjaret me nje plage ne koke.

Kurbin Informacion paraprak

Me datë 01.01.2018, rreth 01:00 është marrë njoftim se në Spitalin Rajonal Laç, është dërguar nga familjarët pa shenja jete, shtetasi i mitur K.Gj. 16 vjeç, banues në Sanxhak – Kurbin.

Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se ky shtetas ka hipur në tarracë të shtëpisë për të plasur fishekzjarre, dhe është gjetur më pas nga familjarët në tarracë, pa shenja jete me një dëmtim në kokë.

Pritet ekspertiza mjeko – ligjore për përcaktimin e llojit të dëmtimit në kokë.

Grupi hetimor në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin , po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

January 1, 2018 09:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*