E rëndë në Gjirokastër, gjendet i pajetë një 57-vjeçar në kamionçinë, dyshohet se u godit me sende të forta nga bashkëudhëtari

August 5, 2020 17:35

E rëndë në Gjirokastër, gjendet i pajetë një 57-vjeçar në kamionçinë, dyshohet se u godit me sende të forta nga bashkëudhëtari

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Gjirokastrës.

Një person i pajetë është gjetur brenda kamioninçinës së tij.

Sipas policisë, 57-vjeçari Gëzim Saraçi, i cili bënte përherë rrugën Polican-Suhë me kamionçinën e tij për të transportuar dru ose mallra të tjera, humbi jetën në rrethana të dyshimta.

57-vjeçari u gjet nga policia i vdekur brenda automjetit, ndërkohë që policia raporton se autori i vrasjes ka qenë bashkë me të duke udhëtuar.

Sipas uniformave blu, kanë filluar të grinden pas një konflikti të çastit, gjë që ka shtyrë autorit, tashmë të identifikuar, ta qëllojë me mjete të forta.

Policia ka shkuar menjëherë në vengjarje për zbardhjen e plotë të situatës si dhe kapjen e autorit.

j.l./ dita

August 5, 2020 17:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim