E rëndë në Kamëz / Gruaja vritet nga kunati në Bathore, konflikti nisi për shkak të moralit

September 15, 2020 19:58

E rëndë në Kamëz / Gruaja vritet nga kunati në Bathore, konflikti nisi për shkak të moralit

Një konflikt brenda familjes ka përfunduar me vrasjen e një gruaje.

Sipas informacioneve, kunati Agron Tanushi ka qëlluar disa herë me armë në drejtim të bashkëshortes së vëllait të tij, Jetmira Hasani.

Mësohet se pas vrasjes autori është larguar me shpejtësi dhe policia është vënë në ndjekje të tij.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të moralit, pasi mendohet se kunatit nuk i kanë pëlqyer disa sjellje të nuses së vëllait të tij.

Policia ka dhënë detaje për krimin tronditës në Bathore, ku kunati ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij.

Policia njofton se rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen J.H.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

j.l./ dita

September 15, 2020 19:58
Komento

4 Komente

  1. Shqipja September 15, 20:31

    Per moral nga imorali, frikacaku, burracaku qe njeh vetem friken injorancen budallallekun maskarallekun.
    O Zot cpo behet me keto kafshe te kryqezuar me njerez.
    Mire thone toka mban mender mu….. e flori.

    Reply to this comment
  2. Arben September 15, 20:43

    Allbania urupiane histori suksesi

    Reply to this comment
  3. Dash Pacja September 15, 21:05

    Keta e kane edhe me kanun qe gruaja muk vritet.
    Dhe thone perse na etikeojne shpellare!

    Reply to this comment
  4. Adih September 16, 04:18

    O derr maloku ,po sikur te vrisnin vajzen tende ,si do te vinte ty ,ske te drejte cfare do qe te bente .Vetem zoti ka te drejte ta marri jeten .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim