E RRALLË/ Adoleshenti ka luftuar nazistët më shumë se stërgjyshi i vet partizan

March 13, 2019 17:41

E RRALLË/ Adoleshenti ka luftuar nazistët më shumë se stërgjyshi i vet partizan

TIRANË – Stërgjyshi i tij, partizani i nderuar Zaçe Kërbaçi do të mbushej me krenari, ose mbase do të skuqej nga sikleti po ta merrte vesh se adoleshenti Jurgen Kërbaçi ka mbyllur tashmë vitin e tretë që lufton kundër nazistëve gjermanë.

Burime të entuziazmuara thanë nëpër Gojët e Liga se duke grumbulluar videolojrat “Beteja e tankeve”, “Stalingradi, “Call of Duty”, “Battlefield I, II, III” etj, që ka luajtur gjatë tre viteve të fundit, 16 vjeçari Jurgen ka bërë kërdinë mbi nazistët shumë më tepër sesa stërgjyshi Zaçe, i cili gjatë Luftës së Dytë luftoi nja dy muaj kundër italianëve dhe një vit kundra gjermanëve me çetën territoriale të zonës së tij.

Sipas Jurgenit, “familjarët më kanë thënë se stërgjyshi ka rrëfyer sesi ka vrarë nja dy gjermanë. Nuk e di sa e vërtetë është, por unë kam bërë kërdinë, ja shifrat: 1543 gjermanë të vrarë, mes tyre tre gjeneralë dhe pesë kolonelë, dy majorë SS, 45 tanke të shkatërruar dhe dy kryqëzorë nazistë të hedhur në erë”.

Adoleshenti pohon me natyrshmëri se nga njëra videolojë në tjetrën, ai ka luftuar jo thjesht në gërxhet e Shqipërisë, por në El Alamein të Egjiptit, në zbarkimin e Sicilisë, në Normandinë epike, në stepat ruse dhe madje, deri brenda në Berlin.

“Kam qenë me grupin elitar të lojtarëve që u futën edhe në bunkerin e Hitlerit,” pohon Jurgeni, “por ç’e do, ishim me vonesë se ai qelbsina kishte vra veten”.

Për këtë karrierë të sukseshme ushtarake në kompjuter, dhe rekordin e shënuar në eliminimin e nazistëve, Jurgen Kërbaçi është caktuar edhe me misione speciale snajperistësh, i ngarkuar për zhdukjen e ushtarakëve të lartë nazistë.

Të gjithë këto, pohon modestisht djaloshi, pa pësuar asnjë gërvishtje.

“Unë di që stërgjyshi im është plagosur njëherë, dhe ka humbur edhe dy gishta në luftën e tij të vogël. Ndërsa unë nuk jam djegur asnjëherë këto tre vjet,” thotë Kërbaçi junior.

Nga ana tjetër, ai e lë në hije stërgjyshin edhe për medaljet e marra.

Nëse Zaçja ndjesë pastë ka vetëm një medalje trimërie, Jurgeni ka grumbulluar jo vetëm pesë Heronj të Popullit nga Shqipëria, por edhe 23 Medalje Nderi të Kongresit Amerikan, 14 Kryqe të Viktorias nga Britania dhe një Urdhër të Leninit nga vetë gjeneralisimi Stalin.

Por ç’është më e rëndësishmja, Jurgen Kërbaçi me talentin e tij ka siguruar dhjetë jetë rezervë dhe 5431 pikë, kundrejt zero pikëve të stërgjyshit modest.

Shënim: Gojët e Liga është një rubrikë satirike që këshillon të mos ekzagjerohet me jetët virtuale kundrejt jetës së vërtetë.

Disa nga nazistet e vrare nga dora e Jurgen Kërbaçit

 

 

March 13, 2019 17:41
Komento

4 Komente

  1. Hamshori March 13, 18:48

    Edhe motra e Jurgenit mburret para gjyshes se vet,se kur gjyshja arriti te marre vetem nje burre,pra gjyshin dhe me pare nuk kishte patur asnje dashnor,motra e Jurgeni deri tani ne gjimnaz ka patur dashnore pa hesap dhe per burre as qe i shkon mendja kurre!
    Ja kjo eshte jeta sot,jo e gjyshes se Jurgenit qe nuk dinte kur u martua se si behej seks!
    Martesa pa pervoje eshte krim!
    Po nuk provove lloj lloj veglash kurre nuk e di se kush eshte vegla me e pershtatshme per ta mbajtur tere jeten!
    Se nuk hahet vetem fasule tere jeten,si gjyshja ime e shkrete,deklaroi sot para mediave motra e Jurgenit!
    E mori me qafe diktatura komuniste te shkreten,megjithese ishte yll nga bukuria!

    Reply to this comment
  2. Kosova e Re March 13, 18:53

    Ky qenka kamunist. Duhej te ishte bashkuar me gjermanet dhe t’i kishte luftuar partizanet 😛 😛

    Reply to this comment
  3. intelektuali March 14, 11:51

    JA PSE JURGENI KA KAQ SHUME MEDALJE DHE TITUJ TE LARMISHEM NGA TE GJITHA ANET E POLITIKES DHE BOTES:

    Videoloja e Jurgenit me partizane dhe gjermane eshte 100% produkt dhe prodhim i Kinostudios “Shqypnia e Re” me autore, studentin e shkelqyer nga Moska, Vittore Gjika me regjisorin me fame boterore, Dhimo Antagonistin me artist partizan Ben Laden Imamin e Saliut qe kishte Kumandar, Bosin e LANC-it sovjetik, Ver Bytho Kopilin e Bimbashit qe jetonte me Nexhi Fashisten e Duces ne vilen lluksoze te kunatit te tij Bahro Omariot Kunati qe ishte Kryekuisling dhe Kryefashist i Qeverise se Presheves dhe Mitrovices, nga ku edhe Ver Bytho spiunoi tek Hitleri kundershtarin e rrezikshem, Kemall Stafidhen qe i rrezikonte pushtetin si askush tjeter nga dallkauket e Moskes qe i kishte derguar Bosi i Rusise, Celiku i Partise, Jose Stalini i Madherishem per te hedhur faren e MURTAJES bolshevike ne trojet tona.

    E shiqoni o gazeta e nerume DITA se sa e nderlikuar eshte historia e Shqypnise, qe spjegon se sa te veshtire e ka pasur Jurgeni me gjysh partizan te Ver Bythos qe te zgjidhte se:

    KUSH ISHTE PER T’U VRARE DHE ASGJESUAR

    Reply to this comment
  4. skandal March 14, 19:16

    Ky katragjyshi paska qen i marum krejt, zero pike dhe vetem dy gishta te prem. Ta kishte dit gjyshi shkret cfar brezash do vinin….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*