E rrallë/ Eksploratori durrësak kap peshkun “Kerr”, peshon 53 kilogramë

October 5, 2014 13:00

E rrallë/ Eksploratori durrësak kap peshkun “Kerr”, peshon 53 kilogramë

Peshkimi nënujor është një nga pasionet e shumta të Thoma Berberit, eksplorator i bregdetit tonë dhe ideator prodhimi për mjete të kërkimeve dhe filmimeve në thellësi te ujërave.

Berberi është personazh i kahershëm i gazetës “ Dita”, për eksperimentet e bëra dhe prodhimin e batiskafit të parë shqiptar, si dhe mininëndetseve, për qëllime ushtarake të periudhës së luftës së ftohtë. Ai është rreth 65 vjeç dhe ka që në moshën 12-vjeçare që zhytet dhe gjuan në det. Këto ditë, në vazhdën e gjuetisë mbi 53 vjeçare që ushtron nën ujë, ka vendosur një rekord të ri në gjuetinë me pushkë deti.

Dhe rastësisht ka qëlluar një peshk te madh të llojit “Kerr”, me peshë rreth 53 kg, e barabartë me vitet e gjuetisë së tij. Peshku i rrallë nga madhësia, është afërsisht rreth moshës 40-vjeçare. Dhe me gjatësi 1metër e 55 centimetra. Kerri i rrallë është kapur rreth 2 milje larg bregdetit të Porto Romanos si dhe në rreth 11 thellësi detare.

Thomai thotë se anijet e peshkimit kanë arritur që të gjuajnë me rrjeta thellësie një peshk të tillë disa vite më parë, rreth 57 kg, ndërsa ky peshk që po paraqesim në foto është i gjuajtur me pushkë deti. “Pasi e vumë në varkë, thotë ai, peshku volli një sqepot rreth 1,5 kg që e kishte ngrënë me sa duket pak minuta para se të qëllohej me pushkë deti”.

 

Kuriozitet: Peshku Kerr, sipas Berberit, kur është i vogël shkon në rreth 6-7 kg. Rreth moshës 10 vjeçare pjell vezë. Pas 7-8 viteve të ekzistencës si femër, ai kthehet në mashkull dhe ndërpret pjelljen. Si të thuash një peshk hemafrodit. Dhe për një periudhë të përafërt sa e mëparshmja, 7-8 vite të tjerë, ai del jashtë funksionit.

 

M.B

October 5, 2014 13:00
Komento

6 Komente

  1. AP October 5, 13:53

    Shijen e mishit , vlerat ushqyese , si gatuhet , haet apo s’haet ???

    Reply to this comment
  2. kollodoku October 5, 15:13

    “Eksplorator” trapi. Ate thiken e bukes, mos harro t, ja kthesh gruas ,,,,,, o “eksploator”. Po te ishe i tille, do dije si te fotografoheshe dhe jo ne menyren fshatareske me thika ne koken e peshkut. Jo cdo mbajtes i paisjeve te poplumbareve, eshte nje eksplorator. Vandalet dhe karagjozet nuk jane pjese e ketij profesioni.

    Reply to this comment
  3. Strazimiri me paruke October 5, 15:43

    Ky idiot I palicensuar, vret me pushke uji specie te rralla, ne vend qe te kritikohet (te shahet me familje), na i paraqesni ne foto sikur te jete nje njeri i mire dhe babaxhan.

    Reply to this comment
  4. fieristi October 5, 18:40

    o sallator , me ate beje 1 foto dhe e hidhje ne det se ska cte duhet

    Reply to this comment
  5. drini October 5, 18:42

    ne vrasim njerez kot jo me peshk te rralle,injorance

    Reply to this comment
  6. ledio July 21, 09:54

    po ky te pakten ben dicka, nuk rri si bythqir duke pire gjithe diten kafe dhe duke bere thashetheme si puna juaj, debila

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*