E rrallë! Familja shqiptare gjen 115 mijë euro në Llogara, i dorëzon në polici

September 27, 2017 14:59

E rrallë! Familja shqiptare gjen 115 mijë euro në Llogara, i dorëzon në polici

 

Një familje turiste shqiptare që ndodhej në Llogora ka bërë një gjest tejet të rrallë.

Familja gjeti një çantë me 115 mijë euro, të cilën e dorëzoi në polici.

Pas verifikimeve u gjet se paratë i përkasin një çifti turistësh nga Ukraina, të cilët po ndiqen penalisht për mosdeklarim të ardhurash kur kanë hyrë në kufi.

Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë nisur hetime intensive lidhur me një çantë personale, në brendësi të saj me vlera monetare, në një sasi prej 115 mijë Euro, të gjetur në zonën e Llogarasë”, thotë policia në një njoftim të sajin.

Çanta është gjetur nga familja shqiptare në Llogara, në zonën ku hidhen parashutat dhe e dorëzoi atë pranë strukturave policore.

Pas kësaj, në policia ka mbërritur një telefonatë nga një tjetër personi cili ka raportuar se çanta ishte harruar nga dy ukrainas.

Në përfundim të hetimeve nga Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik pas verifikimit dhe identifikimin se kujt u përkiste kjo çantë si dhe prej nga e kanë burimin të ardhurat, të cilat nuk ishin deklaruar nga shtetasit posedues në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas kanë nisur proçedimin penal për S.M., 62 vjeçe, dhe P.K., 57 vjeç, banues në Ukrainë”, thotë thuhet më tej në njoftim.

Për pasojë paratë janë sekuestruar ndërsa Policia falenderon familjen e cila njoftoi dhe dorëzoi pranë çantën e gjetur me vlera monetare për aktin qytetar.

September 27, 2017 14:59
Komento

2 Komente

  1. ??? September 27, 15:39

    Keni te drejte, te jesh njeri normal me edukate eshte e rralle ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  2. Alban September 27, 23:01

    Bravo i qofte! Qytetari e kulluar. Ju shtofshin aq sa kane gjetur. Policia sipas ligjeve europiane duhet ti jap diku tek 15% Te shumes ciftit qe i ka gjetur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*