E rrallë: Gjykatësi lë fëmijën e të akuzuarit të vendos për dënimin (Video)

June 2, 2017 11:32

E rrallë: Gjykatësi lë fëmijën e të akuzuarit të vendos për dënimin (Video)

Ta kalosh mëngjesin në gjykatë s’është mënyrë e mirë për ta filluar ditën, aq më tepër kur ke fëmijën tënd me vete.

Por, si jo zakonisht, në një gjykatë në Rhode Island në SHBA është prodhuar një situatë qesharake pikërisht për shkak të një fëmije pesë vjeçar të quajtur Jacob, babai i të cilit priste vendimin nga gjykatësi për një shkelje në trafik.

Gjykatësi 80 vjeçar Frank Caprio, që kishte vendosur pos drejtësisë të dhuronte edhe të qeshura në sallë, vendosi që vendimin për dënim ose jo të personit në fjalë, t’ia lëre djalit të të akuzuarit.

Pesëvjeçari u thirr nga gjykatësi për t’u ulur afër tij dhe në bashkëpunim të bënin drejtësi.

“Kam disa probleme me këtë rast”, filloi gjykatësi t’i shpjegojë djalit, “pasi babi juaj ka parkuar keq në rrugë dhe tani kam tri zgjidhje; ta dënoj 90 dollarë, 30 dollarë, apo të mos e dënoj fare. Çfarë mendon se duhet të bëj?”.

Pasi e mendoi për një moment, fëmija tha se mbase babi i tij duhet të dënohet me 30 dollarë.

Gjykatësi e vlerësoi për mprehtësinë e gjykimit, ndërsa vendosi që t’i ofrojë një marrëveshje.

“Marrëveshja është që nëse babi të dërgon të hash mëngjes, atëherë unë do ta liroj nga akuzat dhe do ta anuloj bileten”, tha gjykatësi i cili e porositi Jacobin që të hajë një mëngjes të bollshëm – mundësisht afër shumës 30 dollarë.

June 2, 2017 11:32
Komento

1 Koment

  1. kris 1 June 2, 12:53

    Gjykatesit amerikane nuk jane te tmershem si shqiptaret.Ne pergjithesi gjobat per trafik i falin.Kur nuk ti falin kompanite e sigurimeve per tre vjet te rrjepi me mijra dollare nga rritja e siguracionit te makines.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*