E rrallë: I gjejnë autorë klasikë në skafin me hashash, lirohet djaloshi

September 11, 2016 20:24

E rrallë: I gjejnë autorë klasikë në skafin me hashash, lirohet djaloshi

 

Gjurma që linte skafi i tij në det, i ndjekur nga Guardia Di Finanza, ishte spektakolare siç dëshmojnë dhe pamjet video të shpërndara nga policia. Donte medoemos të mbërrinte në një plazh pranë Barit, por i pikasur nga italianët, djaloshi 27 vjeçar Hasho Shashaj u detyrua i trishtuar të merrte rrugën e kthimit, gjithnjë i ndjekur nga skafe më të fuqishëm.

Gojët e Liga mësojnë disa detaje drithëruese për ngjarjen e javës së kaluar, kur Shashaj tentoi të lehtësonte ngarkesën e mjetit të tij duke hedhur në det disa pako hashash nga më i miri.

“Po e hedh mallin, s’ka dyshim që është trafikant”, u dëgjua në radiot e Guardias. “Rrethojeni: Luixhi, njofto helikopterin t’i dalë para!”, vijoi komanda në radio.

Në fund, mjeti i djaloshit u rrethua, dhe Guardia mori në zotërim gomonen e blerë me thërrime dhe njëmijë mundime.

Po pikërisht ky ishte momenti kur ngjarjet devijuan dukshëm nga pritshmëria. Agjentët italianë, pikërisht nipërit e atyre pepinove që gjyshërit e Hasho Shashajt i hodhën në det më 1920-n, gjetën në një tip kthine në gomone, një çantë plot me libra, autorë klasikë që nuk kanë nevojë për koment: Dante, Petrarka, Gëte, Shiler, Umberto Eko, Alberto Moravia, Balzak, Shatobrian, Dostojevski, Gogol, Bodler, Mopasan, Uitman, Sartr… plus këtyre, edhe “Kështjellën” e Kadaresë të përkthyer në lituanisht dhe botimin sllovak të “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit.

Librat qe iu gjeten djaloshit

Librat qe iu gjeten djaloshit

U gjetën gjithashtu dhe dy broshura, diptiku “Pika që s’të bie” dhe “Pika mua që merrem me tyja” të legjendarit K.Th.Spiri.

Italianët u stepën, mësojnë Gojët e Liga. Aq më tepër që burimet pohojnë se djaloshi mërmëriti, “merrni ç’të doni, vetëm librat mos m’i ngani”. Agjentët u tërhoqën pak hapa më tej dhe nisën të konsultohen: “A janë të sakta informacionet?”, “ky qenka djalë me shkollë”, “telefonoji qendrës”, “jo, po bëjmë një gabim të madh” etj.

Rezultati final ishte surprizues. Në fund, Hasho Shashaj u lejua të largohej duke iu kërkuar edhe një ndjesë e thellë.

“Të hedhësh dyshime të poshtra mbi një lexues të tillë të kualifikuar, është një gafë që s’kam për t‘ja falur vetes”, tha agjenti Lashatemi Kantare më pas. “Shyqyr që e lamë gabimin, duke i shtuar pak benzinë motorit të atij fatkeqi, se kishte mbaruar”, shtoi ai i lehtësuar.

Një prononcim diskret dha më pas edhe vetë i riu studioz Hasho Shashaj:

“Shiko, nuk është se nuk lexoj… Po desh zoti që s’më kontrolluan librat fije për fije, se do m’i bënin çorap dozat e kokainës”.

 

***

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike, pavarësisht se duket ndryshe

September 11, 2016 20:24
Komento

5 Komente

  1. Tani September 11, 21:22

    Do te ishte nje histori humori sh e bukur,,ndoshta nje metafore e jetes per njerez qe detyrohen te bejne gjera qe s,deshirojne po te mos kishte nje fund jo kaq idiot..

    Reply to this comment
  2. Maqo September 11, 21:27

    E forte. U mallengjyen italianet nga bagazhi i Hashos. Po qeka mallengjy dhe komentuesi Tani, qe i duket fundi idiot. Po fundi eshte me logjik se bo nona mo shoku!

    Reply to this comment
  3. PP September 12, 00:48

    Bashke me agjentin Lashatemi Kantare, mos ishte dhe kolegu i tija Ventikuatro Milabaci??? Po si ka mundsi qe djaloshi nuk kishte me vete librin e Fari balliut???

    Reply to this comment
  4. Raimond vlonjati September 12, 20:30

    Ky i artikullit qenka gomar fare

    Po si mor burre ke garuar te thuash se Hashua kshte ne gonone pervec librave dhe nje pikture re dhjere te Fare Velaj qe e mbante si hajmali per te mos e kapur Guardia di financa

    Reply to this comment
  5. hashka dhe shashka= hashosh September 13, 14:28

    Si emrin ashtu dhe mbiemrin e paska me hashash,,,,, prandaj e kan lene te lire,,,hjade mo pun shashkash dhe hashashi kan then pepinot,,,,lere te ike,,,,ky me shashka u merka dhe jo me hashash,,,hahaha,,,,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*