E rrallë: I vetmi hebre jashtë komplotit botëror

February 8, 2016 19:35

E rrallë: I vetmi hebre jashtë komplotit botëror

 

Sapo ka nisur të bjerë muzgu, dhe ashtu si vëllezërit e tyre anembanë botës, çifutët e zonës elegante periferike të Detroitit në Shtetet e Bashkuara janë mbledhur nëpër sinagoga e seli shoqatash, të zënë me konspiracione e komplote për dominimin financiar dhe mediatik të globit.

Por Gojët e Liga kanë zbuluar se për hebreun 27 vjeçar Seth Nusbaum, kjo është vetëm një tjetër mbrëmje e vetmuar dhe e mërzitshme. “Nuk e di për ç’arsye, por mua më kanë lënë jashtë konspiracionit çifut global”, thotë i riu që punon si programues kompjuterash, “dhe duhet ta pranoj se ndihem i ofenduar”.

Ndërkohë që bashkëpatriotët e tij çifutë kontrollojnë rrjedhën e miliarda dollarëve, bëjnë makinacione me monedha të huaja, thurrin skenare luftrash dhe shtijnë në dorë kontratat më të majme të reklamave dhe të kinematografisë hollivudiane, duke futur hundët madje edhe ne vende të lodhura si Shqipëria diku në Ballkan, këtë natë Nusbaum thjesht ka futur një pica në mikrovalë dhe po bëhet gati për të parë një tjetër seri të serialit të vjetër “Friends”, krejt i vetëm.

Ai bën çudi me veten sesi ka kontroll vetëm mbi dollarët e rrogës personale vjetore dhe mbi asgjë tjetër. “Pse, nuk di unë të numëroj florinjtë në gjysmëerrësirë dhe të qesh me ligësi si çifutët e tjerë? S’kam unë qejf të thurr intriga me pleqësinë e Sionit, apo të bëj takime sekrete në trekëndëshin Jeruzalem- Nju Jork- Los Anxheles, me një ndalesë në Gjenevë të Zvicrës? Epo mesa duket, nuk duan të më zgjedhin”, psherëtin Nusbaum, “të paktën të më dërgonin si çerr në Tiranë për ndonjë hamallëk!”

Dëshpërimi i tij ka edhe një arsye të dytë. Tentativa e Nusbaumit për të bërë pjesë në komplotin e dytë më të madh të dominimit të botës, u rrëzua javën e kaluar. “Aplikova në lozhën masone të qytetit për t’u bërë anëtar, por më refuzuan”, pohon Nusbaum, “dhe ma thanë në fytyrë: Na falni, por nuk pranojmë çifutë në shoqatat masone!”. “Është e turpshme të jesh një çifut i pafuqishëm si unë”, përfundoi i mërzitur Seth Nusbaum.

February 8, 2016 19:35
Komento

7 Komente

  1. ODISEJA February 8, 20:06

    je gjermon i mirefillte nga karakteri sic e ke edhe mbiemrin ;prandaj nuk te fusin atje ku jane te tjeret 1

    Reply to this comment
  2. Muco February 8, 21:28

    ka te drejte cifuti, te gjithe komplotojne vetem ai mbeti thate. Sepse robi bi ne krize identiteti, po mua cfare me mungon te mos jem si shoket? hahahaha

    Reply to this comment
  3. Saro February 8, 21:42

    Paska qene me verte nje cifut i keputur fare. Imagjino, as per Shqiperi nuk ben!

    Reply to this comment
  4. demo February 9, 06:07

    Jane bere shqiptaret Cifute.

    Reply to this comment
  5. Fatherland February 9, 09:25

    Gjeniale! Gojet e Liga – Jo nje shaka si gjysem e vertete, por nje gjysem-shaka plotesisht e vertete! Rraca cifute, si ka thene gjeniu Arthur Shopenhauer ” mjeshtra te mashtrimit ” per ta, jane ato qe bene bolshevizmin dje e globalizmin sot ne politike per te zhdukur mjetin mbrojtes te popujve, Nacionalizmin. Duke i dashur popujt pa komb e pa atdhe por si kope internacionaliste qe ti rrjepin me internacionalizmin financiar te fajdeve, FMN.

    Reply to this comment
  6. amerikani February 9, 16:18

    Odiseja. 80% e cifuteve kane mbiemra gjermane por mbiemri nuk i ben ata gjerman. Sa per temen: keto jane pordhe cifutesh sepse ata kontrollojne financat dhe politiken e botes edhe pse vazhdojne te luajne rolin e viktimes.

    Reply to this comment
  7. Cuxhaven, D. February 9, 16:56

    Cifutet kane nje shprehje : Gjuhen e kemi per te fshehur mendimet! Mjafton kjo per te kuptuar sensin e te vertetes qe thone e sa te sinqerte jane. Nuk jane komb, as fe, jane rrace. Dhe mundohen ta mbajne te paster pa u perzier me rraca te tjera. Kurse per te tjeret predikojne multietnine si nje mekanizem per ti mbajtur ne gjendje tensioni.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*