E rrallë: Kapet duke notuar në mes të detit me 4 kg hashash

May 18, 2014 09:27

E rrallë: Kapet duke notuar në mes të detit me 4 kg hashash

Policia e Vlorës, që ka spikatur muajt e fundit në aksionet antidrogë, ka bërë një nga ndalimet më të rralla në historinë e policisë së shtetit. Një shtetas është arrestuar në det të hapur mes Sarandës dhe Korfuzit me një çantë shpine me rreth 4 kg hashash në brendësi. Shtetasi në fjalë ka patur një veshje të gomuar dhe me një çantë shpine në kurriz ka qenë duke notuar për të kaluar nga Saranda drejt Korfuzit. Ai është ndaluar në det të hapur nga patrulla detare e policisë.

4 kg hashash që blihet me rreth 300 euro kg në Lazarat mund të shitet në brigjet greke për rreth 1 mijë deri në 1300 euro. Policia e Vlorës ka shënuar një rekord të kapjes së drogës që pas emërimit të drejtorit të ri Kastriot Skënderaj. Plot 22 tonë hashash janë bllokuar gjatë këtyre muajve të fundit me një vlerë që nëse llogaritet me çmim shumice 1 mijë deri 1300 euro kg, kap shifra të jashtëzakonshme. Tmerri nga drejtori i ri shfaqet edhe në disa përgjime trafikantësh botuar në DITA javën e shkuar. Në njërën nga bisedat e përgjuara njëri prej trafikantëve i përgigjet shefit të vet që është e pamundur të kryejë një transport të planifikuar për shkak të drejtorit të ri të policisë që ka bllokuar “edhe mikun tonë polic në port”.

May 18, 2014 09:27
Komento

4 Komente

  1. gimi May 18, 10:45

    kjo kapje e ketij personi nuk eshte sukses, nuk tregon garanci nga policia, por tregon se deri ku ka shkuar varferia. Per 4 mije euro ai sakrifikon jeten e tij duke notuar ne det dhe ju i thoni sukses. Jo, kjo eshte tragjedia e Shqiperise dhe kjo duhej qe Qeveria te vere kujen qe e ka cuar popullin ne kete derexhe dhe te mos na mburren me keto turpe e keto varferi te jashtezakonshme dhe pa pike turpi na thone RILINDIE. Si, duke u mbytur per buken e gojes do rilindim?!

    Reply to this comment
  2. mustafa May 18, 12:18

    Tamam e ke thene. Behet fjale per varferi ekstreme derisa njeriu rrezikon jeten per aq pak. Edhe ata policet lumemedhenj ta linin. Aty behet fjale per buke goje jo per pasuri. Sa per Rilindjen ja ke futur kot. Nuk na varferuan ata,ishim te tille.

    Reply to this comment
  3. Roja May 18, 13:23

    Sh e drejte,ka arritur fukaralleku atje ku nuk maban me. Sigurisht qe kjo nuk ndodhi ne keto 8 muajt e Qeverise se re por ne duam te shohim me vepra ndryshimin. Deri tani eshte per te ardhur keq se vetem fjale ka patur. Nuk me duket i vogel suksesi i ketij oficerit te Vlores,bravo i qofte se te tille burra i duhen shtetit dhe Policise. Beni dicka se andaj ju votuam.

    Reply to this comment
  4. Mark uk May 18, 16:49

    Cfar nuk po ndodh me ket te majte.Kot nuk ja kane vene vehtes emrin rilindje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim