“E rritur për të blerë armë, por jo sa për t’u marrë seriozisht”

March 25, 2018 17:08

“E rritur për të blerë armë, por jo sa për t’u marrë seriozisht”

Elissa Teles është një 18-vjeçare që studion në shkollën e mesme të Konektikatit.

Në letrën që do hasni më poshtë, ajo përshkruan sesi organizoi marshimin e studentëve të shkollës së saj në përkujtim të 17 të vrarëve në Parkland, si dhe për të protestuar ndaj mbajtjes së armëve.

Dita përzgjodhi ta përcillte këtë letër në shqip, për të treguar jo vetëm diferencat që brezat e rinj kanë varësisht shtrirjes së tyre gjeografike, por dhe për të thënë që “zëri i ngritur” nuk ka përse të njohë moshë.

Në Shqipëri, të rinjtë gjenden përballë ndërtesave hijerënda institucionale pa ditur në të vërtetë qëllimin, sepse pjesa më e madhe e tyre rezulton të preferojë lënien e një ore mësimi. Por, ata shihen edhe si viktima të presioneve psikologjike e jo vetëm, të partive në pushtet që luajnë telat e qepura tek  mësuesit e drejtuesit e vatrave arsimore, si të ishin këta të fundit kukulla të teatrit.

Teatri zakonisht përmban spektatorë të cilët pas çdo ndodhie të inskenuar e lëshojnë ndonjë pasthirrmë, lot apo dhe të qeshurën e tyre të papërmbajtur, por një gjë e themi me siguri: Spektatorët tanë të rinj nuk janë spektatorë emocional që në ndonjë rast tek tuk të duan të marrin dhe ndonjë rol në podium. 

Spektaktorët tanë nuk kanë as lidhjen më të vogël me guximin, sensibilizimin dhe iniciativën e 18-vjeçares Elissa, që do t’i drejtohej kështu instancave ligjvënëse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës:

*****

“Menjëherë pas të shtënave në Parkland FI, në 14 shkurt, u hasa me një postim në instagram, që ndonëse iu drejtonte vdekjeve tragjike, pohonte se masakra ishte e pashmangshme. Ky ishte momenti kur unë vendosa të organizoja marshimin e shkollës sime. Fillova të qaja. E frymëzuar nga fjalimi i Emma Gonzales dhe murmuritjeve nëpër rrjete sociale për një marshim që do të organizonte një shkollë publike, krijova një faqe në Facebook dhe shtova në të 30 miqtë e mi, të cilët e dija që do të vinin. I nxita që edhe ato të shtonin persona të tjerë, dhe pa u kuptuar, ajo faqe kishte më shumë sesa 400 njerëz. Më pas, u bashkova me dy shokë të klasës James dhe Gabby, për të realizuar marshimin në rrugë.

Kam mbajtur dy takime pas shkollës për çdo person që shfaqte interes për organizimin e shfaqjes. Isha e shokuar nga numri i fëmijëve që vinin nga klasat e katërta, të cilët dëshironin me çdo kusht që kjo gjë të ndodhte.Megjithatë, në një sëri ndodhish aspak pozitive, filloi të binte borë një ditë para hapjes së planifikuar, dhe për një moment menduam se demostrimi në natyrë ishte i pashpresë. Por, ne nuk donim të hiqnim dorë kaq thjeshtë. Ne mobilizuam një grup prej 12 studentësh, në mënyrë që të pastronin rrugën në të cilën do të marshonim ditën tjetër.

Unë jetoj në Weston, CT, që është 20 minuta larg nga Newtown ( ku ndodhi dhe vrasja). Isha në klasën e shtatë në atë kohë, ndërsa tani jam në gjimnaz. Kisha 26 nxënës të cilët sollën arusha për të përfaqësuar 26 viktimat e NewTown. Ne kemi dashur të praktikojmë simbolikën fizike për dy viktimat e Parkland si dhe për 26 viktimatt e Sandy Hook.

Mblodha një grup prej 17 nxënësish që të qëndronin përkrah meje, ndrësa pjesa tjetër vazhdonte të ecte përpara. Teksa lexoja me zë të lartë, 17 individët thyen një shkop  të shkëlqyeshëm e fosforeshent në emër të tyre, si për t’i ndriçuar shpirtrat e tyre të humbur. Më pas, 26 studentë sollën arushat e blerë. Ata i mbanin me krenari, teksa unë mbajta fjalimin me bashkëorganizuesit e mi.

Më 14 Dhjetor, 2012, ndodhi një tragjedi me të cilën ky komunitet është njohur shumë mirë. Nga këto 26 viktima, 20 ishin fëmijë të moshës 6-7 vjeç. Sot, këta fëmija dhe 6 gra që vdiqën për t’i mbrojtur nuk do të jenë në gjendje të shohin sesa pak gjëra kanë ndryshuar nga vdekja e tyre. Por, ata do të ecin me ne “në krahët” e 26 nxënësve të shkollave të mesme, të cilët, si të gjithë këtu, do të shprehin mendimin e tyre.

Ka defekte tmerrësisht të mëdha në sistemin tonë ligjor përsa i përket trajtimit të jetës njerëzore. Ne dalim jashtë klasave sot për të nderuar studentët, të cilët nuk mundën kurrë të dilnin prej tyre. Një muaj më parë, ka pasur një tragjedi në shkollën e mesme të Marjory Stoneman Douglas, Florida. Një person sulmoi me një pushkë gjysmë automatike, armë me të cilën nuk duhej të ishte pajisur kurrë, sepse kjo armë mori një rol akoma më të madh nga ai vet: Mori jetë nga kjo tokë. Plumbi i një AR-15 e shfaros trupin e një njeriu, ndryshe nga plumbi i një pistolete, plagët e së cilës, ato hyrëse dhe dalëse janë lineare dhe minimale. Një e shtënë nga një armë kaq e fuqishme siç është AR-15 nuk i jep shans askujt për të luftuar për mbijetesë.

Sapo kam mbushur 18-vjeç- e rritur mjaftueshëm për të blerë një armë, por jo dhe aq e rritur sa për t’u marrë seriozisht. Të rinj të mjaftueshëm për t’u qëlluar nëpër shkolla. Po ju shikoj të gjithëve dhe po mundohem të reflektoj mbi vlerën e jetës njerëzore. Kush nuk do të jetë në gjendje të përjetojë ballon e tyre të parë? Kush nuk do të ketë mundësi të këndojë teksa realizohet transporti me autobus për të shkuar drejt lojës shtetëtore që u duhet ta fitojnë skuadrat e tyre? Kush nuk do të mund të përjetojë marrjen e djalit apo vajzës së tyre në krah për të flejtur teksa sytë e tyre puliten për të prekur gjumin? Imagjinoni nëse shansi juaj për të jetuar – këndimi i një kënge në autobus me duart tuaja jashtë xhamave për të ndjerë nxehtësinë e diellit që “ju shkel syrin”, i të përkiturit një kolegji, nga ku mund të bëhesh dikushi-imagjinoni sikur të gjitha këto të zhduken nga një plumb.

Marshimi jashtë tregon unitet, gjë e cila na nevojitet më shumë se kurrë më parë. Nxënësit nga i gjithë vendi po ecin, ashtu si ne, tani jo vetëm në solidaritet me viktimat e xhirimit të shkollës së Parklandit, por edhe për të protestuar kundër pamundësisë së qeverisë sonë për të prodhuar ndonjë reform kuptimplotë dhe konkrete. Si mundet dikush t’i shpjegojë një fëmije se në rast se shkolla e tyre sulmohet nga ndonjë vrasës apo akt terroristësh, ata duhet të shtiren si të vdekur? Si mund ta quajmë veten si vendi më i madh në botë, kur qeveria bën një sy qorr ndaj qindra mizorive të kryera nëpër shkolla?

Sot, pavarësisht nga partia të cilës i përkisni, keni mundësinë të bashkoheni dhe të thoni: “Boll më, është mëse e mjaftueshme!” Këto 17 minuta na lejojnë ne, studentët, t’u tregojmë udhëheqësve tanë se ne nuk ndihemi të sigurt në një vend që nuk duhet, në asnjë rrethanë, të kërcënohet nga armë të çfarëdolloji. Asnjë organizatë nuk duhet të ketë përparësi në të drejtën tonë për të jetuar. Këto janë 17 minutat e para të një revolucioni, i cili nuk do të ndalet derisa një student të mos e gjejë më kurrë vdekjen nga një armë vdekjeprurëse. Ky revolucion nuk do të pushojë derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kenë parë të shtënat e fundit me armë nëpër shkolla.

Mbi 600 studentë marshuan, teksa një kor i vogël këndoi këngën “Imagjinoni” nga John Lennon. Duke qëndruar mbi ta, në podium fillova të qaj. Këtë herë, megjithatë, ishin lotë shprese.”

s.a/dita

March 25, 2018 17:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*