E shkarkoi Vettingu, KPA cakton datën për shqyrtimin e ankimimit të gjykatësit Fatmir Hoxha

September 7, 2018 18:27

E shkarkoi Vettingu, KPA cakton datën për shqyrtimin e ankimimit të gjykatësit Fatmir Hoxha

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur datën 25 shtator si datën që do të bëhet rivlerësimi i ish-gjyqtarit pranë Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxhës.

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ndërsa trupa gjykuese do të  përbëhet nga gjyqtarët: Albana Shtylla, relatore Ina Rama dhe anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz .

Në seancën dëgjimore të 7 majit, KPK arriti në përfundimin se gjyqtari Hoxha nuk justifikonte pasurinë prej 17 milionë lekësh, ndërsa nga hetimet rezultoi se gjyqtari i Kushtetueses ka një apartament 2+1, 112 m2 në Tiranë me vlerë 140 mijë e 450 euro, ndërsa ka marrë kredi si i pastrehë.

o.j/dita

September 7, 2018 18:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*