E shtuna e futbollit/ Sot në fushë Real, M. City dhe Bayern Munchen

September 1, 2018 10:27

E shtuna e futbollit/ Sot në fushë Real, M. City dhe Bayern Munchen

Java e tretë e La Ligas do të nisë me ndeshjen Celta Vigo-Atletico Madrid, me kampionët në fuqi të Europa League që kanë marrë 4 pikë në dy ndeshjet e para. Mbrëmja e kampionatit spanjoll do të dhurojë sfidën Real Madrid-Leganes.

Në dukje është një ndeshje e lehtë për fituesit e tri herë radhazi të Champions League, për më tepër që edhe morali është i mirë pas 2 fitoreve të para, duke kryesuar së bashku me Barcelonën. Megjithatë, trajneri Lopetegui ka deklaruar se për të nuk ka asnjë skuadër të lehtë dhe as që bëhet fjalë për nënvlerësim.

Në Premier League, Chelsea, që kryeson kampionatin së bashku me Liverpool dhe Tottenham me pikë të plota, do të presë në “Stamford Bridge” ekipin e Bournemouth. Blutë e Londrës kanë lënë shumë pikë sezonin e kaluar në shtëpi, ndaj pritet një marsh më shumë me trajnerin e ri Maurizio Sarri.

Ndërsa Manchester City pret në orën 18:30 ekipin e Newcastle. Kampionët në fuqi u ndalën në barazim javën e kaluar, ndaj pritet autokritika e të besuarve të Pep Guardiolës.

Në Bundesligë, ndeshja kryesore është ajo mes Stuttgart dhe Bayern Munchen. Pavarësisht diferencave në përbërje, duket se bavarezët kanë disi rënie, pavarësisht përmbysjes në startin e këtij sezoni. Trajneri i ri, Niko Kovaç pohon se ekipi ende po kolaudohet dhe më pas do të prisni Bayern e madh.

o.j/dita

September 1, 2018 10:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*