E sikletshme, e lodhshme, sidomos për pensionistët… 

October 12, 2017 17:58

E sikletshme, e lodhshme, sidomos për pensionistët… 

I nderuar z.Kryeredaktor

Mjeku i familjes për çdo sëmundje  të çon tek specialisi. Ky të jep rekomandim për të bërë analizat. Analizat do t’i çosh përsëri tek specialisti. Me rekomandimin e tij  të fotokopjuara do të përfundosh  sërish tek mjeku i lagjes për të marrë recetën.

Këto janë   5 (pesë)  fazat, që një i sëmurë duhet të kaloi për  trajtim mjekësor.  Kjo është  vërtetë e sikletshme  e  lodhshme, sidomos për pensionistët.

Ç’do gjashtë muaj   5(pesa ) bëhet 7(shtatë) , shtohen dhe dy analiza të tjera.  Mjerë ai që është i sëmurë!  Duket sikur mjekët e lagjes  janë kthyerë në punonjës të thjeshtë administrate. Dëgjojnë ankesat e  sipas shqetësimeve të çojnë  tek specialisti përkatës . Çfarë ke ti?  Na rekomandimin tek kardiologu. Po ti?  Tek neurologu.  E kështu tek dermatologu, rematollogu, ORL-ja e kështu me rradhë. Në fund të japin recetën. Këtu mbaron puna e tyre!

Ku vajtën 6 vjet shkollë? Çfarë zbaton ai nga dhjetra lëndë, që ka dhënë provim?  Ku shkoi praktika disa vjeçare? Po  mundi e shpenzimet, për mbarimin e fakultetit?  Ai e ka kryer  punën  mirë vetëm kur me orarin e   kartelat  është në  rregull,  mbase  për ato  kontrollohet !

Po si janë  ato?  Kartela ime ka më shumë se shtaëmbëdhjëtë vjet që është mbushur me rekomandime, receta, analiza, eco etj. E përthyer, e zhgaravitur, me fletë të ngjitura. Në disa dollape të vjetër gjenden qindra kartela. Të vjen keq, se tek ato pasqyrohet shëndeti i jetës tënde.  Që jemi të varfër e di, por kjo neglizhencë vjen nga varfëria? Kjo është thjeshtë pakujdesi, mungesë përgjegjësie dhe pasioni për punën dhe profesionin. Shkurt, mospërfillje për të sëmurët, kur një ditë mund të jesh vetë i tillë.

Para disa ditëve shkova  tek  një i afërm në Q.S.U.T, kati i dytë tek pavioni i të sëmurëvë më zemër.  Dhoma N .6 – më adresuan.  Katër të sëmurë rëndë ishin në dhomë. Tek dera ishte shtuar dhe një pestë . Në korridor tre te tjerë. Ç’mjekim intensiv do t’i jepet një të sëmuri në këto raste? Pra të sëmurët janë më të shumtë se dhoma!

Këto janë të trashëguara thonë disa. Mbase më keq ka qënë. Por ne duam të matemi me të ardhmen  e jo të shkuarën. Së pari duam trajtim me ngrohtësi si njerëz me dinjitet. Të vdesim kur t’na i ketë caktuar Zoti e jo para kohe për faj të njërit apo tjetrit.

Evdal Nuri

October 12, 2017 17:58
Komento

5 Komente

  1. A.BEGAJ October 12, 18:00

    Z THANO
    JU LUTEM SHUME BOTOJENI KETE MESAZH QE TE KETE MUNDESI QE MINISTRJA E SHENDETSISE Z MANSTRALLLU TA DIJE SE NE MATERNITETIN GERANDINA MJEKET U KERKOJNE LEKE EDHE TE SEMUREVE TETRAPELGJIKE QE VIJNE NGA RRETHET E VENDIT TONE..
    NUK ARIJ TA KUPTOJE SE DERI KU KA ARITUR NDERGJEGJEJA E TYRE E FELLIQUR
    ME RESPEKT A BEGAJ

    Reply to this comment
  2. Z/K October 13, 00:49

    A.BEGEJA!
    Bashkangjitu formes te bashkeqeverisim se bashku.

    Reply to this comment
  3. vasili October 13, 19:58

    Por duhet ta keni te qarte si ne logjik ashtu dhe ne praktike,sic jam ne dijeni, sic veprohet dhe ne boten perendimore,ka simptoma semundje kur mjeku i pergjitheshem(familjar) e oercakton vet diagnozen dhe jep receten.
    Por duhet ta dish Nuri,qe nuk jane te pakta rastet,ne kerkim te nje diagnoze te sigurte,eshte praktike pune,qe ai te drejtoje tek specialisti,qe te shkruan dhe receten dhe paralel me kete,ve ne dijeni dhe mjekun e familjes per diagnozen.

    Reply to this comment
  4. debili qeverises October 14, 10:13

    ti z|k,si quhesh,zog kurve?

    Reply to this comment
  5. Arber I October 14, 16:06

    Shume problem i drejte: ketu ne SHBA, mjeku i familjes organizon diten dhe oren e takimit me specialistin dhe specialisti e dergon receten ne farmacine qe deshiron ti. Thjesht pune elektronike per infermjeret dhe sekretaret e Poliklinikave te Shqiperise qe rrine me Smartfone, I Pode, celulare lloj-lloj duke bere chat gjithe diten me miq e shioke ne FaceBook.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*