E të tjera-e të tjera

Arben Duka March 16, 2016 15:34

E të tjera-e të tjera

(Pjesa e parë)

Tingëllon plot ëmbëlsi,
tani që erdhi pranvera:
“Reforma në drejtësi”,
e të tjera-e të tjera.

Tri variante kemi plot,
që të tria kanë vlera,
po s’i miratojnë dot,
e të tjera-e të tjera.

Venecia u okupua,
që të pastronte ca ferra,
dhe Venecia u bllokua,
e të tjera-e të tjera.

PD-ja si pilivesat,
po përdridhet si ngahera,
po s’na thotë ku janë pengesat,
e të tjera-e të tjera.

Reformës ju qepëm kot,
se shteruar s’kish miniera,
se ne kemi ligje plot,
e të tjera-e të tjera.

Ulërasin si këllira,
bosa-dosa edhe derra,
t’i bëjnë ligjet më të mira,
e të tjera-e të tjera.

Po tek ne nuk mungon ligji,
kot po hidhen kaq idera,
mungon peshorja dhe zigji,
e të tjera-e të tjera.

Ne gjithmonë e themi hapur,
cila kërmë po bën hilera,
kush sistemin e ka kapur,
e të tjera-e të tjera.

Ajo është PD e Salës,
që ne e nxorëm nga dera,
që rrëshqet si punë e ngjalës,
e të tjera-e të tjera.

Ajo emëron taborin,
kontrollon sot e përhera,
ka frikë mos humbasë kontrollin,
e të tjera-e të tjera.

Rama s’do thelbin e gjësë,
si ç’thonë ca gojë të mjera,
do t’ia heq atë PD-së,
e të tjera-e të tjera.

Nuk kërkon t’i ketë për vete,
emërimet më me vlera,
po PD shpik marifete,
e të tjera-e të tjera.

Drejtësia është kthyer,
në çomangë nga këta derra,
Nishani e ka mbërthyer,
e të tjera-e të tjera.

Deri më sot ka shërbyer,
si mburojë për shumë halera,
PD-ja e mban mbërthyer,
e të tjera-e të tjera.

E majta nuk ka probleme,
nuk ka mbetur nëpër ferra,
po Luli bën thashetheme,
e të tjera-e të tjera.

Fletë e akuzës-të parit,
do t’i vejë me postë te dera,
gjakatarit të Janarit,
e të tjera-e të tjera.

Por jo me këta gjykatës,
që PD i ka skiftera,
ndaj s’prish sistemin përkatës,
e të tjera-e të tjera.

Kuptohet se kush pengon,
një reformë me goxha vlera,
si gomar kush reziston,
e të tjera e të tjera.

E dimë se kush hedh tym,
kush hedh fjalë krejt të dhjera,
po Rama është legjitim,
e të tjera-e të tjera.

I rri larg asaj muzike,
që kërkon të tjera ngera,
ndaj s’ka qeveri teknike,
e të tjera-e të tjera.

Ky mandat nuk diskutohet,
do të mbyllet mot nga vera,
por Rama do kritikohet,
e të tjera-e të tjera.

Pse s’përmbysi drejtësinë,
si na thoshte ato hera,
pse s’futi në burg Salinë,
e të tjera-e të tjera.

Me reformë-pa reformë,
burgut do t’i hapet dera,
se ligjet nuk janë për formë,
e të tjera-e tjera.

Të majtët në tru ta ngulin,
tash që zgjedhjet janë tek dera,
po s’kapën Salën dhe Lulin,
s’u vlejnë gjë punët e tjera!

(Vijon nesër pjesa e dytë)

Arben Duka March 16, 2016 15:34
Komento

11 Komente

  1. Miku March 16, 16:02

    shkuaj dhe. thuje. te. vertetrn ,i nderuar Poet, se. gjimon. e. verteta. vete, e heth. ne. dete ,E DEL. ne BREL (netok. te vertet. )

    Reply to this comment
  2. Mark uk March 16, 16:33

    Ku je poetaruc partiak.

    Reply to this comment
    • m m March 17, 16:26

      ku je Mark saliu….te vjen mire aapo jo,qi gelliqesira do te mhordhe ne biruce,,,bashke me ata banditet e tij

      Reply to this comment
  3. Ja Ku March 16, 18:47

    Poet si përherë “pikant” …
    Je i madh edhe gjigant …
    Vargjet e Tua janë vlera…
    e të tjera , e të tjera …

    Reply to this comment
  4. NETI VJOSA March 16, 19:24

    Ke qëlluar atje ku goditet Luani, i nderuar Poet!
    Por dhe kjo metafore qe them une , perseri nuk eshte e goditur…
    Më saktë do te ish, …atje ku goditet H i j e n a…
    Paria demokratike fashiste bajraktare e Sale Rrufjanit, ka te gjitha karakteristikat e nje Partie Fashiste:
    V O L U N T A R I Z M I N,
    P O P U L I Z M I N,
    SHPIFJEN DHE GENJESHTREN,
    MASHTRIMIN…
    Eshte fatkeqsi qe Partia e pare Opozitare shqiptare udhehiqet nga nje Paranojak, genjeshtar M i t o m a n,
    Nje Bajraktar P r i m i t i v , i cili tashme,
    e ka vënë vehten ne krahun e gabuar te Historise, siç thoshë me te drejte Ambasadori i nderuar Amerikan dhe mik i shquar i shqiptareve, U i d h e r s…
    Dhe duke e vendosur vehten ne anen e abuar te Historise, ai u be nje
    K r y e kr i m i n e l me damkë…
    Kush është autori i Hiroshimes se Gerdecit, me 28 te vrare dhe qindra te plagosur?…
    Kush eshte autori i vrasjes makabre te Remzi Hoxhes, qe e kerkojne femijt dhe nuk i gjejne dot as Varrin?…
    Kush eshte vrasesi i deshmitarit Kryesor te Tregetise se armeve, Kosta Trebickes, duke e çuar per “gjah”?!…
    Kush eshte Vrasesi i Gjyqtarit Konomi, i deputetit te Fierit, I MASAKRES SE 21 Janarit, te cilen e pane Live gjithe shqiptaret?!…
    Kush eshte autorii vrasjes se Deputetit Azem Hajdari, i Haklajve, i 97-se se Zeze me mijerate vrare, i permbysjes se Shtetit ne 14 shtator…?!
    E te tjera e te tjera…(se duhet nje roman te pershkruash keto tragjedi me jete njezore…! )
    Autorin direkt dhe indirekt te ketyre Krimeve makabre e njeh gjithë Shqiperia!
    Gjithe Shqiperia e di pse Kryekrimineli e fut Partine e vet ne Udhë Qorre…
    Sali Kryekrimineli nuk do ta kuptoje se Drejtesia, nje shtet i se Drejtes, eshte në favor te çdo Partie dhe nuk lidhet me Partit qe jane sot ne Pushtet…
    Reforma ne Drejtesi eshte Domosdoshmeri, per sot, per neser dhe gjithe Jeten…
    Nuk ka shtet te se Drejtes pa nje sistem gjyqesor te pamvarur…!
    Baca i Krimit, nuk po lë gur pa levizur, here duke spekulluar me Venecien e here duke derguar e paguar emisaret e tij me Podestat …
    Por ky Klloun e Rrufjan Kriminel harron se llogarit i ka me shqiptaret…!
    Sa me pare qe Parlamenti shqiptar me SHUMICË TE APROVOJE REFORMEN NE DREJTESI, AQ ME SHPEJT DO VIJE DITA QE BACA I KRIMIT, DO DALE PARA GJYQIT…
    Nuk e shikoni Sali Banditin se si eshte shperfytyruar, zgurdulluar , nuk ka asnje lloj ilaçi që ti bëjë efekt…
    E të tjera , e të tjera…
    ORA
    E TË
    VËRTETËS
    PO TROKET!….
    Tik-tak-tik-tak…
    Nuk e degjoni?!…
    Pergezime Arben Duka , qe po perjetson me forcen e Artit të Fjales keto momente historike te Demokracise se brishtë shqiptare!…

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN March 17, 08:00

      Neti interneti , do ta mbylli Haritua dhe internetin ka marre briskun ne dore qeveria jote dhe mire ka ber se Duka e ka te domosdoshme 😛

      ZAMIRA DURDA ,e ke degjuar ndonjeher kete emer ??
      e di ti e di ,se nga tribuna e kesaj gazete e ……perlyeu kete qivirine tende , ajo Grua tashme e vdekur brenda , e plakur ,me ilacet e saja e coi ne Strasburg qivirine
      me keto ligjet e shkerdhyera te ketij shteti bananesh
      “me kane dhene nje thes me para ” tha
      por ajo si mori , nuk u shit per nje leje ndertimi , per nje vot nje pallat , nuk u mallengjye nga lotet e Mimit , 8 vjet gjykatave me Deliorgjine qe mori demshperblim
      nje Grua vetem ,ja arriti ….1 mil shuplaka bejne demagogji ,propagande , biro e reforme
      Ju ta shpifni Neti !
      ju rraset ne burg vegjeline per 30 mij lek te vjetra drita
      ju prishet kasollet e fukarenjve dhe u jepni 3 mil leke te vjetra demshperblim ,pallati i Lulit 6 mil euro
      ju ngelet 3 vjet duke shperndare tapite e tokave te xanuna ,duke shperndare tesara partie ,sa poshte ju ka rene pazari ,dhe xhaxhi Envorr te conte ne stazh partie , te kontrollonte deri te brezi i 5 para se te jepte teseren e partise , dhe ta japte ndonje sekretar komiteti i rendomte ,EDveri del qytet me qytet si shites kartonash prej gabeli ,majmuni demagogjik
      ju keni frike nga Sandri ,o zot pse nuk leshon nje rrufe
      nga Sandri i 21 janarit Neti , sarajet e tij po rriten
      po shtohen miliardat e kastes qe Lazaratin e beri shtet
      leket i ka ber media e pallate
      KLD po flet perdite Neti , pse qiviria jote nuk reagon ??
      jane para syve te gjithe shqiptareve pasurite e paligjshme te tyre ,nga 140 deputete ,ndoshta 20 flasin ,tjerrin lesh po ama thone ndonje fjale ….120 ku jane ??? jane te ndyer e perlyer ne krim ekonomik
      dhe ti vazhdon kengen Saliu Saliu ….saliun e ndershkuam me vote ,dhe me kaq e kenaqur jam ,
      por dua te di
      PSE JU PO E SILLNI PERSERI ???!!!!!!!!!!!

      Reply to this comment
  5. kastriot March 16, 22:07

    Ore e dini ju kush quhet poet?
    Po keto qe lexoni jane bejte apo parodi dhe jo poezi. Sa nga komentuesit kane bere te tila shume me te bukura dhe nik i quan njeri poete se ne fakt nuk jane te tile.
    Keto bejte dhe parodi jane per ne estrade apo per parodistet e Vlores, le qe jeta te fundit me te drejte nuk do ti perdornin ne cfaqje sepse jane mall skarco me problemet qe duan te tjone.

    Reply to this comment
  6. sallakja March 16, 23:36

    …..i nderuar poet….
    …..ku goditet hijena….
    …..ku godet luani…..
    Desha ta lexoja te gjithe komentin tend, por ishte e pa mundur. Neti, Neti……..ku theret qameti.

    Reply to this comment
    • N. March 17, 02:04

      Të kuptoj @Sallo Sallake,
      Letersinë dhe gjuhen e Homerit nuk e kupton dot nje budalla si ty, me shkalle te ulte abstragimi, intelekti…
      Te kam thene Sallo, eshte pak e veshtire gjuha letrare…
      Shko futi me mire nje pjate fasule…!

      Reply to this comment
  7. emigranti March 17, 11:32

    Poetit Arben Duka ! Je nje burre plot guxim,Je nje minjere pa mbarim.Ta kemi thene nga hera .E te tjera ,e te tjera.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*