E tepron me Viagra, vdes në dhomën e motelit 45-vjeçari
Një 45-vjeçar nga Rubiku ka gjetur vdekjen mbrëmjen e së hënës në një nga motelet e kryeqytetit për shkak të konsumimit të Viagrës. Gjet Gjikola, 45 vjeç, dëshironte të kalonte një natë të zjarrtë me të dashurën, por nuk ka gjetur vdekjen pak minuta pasi kishte konsumuar stimulantin e dëshirës seksuale.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në orën 21:00, në dhomën e një moteli në zonën pranë Qytetit të Nxënësve. Policia tha se Gjikola ka ndërruar jetë pak minuta pasi ka hynë në dhomë së bashku me të dashurën. Efekti i Viagrës ka qenë i menjëhershëm dhe fatal për 45-vjeçarin, i cili është gjetur vetëm me të brendshme, në dyshemenë e dhomës. Mësohet se vajza që shoqëronte viktimën është larguar, duke e lënë atë në dhomë. Policia po punon për identifikimin e saj.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento