E thellë dhe e plotë si një oqean! (Baladë)

Arben Duka September 15, 2015 16:04

E thellë dhe e plotë si një oqean! (Baladë)

Në jetë edhe Zoti,
shpesh na kthen kurrizin,
nëna me babanë,
kurrë s’të braktisin!

Biles edhe kafshët,
e kësaj natyre,
nuk i kanë braktisur,
kurrë pjellat e tyre!

Veç kjo mund të quhet,
dashuri e plotë,
e vetmja që s’ka,
krahasim në Botë!

Dashuritë siç ndizen,
fiken përsëri,
vetëm prindërorja,
është një siguri!

Të ndjek që nga djepi,
gjersa bëhesh burrë,
kryedashuria,
që s’kërkon gjë kurrë!

Ti gjen një të huaj,
dhe të do vërtetë,
po jo si ata,
që të prunë në jetë!

Askush s’ta fal dot,
këtë dashuri,
se zëmra e prindit,
më shumë rreh për ty!

Rreh më shumë për ty,
në udhët e gjata,
dashuri e vetme,
që s’bën deklarata!

Betime e fjalë,
ajo s’i duron,
e vetmja në jetë,
që s’të tradhëton!

Është si oqeani,
e thellë dhe e plotë,
asnjë fëmijë prindit,
s’ia ka kthyer dot!
Dhe unë-si të tjerët,
të më kthehet s’pres,
po kjo përsëritet,
nga brezi në brez!

Bijtë tanë që dot,
s’na e kthejnë nektarin,
as nga bijtë e tyre,
dot nuk do ta marrin!

Dashuri pa fund,
në jetë kam dhuruar,
po s’e fala kurrë,
për t’u kompesuar!

Jo veç nga ata,
që linda e rrita,
po nga askush tjetër,
të më kthehej s’prita!

Asgjë barabar,
s’të kthehet në jetë,
aq më shumë kur je,
dhe prind dhe poet!

Veç për dashurinë,
nuk mund të pendohesh,
sa më shumë të falësh,
më shumë pasurohesh!

Përditë e përditë,
pa fund kam dhuruar,
dhe gjithnjë jam ndjerë,
më i plotësuar!

Sepse është e vetmja,
vlerë e shpirtit ton’,
që të bën të pasur,
veç kur e dhuron!

Po ka një aksiomë,
që ka dalë më herët,
së pari tek bijtë,
pastaj tek të tjerët!

Dashurinë e prindit,
njëlloj biri pret,
s’ka rëndësi ç’është,
druvar a poet!

Nuk kanë rëndësi,
talentet e tija,
po ka rëndësi,
vetëm dashuria!

Arben Duka September 15, 2015 16:04
Komento

4 Komente

  1. VASILI September 15, 18:23

    Ben mire Duka,qe trajton ndonjehere dashurine njerzore,per ta nxjerre,per pak momente specien tallava shqiptare nga deliri rufai i politikes se kulles,se injorances,shpifjes dhe egersise se thelle,apo vrasjeve makabre,qe vetem nje psikopat i mbrujtur ne erresiren e kulles,i ka ato si gjymtyret e veta.

    Reply to this comment
  2. Eh... September 15, 20:15

    Bravo A.Duka , kjo eshte e duhet te jete gjithmon gjuha e Poetit . Asnji nuk eshte perfekt, ka situacione ne jete , kur njeriun ndihet i dobet , edhe per nji cast i erresohet shikimi e rrezohet , por ai qe eshte i ndikuar nga pozitivja ne jete, gjen forc, e ngrihet me dinjitet .
    Nji teme mjaft e pershtateshme per situatat qe po kalon ajo shoqeri , ajo Familie Shqiptare .

    Reply to this comment
    • Befana September 16, 06:55

      Ashtu duhet te jete,por eshte dicka me e forte qe ben te vrasesh edhe prindet,PARAJA,burim i te keqiave me te medha.

      Reply to this comment
  3. Bash Alabaku September 16, 07:19

    O Duka po a din se sa prinder shesin femijet per leke apo edhe kjo dashuri eshte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim