E thellë dhe e plotë si një oqean!

August 9, 2018 13:23

E thellë dhe e plotë si një oqean!

Në jetë edhe Zoti,
shpesh ta kthen kurrizin,
nëna me babanë,
kurrë s’të braktisin!

Biles edhe kafshët,
e kësaj natyre,
nuk i kanë braktisur,
kurrë pjellat e tyre!.

Veç kjo mund të quhet,
dashuri e plotë,
e vetmja që s’ka,
krahasim në Botë!.

Dashuritë siç ndizen,
fiken përsëri,v
etëm prindërorja,
është një siguri!.

Të ndjek që nga djepi,
gjersa bëhesh burrë,
kryedashuria,
që s’kërkon gjë kurrë!.

Ti gjen një të huaj,
dhe të do vërtetë,
po jo si ata,
që të prunë në jetë!.

Askush s’ta fal dot,
këtë dashuri,
se zemra e prindit,
më shumë rreh për ty!.

Rreh më shumë për ty,
në udhët e gjata,
dashuri e vetme,
që s’bën deklarata!.

Betime e fjalë,
ajo s’i duron,
e vetmja në jetë,
që s’të tradhëton!.

Është si oqeani,
e thellë dhe e plotë,
asnjë fëmijë prindit,
s’ia ka kthyer dot!

Dhe unë-si të tjerët,
të më kthehet s’pres,
po kjo përsëritet,
nga brezi në brez!.

Bijtë tanë që dot,
s’na kthejnë nektarin,
as nga bijtë e tyre,
dot nuk do ta marrin!.

Dashuri pa fund,
në jetë kam dhuruar,
po s’e fala kurrë,
për t’u kompensuar!.

Jo veç nga ata,
që linda e rrita,
po nga askush tjetër,
të më kthehej s’prita!.

Asgjë barabar,
s’të kthehet në jetë,
aq më shumë kur je,
dhe prind dhe poet!.

Veç për dashurinë,
nuk mund të pendohesh,
sa më shumë të falësh,
më shumë pasurohesh!.

Përditë e përditë,
pa fund kam dhuruar,
dhe gjithnjë jam ndjerë,
më i plotësuar!.

Sepse është e vetmja,
vlerë e shpirtit tonë,
që të bën të pasur,
veç kur e dhuron!.

Po ka një aksiomë,
që ka dalë shumë herët,
së pari tek bijtë,
pastaj tek të tjerët!.

Dashurinë e prindit,
njëlloj biri pret,
s’ka rëndësi ç’është,
druvar a poet!

Nuk kanë rëndësi,
talentet e tija,
por ka rëndësi,
vetëm dashuria!.

Lum ai njeri,
që atë dhuron,
sepse dashuria,
asnjëherë s’mjafton!

A.DUKA

August 9, 2018 13:23
Komento

6 Komente

  1. Eri August 9, 15:05

    Mrekulli….zoti ju dhente shendet e miresi se na kenaqet shpirtin. Do te doja ta pinim nje kafe idhulli im…

    Reply to this comment
  2. Vjola August 9, 15:43

    E mrekullueshme .
    Ju falenderojme .

    Reply to this comment
  3. katarakti August 9, 16:25

    Bravo Arben Duka. E kam thene edhe me pare:- je vjershetor lirik, politik dhe fillozofik. Je me te vertete i plotesuar. Ke gjetur veten tende. Ndjej kenaqesi kur lexoj vjershat e tua.

    Reply to this comment
  4. komenti im i....fundit . August 9, 16:43

    Pres qe poezia jote, te ngjall emocione dhe t’i sjelle ne vete ata,qe e kane braktise dashurine njerezore ne pergjithesi dhe ata femije, qe s’i kuptojne si duhet, ndjenjat ..PRINDERORE, ne vecanti .

    Reply to this comment
  5. Arben August 10, 06:53

    E mrekullueshme.

    Reply to this comment
  6. Mali August 10, 07:31

    Nje sinteze e qarte e dashurise njerezore.
    Keshtu duhet te jete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*