E tmerronte ideja e karantinës, 19 vjeçarja vret veten

March 25, 2020 18:29

E tmerronte ideja e karantinës, 19 vjeçarja vret veten

Një adoleshente ndërroi jetë në mënyrë tragjike në spital ku ishte shtruar me urgjencë pas përpjekjes për të vrarë veten. 19 vjeçaren e tmerronte ideja e karantinës.

Emily Owen, e përshkruar nga miqtë si një vajzë “ e bukur dhe plot jetë” , nuk po e përballonte dot idenë që e gjithë  “bota e saj po mbyllej, fluturimet po anuloheshin dhe të gjithë do të mbeteshin brenda katër mureve”. Të shkatërruar nga ngjarja, të afërmit e vajzës bënë thirrje për një ndërgjegjësim dhe mbështetje më të madhe ndaj personave më të ndjeshëm apo atyre me probleme të shëndetit mendor gjatë periudhës së pandemisë vdekjeprurëse.

Vetëm disa ditë përpara se të shuhej, Emily nga Kings Lynn, Norfolk, i kishte paralajmëruar njerëzit e saj të dashur “ se më shumë persona do të vdisnin nga vetëvrasjet sesa nga virusi”. Rasti i saj ka ngjallur shqetësim mbi “ pasojat që mund të ketë izolimi tek njerëzit.

Tronditje shkaktoi në Britani edhe vdekja nga koronavirusit e 21 vjeçares Chloe Middleton, e cila nuk kishte sëmundje të tjera ekzistuese. Të tronditur, të afërmit e saj treguan sesi e kishin parë të pafuqishëm tragjedinë të konsumohej përpara syve të tyre. Ata i bënë thirrje të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi për të mbrojtur veten. “ Virusi nuk përhapet vetë, e përhapin njerëzit”, thuhej në deklaratën e tyre. Deri tani, në Britaninë e Madhe ka pasur 424 vdekje dhe 8,077 të infektuar nga Covid 19.

 

L.H/ DITA

March 25, 2020 18:29
Komento

2 Komente

  1. Evdal NURI. March 25, 18:58

    Shume e drejte. Virusi nuk perhapet vete , ate e perhapin njerezit.
    Njerezit qe akoma nuk i besojne se sa i rrezikshem eshte. Sa kujdes duhet te tregojme! Jo vetem per veten , por dhe per te tjeret.Kjo eshte pune kulture , por dhe edukate.Kem dy jave ne shtepi Edhe jave te tjera do te qendroje per vete por dhe per te tjeret . Kjo eshte çeshtje jete. Shpresa eshte ajo qe vdes e fundit . Te shresojme se do te kaloi..
    Me vjen shume keq per 19 -vjeçaren qe i dha fund jetes ne menyre kaq tragjike. Zoti na dhente force e durim ne kete situate kaq tragjike kur 2.6 miliand njerez ne mbare boten jane ngujuar. .

    Reply to this comment
  2. E TMERRESHME !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! March 25, 19:44

    Nji Engjull i tille ,
    aq e re te marri nji vendim ti japi fund jetes
    se do mbyllej per disa jave brenda ,
    buoooooH !!!!!!!!!!

    Ai/ Ajo qe e do vertet jeten ,e rrespekton ate …

    Shokuese !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank