E transportuan të vdekurin me kamionçinë, procedim penal drejtorit të spitalit Lezhë dhe dy mjekëve

April 26, 2015 10:15

E transportuan të vdekurin me kamionçinë, procedim penal drejtorit të spitalit Lezhë dhe dy mjekëve

Policia ka nisur procedimin penal për drejtorin e spitalit të Lezhës, por edhe ndaj dy mjekëve në lidhje me skandalin e transportimit të kufomës me kamionçinë nga policia pas refuzimit për dërgimin e autoambulancës për të transportuar kufomën.

Policia informon se procedimi penal nisi ndaj Nevruz Bares, drejtorit të spitalit dhe ndaj P. L, vjeç 42, banues në Lezhë, me detyrë mjek ligjor, pranë spitalit rajonal Lezhë dhe A B vjeç 43 , banues në lagjen Besëlidhja”, Lezhë, me detyrë mjek pranë spitalit rajonal Lezhë.

“Procedimi ndaj tyre filloi: Pasi gjatë ditës së djeshme nuk kanë vënë në dispozicion ambulancën për transportimin e një kufome megjithëse ishin njoftuar nga Salla e Komandimit të D.P.Q nuk kane vepruar” thuhet në njoftimin e policisë.

Paraditen e 25 prillit 2015 mediat filmuan efektivë të Policisë së Lezhës teksa vendosnin trupin e pajetë të një 60-vjeçari në një batanije dhe më tej e vendosin në karroceri.

E kontaktuar me telefon, Policia e Lezhës bëri të ditur se i kishte kërkuar spitalit që të transportojë kufomen dhe teksa nuk kishte marrë shërbimin e kërkuar, ishte detyruar ta dërgonte kufomen në morg me mjete rrethanore.

Po kështu tre punonjësit e komisariatit të Lezhës  u pezulluan nga puna pasi u akuzuan  për shkelje të rëndë  të “Kodit të etikës” dhe “Procedurave standarde të punës”.

April 26, 2015 10:15
Komento

1 Koment

  1. Darius April 26, 11:41

    po me ca transportonin me gomar……..apo helikopteret e Mrikes?
    i ke dhene uje gomarit,…….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*