E trishtë, dhëndri ndërron jetë papritur disa orë pas dasmës

September 6, 2018 16:09

E trishtë, dhëndri ndërron jetë papritur disa orë pas dasmës

Një grua e sapomartuar ka mbetur e shokuar pasi gjeti bashkëshortin e saj të vdekur vetëm pak orë pas dasmës.

Danny Emsley 37 vjeç, nuk mund të ndalonte së buzëqeshuri ndërsa po bënin fotografitë e dasmës me gruan e tij Clare 35 vjeç, më 17 Gusht. Ata u martuan në një hotel luksoz në Linton, Angli ku festuan me 80 miq dhe të afërm.

Emsley, shkoi të flinte në orën 23.30 ndërsa gruaja e tij qëndroi në katin e poshtëm të hotelit për të shijuar më shumë dasmën. Ajo shkoi për ta parë një orë më vonë dhe duke qenë se ai ishte mirë, Clare vendosi të qëndronte një orë më shumë në festë. Por kur ajo më në fund u ngjit në suitën e tyre në orën 1.30, e gjeti bashkëshortin e saj të vdekur.

Clare shkroi në Facebook: “E premtja ishte dita më e bukur e jetës sime, pasi u martova me burrin më të mirë, më të ndershëm, më të këndshëm dhe më të dashur që kam njohur ndonjëherë. Ishte një ditë e përsosur me familjet, miqtë, plot me dashuri dhe të qeshura, nuk do të donim më shumë se kaq. Magjia mbaroi në mbrëmje kur Danny im i bukur u nda mizorisht nga jeta. Ka një boshllëk në zemrën time që nuk do të mbushet kurrë. Nuk e di si do ta përballoj jetën pa ty burri im i mrekullueshëm”.

Miqtë thonë se Emsley ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishte asnjë shqetësim. Vdekja e tij nuk po trajtohet si e dyshimtë. Shërbimet e urgjencës në hotel u përpoqën për të shpëtuar dhëndrin, por ishte tepër vonë.

“Sindroma e vdekjes së papritur” është një vdekje e papritur që mund të ndodhë gjatë gjumit. Individë të shëndetshëm përjetojnë papritur aritmi, ose rrahje të parregullt të zemrës, pa ndonjë shenjë paralajmëruese ose simptoma dhe pastaj ndërrojnë jetë.

Gjatë një autopsie, një patolog zakonisht mund të zbulojë anomalitë në indet e zemrës së një pacienti, të cilat mund të tregojnë shenja të sëmundjes së arteries ose një mpiksje në mushkëri.

Kur asgjë nuk gjendet, shkaku i vdekjes konsiderohet të jetë sindromi i vdekjes së aritmisë së papritur. Kjo njihej dikur si sindromi i papritur i vdekjes së të rriturve, megjithatë, fëmijët gjithashtu mund të preken. Edhe pse e paqartë, sindroma mendohet të ndodhë për shkak të një problemi në ritmin e zemrës, edhe nëse personi nuk ka sëmundje kardiovaskulare.

l.h/ dita

September 6, 2018 16:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*