“E urrej celularin e mamit”, është letra e një 7-vjeçari në SHBA që pushtoi rrjetin

November 19, 2020 19:26

“E urrej celularin e mamit”, është letra e një 7-vjeçari në SHBA që pushtoi rrjetin

Letra u bë publike nga mësuesja e  tij, ku shkruante se donte që mami i tij të mos kishte kurrë celular. Shënimi i shkruar me dorë u shoqërua me një vizatim të një smartphone me një shenjë X sipër dhe një fytyrë të trishtuar.

Gjithçka filloi kur Jen Adams Beason, një mësuese e shkollës fillore në Luiziana dha ​​një detyrë shtëpie, duke u kërkuar nxënësve të saj të shkruanin për një shpikje që nuk u pëlqente dhe pse.

“Unë e urrej telefonin e mamasë time dhe uroj që ajo të mos ketë kurrë një të tillë. Ky është një zakon i keq“, shkruhet në letër.

Kjo është një situatë që mund të prekë çdo familje të ditëve të sotme, ku shumë prej punëve vazhdojnë edhe në shtëpi apo një pjesë e fëmijëve e prindërve qëndrojnë më shumë seç duhet në telefon, I-pad apo kompjuter. Teknologjia ka krijuar një distancë, mur të padukshëm mes prindërve dhe fëmijëve duke e zbehur këtë marrëdhënie.

o.j/dita

November 19, 2020 19:26
Komento

2 Komente

  1. sara November 19, 20:05

    Mendje gjeniale e nje femije.Zoti ta bekoje!

    Reply to this comment
  2. Sulltan November 22, 17:32

    Prit ku e kemi !
    Kur distancohet edhe nena ndaj femijes te vogel
    Per shkak te teknologjise ,e ardhmja duket te jete akoma me artificiale dhe e ftohte .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim