E vërteta e “çmimit për ushqimin” në Shqipërinë e vitit 1987

January 2, 2019 23:43

E vërteta e “çmimit për ushqimin” në Shqipërinë e vitit 1987

Me 6 prill të vitit 1987, Shqipërisë do t’i akordohej një çmim ndërkombëtar për ushqimin.

Shtypi i kohës sillte një artikull të gazetës zyrtare të komunistëve daneze ku evidentohet ky çmim që iu akordua Shqipërisë në një event për ushqimin të mbajtur në Meksikë.

Gazeta daneze “Arbejdern” e 22 prillit të vitit 1987 raportonte se çmimi iu dorëzua Sofokli Lazrit si përfaqësues i Shqipërisë.

Shpesh përgjatë viteve është përmendur fakti se ky çmim iu akordua Shqipërisë nga organizata botërore e ushqimit FAO.

Duket e çuditshme duke qenë se në atë kohë, Shqipëria po përballej me problematika serioze për furnizimin e popullatës me ushqime e sistemi që po aplikohej për furnizimin ishte ai i tollonëve ushqimore.

Në fakt, zyrtarët e FAO-s ishin vetëm në cilësinë e pjesëmarrësve në atë event të organizuar nga dega lokale e ushqimit në Meksikë në vitin 1987 – shkruan gazetari Kreshnik Kucaj i portalit Scan.

Çmimi nuk ishte i FAO-s, ai mbante emrin “Enrique Diaz Balestros” një funksionar i administratës meksikane të ushqimit të atyre viteve që vlerësohej për kontributin e tij dhënë në çështjen e furnizimit ushqimor në rang kombëtar.

Ishte më shumë reflektim i marrëdhënieve që Meksika kishte më Shqipërinë.

Një dekadë më herët, në vitin 1976 Shqipëria ishte një nga tre vendet, sëbashku me Kinën, që mbështeti kandidaturën e Meksikës në garën për sekretar të Përgjithshëm të OKB-së. në këtë garë ishte ish presidenti i Meksikës Luis Echeverría Álvarez përballë sekretarit që garantonte për një mandat të dytë Kurt Waldheim.

Gara do të fitohej nga ky i fundit, megjithatë kjo votë e Shqipërisë duket se diktoi mbajtjen e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve në vitet në vijim, marrëdhënie të cilat do të shoqëroheshin edhe me një vizitë në Shqipëri të ish presidentit Echeverría në vitin 1986 e më pas me akordimin e çmimit të ushqimit për Shqipërinë në vitin 1987.

n.s. / dita

January 2, 2019 23:43
Komento

33 Komente

  1. bio January 3, 02:55

    Nuk dua te mbroj ate kohe por duket se ka nje gjuhe te helmatisur per te nxire cdo gje te periudhes 1944-1990 si ky artikulli qe po lexojme.
    .
    Kujdes !! …nuk eshte vetem viti 1987-1990 kur u vu re nje “pikiade” e paspjegueshme e furnizmit te popullit sikur e po e bente nje dore e zeze mbrapa perdes.
    .Dihet qe tufezimi dhe mbyllja e oborrit kooperativist dhane goditjen e tyre..Po ashtu ne vitet 1975-1985 u vu re nje bum I rritjes popullsise ku brezi I ri perbente me shume se 60% te popullsise se asaj kohe qe donin te “ushqeheshin”.

    .Kam lexuar nje liber per Rumanine per vitet 1980-1989 ku kishte njerez me pushtet qe “nen rrogoz” punonin per rritjen e pakenaqsise se popullit ku drejtimi kryesor ishte mungesa “e planifikuar” e artikujve baze si veza-djathi-mishi..e deri te kafeja..
    .
    Pse nuk permendin Envernxiresit vitet 1966 -1976 ku gjeje dhe qumesht dallendyshe dhe nuk mungonte asnje asortiment ?
    .
    Njihen tre peridha te veshtira te kohes Enverit…
    .
    1945-1950 ku pothuajse gjithe bota vuante ku do permendja Greqine qe numri I te vdekurve nga uria eshte I pabesueshem apo Italia e Jugut ku gjysma e te uriturve I hipen vaporave dhe kapercyen Atllantikun
    .
    1962-1964 Kur si rezultat I kombinimit te nje thatesire t tejzgjatur dhe bllokades te Ruseve arriti nje gjendje dramatike ku ka patur me te vertete njerez qe ushqeheshin dhe me barishte.

    ..Kurse keto ‘TALLONAT e viteve 1986-1990 ishin me teper racjonime brenda normave te nevojeshme te ushqimit dhe mund te kishte ndonje teprim ne muajt shkurt mars dhe shto prillin per zonat malore..

    Ka ardhur koha te mos “masterbojne” me Enver-Nxirsit dhe duhet te shikojne dy anet e medaljes sot..OK shikoni rrogat e Holliwoodit te Blendi Fejziut…pasurite e Lalezioteve qe nga Argita me Xenin e deri te obezet e atij burrecit qe ka grua kryetaren e LESH-ise

    Shikoni se 5-10 % e Shqiptareve bejne jete agallaresh shumica e tyre kane vjedhur pasurite kombetare…shto dhe nja 10-15 % qe perbejne kategori “qe I pane hajrin kesaj porno-demokracie si ..deputete..ministra etj kurse pjesa tjeter rreth 75% e tyre jane te varfer ..shume te varfer dhe deri ne varferi ekstreme

    Standardi ndërkombëtar i vendosur nga Banka Botërore për varfërinë ekstreme është niveli i të ardhurave 1.9 dollarë në ditë për person.

    Të dhënat e fundit statistikore për nivelin e varfërisë i përkasin vitit 2012.

    Në këtë vit, sipas Bankës Botërore, Shqipëria kishte 31 mijë persona ose 1.06 për qind të popullsisë që jetonte me më pak të ardhura se 120 lekë në ditë.
    Por një pjesë e madhe e popullsisë, edhe pse nuk figuron nën nivelin e varfërisë, i ka të ardhurat vetëm pak mbi këtë nivel.

    Mbi 45% e popullsisë shqiptare aktualisht jeton me më pak se 5 dollarë në ditë sipas standardit të fuqisë blerëse, që në Shqipëri përkthehet më pak se 325 lekë në ditë për person.

    Parashikimet zyrtare të bëra nga ekspertët e bankës tregojnë se për të zhdukur përfundimisht mjerimin, Shqipërisë do t’i duhet të paktën një dekadë.
    Por me një kusht.

    Rritja ekonomike duhet të jete
    cdo vit rreth 4%, dhe të shpërndahet në një mënyrë të drejtë tek të gjitha shtresat e popullsisë qe eeshte e pamundur per ate vend qe prodhon vetem sutjene per Moniken e Nevruz preshidentit
    .
    Nëse do kishit bërë ndonjë përparim ekonomik pas 1992 –it do ja u bëja hallall këto orgazma qe shijoni duke sharë atë kohë me ushqime BIO..
    ..
    Nëse nuk do ishin te ardhurat e 1.5 miljon emigrantëve për cerek-shekulli..Nëse nuk do ishin borxhet stratosferike.. Nëse nuk do ishin te ardhurat nga hidrocentralet e Xhaxhit ju siguroj qe ai popull do bente “lidhse kepucesh” jo vetem me politikuajt e Tiranes por dhe me xhambasdoret e vendeve miq qe vetem te tille nuk jane

    Reply to this comment
    • Toni January 3, 09:00

      Vitet 1966-1976 qe merr si reference, jane vitet e lulezimit te marrdhenieve me Kinen. Industria mbeshtetet teresisht nga Kina, furnizimi me veshmbathje dhe kinkaleri gjithashtu. Valuta e fituar nga importet perdoret per te blere ne tregun boteror jo vetem sheqer e kafe, lavatrice e frigorifere, por deri edhe banane. Keshtu qe jetohet ne nje bollek te papare dhe Shqiperia e atyre viteve krahasohet me vendet e tjera te Evropes. Por me prishjen e marrdhenieve me Kinen, gjithe valuta e fituar nga importet duhet te perdoret per te mbajtur ne punen industrine dhe perfunduar veprat industriale, hidroenergjitike te filluara. Vendimi per te prodhuar buken ne vend, con ne pakesimin e tejskajshem te foragjereve, perimeve, frutave dhe keshtu edhe te bagetise dhe blegtorise. Tufezimi i jep edhe shtytjen perfundimtare dhe tani jo vetem qe mungojne kafeja, vaji dhe sheqeri, por edhe mishi, bulemti e deri edhe veza, perimet e frutat. Dhe populli jeton ne diete te detyrueshme, ne saj te politikes largpamese te udheheqesve tane qe ju i mbroni. Dhe sigurisht, fajin e kane imperialistet, qe nuk na japin mallra veresie, apo kerkojne qe ne te marrim kredi per te ushqyer popullin. Po me mire ne hame bar se sa t’ja shtrijme doren atyre. Idiotesia eshte e pafund!

      Reply to this comment
    • POPULLI January 3, 12:40

      OKKKKKKK……..!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku January 4, 22:50

      O bio, me fal. po ti qeke i kokerr budalli, qe nuk ia gjen shokun. Ne kohe te Enverit vetem URIA ishte bio, mer teveqel

      Reply to this comment
  2. bureto January 3, 13:08

    Ndihma kineze, sigurisht qe nuk jepej falas qe te quhej ndihme. Ajo jepej edhe per kontributin qe u jepnim edhe ne atyre ne fushen politiko-diplomatike, kur ajo nuk ishte anetare e OKB. Anijet e tyre çanin detet me flamurin shqiptar, ministri yne i jashtem ne çdo sesion te OKB ngrinte zerin per njohjen e Kines, në Cerrik ishte nje stacion i ngritur nga ata, per perhapjen e zerit te Kines ne Europe, aleancen ideologjike per kundervenien ndaj “revizionisteve’ hrushioviane etj.
    Mbasi Kina ndryshoi kursin (bravo i qofte, se nuk ishin budallenj te vazhdonin kursin e kryemarksistit tone boteror) dhe kryetari Mao priti ne Pekin presidentin amerikan Nikson, Enverit iu fanit perseri frika e lenies se pushtetit, njelloj si me Hrushovin. Dhe filloi ftohja, rrjedhimisht dhe paksimi i ndihmave gradualisht, deri sa kinezet shpallen me 8 korrik 1978,nderprerjen e tyre. Sigurisht ato qe ishin dhene me bollek nga Kina, kryesisht materiale dhe pjese nderrimi, vazhduan dhe dy tre vjet, deri sa perfundimishte ra ‘zija’.
    Kjo ishte sado pak historia e dashurise kino-shqiptare. Gjithsesi, kontributi i tyre, jo per fajin e tyre, me shume u perqendrua ne fushen ushtarake. A nuk qemë ne qe do te luftonin dhe do te mundnim armiq dhe koalicion armiqsh imperialisto-revizionist?! Kush ka jetuar ne ate kohe, tashme i di shume mire keto.
    Po gjithsesi në saje te tyre, disa jetonin në nivel mesatar, sidomos ata qe kishin rroga shteti dhe kryesisht burokratet e Tiranes dhe ne disa qytete kryesore. Por fshataresia, (mbi 65% e popullsise), dhe sidomos ajo kooperativiste, ishte ne dite te hallit.
    Ne vijim te idese se “eldorados socialiste” shqiptare, po tregoj shkurt nje episod te pare vete me sy. Aty nga fillim marsi i vitit 1978, nje mengjez i ftohte, por me diell, u ndodha para portes se Uzines Ushtarake ne Çekin, afro 6-7 km larg Gramshit. Kuptohet qe nuk te linin te hyje aty, dhe po prisja per çeshtje pune nje kolegun tim te dilte. Ishte kohe kur venin dhe nxenesit ne shkolle. Meqe kisha nje motor, nje femije 8-9 vjeç iu afrua atij dhe po e shikonte me kureshtje. Iu afrova edhe une. Eshte pak te them qe atebote, mu kujtua Luli i Migjenit. Ishte veshur holle, me nje pale sandale te bera vete me llastike kamardaresh, me koken te qethur me gershere dhe me nje trajste librash krahqafe. Te mos e zgjas i perkedhela koken me dhembsuri dhe e pyeta per shkollen. A e donte, a mesonte e te tjera si keto. I thashe nderkohe qe te mesonte mire qe nje dite te kishte dhe ai nje motor si imi. Tundi koken. Pastaj i mora çanten paksa te grisur nga fundi dhe nxora fletoret e detyrave dhe po i shfletoja, duke e lavderuar njeherazi, per t’i dhene kurajo. Kuptohet se nuk me pelqeu cilesia e tyre (niveli i shkolles apo nxenesit kjo pak kishte rendesi) Atë çast pashe aty edhe nje pako te mbeshtjelle me gazete dhe e hapa. Kishte buke misri, pak djathe dhe nje qepe. Nuk fola per to, por e mbeshtolla pakon dhe e futa prape ne çante. Ku e ke shkollen?-e pyeta. Ne Gramsh m’u pergjegj. Menjehere me erdhen ne mendje lloj lloj mendimesh. Isha i prekur. Femijte e mi ronin disi me mire ne qytetin nga vija. Po ky e shoket e tij, pse jo? Femije, ne ate te ftohte, me ate ushqim dhe veshje shkonte çdo dite gati dy ore me kembe ne shkolle. Kuptohet, keshtu, se cila do te ishte edhe mbarevajtja e tij/e tyre ne mesime.
    Me besoni, se ne ate kohe, ne Shqiperi, ky nuk ishte nje episod i veçuar. Fshati, sidomos ai kooperativist, pergjithesisht ishte i varfer. Por mbas prishjes me Kinen erdhi dhe rrokullisja perfundimtare, tashme per te gjithe vendin.
    Ketu po e nderpres, se kushdo e njeh mire ate kohe. Situatat qe vijuan dhe ato qe pame me syte tane ne vitin 1990, dhe sidomos 1991, qene te tmerrshme. Shqiptaret e “lumtur” po iknin nga syte kembet dhe jo pak, por mbi nje milione. Kuptohet qe nuk po iknin nga Parajsa!

    Reply to this comment
    • Hajdari si bisht sqepari January 3, 13:55

      Me besoni, se ne ate kohe, ne Shqiperi… e terci e verci, kishte mjaft sojsezer. Disa si puna e ketij byretos e mbanin qylafin e ballit gjithe zhul fshehur ne senduk, kurse disa te tjere, ata me te rrotkarizuarit i kishte deguar bac Enveri ne Spac qe t’i bonin yzmet sapunit.

      Reply to this comment
  3. ELIOT January 3, 17:24

    CMIMET NE SHQIPERI ….HA HA HA KAM FATIN TE JETOJ QE PREJ 25 VITESH NE FRANCE DHE EUROPE …. DHE KUR I PASHE SI KANE JETUAR NE EUROPE KRAHASIM ME NE …. ME VINTE PER TE QARE NGA ZEMERIMI BABI DHE NENA IME PUNUAN GJITHE JETEN DHE NE FUND TE MUAJIT BUKE ME KOS OSE …. MAKARONA … DHE MOS ME THONI SE KISHA SHUME SHOKE DHE SHOQE DHE TE GJTHE JETONIM NE MIZERJE …KUR NE EUROPE VETEM ME NJE RROGE NE FAMILJE I DILTE TE HANIN TE MBUSHNIN.. FRIGON..DHE E SHIKOJ ME NJE RROGE NE MUAJ BLEN AQ GJERA SA NUK I BLEN PRINDERIT E MIJ TE SHKRETE QE PUNUAN 80 VJET PUNE …ESHTE TALLUR ENVER PADERASI ME SHQIPTARET TURP TE KETE RRACA E VET ..CMIMET ISHIN SHUME TE SHTREJTA PER RROGAT NE MIZERJE … DHE DISA COBANE QE KURRE SKANE JETUARN E EUROPE TA MBYLLIN SKEPIN NGA ANALFABETIZMI …. SE NE SHQIPERI SE NIHNIN PARFUMIN ..KUR EDHE ZEZAKET ARABET I PARFUMONSIN NE PARIS …. ME KOMUNZMIN KISHTE VETEM MIZERJE DHE MJERIM MERCI ..KAM VITE QE S HAJ ME MAKARONE DHE KOSIN E KAM HARRUAR SE KA MIJERA EMBELSIRA PER DESERT …MERCI

    Reply to this comment
  4. Doni apo nuke doni ju o mije kenetash e mizakali,Drejtesia do te BEHET....... January 3, 17:26

    O Hajdari si bisht sqepari,qe ke dale nga dolet e djallit,ku e gjete moralin ti o bishe e jashteqitjes shqiptare qe i akuzon vikimat e diktatures komuniste,ku, tek bolet qe ja ferkoje te dashurit te sateme,qe te beri te gelltisesh nje luge supe te prishur dhe te vjellesh tere jeten,ku, o mije kenetash qe mbete po mizekali,Turpi dhe marria do te mbuloje shume shpejt,kure e djashmja dhe e sotmja o te duket si nje ender dhe e nesermja e afert po vjen minuti qe nga superlukset ne bythe te kalit,ne bangen e Drejtesise ne nje fund te turpshem e pakthim.Mallkimi i mijra nenave e grave te veshura me te zeza si dhe i mijra femijeve te mbetur jetim shume shpejt do te bjere mbi ju o docerit e docerve,o pjese e jashteqitjes shqiptare.Ne moralin tuaj ishte ti kerkonit falje martireve te fjales se lire,theme une,po ku do ta gjeni morlin ju o mizakali qe mbetet ne bythe te kalit?Ju o mije kenetash e mizakali u bente aqe te neveritshem e te binjakezuar me djallin,sa detyruat,SOVRANIN,USA,e BE te kerkojne me force Reformen ne Drejtesi,Vettingun e ligjin e Dekrimializimit.Turpi do te mbuloje shume shepjt rracen e djajve me fytyre njeriu qe nuke keni te ndalur ne ligesi.Besoni,binduni e ndaluni ne marrite tuaja,dhe rrefehuni sa nuke eshte vone,qe SOVRANI,USA,BE e Ligji dhe ZOTI t’u meshirojne.

    Reply to this comment
  5. 1970 gold January 3, 18:12

    Dikush nga komentuesit lart thote se ishte ndihma e Kines qe na ndihmoi….Kurse une do thoja qe ishte dipllomacia e Enver Hoxhes qe beri marreveshje ( deal) me Kinen..te ndihmoj ne OKB dhe ju me jepni ‘hakun” qe shkoi ne fakt mbi 20 miljard dollare.dhe kur kinezet propozuan te beheshim VELLEZER ME TITON..ai xhaxhi u largua..por kjo mrekulli shqiptare ne ato vite akoma studjohet nga bota dipllomatike

    Në arkivat e Pallatit të Qelqtë në Nju Jork. Prof. Dr., Giovanni Armillota, nga Italia, shkruan në njërin prej studimeve të tij se Shqipëria (“The International Journal of Albanian Studies”, Columbia University, New York, I, 1997, N. 1, Fall: 69-81 / ALBANIA AND THE UNITED NATIONS: TËO CASES SEEN FROM A DIPLOMATIC HISTORY PERSPECTIVE), qysh prej kësaj kohe u fut në marrëdhënie bilaterale shumë të ngushta me Kinën, dhe ishte ajo që përgatiti dhe paraqiti një seri prej tetë rezolutash, duke ia nisur nga viti 1964 deri në vitin 1971, kur Pekinit iu njoh e drejta të përfaqësonte Kinën në OKB.

    Beteja diplomatike tetëvjeçare që Shqipëria bëri në Nju Jork nuk ishte e përqendruar vetëm në bindjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për njohjen e Pekinit si përfaqësuesi zyrtar i më se 700 milionë njerëzve që jetonin asokohe në Kinë, por së pari, që të zgjidhej edhe një çështje tjetër e rëndësishme, për sa i përket kësaj rezolute: një aneks në të, ku të sanksionohej se përfaqësuesi i popullit kinez edhe në Tajvan do të ishte tashmë jo Çang Kai Shija, por Republika Popullore e Kinës.

    Më 15 dhjetor 1961, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së aprovoi një projekt të SHBA-së (nënshkruesit përfshinin edhe Australinë, Kolumbinë, Japoninë dhe Italinë) Rezolutën 1668 (XVI) që ftonte Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së “të vendoste, duke u bazuar në nenin 18 të Kartës së OKB-së, se çdo propozim që kishte si qëllim të ndryshonte përfaqësimin e Kinës do të konsiderohej “një çështje e rëndësishme”. Kjo pra, theksonte tashmë faktin se një pranim eventual i mundshëm i R.P. të Kinës do të merrej vetëm “me një shumicë prej dy të tretash të anëtarëve prezentë në votimin për këtë çështje”.

    KONTRIBUTI REAL I SHQIPËRISË

    Ashtu sikurse edhe e pamë, kontributi i Shqipërisë nuk konsiston në pranimin e Kinës. Duhet të theksohet se në këtë kohë SHBA-ja, Presidenti Nikson dhe Sekretari i Shtetit, Henry Kissinger, ia kishin dalë të riformulonin politikën amerikane në lidhje me marrëdhëniet me Kinën. Njëra nga garancitë që iu dha kryeministrit të atëhershëm kinez, Çu En Lai, ishte edhe (ri)pranimi i Kinës në OKB.

    Pyetja e mbetur pezull ishte statusi i Republikës së Kinës në Tajvan. Kishte mbështetje të vazhdueshme për teorinë kineze të dy Kinave në shumë kryeqytete të botës. Por akoma, numri i anëtarëve të OKB-së që nuk ishin dakord me rezolutën “Çështje e rëndësishme” shkoi në ngritje nga 4,.2 për qind në vitin 1961, në 57,4 për qind në vitin 1971.

    INTERPRETIM JURIDIK PERFEKT

    Megjithë faktorët e tjerë të përfshirë në këtë çështje -(edhe një herë duhet të përmendim zbutjen e pozicionit diplomatik të SHBA-së në raport me Kinën në vitet 1970-1971) – menjëherë të bie në sy, padyshim, edhe suksesi i papritur i diplomacisë shqiptare. Ajo çfarë duket më interesante në pozicionin e Tiranës, nëse do të linim jashtë trajtimit tonë argumentet dhe konkluzionet historiko-politike të kohës, është interpretimi juridik perfekt i të ashtuquajturës “vexata quaestio” (çështje e rëndësishme).

    Ndërsa Nesti Nase, asokohe ministër i Jashtëm i RPSSH-së dhe kreu i delegacionit shqiptar bënë vërejtjet e tyre në seancën e 18 tetorit 1971. “Ajo me çfarë ne po merremi tashmë, nuk është as pranimi i një anëtari të ri dhe as përjashtimi i një shteti tjetër. Ne po trajtojmë çështjen themelore të përfaqësimit të një shteti, i cili është prej kohësh anëtar i OKB-së dhe kjo çështje duhet të përcaktohet qartë nga një shumicë e thjeshtë në Asamblè […] ndryshimi i emrit të një vendi të caktuar nuk ka të bëjë fare me statusin e tij të anëtarësisë. Ka shembuj të shumtë nga çështje të ngjashme në historinë e Kombeve të Bashkuara”.

    PËRPLASJET TIRANË-UASHINGTON

    Debati ndezi një duel politik midis Tiranës e Uashingtonit, një debat që do të karakterizonte gati të gjitha fazat e operacionet e procesit të votimit me përpjekje e zell të madh nga të dyja palët. Kreu i delegacionit amerikan e mbronte projektin “çështje e rëndësishme” dhe e stigmatizonte Shqipërinë si anti-universaliste, duke nënvizuar refuzimin e Shqipërisë për të pranuar përfaqësimin e Tajvanit në OKB. Shqiptarët ishin kundër “Teorisë së dy Kinave” dhe pro asaj të “Një Kine e një Tajvani”.

    http://www.gazetatema.net/2017/07/04/beteja-e-ashper-shqiperi-shba-ne-okb-intervista-me-ish-presidentin-george-bush-atehere-ambasador-i-shba-ne-okb/

    Reply to this comment
    • ELIOT January 4, 14:38

      1970 MERDE … NA CAVE TRAPIN ME NDIHMEN KINEZE .. NA KE SHKRUAR SI VICTOR HUGO ..PER SE DINKE SE NE KINE VDISNIN NGA URIA NE VITET 70 ….DHE 80 ..MORE PIONIER …KINA SKISHTE ORIZ PER KINEZET E VET …. I KAM PARE NGA HISTORIANE KINEZE …. QE TREGONIIN ….. VDISNIN NGA URIA …DHE HANIN NJERI TJETRIN NE DISA FSHATRA TE LARGETA …. DHE ORIZIN QE E PRODHONIN FSHATARET E SHKRETE …. CUEN LAI .. TIEN SAO PIN JA JEPTE RUSEVE PER DISA ARME TE VJETRA QE AMERIKA JA DHE GJATE LUFTES SE 2 BOTERORE …PRANDAJ ATO QE THONE SE KINA NA NDIHMOI JA FUSIN PORDHES .OSE JANE GOMARE …MERCI … UUUUU FILLOZOFI NGA VLORA … E KE PARE TAIVANIN CFARE NDRYSHIMI KISHTE ME KINEN MIZERABLE … SEPSE ANGLIA I DHA CDO GJE KINEZVE TE TAIVANIT ..LIBERTENE DEMOKRACINE DHE EGALITEN …QE MAO ME COBANET KOMUNISTA SJA DHANE …. DHE NE TAIVAN SE HANIN NJERI TJERIN SI ME BOLSHEVIKET KINEZE DHE ENVERIN ……. PYET KINEZET ATJE KU JE DHE DO TA GJESH REALITETIN …NA MBYTEN ANALFABETAT …E KUPTOJ SE DIS A I KANE MARE SHKOLLAT ME MIQ SI FEMIJET E ENVERIT QE ISHIN PALLUQE …APO TE KADRIUT POR QE TE KISHTE KAQ SHUME TYCA … SME SHKONTE NE MENDJE ….

      Reply to this comment
      • besa January 4, 21:07

        Ky ELIOT-i kot se koti, ditka me shume per Kinen e asaj kohe se per Shqiperine. Bravo, por kur do mesosh per Shqiperine, apo kur te futesh prape ne vrime?

        Reply to this comment
        • ELIOT January 8, 13:52

          Besa nga skrapari i kam pare historiane Kineze qe tregonin si kam invetuar shpifur une ;;;Jo por ti k lindur budallah noshta por mos vdise idiot ;;;; Ne Shiperine e enverit rrenin aq shume sa qe ju bene budallenj disa ;;;Besa po te dishe Italishte Frengjishte shko ne ordinateur dhe do te tregojne shume KINEZE si jetuan me maon me cuen lajin me tjen sao pinin;;;;;Une po te hap syte ;;;;po ti ndoshta ke nermend te mbetesh analfabet budallah ;;;;; bon courage ;;merci

          Reply to this comment
  6. Nesti January 3, 19:18

    Boll e shate Enver Hoxhen,por a me thoni dot ju se keto 27 vjet kapitalizem,qe jemi hapur bythesh ku deklarohet miqesia e shkelqyer me shumicen e shteteve,kush nga ata na ngriti ndonje fabrike,pallate,rruge,hekurudha etj,pervec kredive dhe huave te marra me interes skandaloz?
    Ne Kine dergonim vaporret plot me krom,ndersa ne kthim vinin plot me hedrocentrale,uzina,fabrika,tanke,avione,sheqer,oris,stofra,mendafshe,pjese nderrimi,specialiste te te gjitha fushave etj?
    Ndersa sot minierat e kromit,bakrit,hekur nikelit etj jane rrenuar dhe shfrytezohen nga turli lloj cubash,por populli nuk fiton asgje!

    Reply to this comment
  7. intelektuali January 3, 20:00

    CMIMI I USHQIMIT I ENVERIT SI CMIMET E LALI ERIT DHE TE EDVINIT TE PAGUARA ME LEKAT E DROGES

    Ja ku i gjente lekat Enveri kur kishte mbetur pa “DASHNORET” e tij, ne Dimrin e Vetmise se Madhe dhe kur BYTHEN e pederastit te pabese nuk e donte me kush ne Bote, ja shikoni o BOLE fanatike idiote si kafshe pylli prehistorike se ku i gjente lekat Enveri kur i gerrthiste Adilit:

    NA DUHEN DOLLARO O TUTKUN, DOLLARO!

    Ngrini veshet e gamorit dhe hapni syte o qorra fanatike te Enverit:

    “Ç’kodimi i krimit të organizuar shqiptar”.

    Ky është titulli i librit të pedagoges së Universitetit të Kalifornisë në SHBA, Jana Arsovska e cila ka hetuar për disa vite mbi mafian shqiptare nëpër botë.

    Libri që është një botim i muajit maj 2015, ka bërë bujë në SHBA dhe në vende të tjera te Botes, ndërsa në Shqipëri nuk është thënë asnjë fjalë e vetme as nga Pushteti, as nga Shteti, as nga Shoqeria Civile dhe as nga Media amatore shqyptare. dhe Libri qe cuditi Boten Demokratike eshte mbajtur ne heshtje te plote nga enveristet ne pushtet te Rilindjes Socialiste. sepse helbete nje Kryeminister me baba kriminel dhe xhelat te Enverit nuk ka si te veproje ndryshe. Në këtë libër autorja e ka studiuar krimin e organizuar shqiptar që nga fillesat e tij, në kohën e komunizmit dhe deri në ditët tona kur Mafia e Kuqe Enveriste me pushtet e ka mbuluar Vatanin me kanabios dhe droge.

    Autorja që është profesoreshë në Universitetin e Kalifornisë e ka bazuar librin e saj, në studime të ndryshme, intervista dhe raporte nga shërbimet sekrete të vendeve të huaja dhe disa raporte të OKB-së, të lidhura me investigimin e kanaleve te droges, dhe me organizatat kriminale që sot janë me aktive dhe prezente në Botën e Krimit.

    Intelektuali ka vendosur që të sjellë disa pjesë të këtij libri, duke nisur nga krijimi i Mafias shqiptare në vitet 1960-1980 me bekimin e Enver Hoxhës dhe deri në ditët tona.

    Krimi i organizuar gjatë komunizmit në Shqipëri:

    “…Është e rëndësishme të dihet se rrjetet kriminale preekzistuese, njohuritë e posaçme, dhe aksesi në zhvillimin e veprimtarive kriminale janë faktorë të rëndësishëm mundësish që shpjegojnë, jo pjesërisht, si pasoje e liberalizimit te vendit (sic tentojne ta sjegojne kete fenomen famekeq ithtaret e Partise se Punes dhe te enverizmit ne Shqypni), por kjo trashegimni kriminale spjegon teresisht dhe totalisht rritjen e krimit të organizuar shqiptar pas rënies së komunizmit më 1991.

    Sikurse shumica e vendeve post-komuniste, Shqipëria qe shtëpi e një rrjeti të gjerë njerëzish të cilët në të kaluarën kishin punuar për shërbimet ushtarake kombëtare, shërbimet sekrete, apo për policinë. Në fakt, shërbimet e brendshme sekrete dhe policore ishin një pjesë kyçe e regjimit komunisto-absolutist. Sipas raportit të Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimet (UNODC) për 2008-n, Policia e Shtetit në Shqipëri dhe Sigurimi i Shtetit ka vepruar gjerësisht mbi ligjin.

    Dhe me kalimin e kohës, spiunet dhe shërbimet e sigurisë i bashkuan forcat për krijimin e një aparati të gjerë informativ ne rajon. Agjencisë e sigurimit të periudhës komuniste gjithashtu zakonisht vepronin dhe bashkpunonin me kriminelë profesionistë, përfshire edhe me shumë prej tyre që ndodheshin në Europën Perëndimore, të cilët joformalisht përdoreshin si informatorë te zakonshem apo mafioze aktivë (Leman and Janssens 2006).

    Sipas raporteve të OKB, këta njerëz përdoreshin kryesisht nga Sigurimi dhe Policia jo vetem nga Shqypnia, por dhe ne rajonin e Ballkanit për një larmi detyrash, si kontrabandë nafte, armësh dhe drogërash si edhe dhe për të vrarë e likuiduar fizikisht persona disidentë te larguar apo arratisur.

    Në Serbi, për shembull, gjërat shkuan aq keq sa që Klani i Zemunit, një prej grupeve kryesore të kontrollit të drogës në vend, ishte kryesisht e bashkuar me JSO, një njësi elitare e operacioneve speciale – dhe kishte artilerinë e saj, mjete të blinduara dhe helikopterë (Samuels 2010).

    Në Shqipëri, disa veprimtari të krimit të organizuar, gjithashtu të papërcaktuara si të tilla, toleroheshin nga shteti edhe gjatë kohës së komunizmit sepse ato gjeneronin fitime extra për shtetin, plotësonin kërkesat e konsumatorëve që nuk garantoheshin dot nga ekonomia zyrtare ne krize permanente nga largimi i Kines Komuniste nga vendi dhe kjo veprimtari kriminale ndihmonte sipas direktivave te Enverit në destabilizimin e shoqërive kapitaliste. Shërbimet e sigurisë së brendshme si Sigurimi i Shtetit dhe Policia e Shtetit gjithnjë ishin organizatore dhe merrnin pjesë aktive në veprimtari të tilla të paligjshme nderkombetare.

    Përshembull,e dhe pse nuk është e dokumentuar mirë, duket se ekzistonin marrëdhënie ndërmjet Kunderzbulimit Kombetar, Kunderzbulimit te Ushtrise, Shërbimit Sekret Shqiptar, Sigurimit te Shtetit dhe krimit të organizuar (Leman and Janssens 2006; CSD 2004).

    Një raport konfidencial i inteligjencës i përgatitur nga një oficer ndërlidhjeje më 2008-n tregon se, duke nisur që nga vitet ’60, shteti komunist shqiptar bëri marrëveshje të fshehta me disa organizata kriminale italiane, duke iu lejuar atyre që të futnin cigare kontrabandë në territorin shqiptar.

    Raporti i inteligjencës tregon se më 1966, Shqipëria iu mundësoi kriminelëve italianë rrugë shpëtimi nëpërmjet Detit Adriatik. Gjithashtu mafiozëve italianë iu lejohej të përdornin aeroportet shqiptare, ku ata magazinonin jo vetem cigaret kontrabandë, por edhe droge. Marrëveshja ndërmjet Sigurimit dhe organizatave kriminale italiane u miratua nga Byroja Politike dhe u firmos vete nga diktatori i Shqipërisë Enver Hoxha.

    Në bazë të kësaj marrëveshjeje në Shqipëri u krijua një njësi speciale, e quajtur “101K”. E vendosur në fshatin Rrushbull, pesë kilometra larg portit të Durrësit, njësia përbëhej nga oficerë speciale të policisë kufitare shqiptare. 101K-ja ruante anijet plot me cigare dhe droge që niseshin nga Durrësi, si dhe mbikëqyrte depot që ndodheshin në Rrushbull.

    Sipas raportit, Ilir Mustafaraj, një ish-zv/ministër, ka raportuar se vetëm gjatë një viti të vetëm nga fundi i viteve ’60, mafia italiane i pagoi 22 milionë dollarë të thata shtetit shqiptar. Paratë shkuan në buxhetin e shtetit dhe disa prej tyre përfunduan në buxhetin e Ministrisë së Brendshme. Në fakt, raporti bën të ditur se helikopterët “Alouette” që vazhdojnë të përdoren në Shqipëri edhe sot nga Mafia Rilindase me pushtet u blenë në vitet ’80 me paratë e mafies italiane.

    Mersin Rama, djali i të cilit, Luan Rama, ka shërbyer si Ministër i Brendshëm nga 2002-shi në 2003-shin dhe sot eshte deputet famoz i LSI-se, ka qenë komandanti i elitares “101K”. Marrëveshja ndërmjet mafiozëve italianë dhe shtetit shqiptar dyshohet se u negociua nga Qazim Myftiu dhe Lorenc Neshati, dy agjentë të rëndësishëm të Sigurimit Shqiptar të cilët më vonë emigruan për në Zvicër dhe iu garantua azil politik kundrejt deponimeve te kryera tek CIA dhe tek Inteligjncat ne Luften kunder kontrabandes dhe droges.

    Bazuar te raporti i inteligjencës belge kunder droges, duket se një tjetër veprimtari kriminale në Shqipëri ishte kultivimi i “Papaver somniferum”, bima e lulëkuqes nga e cila nxirret opiumi dhe shumë opiate të tjera të rafinuara. Pasi fermerët e mblidhnin opiumin, ai i dorëzohej shtetit komunist, i cili raportonte se droga do të përdorej për qëllime mjekësore, por raportet e brendshme bënin me dije se sasia e opiumit të kultivuar e tejkalonte ndjeshëm nevojat legjitime mjekësore të popullit shqiptar.

    Dëshmitarët raportojnë se prodhimi kishte qëllime eksporti për vendet e tjera, dhe raporti investigues belg pretendon se udhëheqja e larte komuniste shqyptare pasi u zbulua dhe mbeti lakuriq para opinionit publik boteror, e argumentoi ate kohe kontrabanden e droges me justifikimin se duhej përdorur:

    “Për të helmuar shoqëritë kapitaliste, në mënyrë që komunizmi të triumfonte”.

    Gjithashtu edhe disa lloje të tjera të krimit të organizuar lulëzuan në Shqipëri gjatë regjimit komunist. Për shembull, njerëz me lidhje të strukturuara kriminale krijuan një sistem paralel për furnizimin me ushqime, të cilat qenë të pakta në atë kohë, duke e çuar nga dyqanet te konsumatorët me çmime shumë më të larta. Bashkëpunimi ndërmjet aktorëve të ndryshëm – prodhues, shoferë, menaxherë shitjesh, dyqane lokale, klientë, e kështu me radhë, ishte i nevojshëm për të krijuar një sistem të tillë të shpërndarjes ushqimore ne nje kohe qe ne fshatra popullata po vdiste gradualisht nga uria dhe mjerimi total…”

    Nga: intelektuali

    Reply to this comment
  8. Bordellovardi Zogu Kurves Pare January 3, 20:38

    Vetem ne kohen e Zagamorit Pare ka patur zhvillim qe Migjeni vetem sa i nxjerr masken..

    Poema e Mjerimit

    Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
    kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
    kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta
    që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
    edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
    të tanë jetën e vet derisa të vdesin.
    E mbi ta n’ajri, si në qesëndi,
    therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
    profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta shkëlqejnë.

    E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
    Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;
    asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
    balli që e ka, syt që e shprehin,
    buzët që më kot mundohen ta mshefin
    janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
    të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
    mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
    me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
    Mjerimi s’ka fat. Por ka vetëm zhele,
    zhele fund e majë, flamujt e një shprese
    të shkyme dhe të coptuem me të dalun bese.

    Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
    Nëpër skaje t’errta, bashkë me qej, mij, mica,
    mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
    lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;
    kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
    kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
    edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
    n’epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.

    Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat
    që nesër do linden me na i mbushë rrugat.
    Mjerimi në dritzën e synit te kërthini
    dridhet posi flaka e mekun qirini
    nën tavan të tymuem dhe plot merimanga,
    ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
    ku foshnja e smueme qan si shpirt’ i keq
    tu’ ndukë gjitë e shterruna të së zezës amë,
    e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
    mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.

    Foshnj’ e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
    e ama s’e don, por vetëm mallkon.
    Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
    ku foshnjën përkundin lott edhe të fshamit!
    Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive
    të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
    ku nuk mund t’u prishet qetsia zotnive
    kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.

    Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet;
    don ta msojë t’i iki grushtit q’i kërcnohet,
    atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytit
    kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
    dhe fytyrën e fëmis e mblon hij’ e vdekjes,
    një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
    Një fryt kurse piqet dihet se ku shkon
    qashtu edhe fëmia në bark të dheut mbaron.
    Mjerimi punon, punon dit e natë
    tu’ i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
    tue u zhigatun deri në gjujë në baltë
    e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
    Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
    në ditë vetëm: lekë tre-katër dhe “marsh!”.
    Mjerimi kaiher’ i ka faqet e lustrueme,
    buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
    trupin përmendore e një tregtis së ndytë,
    që asht i gjikuem të bijë në shtrat të vet i dytë;
    dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
    ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.

    Mjerimi gjithashtu len dhe në trashigim
    jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
    por eshtnat e shtrembta e në gjoks ndoj dhimbë,
    mund që të len kujtim ditën e dikurshme
    kur pullaz’ i shtëpis u shemb edhe ra
    nga kalbsin’ e kohës, nga pesha e qiellit,
    kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
    plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
    ish zan’ i njeriut që vdiste nën tra.
    Kështu nën kambë të randë të zotit t’egërsuem
    thotë prifti vdes ai që çon jetë të dhunuem.
    Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
    mbushet got’ e helmit në trashigim brezninash.
    Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
    Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
    të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
    në fyt për me harrue nandhetenand’ halle.
    E gota e turbull, gota satanike
    tu’ e ledhatue e pickon si gjarpni
    dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
    nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
    Të gjitha hallet skami në gotë i mbyt
    kur njëqind i derdh një nga një në fyt.
    Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
    dhe bajnë tym si hejt q’i ban shkrum shkreptima.
    Mjerimi s’ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
    dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh,
    që t’apin litarin të shkojsh fill’ e të varesh
    ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.

    Mjerimi s’don mshirë. Por don vetëm të drejt!
    Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
    të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt
    i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
    tu’ ia lëshue lypsiti një grosh të holl’ në shplakë.

    Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
    në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
    Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
    ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.

    Reply to this comment
  9. intelektuali DIXHITAL January 3, 21:27

    Në vend te hyrjes

    Në një intervistë të tij para 6 muajsh Sali Monstra deklaron dy gjera te pabesueshme

    E para:
    Une e kam lejuar Shqiperine dhe sidomos Lazaratin te hashishizohej..( po keto miqte nderkombekare nuk u ndjenë)

    . E dyta
    Ne kohen e Enverit eshte mbjelle dhe tregetuar droga…por cudia qendron se komenti i fundit i me nder me thene “intelektualit” eshte i njejte me fjalimin e Salisatanait dhe per kete e falenderojme Nastradinin tone se qenka zorre e trashe e Berishales.

    PRA CUDI PSE MIQTE PERENDIMORE E LANE SALISUMEN TE MBILLTE DROGE ?

    LE TE SHKOJME PAK MUAJ HASHASHQIPERINE E SALISUMES PARA SE TE LARGOHEJ

    LEXIM TE KENDSHEM:

    E GJITHË SHQIPËRIA SI LAZARATI: ZGJEDHJET DHE BUJQËSIA INDUSTRIALE DIGJITALE E BIMËVE MEDICINALE NE KOHEN E SALI BISHES

    March 21, 2013

    Nja pesë ditë më parë, në Gjirokastër shkoj Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Me ze të plotë dhe fuqishëm, gjenerali deklaroi se nxjerrja e Lazaratit nga harta e zezë e prodhimit dhe importimit të drogës, është një ndër objektivat kryesore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Gjenerali e kishte hallin tek Lazarati. Aty tha se asnjë kilogram hashash nuk duhet të dalë jashtë kufirit të vendit tonë. I kemi fotografuar fushat dhe nuk ka gjë tha gjenerali. Mirëpo hashishi është në kubik, dhe policia i ka bërë fotot natën thonë gojët e liga. Aq më shumë që Kryeministri e përmendi Lazaratin si bastion të PD-së. Lazarati është një fshat që ka një kaluar patriotike të lavdërueshme. Por edhe më shumë se aq. Lazarati është fshati që ka arritur të bëjë atë që nuk ka arritur asnjë katund apo qytet në shtetin shqiptar. Lazarati është një fshat shumë i zhvilluar, me ekonomi model, i njohur si qëndër e prodhimit dhe e përpunimit të bimëve medicinale e me marredhenie shoqerore shume te mira. Por edhe pse nuk përflitet fare në media, Lazarati është në qëndër të vëmendjes së shqiptarëve, të politikës dhe të parisë së Tiranës.

    Një Eldorado Moderne Shqiptare

    Njëra nga qëndrat më të rëndësishme industriale dhe të bujqësisë bashkëkohore shqiptare, Lazarati ka buqjësi të zhvilluar si dhe teknologji moderne dhe të avancuar. Komuna e Lazaratit gjendet në Malin e Gjerë, pjesë e krahinës famëmadhe të Lunxhërisë, rreth 3 kilometra larg qytetit të mbushur me të papunë të Gjirokastrës. Lazarati ka një sipërfaqe prej 41 mijë hektarë, ka rreth 700 familje me rreth 6500-7000 banorë. Prodhimi i Përgjithshëm lazaratas saktësisht nuk dihet, por dihet se shteti shqiptar dhe shtetet fqinje si Italia e sidomos Greqia, kapin afërsisht një miliard euro vlerë në vit mall që nuk zhdoganohet nga Lazaratasit që e konsiderojnë doganën një mjet vjedhje e pasurimi nga ana e shtetarëve. Kjo vjen vetëm nga hashish, sepse heroina e përpunuar nuk numërohet. Si e dimë këtë? Po ja, në gjsymën e parë të vitit 2012, policia ka kapur drogë Lazarati (me famë botërore, e preferuar nga Hollandezët e të tjerët) me peshën 5,000 kilogram ose pesë ton të destinuar për Itali e Greqi. Një ton hashish kushton 93 milionë euro. Pesë ton bëjnë 465 milionë euro vlerë shitjeje në rrugë. Po në një vit? Ja të themi se po kaq kapen edhe në gjysmën e dytë të vitit, edhe pse atëherë bëhet rritja e përpunimi. Pra, nuk është ekzagjerim të thuhet se vlera e hashishit të Lazaratit që kapet nga policia i kalon 930 milionë eurot në vit. Shto këtu edhe heroinën, sepse policia kapi edhe 50 kilogram heroinë me vlerë shitjeje në rrugë 3-4 milionë euro e shumë ngarkesa të tjera e të tjera e dalim tek një milliard dollar mall ‘humbje’ të sekuestruar nga shteti.

    Pra, edhe sikur humbjet të jenë edhe 50%, Prodhimi i Përgjithshëm Lazaratas i kalon dy miliard eurot në vit. Kështu që përafërsisht, cdo lazaratas kontribuon me rreth 200,000 euro në ekonominë shqiptare. Në terma formal, Lazarati, edhe pse nuk është i regjistruar kund, dhe pjesë e ekonomisë informale, kontribuon afërsisht 5% të të gjithë prodhimit kombëtar të deklaruar shqiptar. Mirëpo, duke e ditur se sa e korruptuar është policia shqiptare, druhem se përqindja është ku e ku më e lartë. Nga përvoja personale e di që policët shqiptarë të kërkojnë para për një kundravajtje, dhe nuk besoj se druhen shumë që të kërkojnë para për ngarkesa të mëdha. Duke e ditur se ka për të gjithë, duhet vlerësuar me keqardhje se sasia e drogës që kalon duhet të jetë nja 10 herë më shumë se ajo që kapet. Por kjo është një hipotezë që e hedhin dashakeqësit. Vetëm Lozarati e di të vërtetën. Por, po supozojmë se humbja është diku tek 50%.

    Në shumë drejtime, prodhimi bujqësor në Lazarat është i nivelit të dëshëruar nga kryeministri. Lazarati është shumë i modernizuar dhe përpunimi i produkteve bujqësore është i digjitalizuar. Në Lazarat ka 23 laboratore të përpunimit të bimëve medicinale. Nerëzit jetojnë me standartet më të larta të mundshme, kanë shtëpi e vila që nuk i gjen as në zonat e pushimit të miliarderëve të botës. Vilat e Lazaratit janë blu nga bulerat e ujit dhe janë kështjella të vërteta, me mure, tela, dhe me dyert e rënda. Pasuria e familjeve në Lazarat është përrallore.

    Por Lazarati është model i liberalizmit. Në Lazarat nuk ka nevojë për shtetin sepse nuk ka krim. Në Lazarat nuk ka polici. Në Lazarat nuk vjedh njeri. Të gjithë i kanë dyert hapur dhe kush bën krim gjykohet “fshatce” sepse janë të gjithë të lidhur me martesa, krushqi, shoqëri e interesa ekonomike. Në Lazarat nuk ka uri. Në Lazarat nuk ka piramida financiare apo universitete private. Lazarati ka edhe një besim të thellë fetar në vlerat demokratike sepse shenjti i Lazaratit është Qytetari i Nderit, Azem Hajdari të cilit i këndojnë një këngë dhe që ka një shesh me emrin e tij dhe një memorial, që dikush u mundua ta hedhë në erë por që u rivendos me dinjitetin e duhur. Azem Hajdari ka shkuar në Lazarat si në shtëpinë e tij dhe dashuria e Lazaratasve për të është e dukshme. Të gjithë lazaratasit punojnë bashkë, ndajnë detyrat dhe të ardhurat me drejtësi dhe kontribuojnë në mbarëvajtjen e ekonomisë së katundit më të madh e më të pasur të shtetit shqiptar e të botës. Sic tha edhe kryetari i Komunës, Lazarati ka ndërtuar rrugët më të mira, dhe ka bërë investime të dukshme sepse ka ujësjellës, energji, rrugë të shtruara e siguri absolute. Por ka edhe një standard jetese të lakmueshëm. Për shembull kur shkon tek Sheshi “Azem Hajdari” të merren mendtë nga market e makinave. Lazaratasit nuk emogrojnë. Përkundrazi atje shkojnë emigrantë nga e gjithë Shqipëria që për 2000 lekë të reja, nisen nga Sheshi “omonia” në Gjirokastër dhe punojnë gjithë ditën në fushën e hashishit, një bimë që në Hollandë, një vend i Bashkimit Europian, konsiderohet medicinale.

    Lazarati vizitohet rregullisht nga politikanët e niveleve të caktuara sic ishte fjala vizita e Lulzim Bashës, asokohe Ministër i Brendshëm, që nga Lazarati deklaroi me 24 Maj 2010, se kishte shkuar atje së bashku me deputetin e zonës, Genc Ruli, për të dërguar një mesazh të fortë Europës, sepse tani e tutje edhe Europa do të dëgjojë vetëm gjëra të mira nga Lazarati. Lazarati është modern, i digjitalizuar, i kompletuar, dhe që kontribuon shumë në ekonominë kombëtare. Prandaj edhe Kryeminsitri Sali Berisha e përmendi në programin e tij ekonomik si një sukses për vendin.

    Influenca e Lazaratit është e thellë edhe në kulturë, sepse Lazarati ka hyrë edhe në mitologjinë popullore. Për shembull kur flitet për dikë që përsërit fjalët e politikanëve thuhet, “Nga Lazarati e merr mallin që tymos ky njeri apo nga ndonjë vend tjetër?” Mirëpo e vërteta është se Lazarati ia ka dhënë fjalën Partisë Demokratike dhe personalisht kryetarit të saj, Dr. Prof. Sali Berisha, që nuk do të rrisë më hashish por vetëm sherbelë e caj mali deri në zgjedhjet e vitit 2013. Atëherë, hashishi që është në kubik bëhet gati për tu mbjellë dhe Lazarati nuk e shkel fjalën. Po fitoi PD, policia nuk shkel në Lazarat. Po fitoi PS, Lazarati merr armët dhe pushton të gjithë komisariatet e policisë.

    Problemi i Vogël i Lazaratit

    Edhe pse Lazarati ka 23 laboratore e punishte të përpunimit të bimëve medicimale, Lazarati ka vetëm një problem të vogël. Në Lazarat kultovihen hapur bimë aromatike e mjekësore si qepa, hudhra, e spinaqi, caji i malit e sherbela, por më së shumti hashish. Problemi i vogël i Lazaratit është se të gjithë zogjtë e minjtë janë të droguar nga hashishi. Në Lazarat nuk ka shumë gjarpërinj e nëpërka sepse mbasi hëngren minjtë e dehur me hashish, gjarpërinjtë ngordhën në vrimat e tyre. Ndoshta me Lazaratin në mendje, në dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri Sali Berisha foli shumë për bimët bimët aromatike e mjekësore. Sali Berisha theksoi rëndësinë e kultivimit e të përpunimit të këtyre bimëve për zonat malore, sepse në zonat si Kukësi, 46 % e popullsisë jetojnë me ndihma nga shteti. Ku është dallimi midis Kukësit e Lazaratit? Nuk ka dallime përvecse në pasurinë që kanë. Kukësi është i prapambetur, dhe Lazarati është me bujqësi digjitale. Mirëpo, duke qënë se rritja e bimëve aromatike si hashishi nuk është problem i madh, shqiptarët e tjerë nuk janë budallenj dhe nuk duan të mbesin të varfër. Pse të rrisin caj mali, kur mudn të rrisin hashish të cilësisë së lartë? Disa nuk e dinin se c’ishte hashishi dhe mbollën kërp, po tashti e dinë të gjithë. Në dhjetë vjet kanë hyrë të paktën 20 fjalë të reja për të përshkruar hashishin dhe marijuanën. Edhe pse Sali Berisha premtoi se qeveria do t’i mbeshtesë me “laboratorët më modernë që ju duhen për të gjitha llojet e certifikatave, për vërtetimin e cilësisë së tyre”, prapë nuk tingëlloi bindës sepse ai po flite për luledelet, cajin e malit dhe sherbelën. Modeli i vetëadministrimit demokratik të Lazaratit është një shembull shumë tundues për shqiptarët e tjerë. Ky është modeli i zhvillimit nga poshtë. Të vijë një herë laboratori, dhe pastaj shohim e bëjmë.

    Jo vetëm kaq. Familjet e shquara e me traditë Lazaratase punojnë e kontribuojnë në shumë fusha, që nga industria ushqimore tek transporti dhe kontrollojnë interesa të mëdha në fusha të caktuara. Lazarati ka një traditë kulturore shumë të shënuar, një grup poetësh cilësorë dhe një grup polifonik që është nga më të mirët në shtetin shqiptar. Natyrisht kënga më e famshme është ajo për Azem Hajdarin që e gjeni ketu: http://ëëë.youtube.com/ëatch?v=kYYSvKf9ëJE .

    Influenca e Lazaratit

    E vërteta është shembulli i Lazaratit po ndiqet me shpejtësi nga të gjithë katundet që kanë të njëjtën klimë dhe mundësi. Mirëpo, thelbi i suksesit është të kesh mbështetjen e shtetit. Dhe në rastin tonë, katunde të tëra që e kanë kuptuar se si luhet loja, nuk e kanë pasur shtetin në qendër të vëmendjes për e kanë vënë në qëndër të vëmendjes. Në se shteti nuk i mbështet në rritjen e legalizimin e drogës, që duhej ta kishte bërë me kohë, se Tirana qelbet nga drogat, se nuk ke lokal, pub e mejhane publike ku nuk vjen era e drogës, shteti duhet bërë që të mbyllë sytë. Dhe shteti, që në fund të fundit funksionon sepse ka ca njerëz që punojnë si zyrtarë, bëhet i verbër kur tunden shukat me para. Zyrtarët duan të cojnë fëmijët në shkolla jashtë shtetit, duan të shkojnë me pushime, duan të kenë dashnore, të blejnë makina e shtëpi, dhe të mbajnë vjehrrrën në azlin e pleqve. Pse me rrogën e shtetit do ta bëjnë këtë? Zyrtarët duan të kenë jetën e lazaratasve. Dhe zgjidhja që ne kemi gjetur është që të bëjmë atë që nuk e ka bërë kush tjetër. Cdo katund ka përfaqësuesin e vet në shtet që mbron interesat e katndit. Bile, kemi bërë një gjë që nuk e bën njeri. I kemi marrë kultivuesit e drogës dhe trafikantët, dhe … iu kemi lënë në dorë shtetin. se ky shtet është shteti i popullit dhe kush më mirë e njeh popullin se ata që dalin nga shtresat që kanë provuar burgjet e vendit e të huaja? Kush më mirë e kap hajdutin se ai që është mjeshtër me vjedhë vetë? Kush e gjen vrasësin me lehtë se krimineli? Askush. Kush më mirë e njeh kodoshin se vetë kodoshi? Askush. Prandaj kjo zgjidhje që kemi gjetur ne është ideale. Lisi cahet me pyken e vet dhe në krye të shtetit kemi vënë përfaqësuesit e bandave e trusteve të krimit. Mirëpo ajo që nuk parashikuam si duhet ishte se këta nuk kanë bërë kthesë por po punojnë bashkë me shokët e rrugës, të semaforit, të burgut, e të krimit.

    Politikanët Për Lazaratin

    Në se ne kemi para syve modelin e sukseshëm të bujqësisë digjitale industriale shqiptare Lazaratin, duhet të mos harrojmë edhe kontributin e politikës dhe të politikanëve. Heshtja e politikanëve nuk është e justifkueshme. Asnjëri prej tyre nuk e përmend Lazaratin. Por ne duhet të vlerësojmë këtë qëndër zhvillimi, sepse sukseset meritojnë vëmendje dhe fenomeni i Lazaratit meriton më shumë vëmendje në këto zgjedhje. Lazarati është modeli i suksesit, dhe për shumë shqiptarë Lazarati është modeli i së ardhmes që po imitohet me shpejtësi. Lazarati është ndoshta vetmi fshat që ka arritur të rrisë rendimentin 300%. Para ca vitesh morën një farë që mbillet në klimën e Malit të Gjerë dhe tashti nuk rritet më kacube por bëhet pemë dhe në vend të një kilogram, pema jep tre kilogram. MEgjithatë Lazarati ka një shenjt të vetin, një politikan të shquar, Qytetarin e Nderit, Azem Hajdarin. Hajdari ka qënë një ndër ata që ia hapën rrugën e zhvillimit dhe të modernizimit këtij fshati duke e bërë pjesë të ekonomisë botërore dhe Lazarati nuk ia harron kontributet. E sa për politikanët e tjerë, ata nuk flasin nga modestia. Tashti që jemi ekonomia me rritjen e dytë në botë, mbas Brazilit e para Kinës, është turp me iu tregue gjermanëve e francezëve sukseset tona në rritjen 300 përqind të rendimentit të pemës së hashishit. Lëre më po iu treguam Gjermanëve që punojnë nga 10 orën në ditë e që mezi i paguajnë faturat, një fshat si Lazarati ku vendasit nuk punojnë shumë. Atëherë nuk kemi fytyrë të lypim ndihma e borxhe. Vetëm për këtë arsye nuk e përmendin, jo për tjetër. Sali Berisha nuk shkon dot ne Lazarat dhe ne Tropoje. Por i ka te dy zonat ne zemer.

    Paria e Tiranës po e rrethon Lazaratin me heshtje. Gjatë tetë viteve të shkuara, Sali Berisha nuk e preku fare Lazaratin, nuk e përmendi Lazaratin, nuk iu afrua Lazaratit. Më e shumta që bëri Drejtori i Përgjithshëm i policisë ishte të deklaronte javën e kaluar se tashmë i kishin bërë fotografimet e zonës, nga larg e me kujdesin e duhur. Për këtë politikan, parulla duhet të ‘E gjithë Shqipëria si Lazarati!.” Nga ana e vet, Edi Rama nuk duhet të shkojë në Maqellarë, por në Lazarat dhe atje të parashtrojë programin e tij për rilindjen. Sepse edhe Lazarati e don Rilindjen dhe PS-së duhet një Rilindje për Lazaratin. E sa për Ilir Metën, që e ndrroi kauzën e integrimit për të punësimit, Lazarati duhej të ishte modeli i zhvbillimit edhe per Skraparin e Mokren, Goren e Gramshin. Një fshat mban me bukë një qytet e jo vetëm lagjen “Zinxhiria”. Se ato autobuzët që sjellin mëditëset nga Gjirokastra për 20 mijë lekë në ditë për të punuar në Lazarat janë kontribuesit e vërtetë të integrimit tonë në Europë. Lazarati është modeli i katundit të suksesshëm modern shqiptar që ka pushtuar qytetin dhe modeli i Rilindjes po të sillemi të gjithë si lazaratasit.

    Një Krahasim Mitesh

    Më në fund, duhet bërë një krahasim. Mirëbërësi më i madh në Kolumbi ka qënë Pablo Escobar Gaviria. Në një vend, Los Chaunces, janë 500 shtëpitë që ai ndërtoi për të varfërit. Në atë zonë edhe sot ai njihet si “el benefactor”, mirëbërësi. Këta njerëz i janë besnikë atij edhe shumë vjet mbas vdekjes së tij. Miti i tij është i paprekshëm dhe njerëzit i falen edhe sot sepse ai iu dha strehë, një kafshatë bukë, dhe mundësinë për të rritur fëmijët. Por këta janë të uriturit e të varfërit, ata që nuk e ngopin kurrë barkun sado që të hanë, sepse uria e tyre s’ka fund e nuk ngopet mendja. Këta janë vëllezërit e motrat e mushkave të drogës, e vrasësve, e rritësve të drogës, e përpunuesve, e ushtarëve të krimit. Këta ishin fëmijë dhe që në atë kohë në mendjen e tyre ai ishte heroi dhe modeli. Shteti i Kolumbisë e vrau Pablo Escobar por nuk e fshiu nga mendja e këtyre fëmijëve modelin e suksesit, të pasurimit, të arritjes. Sepse mund të djegësh fusha të tëra me coca, por a e djeg dot coca në mendjen e njerëzve? Prandaj edhe lufta e shtetit të Kolumbias është një luftë që nuk është e mbyllur e që nuk mund të fitohet. Në rastin tonë, si shqiptare, ne nuk kemi një Pablo Escobar që ta mitizojmë.

    Por Lazarati e ka Pablo Escobar Gavirian që e bëri këtë të mundshme. Lazarati e ka shenjtin e vet, Azem Hajdarin. Ky është Qytetari i Nderit i katundit më të pasur në botë. Ky është heroi i Lazaratit, i cili nga memoriali i tij, po të kishte sy e mend e të mund të rrotullonte kokën do të shihte me krenari përparimin dhe begatinë që ai ndihmoi t’ua sillte lazaratasve. Por edhe pse ai nuk i sheh dot lazaratasit, lazaratasit e shohin atë përditë, në Sheshin ‘Azem Hajdari.” Lazarati eshte modeli i jone i se ardhmes, modeli i jone i zhvillimit te nje bujqesie industriale, digjitale, nje fushe ku mund te besh 100000 ne vit duke mbledhur gjethet e dushkut, te sherbeles, cajin e malit dhe lule delet. e natyrisht duke mbjellur pemet e hashishit qe e kane rendimentin 300 perqind.

    Reply to this comment
    • intelektuali January 3, 21:56

      Saliu eshte pjella e Enverit, spiun i Sigurimit te Shtetit,

      NUK E KE PARE NE FOTOGRAFI SI VARKAR NE DRILON I FAMILJES HOXHA?

      prandaj:

      MOS JA NGJIT SALIUN SI MUTI PAS KEPUCE INTELEKTUALIT,

      sepse:

      Sali Berisha eshte pjella origjinale e Enverit dhe nga raca juaj e vemjeve te peshtira te Partise se Punes, prandaj edhe perdori kontrabanden me nafte dhe armatime, por edhe sajoi Lazaratin qe po e vazhdon Edi Rama me sukses te papare sot.

      Reply to this comment
  10. Mark U.K January 4, 18:54

    bio:Sikur te ishte gjall enveri me cfar ke brroçkollitur sikur ne vijm nga planet tjeter do te kishte bere antar te byros politike siç bëri Pali Misken nga sharrtar,Muho Asllanin nga karrocier,Lenka Çuko nga agronome me shkoll te mesme ,Tefta Canin nga mesuesi ministre e arsimit qe kur mori pjes ne nje sumoozium doli e nisi te flas shqip se nuk dinte gjuhe te huaj.Edhe thuani pa pike turpi nuk dua ta mbroj ate rregjim.

    Reply to this comment
  11. Alban Dega January 4, 19:32

    E VERTETA E “CMIMIT TE USHQIMIT” ESHTE KREJT NDRYSHE

    Kur politikanet bejne perkthimin dhe perkthyesit i mbyllet goja e ndalet dora cfare nuk ndodhe…!?
    Kam qene perkthyesi i ish-Presidentit te Meksikes, miliarderit Luis Echeveria Alvarez ne takimin me Ramiz Aliñe ne Tirane dhe i Sofokli Lazerit ne viziten e tij ne Meksike…
    Si ia “ rrasi” Echeveria Ramos Alise dhe krejt politikes shqiptare te asaj kohe !?
    Luftova, u perplasa me Sofon por “ Partia ka gjithnje ka te drejte “ !
    Politika ne plan te pare atehere….
    A nuk eshte bere tash 27 vjet politika rruga edhe me e shpejte edhe se narkotrafiku e human trafiku per tu pasuruar !
    Hollesirat nje here tjeter …!

    Reply to this comment
    • Hamdiu ..Saliu.& Fariu !! January 4, 20:21

      Shuj bre Hamdi se te pakten pas qershorit 2009 ti duhet te ishe ngujuar ne ndonje kulle te “lekes”

      Me mire na trego si na i futi banda juaj e Tropojes me ne krye Sali Serbiberishen…lere te gjotin Sofo te qete ne varr..o hijene tropoje

      Hamdi (alias Alban) Dega
      GAZETA 55 ( e fari ballistit)

      Pse do votoja për atdhetarin Sali Berisha, me 28 qershor 2009?

      Nga Hamdi Dega, Nju Jork

      .. Se pari Sali Berisha eshte
      lideri politik me atdhetar ne Shqiperi.
      Ai e filloi karrieren e tij nga hiçci.

      Biri
      i dy malësorëve pa asnje mbesh-
      tetje, qe per pak e lane pa shkolle
      per shkak te “kleçkave” ne biografi,
      arriti te perfundoje shkelqyer
      Universitetin, arriti te emerohej
      pedagog e mjek njekohesisht… e
      deri deri edhe te specializohej ne
      Paris… Arriti te mesoje gjuhe te
      huaja dhe te shkelqeje ne kardi-
      ologji. Arriti te beje realitet endrra qe
      dukeshin te parealizueshme edhe
      ne ëndërr…

      Pasioni me te cilin ai ndiqte
      zhvillimet ne Kosove, perkushtimi
      ndaj çeshtjes se Kosoves qekur
      ishte mjek i thjeshte eshte shem-
      bullor. Akoma e kam te fresket ne sy,
      ne mendje, ne shpirt kur ne sh-
      tepine e mikut te tij dhe bashkeven-
      dasit tone Mehmet Elezi korrektoi
      komentin tim per planin famekeq te
      Millosheviçit per serbizimin dhe
      kolonizimin perfundimtar te Kos-
      oves.

      Ai koment pati nje jehone te
      madhe nderkombetare dhe koha
      vertetoi largepamesine e tij.
      Ne kulmin e katrahures se ’97,
      kur Shqiperia ishte ne flake edhe
      per shkak edhe te gabimeve
      foshnjarake te Berishes, ne kohen
      qe Presidenca ishte e rrethuar dhe
      pritej te sulmohej nga Çaushët, sic
      me kane treguar deshmitare
      okulare, Sali Berisha nuk e braktisi
      Shqiperine..

      . Vendosi te vdiste si
      hero e jo tua mbathte me te katra
      nga syte kembet, siç do te vepronte
      pak me shume se nje vit me vone
      Fatos Nano! Kjo eshte nje prove
      zjarri, nje deshmi madhore per
      atdhetarine e Sali Berishes…
      Ne kohen e luftes çlirimtare ne
      Kosove, kulla e tij ne Viçidol u be
      baze e sigurte dhe strehe e ngrohte
      e qindra lufetareve per liri te Kos-
      oves.

      Shume prej tyre rane si heronj
      ne altarin e lirise dhe pavaresise se
      Kosoves.
      Vepra me e madhe ne
      Ballkan dhe …
      /Vetem nje ure
      ka ndertuar Ahmet Zogu ne lumin
      Mat dhe bile edhe ne kohen e
      diktatures e deri sot njihet si “Ura e
      Zogut”… Megjithe perpjekjet per ta
      sabotuar fqinjet tane te Jugut e te
      Veriut, Sali Berisha e filloi dhe po e
      mbaron Rrugen Durres – Morine,
      arterien e bashkimit kombëtar
      Shqiperi- Kosove. U vodh. U
      shkapërderdh. Sado te jete vjedhur
      e shkapërderdhur rruga mbetet
      monument , “investimi me i madh
      ne Ballkan”, siç e degjova ne
      “Euronjuz” para dy ditesh.
      E kot nuk thote populli ku
      punohet, ku ndertohet edhe do te
      shkaperderdhet e vidhet ngapak….
      Apo mos valle vodhen me pak
      Nanot e Gjinusherit, Cacet e Bacet,
      Malajt e Balajt ne vepra shume me
      te vogla e tendera !
      Nuk ka shqiptar brenda e jashte
      Shqiperise te sjelle nje fakt korrup-
      sioni ose dallavereje financiare te
      Sali Berishes. Jo vetem kaq. Ne çdo
      rast qe ai eshte informuar apo ka
      marre vesh per korrupsion e
      dallavere, ai menjehere i ka
      spastruar pa medyshje autoret e
      tyre si ne Dogana, ne KESH, ne
      Tatime pra ne pikat kyçe ku eshte
      djersa e mundi i popullit. Persa u
      perket shpifjeve per vajzen e
      dhëndrrin e tij do t’u thoja akuzue-
      sve te tyre turp e faqja e zeze per ju
      se çdo pasuri e tyre eshte e
      mbuluar teresisht nga pagat e larta
      me UNMIK-un e KFOR-in ne
      Kosove. Mos valle djali dhe vajza e
      tij duhet te rrine papune e te heqin
      dore nga profesionet e tyre vetem
      per te kenaqur kundershtaret e tij!?
      Mos valle femijet e tij duhet te
      behen fli te “moralit proletar” dhe
      “dhjete tipareve te komunistit”!????
      Te pergojosh djalin e Berishes
      eshte po aq e turpshme sa pergoji-
      mi i semundjes se kapercyer te
      djalit te Edi Rames… Edhe me e
      paturpshme eshte pergojimi i
      kombesise se bashkeshortes se tij!
      Turp e faqja e zeze se Liri Berisha,
      Balidemaj eshte nderi i gruas
      shqiptare ne te gjithe drejtimet …
      Shembull serioziteti
      /
      Mund te besh shume kritika e
      verejtje per politiken e meparshme
      dhe te sotme te Sali Berishes. Nuk
      ka se si ndodhe ndryshe: kush
      punon edhe gabon. Po askush nuk
      mund ta akuzoje Sali Berishen per
      mungese serioziteti. Sa ishte serioz
      e skrupuloz ne fushen e kardi-
      ologjise kur iu fut asaj, aq bile edhe
      me serioz e tregoi dhe po e tregon
      vetveten ne fushen e politikes. Asnje
      pune ai nuk i futet me dy mendje…
      Kiji inatin por jepi hakun edhe
      kundershtarit. Realiteti eshte realitet
      edhe kur nuk me vjen per hosh
      mua. Me gjeni nje lider politik me
      serioz e me punetor se Sali
      Berishen dje, sot…. Neser ishalla
      do t’ia kalojne shume te tjere per te
      miren e Shqiperise. “ Nuk ka lider
      me punetor se Sali Berishen” ka
      deklaruar EuroDeputetja Doris Pack
      dhe shume personalitete te tjera
      evropiane.
      Zero tolerance ndaj
      imoralitetit
      /
      Nuk ka asnje lider
      politik ne Shqiperi sot qe gezon
      moralin dhe reputacionin e Sali
      Berishes. “Ishte i vetmi profesor qe
      te shikonte si prind, si profesor e jo
      si laper “ me thoshte nje ish-
      studente e tij e para 25 vjeteve…..
      Gjithe jeta e tij, por edhe paraard-
      hesve te tij dhe krejt families se tij
      jane eshte shembull morali te larte
      shqiptar.
      Per çdo gje mund te toleroje, por
      kur eshte fjala per moralin, toleranca
      e tij eshte zero,

      Sali Berishes i duhen edhe kater
      vjet qe t’i perfundoje ato…. Ndaj vota
      ime do te jete per Sali Berishen. Ai
      ngjason mjaft me ish- Presidentin
      amerikan Xhorxh Bush …. Kur e jep
      fjalen, qofte edhe mbrapsht po te
      jete, ai e con deri ne fund. Ne rastin
      konkret behet fjale per fjale per se
      mbari ne dobi e ne sherbim te
      Shqiperise e popullit te saj.
      .
      Gazeta 55
      E premte, 19 qershor 2009

      Shenim : Ti thuash Berishes 1 vit pas Gerdecit dhe 13 vite pas kasaphanes se 1997-es me 4000 mije te vdekur si atdhetari me i madh i Shqiperise dhe ta kraheshosh me Xhorxh Bushin e Madh ( te ndjere) me te vertete duhet te fajsojme Enver Hoxhen qe ju nxorri nga mesjeta e hereshme

      ….
      ganiu
      Nuk është gallatë kjo?
      E ka shkrujt me të vërtetë Alban Dega këtë?
      Pyetje për ty Alban Dega
      E ke shkruajtur ti këtë shkrim te 55a?

      Reply to this comment
      • ALBAN DEGA January 5, 19:01

        Replike me nje trumendere qe me kujton censoret e operativet e Qoftelargut …

        ESHTE E VERTETE E SAKATUAR !

        Asnnjehere nuk kam shkruar per Gazeta 55 dhe “ Bota Sot “ te cilat gjithnje i kam quajtut si “ Borba sot “
        Ai shkrim eshte botuar ngs dhjetera gazeta ne Shqiperi Kosove she Maqedoni .
        Eshte nje shkrim proteste per percarjen dhe kacafytjen, per luften me te eger midis te gjitha luftrave, luften branda llojit midis PS-se dhe LSI-se, qe sic e kisha parashikuar do te conté me siguri ne koalcionin rrenimtar PD-LSI !
        Ne ato rrethane e vetmja gje qe ksm bere eshte deklarata e voted sime virtuale pasi diaspora as sot nuk ka te drejten e votes ne vender ku jetojme ! E drejta e votes eshte nhe nder te drejta themelire te njeriut o traumendere!
        Ne asnje rrjesht ne as nje rast nuk i bej thirrje askujt qe te votoje per Sali Berishen !
        Por edhe me e poshter, se vjedhja dhe botimi pa lejen dhe autorizimin e autorit, pra timen, ai botohet nga “Borba Sot” dhe Gazeta e 55 poshtersive te Fahri Balli Thiut te Saleh Ramollah Berishes she Mehmut Elezit, eshte censurimi i qellimshim i joti more legen qe ke hequr pjese thelbesore te tij si ato ku shkruaj te zeze mbi te bardhe si “ … jam gazetari shqiptar qe kam kritikuar me shume Sali Berishen dhe politiken e tij qysh me 10 qershor 1992 dhe nuk jam aspak i pendular“ se “ …do ta bej te njejten gje perseri… “ sic e kam bere pothuajse cdo dite tash e 26 vjet.
        Jane vetem tre shkrime ne keto 26 vjet qe e kane mbeshtetur Sali Berishen, por jane mbi 2000 analiza e shume me teper komente, qe e kane kritikuar dhe stigmatizuar sundimin e tij autokratik, Salikracine, dhe politiken anti shqiptare, kusare e vrastare, atdheshitjen dhe shtetrrenimin e tij te mbi 13 fishte te Shqiprerise tash e 27 vjet !
        Ndaj hesht e mos na caj menderen me trumenderen tende !

        Reply to this comment
  12. pse e bete enverin shenjtor, pas 1992 ? January 4, 19:43

    Nuk e kuptoj pse armiqte e Enverit midis tyre
    dhe komentuesit demot-buretet-nastradinet
    e deri te mark BUJKU
    po i ngrene permendoren xhaxhit ne memorjen kombetare si profet.
    Arsyet e kthimit ne Legjende te Enverit
    jane tolerimi kriminal qe po i ben perendimi Sali Bishes
    dhe ME SHUME glorifikimi qe i kane bere
    MIZORIT DHE TRADHETARIT ZOG te cilit ju ngrit
    nje derr monumenti pikersht diten kur
    Pashiqi e risolli hapur ne fronin e Shqiperise,
    eshte provokim dhe perdhunim i
    hapur i lirise dhe ndjenjave te shumices se
    shqiptareve qe nuk duan asnje tip diktature
    apo diktatori te bardhe, te zi apo te kuq.
    Por butaforizmi propogandistik aq
    me teper monumenti i tij qe u perurua enkas
    qendron si ulkonje gjakatare mbi varrin
    e Gurakuqit, B.Currit, H. Prishtines,
    A.Rustemit, Elez Isufi t, Zija Dibres,Riza
    Ceroves dhe mijera shqiptareve,pa kursyer
    as kunatin e vet Ceno Bej Kryeziun.
    Vetem deri ne vitin 1928 Zogu vrau mbi
    600 veta.Ne Kryengritjen e Fierit vrau 17
    xhandare, 42 veta dergoi ne litar dhe 168
    denime me burg nga disa deri ne 101 vjet.
    Pas komplotit te Et’hem Totos vrau 4 veta,
    ndersa 148 u denuan me 101 vjet. Per te
    ashtuquajturin e komplot i Durresit dhe i
    Kavajes u pushkatuan 10 veta, u denuan
    8 ne mungese dhe u arrestuan 6 te tjere.
    Permendorja e Zogut qendron si ferre
    murrizi sidomos ne syte e Dukagjinit,
    Pukes qe u dogji kullat, i plackiti gjane,
    mallin, i vrau lulen e burrnise si Lush
    Prelen me te dy djemte, Gjelosh Ramen,
    Cun Sokolin, Pep Niken, Prele Ndoken,
    Gjelosh Ndoken. Ahmet Zogu vari ne
    litare kushtrimtaret e lufterave per liri e
    pavaresi Mark Milani, Babun Celi, Zef
    Delia, Martin Marashi, Gjelosh Marku,
    Mark Kola, Kol Marku, Kol Binaku,
    madje nuk kurseu as njerezit e besimit
    Dom Gjon Gazulli dhe priftin e Dardhes
    Ndue Dashi, Çun Gjergj Gjoni, Dedosh
    Jaku, Ndreke Markiçi,Qerim Sokoli, Halil
    Caka(Puke). Denoj me vdekje ne mungese
    ajken e homerikeve te fundit te maleve
    tona Mark Sadikun,Lulash Gjeloshin,
    Ndoke Mirashin, Dede Thanin, Vas Kirin,
    Ndoke Gjeloshin, Avdi Kolen, Gjergj
    Pellumbin. Zogu me mercenaret e tij vrau
    20 Dukagjinas, denoi me litar 18 veta, me
    101 vjet denoi 17 veta, arrestoi dhe burgosi
    700 veta, u arratisen prej tij 750 te
    tjere ne drejtim te PLaves dhe Malit te Zi.
    Gjate ikjes masive u plackiten mbi 3000
    koke bageti dhe mijera te tjera u prene, u
    theren gjate gosirave disamujore te mercenareve
    operacional te Matit , Lumes
    dhe Dibres. Nuk mbeti vathe bletesh pa
    pre, arke as syndyk grashe pa plackitur,
    voze vene, rakie, fuçi djathi as qyp gjalpi
    apo mishovine pa u perla nga ujqerit e terbuar
    te Zogollit.U dogjen tagjite, u thyen
    kryqat e varreve e pushimeve, u rrahen
    deri per vdekje meshkujt. madje u arrestuan
    14 gra dhe femije (AQSH,F1.52.D.65.
    FL25) “ Hamid Collaku me 30 mercenare
    lumjane u fut ne kishen e Shoshit,
    naten e 2 dhjetorit 1926, duke goditur
    deren me force, pastaj kerkoi 30 arme
    dhe revolucionaret qe kishte mshefur
    frati. Kur kontrolluan e nuk gjeten asgja
    hangren, pine plackiten kishen, i moren
    mushuken te cilin e ngarkuan me placka
    te grabitura. Pastaj fratin e shkrete e
    rrahen me qytat e armeve, e kercenuan
    se do ta vrasin, dhe se fundi e çveshen,
    i moren rrobat, kurse nje bashibozuk
    veshi matelin e tij e doli duke u tallur
    neper katund. Demet e shkaktuara ishin
    mbi 16.800 korona. Kudo u grabit gjithcka
    u pelqente dhe shkaterruan gjithcka
    tjeter qe kishin keta malsore ne shtepite
    e tyre. Ne Dukagjin grate dhe vajzat e
    reja kishin ikur maleve per te shpetuar
    nderin e tyre.Plakat qe mendonin se nuk
    do ti prekte njeri, u perdhunuan shtazarish
    .Per te ndyre fene u then kryqat
    e vorreve dhe bashibuzuket e pangopur
    me ndytesira leshonin jashqitjet e tyre
    mbi varret e te vdekurve te krishtere”.
    Keto Kujtime historike jane dokumetuar
    nga Kamiljo Libardi,famultar , i cili ka qendruar
    ne Shqiperi deri ne vitin 1933.Ky
    njeri i mire i ka pare perjetuar dhe dokumentuar
    keto ngjarje per te cilat askush
    nuk flet madje edhe po foli ndokush etiketohet
    si artmik i demokracise .Sot u sfi dua
    hapur madje dhe triumfalisht dhe gjithe
    duf “peshkopi i kuq” Fan Noli, i vetmi
    burre i zgjuar qe ka drejtuar fare pak kete
    vend, pa asnje tradite demokratike.
    Turp ne jete te jeteve
    per gjeneraten e degjeneruar
    qe jeton sot ne Shqiperi

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku January 4, 22:48

      Enveri te duket shenjtor ty, o trap, qe nuk te ka dale akoma narkoza e operacionit ne tru qe te beri Enveri me gjithe arradhen e sigurimsave, propagandisteve, sekretareve te partise e te rinise. Enveri, ka shkuar ne vërrën e anese dhe shenjtor apo jo shenjtor po desh te na rruaje trapin, mire, po edhe po s’desh nuk prish pune se na i rruan Saliu me Edvinin.

      Reply to this comment
  13. CHAL -ju kujtohen vaporrët në Durrës ? January 5, 01:28

    Më kujtohet një artikull
    për kryeminstrin Kinez Li Kesqiang
    ne 24 Dhjetor, 2014 në Beograd
    kur I la me gojë hapur të gjithë gazetaret ne një konfernce shtypi që foli me nota vëllazerore per periudhen 1963-1973

    .Ai përmendi jo vetem tituj filmash por dhe aktore dhe heronj si te “Horizonte te Hapura” dhe “Oshetimë në bregdet”.

    Imagjinoni në mes te Beogradit kryministri I shtetit me ekonominë më me zhvillim në botë flet për Shqiperine..e viteve 60-70 per filmat per miqsine..dhe ajo qe eshte me kryesorja u shpreh se ndihej krenar qe jetoi ne ate kohe miqesie midis nje superfuqie dhe nje shteti te vogel qe “luante” me superfuqitë

    Ne ate Samiti me një vitrinë liderësh të Europës Lindore, që u thirrën nga kryeministri kinez Li Keqiang, për të diskutuar për një paketë financimesh që Kina mendonte të akordonte për vendet në fjalë…

    Por krahas këtij aspekti të rëndësishëm zhvillimor, kjo paketë kredish të buta që gjigandi aziatik përgatitet të hedhë në këtë pjesë të botës, shënon edhe një siklet për Perëndimin: për BE në rradhë të parë, por edhe për SHBA.

    Li Keqiang, kryeministri kinez më pas në një bisedë jashtë protokollit u shpreh se kishte simpati për Adem Rekën si idhull në fëmijërinë e tij

    Miqësia e thellë tradicionale dhe besimi i përbashkët dhe i palëkundur politik, kanë krijuar themele të forta për bashkëpunim të mëtejshëm ndërmjet Kinës dhe Shqipërisë, vlerësoi Kryeministri kinez Li Keqiang
    .
    “Miqësia është si vera, sa më e vjetër aq më e mirë”, tha Li duke cituar një thënie të vjetër kineze. Shqipëria dhe shumica e vendeve të tjera në Europën Qendrore dhe Lindore, vendosën marrëdhënie diplomatike me Kinën në ditët e para të themelimit të Republikës Popullore të Kinës në 1949, çka i dha Kinës mbështetje të paçmuar, vecanërisht Shqipëria në kohën e Hoxhës …

    Kjo vërteton një shprehje të një analisti virtuoz të huaj që thoshte shprehimisht:
    .
    Kur ushtronte fuqinë e tij në Shqipërinë e vogël Enveri luajti në skenën botërore të asaj kohe si fuqi e madhe..

    Reply to this comment
  14. demo January 5, 04:17

    shenjtor i enverit.Trego si i perndoqi Zogu Mustafa Krujen,
    Kole Tromaren,Ali Kelcyren,Sejfi Vllamasin,Sheh Karbunaren,Bahri Omarin,Qazim Mulletin!
    Regjimi satrap i Zogut i lejoi te formonin shoqeri opozitare kunder Zogut,i lejoi te nxirrnin gazeta ne mergim kunder Zogut,Disa prej tyre i fali dhe i ofroi ne qeveri.Kritikuesin e tij me te ashper Faik Konicen,e beri minister ne Amerike.Nolit i lidhi pension.
    Kur rane ne dore te shenjtorit enver,keta emigracioni politik antizogist cfare u beri shenjtori!???Bahri Omarin,qe ishte fashist,nazist ja preu tre koke ,po Sherh Karbunaren qe nuk ishte fashist,nazist,por klerik
    paqesor,po Sejfi Vllamasin,qe nuk ishte fashist,nazist?
    Nuk i la kusure pa lare Zogut,ish dhendri i Mexhides,hafija i Brukselit,Ja lau amanetet.Edhe ne Bruksel i dergoi 007 Culle Mullai,ti bente sherbime.

    Reply to this comment
  15. demo January 5, 04:38

    E verteta e fotos se banakut.
    Ne vitrinen siper banakut,ne mungese te mallrave ushqimore,shitesja ka renditur:
    Komposto kumbulle
    Recel portokalli
    Ullinj ne uje
    Kavanoza me midhje
    Shishe me leng frutash.

    Reply to this comment
  16. Stop WashBrain....!! January 5, 13:33

    Po ndodh nje fenomen I cuditshem ne Shqiperi.
    Keto artikuj per ushqimin jane vecse nje lavazh truri per kete popull qe e ka kuptuar se ja kane futur sa krahu.

    Nuk flasim per Sheike si Fejzi Toptani qe dreken e ha ne Dubai..kafen e pi ne Rome dhe ne darke I fut ca pordhe te Opiumi Opinjon kunder diktatotit te nevojshem dhe te domosdoshem per ate kohe..Nuk flasim as per Xenin e Argiten..obezet e Ilir metes apo te ndonje Socjalisti qe ditet bertet rrofte Vetingu dhe naten e gdhin me orgjite politike te Monikes dhe Bashes

    Sa me shume kalon koha me keto ndyresite dhe tradhetitet e Parise Kombit ( me nder me thane)aq me shume natyralisht shqiptaret e mesem dhe te varfer qe bejne 80-90% te popullsise vleresojne sistemin e Enverit

    SI E KEQJA ME VOGEL NE ATE KOHE.
    .
    Cudia qendron ne te majten (e vdekur) me Edi Ramushin qe ka beret e pabesueshmen..te cilet ne vend te hapnin Gerdecin-21 janarin-Otranton-rrugen e kombit per te cilat moren votat filluan qe nga viti 1945 per raprezaljet gjoja te Enverit ku Europa dhe Amerika te pakten ne vitet 50-70 ka bere krime “te shendeteshme” shume me teper se Enveri qe nga karrikja elekrike—napalmi apo vrasje demonstruesish
    .
    Nese ka 10 kryekanibale envero fage qe akoma konsumoje kockat e “dikatures” qe ne fakt po I rrisen vleren jane

    Kastirot Dervishi
    Nevila Bujar Hoxha (e bija e spiunit serb)
    Fatos Lubonja
    Fari Balliu
    Mark Marku
    Pellumb Kulla
    Spartak ngjela
    Dashor Kaloci
    Berat Buzhala

    Edhe amerika u pajtua me Kuben dhe eshte poshtrues qendrimi qe po mbahet nga disa kapterra te dipllomacise amerikane qe merren me shqiperine.
    Fidel Kastro ne 1961 I drejtoi rraketat me mbushje berthamore per rrashimin e Washingtonit kurse Enver Hoxha si Garip perzuri flloten ruse qe eshte akti ndoshta me historic ne konfliktett boterore…

    .Biles dhe djali I keq atomic
    Kim I korese veriut
    na u be djale i
    zgjuar.

    .Hajde gallate antikomuniste hajde

    Pra pse ky kanibalizem cerek shekullor me Enver Hoxhen..

    Nuk eshte e rastit qe sapo mori pushtetin Edi Rama ne qershor 2013 nje offensive e papare )biles as ne kohen e saliqenit 2005-2013 nuk u be nje gje e tille) k do permendja bunkarin-shetpine e gjetheve-idiotizmat e sazanit..deri te bunkeri I MPB…
    Nuk eshte e rastit qe krahas “pushkatimit te filmave” nga kryekanibali Kastriot Derrvishaj u dekoruan nga Handikapati Nishani qindra terroriste dhe ish fashiste te stervitur nga CIA per diversion..dhe eshte rasti I pare ne bote qe ndodh nje fenomen I tille:
    me cfare ka ndodhur pas 1991-2 dhe sidomos ne ditet tona ku shqiperia eshte kthyer KOLUMBI E EUROPES…KU MAFJA SHQIPTARE E RRUGES DHE AJO ME KOLLARE..PO JA KALOJNE DHE ASAJ SICILIANE..ku ai vend eshte kthyer ne republike ambasadoriale ka ardhur koha te rivlersohet koha e 1940-1990 dhe le ta quajme KOHA E ARTE E “DIKTATURES”.
    .Me keqardhje u them ketyre Demove dhe Nastradineve Nevilanikave Dashnorkalocev.Fariballive dhe Karstriot Dervishave se edhe nese zhdukni filmat…edhene se coni nga varri dhe vrisni autoret e vdekur dhe te coptoni keti qe jane gjalle dhei kane dale zot vatanit ju nuk mund te hiqni nga ndergjegja kombetare;
    Jo vetem Ushqimi dhe tregu I furnizmit por dhe muziken-Filmat-Kenget-Rapsodite-Librat-Poezite-Pikturat-Skulpturat-Urbanistiken-Hidrocentralet-Pemtoret-Ullishtat dhe ajo qe ka me rendesi Dinjiteti dhe Solidariteti I njerzve qe jetuan ate kohe te veshtire por heroike ku kishte jo vetem gabime por dhe krime qe ne fund te fund eshte faji me I madh I atij populli qe masterbonte me Enverin dje dhe sot pas 30 vjetesh vazhdojne te ushqehen me supen e kockave te skeletit te tij qe nuk po mbaron kurre..Pra dhe I vdekur ai po mund jo vetem armiqte e tij por dhe ato enverofage qe dje I lepinin menderen dhe sot dalin disidente..leshi
    Ju lutem mos e beni Enverin te madherishem jo vetem me keto artikuj qe I ndegjojme per te 500-en here por dhe keto komente nga Envero-fagesh qe kane efekt bumerang ( boomerang) duke e kthyer ne Perendi

    Reply to this comment
  17. demo January 5, 16:55

    Nje komentues kishte shkruar se po te mbanje syza ne Kamboxhia te denonin,duke krahasuar me regjimi n e Hoxhes,qe me syza nmuk te denonte,.Poooor,poor po te pije Coca-Cola ne publik,po te gjije nje shishe coca cola ne hedhurinat e portit te Durresit dhe ta tregoje ne publik e haje 8 vjecin per agjitacion propogande,sepse Enver Hoxha e kishte shpallur pije reaxionare,borgjezo-imperialiste me efekte droguese,degjeneruese per rinine revolucionare.Bananja ishte shpallur frut reaksionar,Tani po marrim vesh nga Hasan Luci,qe ja blinte ne Paris Enver Hoxhes,qe e hante reaxionin me gjithe lekure.Pantallonat e gjera perbenin sinjalin sos,qe po e kerkon belane vete,pooir edhe pantallonat e ngushta tub gjithashtu,Lejoheshin vetem fustanet mbi qillota dhe brekushe.Sidomos vleresoheshin KOMINOSHET,te cilave,u kushtuan kenge dhe poezi,por edhe filma,sic ishte filmi Dasma,ose “Perse bien keto daulle” Te rinjte nga radhet e llumit te proletariatit,qe vishnin kominoshe,ishin avangarda e radheve te rinise revolucionare,kandidate per tu pranuar ne Parti.Nga pijet vere vendi,raki mund te pije sa te doje,por te shihnin me shishe Scotch,Uiski Skoces,ti thoje Burrelit,hapu.Kush i mban mend flete-rrufete qe i vune mbeses se Adil Carcanit ne 1973,se dilte me kone neper Tirane?Kamboxhia njuk i cpiku vete,i mesoi nga paranojaku Enver Hoxha te gjitha.Ky ishte fanari ndricues i ketyre budallalleqeve.Se kur nuk ben pune me bereqet,do t`i biesh legenit.

    Reply to this comment
  18. 1966 January 5, 20:42

    Per te kuptuar pse Enveri mori “bicakun” dhe u tregua I pameshirshem me te drejte duket te nje artikull I Dites ne 26 nendor 2018 me titull”Vajza e gjeneralit tregon dasmën me djemtë e Bllokut dhe Kadarenë” ku behet fjale per orgjite e djemve te disa udheheqesve qe ishin bere Pashallare te kuq si I quante Ismail Efendiu..
    .
    Vera Bekteshi dhe keto monstra (disa) te bllokut ose te gjysem bllokut ne vend te mbyllin gojen shesin mend se kane share apo perdhosur baballaret tyre….duke bere jete princi

    Shikoni ne artikull fotografite si te Droguar te cunit Mehmetit apo Gimi I Manush Myftiut nje rr..k ..K..ari qe dikush e quan me prirje perendimore si thonte dikur Halena Kadare per orgjite te shtepia e Gamor Pashkos..ku rrinin deri ne mengjez dhe dilnin nga shtepia e gojeshtremtit Pashko me shishe qumeshti..qe mos kuptonin qe kishin bo orgji gjithe naten
    ,
    Cfare kerkon kjo Bija e Gjeneral Mavrise sot ?
    .
    Lexoni cfare thote:

    Isha ne vitin e dyte kur u martova dhe “shteti i enverit “ I jep super-shtepi ne qender te Tiranes….prinderit I japin nje burre qe punonte ne New York..hanin..pinin dhe kercenin “Rock and roll” bythe jashte..dilnin jashte shtetit kur I donte bytha…..dhe shanin Enverin..qe ne fakt ketyre Vera-ve (vërrave) Bekteshit…Fatos Lubonjave..Spartak Ngjelave… e deri te Monstra Bashkim Shehu ja beri mire qe I rrasi ne burgje se e meritonin..
    .
    E meritonin se mbi 90% e rinise shqiptare I dilte djersa curke dhe shpesh dhe me gjak..me nje ushqim qe nuk ishte per tu lavderuar…sakrifikonin per vendin se nuk I dinin orgjite e Vërres se Bekteshajve apo te Bashkim Shehlereve qe vrane me koqet e tyre jo vetem baballaret por dhe nje komb te tere..
    ,
    Dhe jane pikerisht keto vemje qe dalin dhe komentojne ne kompjutra dhe vazhdojne orgjite qe lane pergjysem ne vitet 70′ se ai xhaxhi ju tregoi vendin

    Reply to this comment
  19. Dhimbia e madhe Popull January 6, 15:46

    Me gjuhen e “MIGJENIT”te Madh flisni..
    vellezer e motra -eshte koha.
    Rilexoni “ajkat” e komenteve:”1966″sa ‘pse” e bete enverin Shenjtor”sa “poema e mjerimit” e te pa vdekeshmit “MIGJENIT”,sot na duhet me shume se kurre.
    Dimbia e madhe popull.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin