E vërteta e Kullës së Prekë Calit, parë nga pikëpamja ligjore

September 18, 2017 09:45

E vërteta e Kullës së Prekë Calit, parë nga pikëpamja ligjore

Arben Çokaj

Këto ditë, të gjithë u alarmuam rreth një ngjarje të rëndë, që mbuloi mediat tona vizive, portalet e gazetat: Kulla e Prek Calit u rrëzua! E habitshme, a nuk mjaftoi që komunistët e vranë këtë trim e atdhetar të flaktë, që i mbrojti me forcë kufijtë e Shqipërisë?

E nuk munguan akuzat për komunistët, që rrëzojnë kullën e heroit të Malësisë, mllefet e pakënaqësitë e mëdha… sidomos në rrjetet sociale… Dhe mund të thuhet se u përhap edhe një mjegullnajë e qëllimtë, sikur fajin e kishte Bashkia Malësi e Madhe për rrëzimin e kullës.

POR SI QËNDRON E VËRTETA?

Duke njohur përfaqësues të Bashkisë dhe njerëz të tjerë, që u shqetësuan nga kjo ngjarje, mora edhe informacionin e nevojshëm, për ta bërë këtë sqarim, me fakte e fjalë më të kuptueshme, se si filloi e si erdhi puna deri këtu,me këtë ngjarje të pakëndshme.

Disa njerëz që kanë lidhje me deputetin Tomë Doshi, si Gjeto Dukaj – ish kryetar i Komunës Kelmend, Sandër Laçaj – mik i Tomës dhe bashkëshorti i drejtores së monumenteve të kulturës në Qarkun Shkodër, Majlinda Laçaj, etj. në bashkëpunim me Fondacionin Prek Cali në SHBA,  kishin mbledhur fonde për të ndërtuar një kullë 3 katëshe, dhe një shtatore të Prek Calit para saj.

Në letrën e publikuar nga fondacioni Prek Cali, kemi një foto të Prek Calit, një imazh të projektit, dhe dokumentin që Majlinda Laçaj ka lëshuar, duke e cilësuar kullën e Prek Calit “monument kulture”.

Drejtorja e monumenteve kulturore kishte lëshuar kështu një dokument, sikur shtëpia apo kulla e Prek Calit ishte monument kulture, gjë që rezulton të jetë e pavërtetë. Pasi monument kulture, një objekt shpallet vetëm me vendim të Ministrisë së Kulturës. Por ky dokument fals (nëse është i tillë) u përdor për të bindur atdhetarët shqiptarë në Nju Jork e më gjerë, që të mblidhnin fondet për ndërtimin e kullës së re…

Nga fundi i korrikut, fillimi i gushtit, filloi edhe puna për kullën e Prekë Calit. Në fillim u rrëzua kulla ekzistuese, u bë një platformë apo bazament betoni dhe u vendosën hekurat e kolonave, pasi sipas ndërtuesve, ajo kullë që të bëhej e fortë dhe e qëndrueshme, duhej të mbështetej mbi një bazament të ri prej betoni, e të bëhej me kolona betoni,dhe jo vetëm ndërtim me gurë, që ka qenë kulla ekzistuese. Përderisa ky ishte një investim pothuajse privat nga ana e organizatorëve, që injoronte totalisht institucionin e Bashkisë, atëherë edhe kjo mund të lejohej, pasi kulla e Prekës nuk ishte ende monument kulture. Por çfarë duhej atëherë letra e Drejtorisë së monumenteve, që thoshte se kulla është monument kulture? Kjo duhej për të shmangur e injoruar Bashkinë nga ushtrimi i detyrës, për të krijuar alibinë, se gjoja lejen e ndërtimit e kemi nga një institucion më lart…

Me datën 16 gusht – tregon raporti i Bashkisë, një banor i fshatit Rapshë të Hotit, z. Ndue Dok Dreshaj, që është edhe personi më i afërt i mbetur nga familja e Prek Calit, informon dhe i kërkon ndihmë kryetarit të Bashkisë, se kulla e Prekës ishte rrëzuar dhe kishin filluar ndërtimin e një kulle të re, në vend të saj. Z. Dreshaj mund të gëzojë në fakt edhe të drejtën ligjore të trashëgimisë së pronës së Prekës, si nip i tij. Kjo e vuri në lëvizje Bashkinë, e cila të nesërmen shkoi në vend-ngjarje dhe konstatoi rrëzimit e plotë të kullës ekzistuese të Prekë Calit, nga ata që kishin filluar pa leje ndërtimin e një kulle të re.

(Kjo mund të shihet edhe nga fotografitë, që punonjësit e Bashkisë, kanë bërë në vazhdimësi).

Bashkia u ka kërkuar ndërtuesve dokumentacion për rrëzimin e kullës dhe për ndërtimet që po bënin, por ndërtuesit nuk kanë paraqitur asgjë. Në vazhdimësi, iu është dhënë atyre një urdhër për pezullimin e punimeve dhe paraqitjen në Bashki të kërkesës për leje ndërtimi.

Por kjo nuk mund të bëhej, pasi ndërtuesit po ndërtonin në një truall, që figuronte si tokë e shtetit në kadastër. Pra ata nuk kishin as pronësi mbi tokën.

Meqë kërkesa për leje ndërtimi e dokumentacioni i duhur kërkon që trualli ku ndërton të jetë në pronë të ndërtuesit, këta nuk e paraqitën në Bashki dokumentacionine duhur brenda dy javëve, prandaj Bashkia, në fillim të shtatorit, mori vendim për rrëzimin e objektit në ndërtim, si ndërtim pa leje dhe gjobiti sipas ligjeve të shtetit në fuqime 500 mijë lekë kundravajtësin, që kryente punimet e paligjshme.

Duket betoni i hedhur në pistën e bazamentit të kullës së re, që po ndërtohej.

 

Kjo i detyroi organizatorët që kishin grumbulluar fondet, që të takoheshin me deputetin PaulinSterkaj, të cilin u përpoqën edhe me mënyra jo fort të pranueshme, ta bindnin që ai të lejonte ndërtimin pa leje të kullës, por ai nuk pranoi.Ndërsa ndërtuesit vazhduan ndërtimin deri me ndërhyrjen e Bashkisë me datën 14 shtator, ku një fadromë e Bashkisë shkoi dhe rrëzoi një pjesë të murit të ndërtuar në ato ditë. Duke pezulluar kështu edhe vazhdimin e ndërtimit më tej, deri në përgatitjen e dokumentacionit të duhur, për të ri-vazhduar ndërtimin e objektit.

POLITIKA NË MES DHE MUSKUJT E DEPUTETËVE

Ka njerëz që dyshojnë se kjo ngjarje agravoi në këtë përfundim të pakëndshëm, për shkak të arrogancës së treguar nga grupi i deputetit Tomë Doshi, të cilët ua premtuan ndërtimin e kullës malësorëve në SHBA (dikush bleu në këtë kohë edhe një Mercedes-Bens për 40 mijë dollarë), por nga ana tjetër filluan veprimet e rrëzimit të kullës ekzistuese e ndërtimit të tjetrës, pa e pyetur fare Bashkinë e Malësisë së Madhe. Pa e kryer fare procedurën për lejen e ndërtimit dhe pa paguar edhe detyrimet e parashikuara me ligj. E kjo sidoqoftë, është ligjërisht e papranueshme.

Por pse Bashkia u tregua kaq e rreptë, në veprimin e saj për rrëzimin e një pjese muri të ndërtuar dhe pezullimin e punimeve, kur bëhej fjalë për kullën e një figure malësore të respektuar si Prek Cali? A mund të sillej Bashkia pak më butë, më e matur në këtë rast? Këtë e sqaron kryetari i bashkisë, Marinaj, me një deklaratë për mediat ku thotë: “Bashkia ishte e detyruar të ndërhynte. Gjykoni vetë, sa spekulim ka patur me këtë ndërtim pa projekt, që do ishte në jetë të jetëve pa administrator. Pra, një objekt historik duhet të ketë projekt, për sot e për nesër dhe dikush do e administrojë atë. Kush do e administronte godinën pas ndërtimit pa leje dhe për çfarë do e përdornin atë matrapazët, për hoteleri, biznes privat a për çka? Ja pra pse Bashkia ndërhyri. Ndërhymë që Shtëpia e Heroit Legjendar Prek Cali të mos kthehet në një biznes privat të matrapazëve, që nuk pranojnë ta bëjnë të ligjshëm objektin në fjalë.”

Kështu që edhe pretendimet se deputeti Sterkaj nuk pranoi ndërtim pa leje, për shkak të konkurrencës me deputetin TomëDoshi, bien. Kjo çështje është thjeshtë ligjore, nuk ka pse politizohet, është keq-menaxhim i atyre që morën përsipër ndërtimin pa leje në një territor të administruar nga Bashkia Malësi e Madhe. Fondacioni Prek Cali ka grumbulluar fonde, por është mashtruar, është prerë në besë nga ata njerëz, që e morën përsipër ndërtimin e kullës, pa e pyetur fare Bashkinë, e cila administron territorin e Malësisë së Madhe.

NJË ZGJIDHJE E MIRË PËR TË GJITHË

Meqë ngjarja u bë virale dhe pushtoi mediat e politikën, aq sa edhe KM Rama u shpreh për këtë, kjo tregon për sensibilizimin e shoqërisë sonë në lidhje me këtë ngjarje, prandaj duhet të synojmë të përfitojmë prej saj, që të bëhet si duhet, brenda ligjeve një punë e mirë tashmë, pas së gjithave.

Toka ku ndodhej kulla e Prek Calit, duhet t’i kalojë në pronësi nga Bashkia trashëgimtarit legjitim të Prek Calit. Pastaj me miratimin e pronarit, të kërkohet leja e ndërtimit për objektin e ri, duke i paraqitur një projekt inxhinierik Bashkisë dhe dokumentacionin e nevojshëm, konform rregullave. Dhe me ndërtimin e kullës së re, të financuar tashmë nga Fondacioni Prek Cali në SHBA, të  kërkohet nga Bashkia Malësi e Madhe më pas, që ky objekt të kthehet nga Ministria e Kulturës në monument kulture dhe të mbrohet nga shteti.

Besoj se me këtë zgjidhje të gjitha palët do të bien dakord, duke mirëpritur edhe një mbështetje nga KM Rama, në këtë rast.

September 18, 2017 09:45
Komento

24 Komente

  1. 3 MILION KOKE PALARE September 18, 11:25

    ‘Pordhe,pordhe moj dervishe
    pordhe ,veshet nga gervishe
    ti me mire te kishe dhjere
    veshet mos na kishe çjerre’

    Fondacioni nuk flet qe ka kerkuar fonde e sa fonde ka mbledhur e ku kane shkuar!?
    Nipi pas ndertimit e shpalljes monument kulture òfar fiton si i vetemi trashegimtar kullen e viçidollit! te Surelit apo te gjirizit te lalesit ndertuar me kurbane femijet jetime te koke palareve per te bere politike!!!!!

    Reply to this comment
  2. specialisti September 18, 12:08

    I dha zgjidhje gazetari. Si ka mundesi qe nje kulle shekullore e nje personi te jete prone shteterore ?
    Nipi i tij nuk ka kerkuar deri tani ti njihet e drejta e trashegimise ? Tani qe po behet nje ndertim tre katesh kujtohet ai ?
    Rendesi ka qe te ndertohet kulla sipas rregullave dhe te sherbeje sipas deshirave te trashegimtarit.
    Politizimi i prishjes dhe rindertimit , nuk i sherben askujt. Kush ka qene Prek Cali, nuk ka lidhje me prishjen e rindertimin e kulles. Ta gezofte ai qe me ligj i takon.

    Reply to this comment
  3. Moisi Golemi September 18, 16:08

    Keto jane punet e Tom Kodoshit.

    Reply to this comment
  4. lili September 18, 16:49

    Pune taman alla albanistani, ku askkush nuk pyet askend e sikkush vepron krye ne veti: me cfare leje u prish nje prone private komuna? Nuk duhet nje vendim gjykatese si ne cdo vend te botes pasi komuna te kete bere nje denoncin tek gjykatesi per ndertim pa leje, a me leje?
    Kush vendos ? Ne nje shtet normal LIGJI, ne shqiperi Maliqi, dmth ai qe eshte ma i forti!…
    Edhe ky ligji i trashegimise pak si cudi, se ne boten normale ku ta di nipi apo kastranipi se ka nje trashegimi, ne boten normale shteti kerkon trashegimin edhe informon trashegimtaret se dikkush ka lane dska ,a doni a jo me marr persiper ate trashegimi! Ne Shqiperi vendos Maliqi…
    Edhe ky zotnia pretendon me ba nje analize nga ana pikepamja ligjore!
    Ne cdo gjykate nderkombtare do denohi ,nese veproni keshtu: shteti se nuk ka lajmeruar trashegimtarin per te drejtat e ti mbi ate prone, shteti prape qe ka lejuar ndertim nga nje pale te trete ne nje prone private,pa lejen e trashegimtarit, -apo nuk ka lejuar nderhyrjet mvaret sipas kerkeses(se ne boten normal, kur bene nje kerkese per ndertim e nuk te pergjigjet shteti eshte po ashtu nje shkellje te drejtave te qytetarit) , komuna qe ka derguar pa vendim gjykateseve fadronat atje..

    Bref siç thone francezet, sido qe ta marrish dell fajtor shteti qe nuk vepron ligjerisht e nuk imponon nje LIGJ qe perputhet me normat nderkombtare te pronesise.
    edhe ne kete kaos ligjore, e nga ky kaos ligjor, lindin kaoset tjera shoqeror e politike…
    po prape faji eshte tek institutionet qe nuk jane ne gjendje me dall me nje deklarate zyrtare ,te argumentuar, po duhet nje gazetar me be kete pune ;; alla albanistaneze…
    Pfff e doni me shkue n’evrope?
    keni halla shume pune shtepie me krye.

    Reply to this comment
    • Rifat September 18, 20:07

      Burri i Drejtoreshes se Monumenteve te kULTURES qenka ai sekser qe ka mbledh Fondet ne Amerike me gruan e tij drejtoreshe e paska ble edhe mercedes 40000 dollar. Ata kane qene personalisht ne Usa ne muajin maj dhe kan grumbudhu dollar ne emer te shtetit me dokument te firmosur nga drejtoresha gezon statusin monument kulture. drejtorja eshte antare e krysis se PS dhe Edi Rama nuk ka buthe ta fute ne burg, Edhe ministerja KUMBARO duket se eshte ne kete loje pasi nuk po arrestohet drejtorja e burri i saj SANDER LAÇAJ, nje mashtrues qe genjen se punon per amerikannet e nuk ka lene njeri pa mashtruar duke nxjerr viza ne ambasade… Horllek hesapi

      Reply to this comment
    • Arben Çokaj September 18, 22:27

      Meqë flet për gjykatë, shiko ligjet e shtetit shqiptar. Sipas ligjit, IMVT, Malësi e Madhe ka të drejtë të pezullojë një ndërtim pa leje. Subjekti që ka rrëzuar kullën ekzistuese, duhet të ketë leje për atë veprim, pasi ka siguruar dokumentacionin e nevojshëm për truallin, se në pronësi të kujt është dhe ka rënëdakord me pronarin. Me datë 14 shtator, kur Bashkia ka ndërhyrë për të penguar veprimet e mëtejshme të ndërtimit, jam informuar se trualli aty është pronë shtet. Më pas kam parë intervistën me nipin e Prekë Calit, i cili thoshte se pronësia mbi truallin i ka kaluar atij. Mundet se ka qenë në procedurë dhe ende nuk janë bërë kalimet në kadastër. Tani për çfarë gjyqi po flet ti i albanistanit? Ku po sheh procedurë të parregult këtu? Nëse subjekti ndërtues e padit bashkinë, mbi cilën bazë ligjore e bën? Si mund të ndërtohet mbi një truall të dikujt tjetër pa leje e të mbrohesh nga ligji, se gjykata ligjin interpreton?!

      Reply to this comment
      • Shkodra September 22, 06:52

        Per mbeturina si puna jote o Beni i Çokajve the gjithe at a qe nuk jane katolike o legen qenkan nga Albanistani o te shkerdhefte A!banistani çfare permban pragu I deres. Po edhe ata qe nuk besojne tek papa Jane shqiptare o teqifsha tane nerin e families Ku ta kesh.

        Reply to this comment
  5. Arber I September 18, 17:54

    Sqarim i sakte!

    Reply to this comment
  6. Sander September 18, 20:15

    Me rruani biren e bythes. Jam burri i drejtoreshesn dhe kulla e P. Calit eshte monument kulture. Un kam krijua lidhjet me Fundacionin P Cali dhe kemi shkua ne Amerike per punet tona. Bencin e ka deklarua gruaja se i ka fale vllai emigrant.

    Reply to this comment
    • Ilia Toli March 15, 22:51

      Ty të mbaj mend që je horr qëkur ishim në universitet. Nuk çuditem aspak që bën dallavere me ambasadën amerikane. Sigurisht që gënjen. Kështu të mbaj mend. Ilia Toli.

      Reply to this comment
  7. Titi September 18, 21:29

    Kea lloj njerzish jane mesuar te bejne cdo gje pa ligj.Ne kete rast kryesore eshte e drejta e pronsise nderteses e truallit,kush ka pronsine te regjistruar ne hipoteke,sipas ligjit i drejtohet bashkise me projekt e dokumentacjon te plote per te kryer ndertimin.Keshtu fuksionon sipas ligjit.Ju gazetar duhet te dini se edhe salihi ka nj kulle ne vucidol dhe para par kohe e beri te re,mbi rrenojat e mbetura,shkoni pyetni ati si ka vepruar perpara se te shkruani brockulla per tja shitur lexuesit kete e them se ai ka dale ne shtyp per te thene teverteten qe ai gjithnje e konsidefon monopol te tij.Pyteni ku i mori lejen ,projektin parate,qe e ndertoje etj.Pastaj nipiprek calit eshte i orjentuar per te bere veprimet e duhura.Se pari ai duhet te zgjidhi prpnsine e kunt eshte se ne artikullthuhet se eshte e shtetit dhe per kete ai dihet te zhvilloj nje gjya kunder shtetit per pronsine qe pretendon se eshte tashegimtsri i asaj kjo eshte e para .Per rastin ne fjale bashkia ka veprjar sipad ligjit dhe keshtu duhet te veproje cdo bashki.Deputetet qd psrmenden ne kete histori jane ligjvenes te vjeyet dhe ligjet i kane miratiar vete dhe asnje prej tyte nuk duhet ti shkele osr ti injoroje.Keshtu nuk shkohet ne europe

    Reply to this comment
    • Arben Çokaj September 18, 22:19

      Shkrimi është shkruar mbi bazë të atyre fakteve që janë njohur deri në atë kohë. Më pas lexova se nipi i Prekës është shprehur se e ka të marrë pron¨rsinë mbi truallin, dhe ndoshta kjo ka ndodhur ndërkohë. Unë jam informuar me datën 14 shtator se trualli i ndërtimit është nën pronësi tështetit në kadastër.

      Reply to this comment
  8. Drejtesi September 18, 21:44

    Aleksander La[aj, burri i drejtoteshs Majlinda La[aj nashi na dolli pronar i kulles se Prek Calit. Po nga eshte kz e pse nuk arrestohet apo e mbron ambasada amerikane, pasi po thuhet se kz ka cuar ne amerik edhe kriminelin tom doshi se ashtu ka qene toma deri para kater vitesh qe i ka marre viye Aleksander La[aj, Pse nuk arrestohet pra

    Reply to this comment
  9. Juristi September 18, 22:13

    Sander Laçaj eshte bos, Tom Doshi eshte gjigand e bos, e nip i Prek CALIT, Zef Selca eshte bos e mbledhes fondesh gjithe jeten per figura te ndershme shqiptare e perdite eshte ne Shkoder e ka ble tere gazetaret e nuk ka askush tager ti afroi mekroofon e televizionet se i ka ble me dollar. Posht komunistat e Edi Rams Kulla do behet prej Tom Doshit e shkruani sa mundni se asgje nuk beni. Nuk u lexon kush.

    Reply to this comment
  10. Luli September 18, 22:21

    O njerez mos e kruani me Tom Doshin, Aleksander Laçaj qe punon ne Ambasad Amerikane e ia kendon kengen lule lule bash ne lule deri deputetve e me zef Selcen kryetar te fondacionit Prek Cali. Ata jane te forte e bejne ca duan. Mos e kruani se per Alleh jane te forte e Toma deklaroin se keto dite do nisin punet e do e coi kullen tre kat e ju shkruani prralla ne beze…..

    Reply to this comment
    • Arben Çokaj September 18, 23:16

      Nuk kruhet kush me ta, jo, por shteti funksionomn në bazë të ligjeve… E ata ka qenë ma mirë me pa marrë leje ndërtimi me kohë dhe me e ndërtua kullën, për me i shmangë këto incidente.

      Reply to this comment
  11. Komentusi September 18, 22:57

    Mire more ju gazetar po a shihni se me teper probleme dalin ne komente se sa keni ngjitur ne shkrim. Emta si Burr drejtoreshe, shef Fondacioni, benya, shkuarje ne USA nga vete drejtorja me burre me mbeledhur fonde, se Tom Doshi do e ndertoje prape, se per ligj nuk pyt askush, se ju edhe ju mbiullin gojen me dollare si po deklarohet se gjithe tv ne shkoder i ka ble zef selca haha po ku jetojme

    Reply to this comment
  12. Trimi September 19, 14:46

    Pse kruheni kot. Tom Dosh e Sander Lacaj kane lidhje me Edi Ramanen. Drejtoresha e Munumenteve te Kultures, Malinda eshte drejtore e nuk e can per askend. Ajo ben ligjin e bashkia nuk duhet me krua me ta. Nuk pysin as per bashki as per gayetaruq qe nuk kane marre dollare. ata gayetar qe kan marr dollar nuk ia permendin emrin Ja cojne do dollar edhe ketij Arbenit e ky hesht e len ne balt kryetarin bashkis. Drejtoresha thot eshte monument kulture, Tom Doshi do nisin keto punen e te hidhet perpjete atehere Kryetari Bashkise. Rrini urte ore……….. kujdes me tomen e sanrin

    Reply to this comment
    • Arben Çokaj September 19, 22:59

      Dollarë po mundohen të mbledhin prapë në Amerikë për kullën, se si duket me 40 mijë dollarë drejtoresha paska ble Benzin e ri…
      E jo të gjithë mund të marrin para, në një rast si ky, prandaj janë disa që shkruajnë si kanë ndodhë gjërat. Por ju jeni të korruptuar të gjithë për vete, e keni mendjen e korruptuar, dhe kujtoni se secili është i korruptuar. A ke dëgjuar ndonjëherë se unë kam marrë para dhe i shkruaj shkrimet për para?
      Nëse po, më thuaj, e nëse jo, mos ia fut kot.

      Reply to this comment
  13. Tonin September 19, 18:16

    Nese nuk jeni gazete e shitur edhe ju jepini fund ketij maskaralleku mediatik. Nga komentet po jepen fakte tronditese. DREJTORESHA, BURRI I SAJ, BENZI E SERISH DREJTOORESHA DREJTORESHE E ANETARE E KRYESISE SE PS. U bete qesharake…. Keto i ditkan komentuesit e gazetat heshtin. Gjithsesi, ju jeni gazeta me serioze se dhate ca te verteta te skajshme natyrisht.

    Reply to this comment
  14. lato September 19, 22:56

    I lexon keta gangsterat o shtet muti! Maloket prishin kullen e Prek Calit si ti doje qefi;,dhendri lale Qazimit ne Elbasan ja perplas makinen shefit policise,Hajde shtet,hajde!

    Reply to this comment
  15. I SAKTI September 20, 16:46

    Sot burri i drejtores se MONUMENTEVE TE KULTURES PER RAJONIN VERI I BIE PASH ME PASH SHKODRES ME BENZ 40000 DOLLARE QE I KA VJEDH NE FONDACIONIN PREK CALI. KULLA PA LEJE POR ME DOKUMENT TE DREJTORESHES MAJLINDA LACAJ KETO SHKRUANI E MOS BENI TUMNAJA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*