E vërteta e “motrës së Aleks Nikës” natën pas vrasjeve të 21 janarit

January 20, 2018 14:18

E vërteta e “motrës së Aleks Nikës” natën pas vrasjeve të 21 janarit

Në përvjetorin e fundit të 21 janarit, Preç Zogaj heshti.

Por ai është një nga dëshmitarët dhe i lidhur në 21 janar dhe më pas me familjen e një prej të vrarëve, Aleks Nikës.

Në librin “Në kërkim të zgjedhjeve të humbura” ai shkruan me detaje mbi 21 janarin.

Ja pjesë nga ky libër më poshtë që është një tjetër dëshmi se qëndrimet e personave publikë janë shpesh pasojë e piruetave politike, jo ajo që ndjejnë dhe dinë realisht:

 

**********

Në thellësi të korridorit pashë Spartakun që po vinte drejt meje i ndjekur nga një duzinë njerëzish. I vrullshëm si gjithnjë, por edhe i irrituar më tha se kishte folur jashtë para mediave. -Masakër, kjo është masakër. Duhet t’u ngremë moralin njerëzve. Berisha duhet të japë dorëheqjen!

Ishin pak a shumë termat e prononcimit që sapo kishte dhënë. Nuk ma tha atëbotë “skupin” për vrasjen e trembëdhjetë mijë vetëve, me të cilin do të spekulonin gjatë qeveria dhe mediat e saj.  “Edhe trembëdhjetë mijë janë gati të vriten për t’i thënë stop këtij regjimi”, kishte thënë Spartaku kur kishte folur për tre të vrarët e asaj dite. Qeveria do të përpiqej ta trajtonte si plan dhe jo si deklaratë politike këtë shprehje. Por pa treguar se kush do t’i vriste këta trembëdhjetë  mijët.

Një gazetar m’u afrua dhe më tha se mediat jashtë po më prisnin edhe mua për të folur. Isha në dilemë. Situata ishte kaq delikate. Spitali ushtarak me të vrarët dhe të plagosurit brenda ishte në vëmendjen e mbarë vendit atë mbrëmje, për të mos thënë edhe të diplomatëve dhe zyrtarëve ndërkombëtarë që merreshin me Shqipërinë. Ndërkohë që funksionet e mia politike në opozitë nuk ishin të asaj shkalle që t’i përgjigjeshin asaj pritjeje. Por përderisa mediat më kërkonin, kjo do të thoshte se kishte interes për fjalën time.

U konsultova edhe një herë me radiologun për plagën e Aleks Nikës, vajta dhe e pashë sërish në sallën e reanimacionit, bisedova me mjekë, takova motrat e tij dhe të afërt të tij, që kishin ardhur ndërkohë nga Lezha. Të gjithë ishin të tronditur, por tek kishin marrë vesh se kishte edhe të vrarë, kishin një arsye të falënderonin Zotin që të dashurit të tyre i rrihte ende zemra dhe t’i luteshin të njëjtit Zot t’i hapte sytë dhe ta kthente në jetë me zërin dhe buzëqeshjen që kishte pasur. Kishin shpresë, sepse vetëm shpresa i mbante të mos rrëzoheshin, sepse shpresën ia kishin detyrim Aleksit. Kur nuk të merr me të tjerët, vdekja ka menduar diçka tjetër, do të më thoshte nëna ime pak ditë më vonë për Aleksin. Me shpresë edhe ajo.

Unë dija prognozën e mjekëve dhe sesi më vinte. Fillova të mendoj se i kisha edhe unë një detyrim atij njeriu, që as jepte, as merrte, që nuk ishte as në këtë botë, as në botën tjetër, por diku në mes, hije këndej dhe hije andej, mashtrues i pafajshëm i dy pritjeve – i pritjes së të gjallëve këndej dhe i pritjes së të vrarëve andej. I kisha borxh një fjalë për plagosjen e tij, më saktë për vrasjen e tij, sepse nuk kishte shanse të përmendej e të ngrihej më. Fati e kishte ndaluar pak ditë në boshin e humnerës, si Dafi Dok-un e famshëm, por vazhdimi i këtij numri të fatit ishte rënia, jo kthimi. Nuk ka mrekulli aty ku duhet të ketë.

I kisha borxh një fjalë Aleksit, po i kisha edhe atij të mjerit tjetër, Hekuran Dedës, të cilin e kishin rrethuar me tuba në shtratin e lartë, në një si mizanskenë çmendurake: të luante të gjallin, duke qenë i vdekur. Ua kisha borxh edhe dy të vrarëve të tjerë, Ziverit dhe Faikut, emrat e të cilëve nuk i kisha mësuar akoma, por më kishin thënë se kufoma e të parit ndodhej në morg, ndërsa e të dytit po udhëtonte drejt vendlindjes në Fier. Mjeku që më kishte çuar te Hekuran Deda më kishte thënë para se të ndaheshim edhe një gjë tjetër: Të vrarët dhe të plagosurit nuk kishin shenja djegieje rreth plagëve. Pra, nuk ishin qëlluar nga shumë afër, siç kishte thënë drejtori politik i urgjencës dhe menjëherë pas tij edhe Kryeministri i vendit. Më troç akoma, nuk ishin qëlluar nga killer të maskuar si demonstrues, nuk ishin vrarë në pabesi nga forca politike që i kishte thirrur në demonstratë, por… por… ishin qëlluar nga një distancë e mesme, nga brenda rrethimit të Kryeministrisë; ishin qëlluar duke u marrë në shenjë, ishin qëlluar nga forcat mbrojtëse të Kryeministrisë, nga policia, garda apo civilët e armatosur atje, të cilët, në konfigurimin e masakrës në bulevard rezultonin të mos ishin forca mbrojtëse, por forca sulmuese, forca vrastare. Nuk kisha parë në atë moment asgjë nga filmimet live të vrasjes së Ziver Vezit dhe Hekuran Dedës, nuk kisha parë asnjë prej pamjeve që do të bënin xhiron e botës qysh atë mbrëmje, duke treguar një si Tien An Men në mes të Europës. Por kisha parë Aleksin në koma dhe Hekuranin të vdekur. Duhej të flisja për të nxjerrë në pah, në dritën e plagëve të tyre, të vërtetën. Atë të vërtetë që nuk njihte, nuk donte ta njihte ose donte ta transformonte kryeministri i vendit, Sali Berisha. Fati më kishte caktuar ta përgënjeshtroja që nga spitali ushtarak në një fushë për momentin të zbrazur nga personazhet e tjerë.

Nuk është e vërtetë se janë qëlluar nga afër. Aleks Nika ka një plagë snajperi në kokë. Nuk ishte nevoja të derdhej gjak. Ju e derdhët, demonstruesit vetëm e dhanë. Nuk ka asnjë zyrtar të shtetit në këtë ndërtesë që ngjan me një spital lufte. Ngrihuni, harroni për një çast se keni qenë ju që dhatë urdhër të qëllohej në turmë, me një gjest, me një shenjë a me një tik që ka lindur për të mos u kapur kurrë, në një fraksion sekonde që ka rënë tashmë në oqeanin e madh të kohës; harroni për një çast se keni qenë ju që keni vrarë në tronditje e sipër, në urrejtje e sipër, në marrëzi e sipër. Lëvizeni botën me fuqinë që kemi, për të shpëtuar të plagosurit, për të shpëtuar jetët që fati i ka lënë varur; shpëtoni shpirtin tuaj duke derdhur lot, nëse lot keni, në dërrasën e qivureve të atyre që na lanë.

Dhe kështu, pasi fola para kamerave që transmetonin live, kalova edhe njëherë, para se të largohesha, nga salla e reanimacionit ku ishte shtruar Aleks Nika. Dy-tre burra dhe një grua po rrinin në korridor. Dukeshin të mpirë e të prerë si të gjithë ata që presin lajme prapa dyerve të spitaleve.

-Pse na vratë, o Preç Zogaj? – m’u drejtua gruaja, me një ton midis dëshpërimit dhe kërkesës së llogarisë. Ndalova në vend i habitur. Nga theksi e kuptova menjëherë se ishte tropojane. Për një çast mendova se mos më kujtonte akoma deputet të PD-së. Takoja plot njerëz në Shqipëri që nuk shihnin më lajme dhe nuk kishin asnjë ide për lëvizjet e mia politike. M’u duk banale të sqarohesha me të në rrethanën ku ndodheshim.

E pyeta kë kishte të vrarë? Nuk m’u përgjigj menjëherë, ndërkohë që burrat që ishin me të e tërhoqën ngadalë nga vetja e tyre.

-Vëllanë kam! – tha sertë. Mbeta pa fjalë. Një infermiere që po na shikonte u afrua dhe më shpjegoi se bëhej fjalë për një polic të plagosur me mjete të forta, por që ishte jashtë rrezikut për jetën. Saora e kuptova si ishte puna. I thashë gruas “të shkuara vëllait”, e luta të qetësohej, sepse në atë spital kishte të vrarë të vërtetë, ndërkohë që djali i një mikut tim ishte plagosur për vdekje. Mirësjellja e acaroi me shumë.

“Vëllai im”, tha, “nuk ju ka pas asnjë borxh ty e Spartak Ngjelës që keni shku me Edi Ramën!”

Ishte pa kuptim t’i ktheja përgjigje. Përshëndeta instinktivisht me kokë dhe mora të largohesha. Shoqëruesit e mi të rastit dhe kushërinjtë e Aleks Nikës erdhën pas meje. Në të ikur, dëgjova gruan që lëshoi të fundit: “Dhe keni fytyrë të vini në spital”. Tani e kishte tepruar përnjimend, sado të madhe ta kishte dhimbjen. Njëri prej shoqëruesve të mi u kthye dhe tha: “Nuk vinë për ty, moj motër! Vinë për atë që ka marrë plumbin në ballë nga policët e Sali Berishës”. Nuk foli më njeri. Të afërmit e Aleksit më përcollën deri jashtë. U ktheva në qytet.

Ja, kjo ishte e gjitha. Motra e një polici të plagosur me gurë ishte legjitimisht e zemëruar atë mbrëmje. Aq dinte. Si gjithkujt, i dhimbsej para së gjithash vëllai i saj, i cili, për fat të mirë, ndryshe nga shoku i tij i pavijonit, Aleksi, do të shërohej shpejt e do të dilte shëndosh e mirë nga spitali. Më gjeti mua për të shkarkuar zemërimin e saj. Kaq.

Por “sistemi”, vetë gruaja, apo ndonjë prej burrave që ishin me të, kishin lajmëruar Kryeministrin për këtë episod pa rëndësi. Ngjarja, që nuk kishte ekzistuar deri në atë çast, fillon në momentin kur Berisha mori mesazhin. Ai hapi fjalën në media dhe kudo ku gjendeshin klakerët e tij se motra e të plagosurit Aleks Nika i kishte thënë Preç Zogajt “më vrave vëllanë, mos eja më këtu”. Në komunikimet e tij të shpeshta me mediat kapet fort pas këtij trillimi. Nganjëherë e zëvendëson emrin tim me emrin e Spartak Ngjelës. Nganjëherë nuk përmend asnjë emër, por flet në përgjithësi, “ua tha, po, po, ua tha ajo motra nga Lezha: më vratë.” Nuk ka dëshirë të më rëndojë shumë? Apo dëshiron të rëndojë më mirë dy se një, dhe më mirë të gjithë se dy?

Unë kam qenë në spital, kam parë të vrarë dhe të plagosur, kam takuar të afërmit e tyre, kam kaluar përmes zemërimit dhe zisë, kurse Sali Berisha, ngujuar në pallatet e tij, gjen kurajë dhe kohë, duke nënqeshur ndoshta me inxhinieringun e tij mediatik, të marrë ca fjalë këtu e t’i çojë atje, t’ia heqë nga goja motrës së policit të plagosur dhe t’i vendosë duke i ashpërsuar në gojën e motrës së të vrarit prej gardës tij dhe t’u shpifet kësisoj dy njerëzve që së paku kanë guxuar të shkelin në fushën e minuar të tragjedisë. Dhe, më e rënda, gjen kurajë dhe kohë t’i shpifet njërës prej katër motrave të Aleks Nikës, s’ka rëndësi, të parës, të dytës, të tretës apo të katërtës, që vetëm qajnë dhe vetëm luten për vëllanë dhe as që dinë fare ç’po bëhet e ç’po thuhet përtej asaj salle spitali ku luhet fati i jetës së Aleksit. I shpifet duke i vënë në gojë në formë të ekzagjeruar fjalët e një gruaje tjetër, fjalët e motrës së policit. I shpifet dikujt që nuk sheh lajme e nuk lexon gazeta, dikujt që nuk do ta marrë vesh se po shpifin për të. Por edhe po të qëllojë t’i thotë dikush se Kryeministri i vendit kështu e kështu, ajo vetëm do të dëgjojë me habi, e çuditur që bota vazhdon të jetë ajo që ka qenë, plot me llafe e fjalë, e pangeshme dhe e pafuqishme për të dalë nga vuajtja dhe shpresa e saj dhe për t’u marrë me gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me fatin e Aleksit.

Edhe unë kam një pengim t’u kërkoj Nikajve të bëjnë një përgënjeshtrim. Ku halli i tyre e ku cicmicet e politikës. Madje, kam një mungesë dëshirë t’u përgjigjem papagajve të Berishës në studiot e televizioneve, kur një e dy më kujtojnë mua sesi ajo motra… “e kupton vetë ti…”

Megjithatë, Berisha nuk e ka lajthitje ngatërrimin e motrave. E ka politikë. Politikë nga halli.

Qëkurse janë vrarë e plagosur njerëz në bulevard, ai nuk bën gjë tjetër veçse mendon e vepron si të heqë përgjegjësinë nga vetja, si ta largojë fajin nga oborri i Kryeministrisë, si ta hedhë tutje si një zhapik në oborrin e opozitës dhe Presidentit të Republikës. Kjo shpjegon nxitimin e tij për të marrë e plasur në media si të mirëqenë, pa asnjë verifikim profesional, deklaratën e marrë, në mos të porositur, të drejtorit të urgjencës në spitalin ushtarak për vrasjen dhe plagosjen e demonstruesve nga afër, me pistoleta të vogla, duke e mbërthyer këtë gjoja lajm me forcë dhe me gëzim, siç mbërthen i urituri copën e bukës apo siç mbërthen vrapuesi i radhës stafetën që i dorëzon shoku për t’u nisur me vrull e për ta çuar më larg, në destinacion: Eureka! Ata i kanë vrarë vetë, me killer, nga brenda.

Një njeri që në ethen e përleshjes me përgjegjësitë  sajon apo beson makabritete të tilla, nuk e ka për gjë fare të trillojë dhe besojë një gjë më të lehtë. Motra e një demonstruesi të plagosur për vdekje, që me demek i kërkon llogari dhe i jep munxët një përfaqësuesi të opozitës – kjo është një gjetje djallëzore. Është si një biçim fermenti që vlen për të ngjizur një ngrehinë të tërë mendore të atavizmave dhe prishamendjeve, një fabrikë të ngatërrimit të lëmshit në lidhje me vrasjet, që njerëzia të flasë pak ose mundësisht të mos flasë fare për ata që vranë, por për ata që i thirrën njerëzit në demonstratë. Këta janë shkaktarët e vrasjeve, këta dhe… vetë të vrarët. Ç’donin ata në Tiranë, ç’donin në bulevard, ç’donin në demonstratë? Pse nuk ndenjën në shtëpinë e tyre? E kanë thënë të parët: Ku vran e gjëmon, rri më mirë në shtëpi!

Ja, pra, për të mbrojtur Gardën që ka shkelur ligjin në mënyrë flagrante duke hapur zjarr në turmë dhe për të larë duart e veta si Ponc Pilati, Kryeministri ndien nevojën t’u drejtohet dangave të trashëgimisë, pjesëve të këqija të konstitucionit, atyre mbetjeve mendore që e kanë lënë prapa botës popullin shqiptar, atyre vetive e cilësive anakronike që kanë ngrënë nëpër dekada kokat e elitave intelektuale perëndimore; ndien nevojën t’i drejtohet konformizmit parapolitik, nënshtrimit pa kushte ndaj autoritetit shtetëror, servilizmit dhe frikës, ndjenjës së të qenit skllav dhe mizë para të mëdhenjve. Do më thoshte në Lezhë në një mort, disa javë më vonë, një kushëriri im, punëtor i madh, demokrat i flaktë, i pa shkollë te Zoti: “O kusho, keq na vjen që u vranë, por pse nuk u vrava unë? Nuk u vrava unë se shoh punën time.” Mendova: Me njerëz si ky bisedon Kryeministri i vendit kur i mëshon pajada “Ia tha motra: na e more vëllanë, mish për top na e more, ik tani”. Njerëzit përreth mu luten  t’i ktheja kushos një përgjigje. “S’kam!”,  u thashë. “Si nuk ke? Po të shihte gjithkush punën e tij siç thotë ky, s’do të bëhej demokracia”-u hodh njëri prej të pranishmëve. Kishte të drejtë, por kushos tim dhe sa e sa të tjerëve si ai nuk u hynte në tru kjo gjë. Ata nuk ndryshonin, nuk edukoheshin. Vetëm zëvendësoheshin.

Kam qenë në spital natën e tragjedisë, kam shkuar rregullisht në ditët në vijim për të ndjekur gjendjen e Aleksit, jam konsultuar me mjekët, motrat dhe të afërmit e tij për transferimin e tij jashtë shtetit, më kanë shikuar në dritë të syrit si njeriun e tyre, që mund t’i ngushëllojë, t’u japë shpresë dhe të lëvizë gjithë çfarë mund të lëvizet për të provuar shanset për Aleksin… E megjithatë, Berisha me të tijtë kanë vazhduar avazin si të mos jetojmë më në të njëjtin yll, në të njëjtën Shqipëri, në të njëjtin qytet, në të njëjtën kohë. Nuk është as për të qarë, as për të qeshur, por thjesht për t’u mbajtur shënim. Dhe për t’u mbajtur parasysh gjithashtu: për ta, ngjarjet nuk janë ato që ndodhim, por ato që mendojnë vetë. Njerëzit nuk janë aty ku janë, por atje ku ata duan të jenë. Për ditë me radhë Kryeministri i vendit dhe tabori i tij ngatërrojnë me dashje në artikulimet e tyre vendndodhjen e Edi Ramës gjatë demonstratës. E dinë mirë se nuk e ka kaluar dot urën e madhe të bulevardit, se është bllokuar atje nga gazi lotsjellës, disa media e kanë filmuar mes bashkëpunëtorëve të tij në hyrje të parkut “Rinia”, ku ka ndjekur vazhdimin e demonstratës. Apo nuk është i gjatë një kokë mbi gjithë të tjerët. E megjithatë, shefi i qeverisë dhe zëdhënësit e tij kanë vazhduar t’i atribuojnë një vendndodhje të paqenë, vendndodhjen që duan ata, kafenenë e Fidelit në katin e tretë të kullave binjake. U duhej atje për të plotësuar fiksionin e tyre të vendkomandës prej nga është dirigjuar grushti i shtetit!

***

Rreth orës 23.00 të asaj nate ishte transmetuar skena e vrasjes me automatik të Ziver Veizit nga shefi i shtabit të njësisë speciale, Agim Llupo, duke rrëzuar kësisoj pa fjalë dhe pa apelim variantin  e vrasjes së demonstruesve nga njëri-tjetri dhe duke përcjellë, po ashtu pa fjalë, shtëpi më shtëpi, tmerrin e ekzekutimit me egërsi të një njeriu që po vështronte me habi, me duart në xhepa, që nga bulevardi, ndërtesën e Kryeministrisë. Të gjitha televizionet shqiptare i morën dhe i ritransmetuan menjëherë këto pamje.

Pas mesnate, i shokuar nga pamjet e ekzekutimit të Ziver Veizit, Edi Rama doli në një konferencë shtypi. E mendonte të kapur me presh në duar Kryeministrin, ndaj i bëri thirrje disa herë të dilte dhe të përballej me vrasjet e qytetarëve të pafajshëm. “Dil, Sali Berisha!”-kjo thirrje e përsëritur përcillte vetvetiu asosacionin e një bunkeri ku ishte mbyllur ai që duhej të dilte.

Berisha nuk do të dilte menjëherë atje ku e thërriste rivali i tij kryesor. Filmimet e vrasjeve e kishin gozhduar e vënë në pozitë të vështirë. Nuk mund ta mohonte më se efektivat e Gardës kishin hapur zjarr nga oborri i Kryeministrisë. Le të rridhte nata, le të prisnin sa të zbardhte dita akuzat dhe thirrjet ngadhënjimtare të Edi Ramës. Fundja, le të gëzohej i vetëm në ring për disa orë ky Edvini! Të nesërmen do t’ia kthente përgjigjen. Po mendonte t’i dërgonte publikisht një kërcënim për ta vrarë, nëse i afrohej më Kryeministrisë. “Vetëm ty, mor zotëri, asnjë tjetër”. E mendonte tjetrin të brishtë, timid. Duhej ta trembte, që të mos merrte guximin t’u afrohej më me turma kangjellave të Kryeministrisë. Por donte edhe të trimëronte mbështetësit e tij, strukturat e policisë dhe të gardës. Mbështetësit trimëroheshin duke folur me një gjuhë brigandi. Kështu kishte qenë dhe ishte akoma Shqipëria. Ai ia kishte zgjatur jetën kësaj Shqipërie dhe mund t’ia zgjaste përsëri për nevojat e pushtetit të tij.

Kishte kohë për të gjitha këto. Nata ishte akoma e gjatë, kishin dalë në skenë emergjenca të tjera.

Të tmerruar nga objektiviteti i pamëshirshëm i filmimeve, njerëzit e kupolës kryeministrore ose të Gardës vendosen të kopjojnë dhe të fshijnë nga serveri qendror i Kryeministrisë pamjet e filmuara nga dymbëdhjetë kamerat e saj të jashtme e të brendshme gjatë kohës së demonstratës. Sipas ekspertizës së mëvonshme të FBI-së, ky operacion kriminal do të fillonte pak pas mesnate dhe do të mbyllej rreth orës pesë të mëngjesit. I akuzuari i vetëm nga Prokuroria për ketë vepër penale do të ishte përgjegjësi i IT-së në Kryeministri, A. Kasaj, të cilin gjykata do ta shpallte të pafajshëm me argumentin se zyra e serverit kishte qenë nën mbikëqyrjen e Gardës dhe vetë i pandehuri kishte qenë në shtëpinë e tij gjatë orëve të operacionit.

****

*Nga libri i autorit “Në kërkim të zgjedhjeve të humbura”

 

 

 

January 20, 2018 14:18
Komento

71 Komente

  1. Koke Llulla. August 3, 11:42

    Hem Prec, hem Zog!
    Si kane fytyre keta njerez qe dalin ne publik; njeri qe nuk ka fytyre per tu pare as edhe ne pasqyre?
    Vetvrasja ketyre njerezve u ben vecse nder. Sepse denuan veten e tyre, dhe kursyen popullin – do te thone pasardhesit.

    Reply to this comment
    • henri cili February 15, 15:18

      Si nuk ju vjen turp o Prec. Ngelet(ti dhe disa palaço opininoniste) “Kiu fiu ketu e KIU FIU ATJE”,po lidhe “gomarin” ne nje hu(PD apo PS) dhe fol si i ka hije nje burri.Na detyroni te mos lexojme gazeta apo shikojme lajmet,personat si TI, jeni bere LAVIRET E POLITIKES

      Reply to this comment
      • inf February 15, 15:18

        Si i shkoi kariera ketij poetit m.t me lule njiher me berrin njiher pa berrin njiher te ngjela njiher te Edi njiher andej njiher ketej
        si derdimen as mish e as peshk poeti i Sadrit tv ky leshko pazari.
        deshte post te PS por mori karroten se ishte fut si Kolona peste nga saliu qe e rrafi e digjeneroi dhe ky pastaj aty prape eshte mesuar me dajak lezhjani .
        ik o puno se ke 23 vjet nuk ke bo dy lek pune o parazit.

        Reply to this comment
        • Tan Tironci February 15, 15:19

          Ik o plehre.

          Nje here haje buke tek komunistat, kalove tek PD-ja, te zbuan si qen prej atje, ju bashkove Nanos, te zbuan dhe nga Nano, ju lepive Berishes, ta futi sa krahu edhe Ai, ju ngjite pas Rames, ste hodhi qyrret as Rama, po i ngjitesh bythes se Bashes, se helbete, “Hollandezit” i pelqen kjo.

          Keni moral ju felliqesira, po ju ha palla juve fort per popullin dhe Europen. Protesto sa te duash. Shkaterro ate qe Berisha nuk arriti dot ta bente me 23 Qershor. Po te ishe burre ti, ngriheshe kunder Berishes qe ka kapur shtetin nga koka.

          So, shut the f*ck Up, Bitch.

          Reply to this comment
          • Artur February 15, 15:20

            O Zot!Sa Zogaj ka pjelle vendi yne i vogel.

          • andi February 15, 15:48

            Me shumice jan Zogajt, e ky Preci qe shume here mundohet ti largohet Sali Kriminelit e perseri perfundon ne prehrin e tije. Preci eshte nga nje vend i njerezve te mencem e burrnore, po Preci mesa duket nuk ka asnje grime nga keto sa ka vendi i tij. Prec Zogaj vetem per 21 Janarin nuk duhej ta bente kete, por kur je i varur nga gjera te kalume mundesh te besh gjithecka se nuk e ke veten ne dore ma. duket kjo e detyron Precin ti shkoje mbas oreksit Sali Kriminelit. Po mire qe njerez te tille kaq te ulet jane me Sali Berishen, makar jane bash nje stan krimi e kriminelesh te pa cipe e karakter si njerez e si politikan.

      • Astrit January 27, 16:32

        keta te pakten kane shkruar dicka qe mbetet.
        Motra e Tropojanit e shau se po ju ikte puna e Xhandarit trushpelarve te Berishes.

        Reply to this comment
    • Shkëmbi i Kavajës February 15, 16:08

      O paçavure që e lëshon kot hijen mbi tokë!

      Reply to this comment
      • Dielli mbi KORAB February 15, 22:13

        Pre-ç,do me than me pre,..me ça…
        e verteta eshte se nje shkrimtar i mire por nje njeri i ulet,aq i ulet sa je nje burre me tru zogu,sa posht ke ra mor Preçi i sigurimit te shtetit.

        Reply to this comment
    • Devolliu February 15, 18:53

      Politika thonë se është kurvë. Po ky Preçi është një prostitutë pa limit.

      Reply to this comment
    • Ver Llapa January 20, 17:02

      Si te shkon lokali te Shkencat Sociale o Prec Leshi? Apo normal, ta kishte lene baba nga koha e Zog Zogut.

      Reply to this comment
  2. Dike Mullai thote- August 3, 12:17

    Me kete Foto Preci duket si Qen i LAGUR ne Shi!!!

    Reply to this comment
  3. mergimtari fv August 3, 12:18

    Fjale meshkujsh kurva jo burrash si ky kallepi spiun i komunizmit qe nuk rri dot pa bythe-lepirje , thjesht parazite qe nuk jane te zot te nxjerrin buken e gojes me djerse e ndershmeri .

    Reply to this comment
    • DREAM February 15, 21:33

      Po pse ju cfare jeni FV ?

      Jeni popull Kurve ,jeni trushpelaret e cdo sistemi !
      Kur ishe ne krahun tuaj dhe ulerinte per protestat e 21 janarit , kur i vershellyen plumbin afer veshit ,kur humbi mikun e tij me te ngushte ne spital …ishte kurve e ndershme si puna juaj …tani qenka i pandershem …sepse nuk ra dakort me Haleancen e Rrospive qe keni ne pushtet ,Sepse nuk pranoi te shkelte mbi gjakun e 21 janarit dhe ti shtrengonte doren Ilir Ngjales ..SI BERET JU !
      FV ,te gjithe ata qe ke ne pushtet i ke me dosje ,jane bij kriminelesh …dhe Zogaj eshte nje nga ju .
      Kur ky shkruante te shekulli ,ateher ishte momenti i kurverise me ju …beheshin 300 komente me “urra Prec” …tani 30 debila qe ulerijne per
      KUVLLEK BUR[R}ASH !

      KENI ATA QE MERITONI ,POPULL DEBIL !

      Reply to this comment
      • Jaho Gjoliku January 21, 18:20

        Po ti ne cilin popull hyn mor kokrra e katunarit? Populli na qenka debil, ndersa ti na qenke i zgjuar!!
        Qe nga menyra se si shkruan, dukesh qe je debil i brezit te shtate.
        Preç Zogaj ka te drejtë të bashkohet me ke te doje dhe kete pjesen e librit e ka shkruar mire.
        Por ai nuk merr persiper si puna jote të shajê nje popull te tere.
        Zogaj eshte nje politikan si gjithe te tjerët. Ndersa ti je thjesht trap.

        Reply to this comment
  4. Durimtari August 3, 12:24

    Se pari duhet nënkuptuar e kunderta e ketyre qe thote Preshi i Lezhes,pasi L.Basha eshtë shpallur me kohë që është neoberishizmi! Nuk e mohon as vet Basha dhe pse tropojani Besnik Mustafaj, shok i vjeter i Preshit në KQ te BRPSH,i tha Bashes të largojë Berishën!Preshi i Lezhes,vet po tregon se është nen influencën dominante te Lulezim Bashës dhe kerkon si kameleoni i me kameleoneve gazetare shqiptar(nuk vlen nje gram si politikan dhe po aq si analist!) të bëjë si me Ramen ne fillim “leca culo”-lepirjen e bythes- Tepër mediokër dhe sharlatan ky CIFTELIA, që renditjen e fjaleve te tija abuzivisht ne leter e quan krijimtari! Përse nuk arsyeton vetveten që për “para” dhe vend pune(nuk di te bëjë asgje ne jete thone familjaret)leqendiset e behet krimb duke u zvarritur sa majtas djathtas!Eshtê me i besueshëm Besnik Mustafaj, pasi pozicionin politik qe nga fillimi nuk e ka ndryshuar edhe pse e kam njohur,e kam pasur kundershtar,por dhe pse nuk jam dakort me bindjet e tij,nuk mund t’i them i pafytyre! Preci jeton mjerimin e tij drastik dhe kerkon si i mbeturi ne ujë të kapet e mbahet pas dickaje…Dhe ka gjetur Bashen. Nuk di ku do rrije kundershtari i tij lezhjan qe i tregoi me të drejte edhe grushtin!…Kjo eshte PD, ku Kastriot Islamit i shtohet ish nxenesi i Mehmet Elezit,pastaj Saliut,pastaj Rames,Metes,e tani Bashës!Por pseudonimi CIFTELIA i mbetet varur ne qafe,si kryeturp!

    Reply to this comment
  5. Mo Shaol August 3, 13:17

    Eh mo PREC…ja keshtu..gelltit diku njeriu nje luge corbe te prishur e vjell tere jeten.

    Reply to this comment
  6. Darieni August 3, 14:16

    Prec je fatkeq,me mire nje fund I tmershem se sa nje tmerr pa fund,ti I je future kesaj te dytes,nuk di ku ta ta sistemosh jeten,here me pd-en dhe here me ps-en,po ngule bre burre bythen ne nje hu ose jeto pa hu ne te.Ndigjo mue pa hu eshte me mire,por duket ti je mesuar me te qe kur ta futi sigurimi dhe don me e krue gjithe kohen.

    Reply to this comment
  7. lali August 3, 14:40

    prec akoma nuk je zhdukur ti

    Reply to this comment
  8. tori August 3, 16:18

    Prec, gjej aq force sa te mbyllesh gojen …..

    Reply to this comment
  9. [email protected] August 3, 16:59

    Z.Preç! mund të kishe zgjedhur një rrugë më dinjitoze se sa të bëhesh apollogjet i “Këtij” apo”Atij”.Nuk ju lejohet Juve që kini arshivuar një qëndrim të spikatur të përpjekjes për demokraci dhe anti-berishizëm gjatë katër vjeçarit të kaluar,dhe me të drejtë,qoftë në veprimtarinë aktive opozitare qoftë në atë opinioniste me shkrimet e Tua intensive dhe të kualifikuara,qoftë edhe në idetë që ke mbrojtur nëpër panelet e përherëshme në mediat audio-vizive.
    Më vjen sinqerisht keq që po humb statusin tënd sidomos me shkrimin e sipërm.Pse për të thënë mendimet e mësipërme të nxituara,ke luftuar Ti katër vjet përpjekje për demokraci dhe kundër pushtetit të dhunës dhe krimit?,por kur tu shndërruan ato në të kundërtën e vet? Mos ka marrë gjë zyrtarisht pushtetin koalicioni i majtë dhe po shkel ato për të cilat ka luftuar? Apo mos shikon se e djathta me Lulëzim Bashën sot në krye të saj akoma në pushtet,është duke u denigruar dhe ndihesh i shqetësuar për fatet e demokracisë nënë pushtetin e ardhshëm të së majtës?
    Çudi! demokracia,liria dhe ligji për të ciliën ke luftuar, priten të vendosen me shumë luftë e përkushtim,dhe e para z.Preç për Juve do të ishte me interes të prisnit nëse vajtimi se i janë vjedhur votat këtyre hajdutëve të njohur të votës të Popullit Sovran,dhe organizatorëve të krimit dhe vrasjeve,do t’ja japë rastin e majta në shtator për të ngritur një komision parlamentar për të verifikuar vjedhjet që këta pretendojne?për të cilat Ti Preç prite e luftove me kot ,që ta bënin këtë akt,këta që janë akoma në pushtet.Si mund të mbështesesh këta që jo vetëm nuk e bënë këtë transparencë,por përkundrazi i dogjën fletet e votimit? I ke harruar artikujt që ke bërë për këtë çështje?.Nuk të them bëhu i majtë,se s’ke qënë dhe s’je e z’do jesh,sepse me të drejtën tënde je i djathtë,por nuk mbrohen parimet e djathta me qëndrimet eklektike e servile të Tuat.Më vjen keq,nuk ndihmon asgjë në zhvillimet demokratike në Shqipëri kur Ju mund të ishit një i djathtë me rrezatim progresiv sot në interes të së djathtës por edhe të të gjithë shoqërisë Shqiptare.

    Reply to this comment
  10. lapraka e re August 3, 17:20

    kemi patur nje far respekti per diskutimet tuaja por paskan qen fallco vdiqe per njecik pushtet.
    Ka ber mir edi qe te largoj te pasak njoft mir, ben mir ta mbyllesh se le nam

    Reply to this comment
  11. nendetesja 105 August 3, 17:34

    O prec ne komunizem si bashkepunetor sigurimi nderrove kater operative duke arritur rekord spiunimesh nga shoket ne ushtri deri te mesuesit e shkollave te Lezhes, pa harruar aktivitetin ne Tirane. Ne pluralizem nderrove kastermbedhjete padrone dhe nuk tu lodh gjuha nga bythelepirja. Aferim ore Prec! Te lumte llapa ore Prec!

    Reply to this comment
  12. Rakibe August 3, 18:22

    Mbeti tere jeten duke lepire sahanet sa ketej dhe andej.Jepini nje aistence qe te mbylle gojen se si pushon se lehuri….

    Reply to this comment
  13. Mark uk August 3, 18:22

    Duket niveli juaj arsimor more te shkret.Sa ka botuar Preci libra ju nuk I keni lexuar.Dalin disa ish sekretar partie fshati me 4 klas qe nuk ka burr ne bote qe I deshifron e fyejn kedo qe nuk mendon si ata.Shkoni e ruajni dhite atje ne male,e mesoni te shkrueni.

    Reply to this comment
  14. shamikuqja August 3, 18:46

    ik ore kok loqe shum u rrite pak u poqe ke mbet si zagar qoshe me qoshe

    Reply to this comment
  15. bashtova August 3, 19:04

    Ah more shoku Prec, more shoku Prec! Te vajten dem (per lesh) te gjitha perpjekjet per t’iu ngjitur ndonjerit si muti mbas kepuces. Edhe me Bashen nuk po te ecen, por mos u terhiq, se edhe Basha do te kete nevoje per spiune. A e di shprehjen, se te gjithe e duan spiunimin, por spiunet i urrejne!

    Reply to this comment
  16. shqip August 4, 14:15

    Komentet e ketij forumi tregojne qarte se shkruajne vetem militante…Preci ka qene dhe do mbetet nje ze i lire i botes shqiptare, o njerez! Apo ju i beni hosana njerzve vetem nese ata i bejne hosana Edi Rames!…Sa shume jane perpjekur Ngjela dhe Preci per te ardhur Edi ne pushtet…Po ku do me dit ai…kalova lumin, ju dhj..kalin

    Reply to this comment
  17. Aloe August 4, 22:42

    O shqip!Nuk eshte ceshtje Rame, Preci,por ceshtje karakteri! karakteret formohen dhe nuk dhurohen!…Preci ka bagazh te mirë,mbrojti kauza qe sot po i shkelmon!…

    Reply to this comment
  18. Ura e Bunes February 15, 16:29

    Ky është politikani qe e kane shkerdhyer të gjithe! Me sakt nje zagar i klubit të gjuetise Lezhe qe gjahtaret qe e blejnë dhe e shesin, e nxjerrin ne gjol të tremb rosat e egra!
    Perfundimisht i vdekur politik dhe nje asgje letrare!
    Mjerim intelektual megjithse vjen nga Manatia ku ka burra me gjoks dhe mencuri!

    Reply to this comment
  19. Plaku February 15, 17:27

    Nje pyetje desha me ja ba Preçit. Ç`fare ke me i thane familjes se Aleks Nikes me keto qe deklaron heu burr i dheut ?.

    Reply to this comment
  20. olldashi February 15, 17:49

    po u ngrita nga vari do te pres gjuhen o prec zagari bashke me lul gomarin

    Reply to this comment
  21. Mali February 15, 17:57

    Z.Prec mbete hu me hu.Kjo eshte detyra eqenit te rahur qe kulish.Asnjeher nuk u bere burre e te te zer fjala vend.Turp.

    Reply to this comment
  22. Horri i Bulevardit February 15, 17:58

    O Prec si e kishe pseudonimin ti, se e kam harruar, ta paska perplas Sala dosjen ne surrat dhe ske nga lu tani, o hajde ne demonstrate, o e hapi dosjen ke Fevziu.

    Reply to this comment
  23. arben February 15, 18:10

    ju lutem gazetes drita si lejoni njerz te tille ti lejoni te shkruajn neper shtyp keta e kan helmuar kete vend . eshte i deklaruar se kam qene spiun dhe nuk kan as ni fije turpi se te gjith ne kete corbe demkracie keto lloj mostrash kan sunduar kete vend prandaj jemi ketu ku anti vlerat na i kan paraqitur si vlera sidomos shtypi dhe tv qe bejne vetm lojen e tyr ne dem te brezave . por bota rrotullohet dhe keto medja apo tv qe e kan sot mir me keto rregjome kriminale do ju vij dhe rralla e tyre ose e femijve te tyre nuk ka gja ne kete bote qe nuk paguhet ne mos ti yt bir ose farefisi .prandaj sherbetori dhe ai qe bashkpunon me keta jane nje lloj . dhe vjen nje dit dhe shfajsohen si ne 90 dhjten qe keshtu ishte ai rregjim . dhe gjerat perseriten ne albanistan te shqipfolsit.

    Reply to this comment
  24. psikopati February 15, 19:06

    Paska dek Preçi a?Ti rroje gjindja,tu kete lene uraten.

    Reply to this comment
  25. Jozi February 15, 19:29

    O PRENC NE KETE JALLANE ERDHE M……….. DHE IKE M…………… NJERI PA PRETENDIME B QMOS HRO TE MARESH NDONJE SHOQE

    Reply to this comment
  26. vullneti February 15, 19:37

    PO ti mor zoteri nuk paske patur pik karakteri. me te drejte te kane thene se ke qene spiun.paske qene me te vertet i tille.po vetem ne emisionin e fevziut ,disa here e kam ndjere veten keq kur koleget ne studio ta kujtonin kete fakt.ti nuk ke sensin e kohes ,harron q,ke thene muaj me pare.te pakte lexoi ndonjehere ato qed ke thene. cilin te besojme ate perpara 23 qershorit, apo kete te sotmin.po qendroji fjales vetem nje here mor burre. si duket ty te njohin q,karakter je,dhe ste jep njeri post.ti qofsh.

    Reply to this comment
  27. P.A.B February 15, 20:13

    ”Plotësisht e përligjur edhe si simbolikë, edhe si një domosdoshmëri e momentit politik që po jetojmë. Shikoni, protestat popullore nuk i përcakton afati i qeverisjes. Një qeveri mund të qeverisë katër vjet pa protesta, por mund të përballet që në muajin e parë me reagimin popullor në rrugë. Kjo varet nga motivi konkret, situata konkrete, argumenti konkret pse duhet të protestojmë”.

    Zogaj thotë se qeveria ka nevojë për një shkundje të mirë, se po e le, sipas tij, vendin pa status.

    [artikulli]

    Tck-tck-tck.
    ————–

    ”Analizat analitike (lexo: provinciale) nuk marrin fund. Sikur Statusi eshte ne dore te kesaj qeverie. Z. Zogaj…pas 25 vjetesh duhet ta kuptoni qe:

    * ” Statusi” eshte bere si ai ”unikorni iluziv” (unicorn) me nje bri ne koke, te gjithe e dine si duket, e kush se ka pare.

    * Eshte kthyer qellim ne vete-vete, e perdoret si arme Politike nga te dyja palet.

    * Nje argument Retorik i Hipokriteve, qe justifikojne pa-aftesine e korrupsionin e tyre: Ju s’doni te hyjme ne Europe?

    * Mungese pergjegjesie e kalim faji tek pale tjeter, dhe kur vete je ne pushtet.

    * Ankese ndaj ”Zotave ne Olimp” se ja, jane Ato qe na pengojne.

    * Hedhje hiri-syve-te-popullates; qe permbi 20 vjet u thuhet do ”hyjme ne Europe”

    * Demogagji boshe, fjale pa buke e krijues tensionesh te panevojshme.

    * Mbyllje sysh ndaj realitetit, se po ”plotesuam standartet” hyme per 6 muaj, 1 vit a 5. Kur dhe te na pranojne neser e dime se jemi shume larg Shtetit Ligjor!

    * Template ”analistesh te lodhur” qe ”ponderojne” me ore ne programe Publike, qe publikut su thone/thote asgje.

    * Justifikim “mitingjesh” kombative e ngritje tensioni, ne nje popullate te vuajtur, te varfer e me 101 probleme ne jeten e perditshme.

    * Lenia hapur ndaj ”cdo perfaqesuesi Europian” sado i ”vogel, obskure e i parendesishem” per Leksione, Patronizim e Ofeza; si Qeveritare e si Komb.

    * Harxhim kohe dhe energjish, duke Injoruar se ”Europes nuk i rreh shume per ne” e kohen tone mund ta shpenzojme per gjera me e vlere…i.e. Pune-Shtet-Ligjshmeri.

    ——-
    Z. Zogaj, pranojeni se jeni ”aksident ne jeten Publike,” 1-nder-1000 qe ju nxorri nje kohe e turbullt e ju dha nje pergjegjesi per te cilat ju mungonin/mungojne:

    * Dija e eksperienca
    * Aftesite e menaxhimi
    * Pervoja moderne e si vepron ”bota”
    * Minimalja ne ”qeveri-berje” etike e sjellje.

    E gjithe pervoja juaj ne pushtet (e te dy paleve) eshte sklerotike, e turpshme e per me teper e Demshme per Shqiperine.

    Si pjese e atij brezi te vjeter, ”injorante ne politike e pragmatizem” do i benit nder te gjitheve por me shume vetes, te Terhiqeni ne Jeten Tuaj Private…si dhe Shume te Tjere Si Ju.

    Qe nuk perfaqsoni kerkend, dini shume pak, e ngeleni me nje Relevance (sic) ZERO, ne jeten e Shqiptarit Mesatar; kete besoj e keni kuptuar!

    Miqesisht,

    Reply to this comment
  28. prec February 15, 20:23

    keta tipa kan humbur komplet .nuk jetoj me ne kete vend,por jane duke fluturuar.

    Reply to this comment
  29. rrapua February 15, 21:00

    Pershendetje te gjithe komentuesve! Ky zagari ne foto vazhdon akoma me pseudonimin qe i ka vene operativi ne kohen e monizmit.Kete e ka deklaruar vete ne televizion! Ky i shkrete asnjehere nuk vendos vete se ku do te veje dhe cfare do te thote,me sa duket e ka operativin gjalle! Ja shikoni kete dhe Kastriot Islamin,Fari Balliun,Fevzon,Canin,Zhein,Hoxhen,Lauren etj. dhe merreni me mend se sa friku duhet te kesh nga Berisha.! Po lerini ore spiunat mos na i nxirrni me ne kete gazete,lerini te shkruaj Fariu per keta se kane qene te nje organizate.

    Reply to this comment
  30. lavdosh February 15, 21:37

    Legen ngeli ky gjithe kohen
    Spiun, bythelepires dhe sahanlepires.

    Reply to this comment
  31. Korabi February 15, 21:41

    O Prec spiuni, e ka thene “Bakja” bishti i qenit bisht qeni ngelet. Edhe ti po spiun ngele.

    Reply to this comment
  32. Agimi February 15, 21:47

    Njerez te cuditshem,per fytyre nuk behet fjale se kane,por nuk u ka ngelur asgje si njerez,thejsht mund ti veme nje emer “sahanlepires”.Prec,Kac , etj….

    Reply to this comment
  33. sopiqoti February 15, 22:16

    Nuk e di pse Zogaj bie ne batakun E Lulzim Bashes,i cili del me slloganin “..ta shporim kete qelbesire qeveri..”,e cila akoma nuk ka hyre ne ingranim te plote per re realizimit te angazhimeve dhe te venies ne vije te puneve mbas asaj katraure qe la qeveria e kaluar.Dakort te shkundet qrveria por jo “ta shporim”si predikon bukuroshi Luli.

    Reply to this comment
  34. Sokol February 15, 22:41

    O Prec ke qene spiun i sigurimit vetem apo edhe i UDB se? Ku ishe ti kur basha e berisha i dhuronin detin grekut, shkrumbonin nje fshat te te tere dhe 26 gra e femije, vrisnin qytetare te pafajshem ne qender te Shqiperise dites me diell e shume e shume zullume e krime te tjera qe ti i di me mire se shume te tjere? Na thuaj cili eshte roli yt tani?

    Reply to this comment
  35. sofra February 15, 22:44

    Prechi edhe pse njeri i penes, nuk eshte lodhur fare per te gjeneruar ndonje fjali te re .ka fol identik si para 21 janarit…

    Reply to this comment
  36. llaf dibre February 15, 22:51

    Vetem fundbarku i putanes dhe fytyra e Prec Zogaj nuk skuqen kurre. Megjithate ka nje ndryshim: Preci e ka vaginen ne tru.

    Reply to this comment
  37. Aedinse February 15, 23:09

    Ooooooooooo Presh(ç)! Sa byth ke lepi ne jeten tate? Deshe me ja lepi ene ED RAMES po EDI ta futi, te tha:me lepi i çik koken e CARIT. Tashti na theriske me t’nimu kur do lepish bythaqen e Lulzime Bash(K)ies! Ik or Spajun.

    Reply to this comment
  38. MARKO February 15, 23:29

    Sa bythe kane mbetur pa lepire ky Preçi?

    Reply to this comment
  39. h February 15, 23:39

    hiqeni kete plere nga lajmet

    Reply to this comment
  40. Xhimi February 15, 23:56

    Nga spiun je kthyer ne kurve. Turp nuk ke.

    Reply to this comment
  41. italia February 16, 02:18

    ju lutem me beni te kuptoj dicka shume te thjeshte pas zgjedhjeve z zogaj na ishte shume optimist qe humbi berisha.tani pa idhene kohen eduhur qeverise fillon dhe sulmon ose del ne krahun tjeter kjo qe une nuk kuptoj eshte. kaloi shume kohe qeveria dhe nuk beri asgje apo kaloj koha qe z. zogaj kishte pretenduar per ndonje post….

    Reply to this comment
  42. Luciano29 February 16, 03:09

    Do Tia tregojmee 20 shkurtinn ,do te vrasim Sali Berishen me urdher te UDB” Dhe ops grusht shtetit “” Nuk Kane shans per rremujaa do ti djegimm krejtt kelyshat e Sali Berishes ku do jete fundi i Sali Berishes .Vdekje familjes Berisha Dhe Lul Fazllicitt (Luciano Columbiaa).

    Reply to this comment
  43. kolonjari February 16, 06:52

    Cfare do ti trashegoj ky plere pasardhesve te tij.Femijeve te tij do ti vije turp per te gjitha bemat qe ky superspiun ka bere ne te gjtha pushtetet.

    Reply to this comment
  44. Hyseni February 16, 08:26

    “Kur bjen fyelli e ÇIFTELIA, naten deri vone…”, besoj se nuk e keni haruar kete kenge te se madhes Vaçe Zela…Kjo “çiftelia” e Pras Zogut vetem te bjere di nate e dite, pamvaresisht se kujt i kendon…Mjerim i vetvetes…Lezha ke nxjerre burra me mend nder shekuj, POR ka nxjere edhe “çiftelira” sikunder ky prasi, qe ka hy te zogu i te gjitha kurvave politike shqipfolese….

    Reply to this comment
  45. Lexuesi. February 16, 08:49

    Lista e ketyre lapanjozeve eshte me e gjate seajo qe ka shkruar komentuesi “rrapua”.Keta jane hileqaret qe futen nga vrimat e kupoles dhe sillen rreth kuzhines si sahanlepires.Duke qene nje vend e nje popull i prapambetur, jane “ushqyer” e rritur keta brejtes, qe hyjne e dalin prej vrimes dhe perfitojne here ne njerin krah te politikes ,here ne krahun tjeter.Bejne sikur dine ndonje gje, flasin e shkruajne pa pushim, pa e ditur as vete se ç’bejne te shkretet Ketyre u shkon pas turma e njerezve “te verber”, disa te rritur me mentalitetin e vjeter per te perfituar ndonje gje duke u perdredhur si dhelper e disa qe u jane grisur opingat e breket. Kujtoni shkencetarin e politikanin Kaçi me parashikimet e 23 qershorit, qe vertetonte humbjen e “antipatikut”-Edit dhe fitoren qe ishte prapa deres dhe i buzeqeshte “ariut te shpelles”, Saliramberes. Keta jane bytheshkundurit qe hyjne e dalin prej ferres ” duke lozur” me kete popull te mjere qe eshte ne buze te humneres.

    Reply to this comment
  46. lesi February 16, 09:39

    Me vjen shume keq qe ky intelektual i trembur gjithe jeten e tij mbeti bisht qeni gjithmone.Aresyet me mire se kushdoteter i di vete Ai.S’na mbetet gje tjeter veçese te brohorasim “Perpara Preç per fitorje te reja”.

    Reply to this comment
  47. Eli February 16, 10:29

    Prec Zogi prit sa te dhjesin Berisha se mbas atij ushqimi besoj se akoma me i kthjellet do jesh…..

    Reply to this comment
  48. Arber Iliri January 27, 11:33

    Komentet tregojne nje nivel muti te kultures dhe edukates se qytetareve te pjerdhur shqiptare,qe dine vec:’ me ne o kunder nesh.” Preci eshte nje intelektual i mirrefillte, i mencur dhe qe i ka dhene mjaft vendit si ne politike ashtu edhe ne letersi e analize.Tani se ka qene me shume i vetes se i Partive nuk eshte faji i tij qe ju jeni te gjithe ushtare o poshte Saliut, o poshte Rames dhe nuk pranoni dot dike qe don me qene krah tyre jo poshte tyre.

    Reply to this comment
  49. peoples January 20, 16:42

    Poeti??????? Bajga……Muti….Poetet jane ndryshe jo bajga….Si ka fytyre e flet ky njeri…Detaj i bukur .Tropojania i kerkon llogari per vellain e vrare?/Jo nga Tirana ,jo nga Fieri por nga Tropoja….Vellai ishe pjese e taborrit te Sali Berishes.

    Reply to this comment
  50. ETHEM January 20, 17:37

    E LEXOVA PRESHIN.ESHTE POZITIVE QE KA SHKRUARE TE VERTETEN DHE I TURRET SALIKRIMINELIT.POR KY PRAP NUK HEQ DORE NGA PERKRAHJA E BERISHIZMIT.PSE! PER NJE KARRIGE..PER NJE POST..PER CA LEKE TE KRIMIT.DHE DEL NE TV SI ANALIST DUKE SHARE EDI RAMEN QE DIKUR E BERI VIKTIME.KY PRESHI DO ISHTE MIRE TE MBYLLEJ NE KULLEN E TIJ E TE QANTE ME LOTE ATE QE PA ME SY ATE DITE TE 21 JANARIT…QE DEGJOJ SALIUN VASES E SHPIFS EDHE PER VEHTEN E TIJ.POR JO.KY PRAP DO SHKOJ NE PROTESTE ME SALINE E LULIN DHE KERKON QE EDHE E.RAMA MASE HAP ZJARR PER TE VRAR SI SALIU.POR RAMA NUK E BEN KETE EDHE SIKUR PRESHI TE DREJTOJ ARMEN E TE QELLOI MBI TE..!
    DHE PRESHI TA DIJE SE PRAP SALIU MUNDET TE KURDISI NDONJE VRASJE SIKURSE E MESON UDB:”VRIT NJE NGA TE TUT DHE HIDHJA FAJIN KUNDERSHTARIT”.DHE NE KETE RAST PRESHI DO TE BEJE NJE LIBER TJETER..! DHE PRAP FAIN DO JA HEDHE RAMES.JO SE DO JET FAJTORI..POR SE DUHET RREZUAR QE KM TE BEHET LULI E QE TE VRASI E VJEDHI PERSERI.JA KY ESHTE POLITIKANI YNE..SHKRIMTARI YNE..QYTETAEI YNE..!
    MIRE MILITANTET E SALIUT QE DISA JANE INJORANT-PA SHKOLLE E SHKOJNE PAS TIJ PER NJE VEND-PUNE ME MIK E PA KONKURS..PO KY PRESHI ÇDO QE BREDH HU-ME-HU NE TE GJITHA PARTIT…NE CDO TV PER TE SHARE E SHPIFUR KEDO PARTI QE E LARGON SI SPIUN QE ESHTE..!

    Reply to this comment
  51. MH January 20, 23:24

    Preç !
    Ke ba librin dhe ke marre paret e shitjeve.
    Aty ne liber flet bukur dhe tregon ngjarjen si te vije ma permbar talentit tend.Une kam nji merak:
    Na e thuaj shkurt:
    E denon Berishen,qeverin dhe qeverisjen e tije per kete krim te ndodhur 21 janar 2011 ne drite te diellit.
    Por,je nga ai klient i thithjes dhe l kollofitjes me shume oreks te corbave mbas corbave te prishura.Ndaj edhe pse te rrehet mendja se paraqitesh parimor ne letrat me kalem ne botim librash.Gjithmon e ke mbajtur anen e Berishes.
    Libri qe ti shkruan per ngjarjet 21 janarit 2011 asht libri ma hipokrit i jetes tende si njeri dhe si pende.

    Reply to this comment
  52. Lili January 21, 05:50

    Sa mire,populli me nuk po i ha sallatate e spiuneve,o mero baze,pra mos u lodh me miqte tu.

    Reply to this comment
  53. Izeti January 21, 14:35

    PRESH ZOGU eshte nje nga bythlepirsit e « mrekullushem » te politikes ,bashke me Kacin e Zi ,Ben Balushin. Tit Vasalin,Nikol Lehesin ,Shkulmakun ,Andi Smushatin Ylli Karipin Bari Falliun e plot te tjere te ketij stani. Preshi eshte nje nga.ata te pardesyve te bardha ,keshtu qe mos kerkoni me shume nga keta lloj karavidhesh qe I ngjiten si miza ne bythen e kalit. E kane profesion bythelepirjen.

    Reply to this comment
  54. fteri January 21, 17:23

    Mashtrimi nuk është bërë vetëm te Prenç Zogu ,por paftyrësia më e shëmtuar ishte edhe falsifikimi i mjekëve për plagët :

    Dr. Sami Koçeku: Shiko tani, ne kemi një eksperiencë prej 18 vjetësh në plagët prej armëve të zjarrit dhe eksperiencën më të madhe në Shqipëri e ka qendra jonë, për këtë eksperiencë kaq të madhe edhe mund të orientohemi. Plagët me të cilat kanë ardhur janë të distancës së afërt, kanë dhe shenjat e djegies, shenjat e plumbit, apo unazën e plumbit. Dhe unë, kur kam folur që thashë janë të distancës së afërt kam folur duke i’u referuar eksperiencës sime prej kaq vjetësh në spital dhe i njoh mirë plagët nga armë zjarri.

    Gazetari: Pikërisht, nga kjo experience, nga sa afër mund të jenë qëlluar zoti Koçeku?

    Dr. Sami Koçeku: Distanca është shumë e afërt, shenjë plumbi dhe djegieje nuk e bën distancë mbi një metër e gjysëm! Haaaaa,Haaaaa,haaaa……?….

    Reply to this comment
  55. Presh Prec Preshi January 21, 17:52

    Karakter I squllur pa verteber qe nuk merret vesh eshte poet apo politikan ?!!

    Reply to this comment
  56. Lili January 22, 16:03

    As politikan as post,vetem albanistanez

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*