E vërteta e një deputeti të pushkatuar në kohën e Enverit

March 9, 2018 11:49

E vërteta e një deputeti të pushkatuar në kohën e Enverit

 

Ditët e fundit trokiti në redaksinë e gazetës DITA, ish-nënkryetari i Kuvendit, ish-ministër i Mbrojtjes dhe ambasador, Shaqir Vukaj. Ai na tregoi për fundin tragjik të ish-deputetit Haxhi Hajdari 55 vjet më parë. “Unë jam më afër së vërtetës së asaj tragjedie dhe mbase nuk do të flisja, por kur dëgjoj mashtrime dhe spekulime skandaloze, jam i detyruar të flas”, na tha Shaqiri. Lidhur me këtë ngjarje të ish-deputetit shkodran, ai kishte përgatitur këtë material mbështetur në fakte dhe dokumente arkivale. Sepse, theksoi ai, “Gjithë këto vite të shohim e të dëgjojmë lloj-lloj zvarranikësh e njerëzish pa karakter që duan të dalin me doemos si disidentë e kundërshtarë të atij sistemi. Kemi parë ish punonjës të Komitetit Qendror të Partisë Punës e të Komiteteve të Partisë nëpër rrethe, Sekretarë të Byrove të Partisë, ish deputetë, ushtarakë të Ministrive të Mbrojtjes dhe të Brendshme, shefa hetuesish, prokurorë, shkrimtarë, bij bllokmenësh etj. etj. që duke dashur ta paraqesin veten si disidentë, nuk lënë gënjeshtër e shpifje pa përdorur”. / Përgatiti për botim Xhevdet Shehu

 

Vrasja e një deputeti në kohën e Enverit

Nga Shaqir Vukaj

Para pak kohësh në RTSH u shfaq dokumentari “Shpella e Lirisë” kushtuar ish Deputetit të Kuvendit Popullor, Kolonel i Ministrisë Brendshme, Haxhi Hajdari, vrarë në mënyrë barbare në prill të vitit 1963.

Kur më kërkuan të jepja një intervistë të shkurtër për figurën e tij, për shumë arsye  e prita me kënaqësi, e në radhë të parë sepse mendova se do të bëhej një dokumentar realist ku do të dilte e vërteta e fshehur prej 55 vjetësh dhe do të nxirreshin edhe disa të vërteta që janë mbuluar e “harruar”, që lidhen jo vetëm me “arratisjen” e tij, por edhe pasojat që mund të kishin edhe disa shokë e miq të tij…  Prej shumë vitesh jam përpjekur të mësoj të vërtetën, nga biseda me shumë miq e të njohur të Haxhi Hajdarit, duke pyetur e kërkuar nëpër  arkiva, por shfaqja e dokumetarit më nxiti të thellohem në shumë në materiale arkivore.

Dëshirën për një dokumentar realist ma përforconte fakti se ai do të xhirohej dhe do të shfaqej nga TVSH, një institucion publik, sipas mendimit tim, që duhet  të flasë e të tregojë me figurë për ngjarje të vërteta, me fakte e dokumente e jo me  broçkulla, shtrembërime e gënjeshtra siç ka ndodhur me shumë televizione këtë çerek shekulli, përfshi edhe RTSH. Vetë fjala dokumentar do të thotë i bazuar mbi dokumente.

Sigurisht që fola me rezerva, pavarësisht se unë mund të di shumë më tepër se sa thashë në atë intervistë, por i rekomandova  intervistuesit, Dashnor Kaloçit se, duke qenë se është një rast tepër i koklavitur dhe i pa sqaruar asnjëherë deri më sot, në mënyrë që dokumentari të paraqesë sa më afër të vërtetën, të kërkohen dokumentet e asaj kohe, që janë  me shumicë në arkivin e Ministrisë së Brendshme, të Komitetit Qendror të Partisë Punës dhe të Kuvendit Popullor, ku gjenden gjëra tepër interesante, që lidhen jo vetëm me Haxhi Hajdarin e vrasjen e tij, por edhe me ato që ndodhën më vonë.

Haxhi Hajdari

E ndjej si detyrë morale e njerëzore, madje  edhe familjare të shkruaj për disa të vërteta, të bazuara në dokumente nga Arkivat e Komitetit Qendror të Partisë Punës, të Kuvendit Popullor dhe Ministrisë Brendshme (disa tepër sekret) si dhe në dëshmitë e shumë dëshmitarëve e miqve të Haxhi Hajdarit si dhe të disa oficerëve të asaj kohe të Ministrisë Punëve të Brendshme. Gjithmonë me qëllimin e mirë për  të pasqyruar sa më afër të vërtetën e ngjarjes së ndodhur 55 vjet më parë.

***

Janë botuar shumë shkrime, libra e janë organizuar emisione televizive kushtuar viktimave të komunizmit, me argumente, referenca, e dokumente që faktojnë shumë  prej të vërtetave të dhimbshme të asaj kohe.

Por krahas tyre janë botuar edhe shumë të pavërteta, zhgarravina, broçkulla e gënjeshtra si disa nga ato që pamë e dëgjuam edhe në dokumentarin “Shpella e Lirisë”, që RTSH-ja e transmetoi me aq pompozitet, madje duke e reklamuar disa ditë me radhë.

Para shumë viteve është botuar një dossier i gjatë për figurën e Haxhi Hajdarit e dënimin e tij, shkruar nga Dashnor Kaloçi, një material plot fantazi, i pabazuar në asnjë dokument apo referencë. Shkurt, një material me tendencën që ka dominuar vitet e fundit mediet tona, sikur të gjithë ata që janë dënuar në atë kohë, kanë qenë të persekutuar, disidentë apo kundërshtarë të regjimit. Por e keqja është se edhe skenari i dokumentarit të shfaqur me autorë Monika Shoshori- Stafa e drejtor Dashnor Kaloçi ishte shkruar mbi bazën e këtij materiali, pavarësisht se me disa plotësime dhe intervista, ku Haxhi Hajdari na paraqitej si disident e kundërshtar i ashpër i sistemit.

Siç thashë më sipër, ndjej si detyrim familjar të shkruaj disa të verteta rreth jetës dhe eliminimit të tij, sepse babai im, Bejto Faslia (Vukaj), jo vetëm ka qenë mik me Haxhi Hajdarin, por deri në vrasjen e tij, të dy kanë jetuar dhe punuar afërsisht në të njëjtat kushte dhe të dy janë trajtuar pak a shumë njëlloj, prandaj dhe krahasimet do t’i bëj midis tyre. Të dy vinin nga  fshati, të dy ndër partizanët e parë të rrethit të Shkodrës, afërsisht të dy njëlloj të arsimuar me kurse e shkolla nate, të dy oficerë mbas çlirimit të vendit e të dy të nxjerrë në lirim afërsisht në të njëjtën kohë (më vonë Haxhiun e kthyen përsëri), të dy deputetë të Kuvendit Popullor në disa legjislatura etj.

Duke qenë se shumë ngjarje  i kam përjetuar, sepse kur është vrarë Haxhiu unë kam qenë në moshë madhore, dhe shumë të tjera i kam dëgjuar nga babai im vite më vonë, sepse vrasja e Haxhiut dhe damkosja që iu bë atij  lidhej edhe me familjen time. Përveç këtyre, kam biseduar me shumë njerëz, miq e shokë të Haxhiut, apo edhe dëshmitarë të veprimtarisë dhe jetës së tij dhe kryesorja, gjithçka që do them për të e kam të bazuar në dokumentet e asaj kohe, shumë prej tyre “Tepër sekret”.

Lidhur me dokumentarin, që në fillim dua të them se nuk kam  vërejtje për intervistat dhe ato që thanë të intervistuarit, sidomos fëmijët e tij që e kanë  vuajtur më shumë se kushdo tragjedinë e babait të tyre. Të intervistuarit thanë aq sa dinin…

Vërejtjet i kam për ata që kanë shkruar skenarin dhe mënyrën si u trajtua figura e Haxhi Hajdarit dhe veçanërisht për TVSH, që, me paratë e taksapaguesve shqiptarë  përgatit dokumentarë të tillë ku shtrembërohet e vërteta, me tendencë të theksuar për ta paraqitur Haxhiun si kundërshtar të regjimit dhe se gjoja ai regjim, e paska persekutuar, madje gjatë gjithë kohës, që nga çlirimi i vendit e deri ditën e vrasjes së tij dhe se kjo paska qenë aryeja e “arratisjes” dhe eliminimit të tij.

Jemi mësuar gjithë këto vite të shohim e të dëgjojmë lloj lloj zvarranikësh e njerëzish pa karakter që duan të dalin me doemos si disidentë e kundërshtarë të atij sistemi. Kemi parë ish punonjës të Komitetit Qendror të Partisë Punës e të Komiteteve të Partisë nëpër rrethe, Sekretarë të Byrove të Partisë, ish deputetë, ushtarakë të Ministrive të Mbrojtjes dhe të Brendshme, shefa hetuesish, prokurorë, shkrimtarë, bij bllokmenësh etj. etj. që duke dashur ta paraqesin veten si disidentë, nuk lënë gënjeshtër e shpifje pa përdorur.

***

Që në fillim të Luftës Nacional Çlirimtare, Haxhi Hajdari është lidhur ngushtë me ata që i dolën zot Atdheut dhe me gjithë familjen u vu në shërbim të luftës për çlirimin e Atdheut për çka pushtuesit dhe shërbëtorët e tyre i dogjën shtëpinë, i grabitën pasurinë dhe i arrestuan pjesëtarët e familjes.

Mbas çlirimit Haxhiu ka shërbyer në rrethin e Shkodrës, për ndjekjen dhe eliminimin e atyre pak bashkëpunëtorëve të pushtuesit e kriminelëve që kishin mbetur e silleshin përreth Shkodrës. Por, krahas luftës së rreptë kundër tyre, si njeri human e që njihte kushtet e mentalitetin e fashatarëve  të Shkodrës, ka ndërhyrë dhe ka ndihmuar shumë njerës për t’i shpëtuar, qoftë duke i bindur që të mos bashkëpunonin me të arratisurit, qoftë edhe duke ndërhyrë  për t’i shpëtuar nga persekutimet, që vitet e para kanë qenë tepër të rënda në rrethin e Shkodrës.

Edhe babai im ka shërbyer në zonat e Malësisë së Madhe, si komandant vendi dhe krahas tjerave edhe për eliminimin e disa bashkëpuntorëve të pushtuesit dhe që kishin kryer krime, por duke njohur e zakonet e traditat e malësorëve, ka ndihmuar shumë familje për t’i shpëtuar persekutimit. Aq e vërtetë është kjo, sa gjithë këto vite, megjithëse është shkruar e folur për persekutorë të asaj periudhe me emra e mbiemra, për Haxhi Hajdarin e Bejto Faslinë askush nuk ka shkruar qoftë edhe një fjalë të vetme kundër tyre, përfshirë të dënuar që kanë vuajtur shumë vite burgjeve, përkundrazi kanë folur e kanë shkruar mirë. Madje për ndihmën që u ka dhënë malësorëve Bejto Faslia ka shkruar edhe shkrimtari e studiuesi shqiptar nga Mali i Zi, Lulash Palushaj…

Dua ta ilustroj me një shembull konkret. Në zgjedhjet e para pluraliste të vitit 1991, unë kam qenë kandidat për deputet në Malësi të Madhe, në disa fshatra të persekutuar rëndë, sidomos vitet e para mbas çlirimit të vendit (Shkrel, Goraj-Budishtë, Katundi i Kastratit etj.), zona ku babai im kishte ndihmuar disa familje dhe kishte ndërhyrë për të shpëtuar njerëz nga persekutimi, madje ndonjë prej tyre ma ka treguar me hollësi ngjarjen… Në ato zgjedhje unë kam fituar bindshëm, jo se më njihnin mua si person, sepse unë nuk kisha punuar dhe as kisha pasur lidhje me ato zona, por më shumë si i biri i Bejto Faslisë. Jam i bindur se e njëjta gjë do të kishte ndodhur edhe me djalin e Haxhi Hajdarit, sikur ai të kishte qenë kandidat për deputet në ato zona, ku babai i tij kishte punuar e ndihmuar njerëzit e thjeshtë në ato kohëra të vështira.

 

***

Por në dokumentar kjo ndihmë e qëndrim i drejtë që ata kanë mbajtur për të ndihmuar njerëzit, për Haxhiun thuhet se, nëpërmjet këtyre veprimeve ai i “qenka kundërvënë regjimit”. Kështu në dokumetar thuhet se “Haxhi Hajdari ishte legjendë, personalitet dhe figurë që kurrë nuk u pajtua dhe nuk u bind me qëllimet, me luftën dhe egërsinë me të cilën e zhvilluan këtë luftë komunistët shqiptarë”.

Për Haxhi Hajdarin këto veprime, në dokumentar cilësohen si veprime kundër pushtetit, prandaj, sipas autorëve të skenarit, kanë filluar dënimet për të. Kështu thuhet se Haxhiun, e paskan larguar nga Shkodra si dënim dhe e kanë dërguar në një kurs oficerësh në Tiranë. Më vonë, po si dënim e paskan transferuar në Bozhigrad. Për krahasim, babain tim në atë kohë, njëlloj si Haxhiun e kanë çuar në një kurs oficerësh në Tiranë dhe mbas kursit e kanë emëruar në Përmet, por askush nuk ka thënë që atë e kanë çuar për dënim. Më vonë, sipas dokumentarit, Haxhiun e paskan çmobilizuar përsëri si formë dënimi. Edhe babain tim e kanë çmobilizuar afërsisht në të njëjtën kohë, por askush nuk ka thënë se e kanë çmobilizuar si dënim…

Për Haxhiun e vërteta eshtë krejtesisht ndryshe nga ç’thuhet në dokumentar. Siç del nga dokumentet e Ministrisë Brendshme dhe të Kuvendit Popullor, në vitin 1947, ai është sëmurur dhe është dërguar për mjekim jashtë shteti dhe për arsye shëndetësore ka qëndruar disa kohë në shtëpi, dhe më vonë është kthyer përsëri në radhët e Ushtrisë, madje në një sektor tepër delikat, ku punonin njerëz tepër të besuar, në Zbulimin e Ushtrisë, ku ka punuar deri sa është nxjerrë në lirim në periudhën e çmobilizimit të 9000 ushtarakëve. Por mbas disa kohësh persëri Partia e ka kthyer në Ministrinë e Punëve të Brendshme, madje në një detyrë të rendësishme për atë kohë, Komandant i Forcave Vullnetare për Rrethin e Shkodrës, me gradën nënkolonel.

Gjithmonë duke iu referuar dokumentarit, si dënim, Haxhiun e paskan emëruar  për pak kohë si Kryetar Lokaliteti në Postribë (para se ta kthenin përsëri më ushtri). Afërsisht në të njëjtën kohë, babain tim e kanë çuar shumë më larg se Postriba, që ishte krejt afër Shkodrës,  në Dukagjin, por askush e asnjëherë nuk ka thënë se e kanë çuar për dënim, për më tepër që Dukagjini në atë kohë ishte një krahinë me shumë probleme.

 

***

Tani të vijmë tek konkretja. Haxhi Hajdari është zgjedhur Deputet i Kuvendit Popullor që në vitin 1950 dhe ka qenë deputet deri ditën që është eliminuar.

A mund ta besojë kush se mund të zgjidhej deputet i Kuvendit Popullor në atë kohë, kur sipas dokumentarit të shfaqur, ai i qenka kundërvënë shumë herë atij sistemi, Partisë Punës dhe Enver Hoxhës?

Sipas dokumentarit, del se Haxhi Hajdari paska qenë kundër, madje edhe qenka shprehur hapur kundër kolektivizimit të fshatit.

E vërteta është se Haxhi  Hajdari ka qenë ndër më aktivët gjatë gjithë fushatave të kolektivizimit për të bindur fshatarët, për t’u bashkuar në kooperativa bujqësore.  Dhe kjo është e kuptueshme. Kë do të dërgonte Partia në atë kohë në fshat për të bindur fshatarët për të hyrë në kooperativë? Kuptohet Haxhi Hajdarin, Bejto Faslinë, e të tjerë si puna e tyre, që ishin me origjinë nga fshati, kishin lidhje me fshatin etj. Për më tepër që këta ishin deputetë të Kuvendit Popullor në zona fshatare. Këta dhe shokët e tyre kishin shkuar me dhjetëra herë nëpër Malësi për pajtimin e gjaqeve, për aksionet e mëdha që ndërmerreshin në ato kohëra për kurset kundër analfabetizmit, dërgimin e fëmijëve në shkolla, për dërgimin e të rinjve për hapjen e rrugëve e ndërtimin e hekurudhave etj. etj. Kështu edhe për kolektivizimin, që ka qenë një proces tepër i vështirë e për të cilin ka pas shumë kundërshtime e hezitime nga fshatarët.

Mbaj mend që babai im në atë periudhë të kolektivizimit masiv, me javë të tëra nuk vinte në shtëpi, ashtu si Haxhiu dhe shokët e tyre. Dhe këtë punë e bënin me ndërgjegje, sepse ata mendonin se Partia ishte në rrugë të drejtë dhe po veprohej mirë për fshatin. Pavarësisht se ata si fshatarë, që kishin qenë të lidhur me tokën dhe ia dinin vlerën edhe mund të kishin mendimet e verejtjet e tyre për kolektivizimin, por ata ishin idealistë dhe ishin të bindur në atë që bënin. Ndoshta shfaqnin edhe ndonjë rezervë me njëri tjetrin, por kurrë kundërshtime, për më tepër publikisht. Po, është e vërtetë se ndonjëri prej tyre ishte shprehur kundër ashpërsisë dhe egërsisë së ndonjë të deleguare të Komitetit Qendror që kërkonte masa të rrepta kundër atyre fshatarëve që kundërshtonin ose hezitonin të hynin në kooperativë (Arkivi i Komitetit Qendror të Partisë Punës)

Si çdo ngjarje e madhe edhe kolektivizimi shoqërohej me tregime e shpesh herë me humor e me anekdota, që indirekt shprehte opinionin popullor për atë që po ndodhte, karakteristikë për Shkodrën. Tregonin ngjarje për persona të ndryshëm në formë anekdotash, por që krahas humorit kishin edhe të vërtetën brenda. Tregonin në atë kohë këtë ngjarje dhe kuptohet qëllimi.

Ja një tregim i asaj kohe:

Gjatë Luftës Nacional Çlirimtare, babai i dy partizanëve pyet një ditë një fshatar, si i kanë punët partizanët në mal. Fshatari i përgjigjet: i ruajt zoti. Gjithë ditën kanë qëndruar nën hijen e qershisë dhe nuk kanë prekur një kokërr qershi. Në kohën e kolektivizimit takohen përsëri fshatari me babain e dy ish partizanëve dhe ky, mbasi e pyet për hallet e problemet e fshatit dhe si po shkonte kolektivizimi,  fshatari i përgjigjet: e mban mend punën e qershive gjatë luftës? Atëherë, ata nuk preken një kokërr, sepse paskan dashur ti marrin më gjithë rrënjë…

Mbaj mend gjithashtu një ngjarje të jetuar, që e tregonte babain im.

Në një fshat, kur dikush firmoste për të hyrë në kooperativë, qëllohej me pushkë përpjetë. Kur po bëheshin gati të bindnin një grua të ve të vinte gishtin (sepse ishte analfabete) dhe një bashkëfshatar i saj, ia kishte lyer gishtin me bojë dhe po ia afronte tek blloku i firmave, dëgjohet një krismë pushke, dhe ajo, pa ngritur kokën thotë: e vranë edhe një …

Shkodra njihet për humorin e hollë që shpesh herë shpreh shumë.

 

***

Autorët e dokumentarit, pa asnjë dokument, fakt e referencë  thonë se Haxhi Hajdari paska diskutuar në një Plenum Partie në Shkodër ku paska qenë Mehmet Shehu dhe  ku ndërmjet tjerave, paska folur për gjendjen e keqe që mbizotëronte në Malësinë e Madhe si dhe ka kundërshtuar kolektivizimin. Madje, mbas kësaj, sipas autorëve të skenarit të dokumentarit, e paska  thirrur Enver Hoxha në zyrën e tij, ku Haxhiu paska mbajtur të njëjtin qëndrim. Që nga kjo kohë, sipas autorëve të dokumentarit, ai qenka futur në listën e “njerëzve tepër të dyshimtë”.

Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu

Mirëpo ai, jo vetëm që ka vazhduar të jetë deputet i Kuvendit Popullor, por edhe mbas rreth disa vitesh, në vitin 1962  është zgjedhur përsëri deputet i Kuvendit Popullor.

E beson kush se një person i futur në listat e “njerëzve tepër te dyshimtë” mund të zgjidhej deputet?

Sipas autorëve të dokumentarit ai “pati shumë herë perplasje me Enver Hoxhën, Mehmet Shehun dhe Feçor Shehun”. (Po të gjykojmë përrallat që tregohen në këtë dokumetar rezulton se ne që atëherë paskemi pasur pluralizëm sepse edhe në Kuvend njerëzit paskan folur lirisht…)

Tani vijmë tek diskutimi i Haxhiut në Kuvendin Popullor, që sipas autorëve të dokumentarit paska “tronditur sallën e Kuvendit mes të gjithë deputetëve, të cilët u trembën prej shqetësimeve të mëdha që shtroi deputeti i malësië”. Ky paska qenë edhe fundi i tij, sepse mbas kësaj, ai qenka  njoftuar nga Mit’hat Zaçe (ish nënkryetar i Degës Punëve të Brendshme të Rrethit Shkodër) se do të arrestohej, prandaj duhej të largohej sa më parë nga Tirana dhe të fshihej! Dhe Haxhiu, duke ndërruar disa makina, i qenka  fshehur Sigurimit të Shtetit dhe paska shkuar në shtëpinë e tij, prej ku është “arratisur”…

Këtu përfundon përralla e dokumentarit për disidencën e Haxhi Hajdarit dhe kundërshtimet e tij ndaj politikës së Partisë Punës dhe Enver Hoxhës.

Dua të bëj një sqarim.

Sipas dokumenteve të Kuvendit Popullor që gjenden në Arkivin e Shtetit, sesioni i fundit për vitin 1962, është zhvilluar në fund të dhjetorit 1962 (ka filluar më 25 dhjetor) ku është diskutuar dhe aprovuar Buxheti i Shtetit për vitin 1963. Aty kanë diskutuar me radhë deputetët Shefqet Peçi, Tonin Jakova, Myftar Grabocka, Bilal Parruca, Petrit Dume etj. gjithsej 20 deputetë. Sipas proces verbaleve, ku jepen të plota edhe diskutimet e tyre, nuk rezulton që të ketë diskutuar Haxhi Hajdari. Theksojmë se kjo ishte seanca e fundit ku ka marrë pjesë Haxhiu. Nuk kuptohet nga e kanë gjetur autorët e dokumentarit që Haxhi Hajdari paska diskutuar në një seancë të Kuvendit Popullor dhe mbas kësaj qenka paralajmëruar për arrestimin, dhe menjeherë qenka “arratisur”. Autorët e dokumetarit nuk kanë bërë as gjënë më elementare, të karahasonin datat e Sesionit të Kuvendit Popullor (25-27 dhjetor 1962) dhe datën e “arratisjes” së tij, më 17 mars 1963. Sigurisht një krahasim i tillë nxjerrr lakuriq gënjeshtrat e autorëve të dokumentarit.

E vërteta është se deri ditën e “arratisjes”, Haxhi Hajdari ka pas vlerësimin dhe trajtimin më të mirë nga Partia, Qeveria dhe Ministria e Brendshme.

Vetë fakti që u zgjodh për të katërten herë deputet i Kuvendit Popullor nuk ka nevojë për komente. Dokumenti që po botojmë më poshtë vërteton më së miri vlerësimin e udhëheqjes së Partisë për Haxhi Hajdarin kur e propozonte për deputet të Kuvendit Popullor në fushatën e zgjedhjeve të vitit 1962, pra vetëm pak muaj para “arratisjes” dhe eliminimit të tij.

(Vijon)

March 9, 2018 11:49
Komento

36 Komente

  1. eneo March 9, 13:03

    Sa intaçi jemi ne shqipet.Po ty pse te paska prekur kaq shume apo doje ta nxirrje dhe babain tend desident…
    Shkrim koti….gjithçka beni per te justifikuar krimet e komunizmit.Ne ate kohe pushkatohej robi ose sepse ishte shume i zoti e “xhaxhi “nuk i donte ose sepse ishin kunder rregjimit.Po tet ate pse nuk e vrane??????

    Reply to this comment
  2. Xyz March 9, 13:08

    Hahaha,ate e kane cuar me mision zbulimi ne perendim,si mjaft’ te tjere te sprovuar,… Thuanuni atyre te filmit,jeni rro..a ka.i

    Reply to this comment
  3. specialisti March 9, 13:15

    Shaqir
    Si gjithnje i sakte, i drejte, i hapur, i vertete.
    Ti ke ecur ne kariere , jo vetem ne saje te babes, por se ke pas keto cilesi

    Reply to this comment
  4. keshtu ndodh March 9, 13:51

    Si eshte bere torollumb historia sot me Kaloçer, Dervisher e Beqir Meter me shoke, pa lere “historianin” Butka. Na lini rehat se jemi mire keshtu si jemi; te verteten e dime me mire se ata qe bejne dokumentare e shkrime gazetash. Kete te vertete do tu a leme femijeve qe kur Shqiptaret te kene kuptuar se jane te gjithe shqiptare , ta lexojne e ta marrin vesh. Tani vazhdon periudha e helmit. Kush shpetoi, shpetoi.

    Reply to this comment
  5. 1 March 9, 16:06

    zoti Shaqir Vukaj

    Ju pershendes dhe me lejoni te them se ngelesh NR 1 si politikan dhe analist….por dhe atdhetar i rralle qe flet vetem me argumente-fakte-data…..dhe eshte e vertete qe shume kundershtare te betuar ju respektojne..
    .
    Dashnor Kalocin e kam njohur dikur dhe e njoh ne ditet e sotme…..dhe mund te themi se Engjelli u kthye ne Djall….akoma nuk e kuptoj kete urrejtje te Kalocit qe as serbi me grekun nuk e kane..
    .
    E keqja sot eshte nje propogande me shume se kanibale me kohen e kaluar per te mbuluar monstruozitet e sotme..
    .
    Do tregoj nje rast:

    Havzi Nela u var ne litar si terrorist se qelloi me pistolete nje polic..dhe sot keta Dashnorkalocerit dhe KASTRIOTDERVISHET..thone se e varen se ishte poet…

    Nderime zoti Vukaj jeni NR 1

    Reply to this comment
  6. Fatmiri March 9, 17:30

    Shaqir Vykaj! Thjeshtesia dhe ciltersia me te cilen i tregon ngjarjet te ben te besushem dhe kjo te nderon e ngjall respekt tek lexusit ! Pergezime
    Fatmiri

    Reply to this comment
  7. Fatmiri March 9, 17:36

    Shaqir Vukaj! Thjeshtesia dhe ciltersia me te cilen i tregon ngjarjet te ben te besushem dhe kjo te nderon e ngjall respekt tek lexusit ! Pergezime
    Fatmiri

    Reply to this comment
  8. Fatmiri March 9, 17:41

    Shaqir Vukaj! Thjeshtesia dhe ciltersia me te cilen i tregon ngjarjet te ben te besushem dhe kjo te nderon e ngjall respekt tek lexusit !Arsye tjeter qe keto qe shkruani , jane te verteteta ,eshte, sepse ju i kini jetuar ato dhe i mbeshtetni ne dokumenta te kohes! Pergezime
    Fatmiri

    Reply to this comment
  9. MH March 9, 17:48

    Shaqir Vukaj
    Te njoh qysh kur hypje ne veglen sportive,ne hekur te cilin e mbertheje me krahe duke kapur rrypin e pantallonave dhe rrotulloheshe si i vecant e askush tjeter.Kete e baje perhere te mos tham per cdo dite qe shkoje ne shkollen,ne shkollen “Vasil Shanto”.
    Tregoj kete te vertete qe Ti i nderuemi Shaqir Vukaj qe ne ate kohe nexanes i shkolles “Vasil Shanto” gezoje ne karakterin tand modest gjithemon realist dhe plotesisht i vertet,i sakt ne cdo ngjarje te jetes tande por edhe te atyne ngjarjeve si rasti konkret qe shtjellon ne kete shkrime.
    Njeriu ma negativ te cilin, une personalisht nuk e njoh si surrat.E njoh nepermjet shkrimeve te tija te pisllekshme qe shtremberon rrealitetin dhe te verteten ne cdo pike dhe presje.
    Humori Shkodrane nuk do te bante buje po te mos ishte tabani,brumi i humorit te fshatrave ku spikat ai i malsive nga mbishkoder drejt Malesise se Madhe e deri mbi Dukagjin e ne krahinen Nikja-Mertur e Gjakove.

    Reply to this comment
  10. 2 March 9, 17:50

    E kam dëgjuar drejpërdrejt nga Fajzat e Kukësit në radio policin që qëlloi drejpërdrejt në kokë Havzi Nela kur tha: “Buka e dhënë më shpëtoi jetën.” Plumbi nuk i preku trurin”
    Përpara se të hapen dosjet e sigurimit duhet medoemos të hapen dosjet e gjyqeve. Atje është e vërteta.

    Reply to this comment
  11. MH March 9, 17:55

    eneo !
    Ashtu si te paret, e tue edhe ti vavsh ne te sateme.Jeni njerzit ma ordiner dhe ma te neveriteshmit qe duan te bajne opozitarin.Kementet qe bani tregojne se nuk keni pike idealit sa me te rrejte mendja me ju ba pyetjen.Pse keni lind ne ket bote.He pse!?

    Reply to this comment
    • enea March 9, 19:08

      Po ty c’ te duhet o derezi , apo te gjithe duhet te mendojne si ti..
      Sic ke nikun i ke dhe koment une e perkthej keshtu ha m…t
      Komunizmin e kam provuar ne supe dhe nuk jua lejoj te me gjykoni ju as kelyshet e kuq si ju qe e shkaterruan kete vend duke na lene te pakten nje shekull pas botes…justifikoni si te doni krimet e komunizmit ato jane makabre

      Reply to this comment
      • katarakti March 9, 20:14

        Enea. Megjithese thua se e ke provuar mbi supe komunizmin, duket se nuk e ke njohur si duhet. Komunizmi ishte pa asnje dyshim nje diktature e eger, por njekohesisht gjate asaj diktature Shqiperia njohu zhvillimin me te madh ne historine e saj. Nuk eshte fare e vertete qe komunizmi na la nje shekull pas botes. Eshte e kunderta. Nga 5 shekuj pas botes sa ishim me 1944, komunizmi na çoi nja 4 shekuj perpara. Qe do te thote se ne vitin 1980 ne ishim siç ishte Europa Perendimore ne vitin 1930. Qe te te bej qefin po te marr nje shembull, qe me siguri do te te pelqeje. Edhe Hitleri ishte nje diktator i pashoq, por ne kohen e sundimit te tij, Gjermania u be pothuajse nje superfuqi, qe u perlesh dhemb per dhemb pothuajse me gjithe boten. Pra mos ngaterro diktaturen me zhvillimin. Shpesh here diktaturat dhe zhvillimi ecin krah per krah. T’i shkruajta keto rradhe per te te ndihmuar te kuptosh qe te bardhes t’i thuash e bardhe dhe te zezes e zeze.

        Reply to this comment
        • enea March 9, 22:03

          Faleminderit per mundimin dhe kohen qe moret nga koha juaj per te me shpjeguar ato qe une i di sikurse dhe ju por qe i konceptoj krejt ndryshe nga ju.
          Ju falenderoj dhe per edukaten …e jo si MH qe ashtu sic ka nikun ka dhe mendimin

          Reply to this comment
      • Julius Fucik March 10, 04:05

        Po per krimet e ketyre 28 vjeteve kapitalizem,qe u vodh dhe u rrenua e gjithe Shqiperia pse nuk flet o Enea fashisti,o kelysh ballisti?
        Mbetet duke share,por a nuk keni ndonje te mire ju keto 28 vjet me te mire se ato qe beri Enveri per shumicen e popullit?
        Hyyyyyy,kellira qe doni shkrire kallajin ne goje!

        Reply to this comment
        • enea March 10, 12:42

          Ne po flasim per nje subjekt te caktuar o fucik a cka m… jeni ju ..
          Per keto 28 vite flisni ju qe pluralizmi jua prishi rehatine e qetesine…
          Per mua nderrrimi i sistemit ishte bekim , natyrisht ka dhe gabimet e vetacrruges qe mund te ishin elemiuar por nuk jam autor i asnje prej tyre ndersa krimet e klysheve te kuq i kam provuar mbi supe…
          Gjithesesi une mendimin tim kam shprehur dhe kurr nuk mund te mendoj si ju nherez medioker e pa dinjitet

          Reply to this comment
  12. Mark .U.K March 9, 19:02

    Shoku Shaqir Vukaj:Dua te ju pyes.A jan shkruar gjanat si ka ken e verteta a si ka dasht partia.Raliteti ashte si kan thene ata si kan ndodhur aty e jo cfar shkruenin komunistet e ndyre.E kam njohur Hasan Haxhin ndoshta ma mire se ju.Te verteten e vrasjes se tij ma ka then probatini i tij(vlla gishti)i ndieri Gjin Leka (koceku) pak para dekjes 36 vjet ma pare.Si u vra e kan ditur shume njers ne fshatin Rjodh.Prap nuk po te len faqja e zeze edhe ne ket mosh te mbrosh ata kriminel qe i bane tana ato te zeza vendit.Se si ke fitue ne votimet e 91 e dine te gjith.Mos ti vij keq kujt,se ne vendef ma te mbrapa mbetura fitoj PPSH.Ku ala ishte friga e hakmarrjes tuaj more Vuka.Vertet fituat ju e Cun Jonuzi nga propogante juaj se po fitoj PD do na ndrroj besimin.Leni kto gjana e kaloj edhe kto dite qe te kan mbet.Dua tu pyes gjeje nje komunist qe i kan thene i mire ne jeten tane.Mire paten thene gjermanet e luftes :KOMUNIST KAPUT.Ashte faji i popullit qe nuk ju zhduku ne 90 te gjithve,sidomos te atye qe jan ken drejtuasa.

    Reply to this comment
  13. ELIOT March 9, 19:39

    ME me falni shoku ;;;;;; por na Merzite me e lagu apo se lagu partine ;;; . E KRITIKOI APO JO ENVERIN MEMHETIN ..POR NUK E KUPTOVA …PERSE U ARRATISE …. NDOSHTA KISHTE FRIKE NGA PARTIA E KRIMINELIT ENVER ..DHE E BABIT TEND …APO U ARRATISE PER AVENTURA .. SA VJEC KISHTE ISH PARTIZANI KUR U ARRATISE ..20 .. APO ….. AI NJERI NE RAST SE U ARRATISE KISHTE ME SIGURI NJE FRIKE TE MADHE PER JETEN ..KISHTE ME TE VERTETE NJE GJE TE RENDESISHME … PER TE ARDHMEN .. KISHTE FRIKE OSE …. JA ..KISHIN THEN .KE NJE RRUGE OSE JASHT SHTETIT ..OSE LITARIN ….. E DINI JU CUNI I PATIZANIT PERSE U ARRATISE …. I MADH STROCKI ….???? KERKO NE ACHIVAT E SHQIPERISE …SE DO TA TREGOJNE ..TE VERTETEN …NGA HISTORIA … E DIME QE TE GJITHA MARREZITE VININ NGA ..BOLSHEVIKET DHE DISA NAIVA FSHATARE ME KURSET E NATES .. PASTAJ E DIME SE KUR NJE TRIM SI TUK JAKOVA JA THONTE NE SY TE VERTETEN ENVERIT …. PUSHKATOHEJ TUKU I THA SE PARTINE KOMUNISTE E FORMUAN SERBETT …. ENVERI E BERI TADHETAR … E PUSHKATOI ..PERSE JO KY HAXHIU …YT … DHE MOS THUAJ QE TANI RREJNE … JU KOMUNISTAT KENI RREJTUR POPULLIN DHE ME DHUNE PER 60 VJET … DHE SJU DENUAN .. NDERS TANI .. NUK TE DETURON NJERI TE BESOSH ..SE KA DEMOKRACIE LIBERTE SHOKU ME ..ROBA DOKU ….. POR NUK NA THE TE LA BABI ME KOOPERATIVAT E BUKURA NDONJE LOPE APO VIC KOLEKTIVIZIMI ISHTE GJEJA ME E SHKERDHYER QE BENE BOLSHEVIKET … SE I BENE FSHATARET TE PUNONI SI SKLLEVER …

    Reply to this comment
    • Moisi Golemi March 10, 09:06

      Eliot. Te pjerdhsha trute e gomarit qe ke!!

      Reply to this comment
      • enea March 10, 12:53

        Pirdh trute e tua o Golemi se gjithcka e ka shkruar ashtu sic eshte e verteta… po ju pse po ju djeg kaq shume mendimi yne kunder kur ne nuk beme nje replike posht komenteve tuaja.Kujt doni t’ ja mushni mendjen vetes tuaj apo ne per komunizmin gjakatar 50 vjecar.
        Dhe nje nder krimet me te shemtuara ka qene spiunazhi. Nje ne tre veta ishte spiun madje dhe brenda trungjeve familjare.Gjithcka eshte shkruar sic ka dashur ” xhaxhi ” ne ate kohe. …

        Reply to this comment
  14. Arben March 9, 19:41

    Enver hoxha ishte kriminel, mutin me shurre, nuk e mbulon dot o shaqir

    Reply to this comment
  15. Malesori i heshtun. March 9, 19:44

    Respekte Z. Vukaj per integritetin, analizen realiste te problemeve. Gjithmone mbeteni njeri i popullit dhe besnik i se vertetes.

    Reply to this comment
  16. 1950 March 9, 19:56

    per MARK UKIN

    sa here te djeg suma del e nxjerr pak bishtin o gjarper i zi…

    ai rend shoqeror qe u ndertua ne shqiperi 1944-1990 ishte paracaktuar nga rrethanat e kohes por ato burra qe drejtuan atehere:

    -nuk tradhetuan
    -nuk vrane pas shpine

    Vetem vrasja e vajzave-grave ne 1946-1951 nga ju pjetermustakuqet dhe markukat ju mbulon me turp per jete te jeteve…

    Cuca ishte mbrojtëse e së resë dhe e të drejtave të grave. Ajo dëshironte të ndihmonte gratë dhe vajzat e fshatit të shkolloheshin dhe të kuptonin të drejtat e tyre si arsimimi, punësimi, barazia gjinore, etj dhe të mos qëndronin të ndrydhura nën peshën e zakoneve dhe mentaliteteve të trashëguara nga e kaluara.

    Cuca ishte vajza e vetme në fshat që kishte prishur fejesën e saj që në djep (e kryer sipas ligjeve kanunore). Ajo kishte ngritur në shtëpinë e saj kurse kundër analfabetizmit për t’u mësuar grave dhe vajzave të shkruanin dhe të lexonin gjuhën shqipe.

    Duke u bërë ballë me dinjitet paragjykimeve, Cuca kishte arritur të fitonte zemrat e shumicës së malësoreve. Aktiviteti dhe influenca e Cucës në fshat, shihej si një sfidë nga Komiteti i Maleve. Me pretendimin se Cuca kishte thyer zakonet dhe kishte turpëruar fshatin, përkrahësit e Kanunit u orvaten të manipulonin mendimin e një pjese të fshatareve kundër Cucës, por pa ia dalë dot mbanë.

    Në këto rrethana kur ata kuptuan se vajza rebele “po bëhej me e zgjuar dhe po dilte mbi burrat”, Komiteti i Maleve urdhëroi vrasjen e saj. Kështu, një natë të errët, ndërsa Cuca qëndronte e vetme në shtëpi me nënën e saj te verbër, katër burra hynë me pabesi, e nxorrën me forcë nga shtëpia dhe e vranë.

    Kush e vrau Cucën MARKUKI PAS SHPINE

    NXIRRE KOKEN GJARPER MARKRIMINELI !

    Reply to this comment
  17. KOZi March 9, 19:58

    Ok ,e kuptuam ! Haxhi Hajdari nuk paska qene ne opozite me regjimin sic qenka perpjekur ta jape dokumentari ! Atehere ky njeri i luftes,i Partise,i qeverise cfare ndodhi qe u vra duke u goditur me mortaje apo top !? Mbase ka bere vetevrasje si shume komuniste tjere ! Dhe si perfundim si u cilesua ?,armik i partise dhe popullit !,…tung

    Reply to this comment
  18. memoria nuk ju fal.. March 9, 21:07

    te nderuar lexues
    .
    Shikoni me kujdes dhe gjykoni.
    .
    E cfare rendesie ka qe u vra apo e vrane Haxhi Hajdarin (2H) ?
    .
    Edhe pse jam 100% dakort me llogjiken dhe faktet e zotit Vukaj..po marrim rastin ne te keq se 2H kishte te drejte….dash kaloci ka te drejte dhe mark ujqerit kane te drejte me kete rast…
    .
    Le ta krahesojme kete “krim” te kohes Enverit me keto monstruozitetet e Sali matherfuckerit qe jane 1 miljon here me te tmerreshme dhe per cudi te perndjekurit politik dhe e djathta ja japin voten Salisatanait

    Sot kryesorja qe eshte denimi i berishizmit si doktrine dhe burgosja e Sali Qenit per veprat kriminale te tradhetise,vrasjes me paramendim,shkaterrimin e shtetit dhe perdhosjen e dinjitetit shqiptar.
    .
    1-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel ne inskenimin 2 prillit 1991,me prishjen e qeverise stabilitetit dhe pjesmarrjen e denueshme te ambasdorit amerikan Rajerson ne votimet e 1992 per te cilen shteti amerikan duhet ti kerkoje falje shqiptareve dhe per kete veprim ilegal te Rajersonit por dhe gradimin qe i beri Sali qenit.
    .
    2-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel per masakren e sheshit skenderbej 1996,me luften civile te 1997,dhe me pucin e shtetit te 14 shtatorit 1998.Perseri segmente jo te sinqerta te dipllomacise amerikane duhet ti kerkojne falje shqiptareve sepse ne vend qe te kerkohej zbatimi i ligjit per krimin shteteror te pucit shtetit nga Sali Qeni “merret ne pyetje” brenda mureve te ambasades nga nje prokurore amerikane.Pra ne kete rast jane perseri dipllomate amerikane qe jo vetem shkelen ligjin por dhe mbrojten nje kriminel qe ka parametrat e Agusto Pinocetit.
    .
    3-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet te merret i pandehur si kriminel per holokaustin e Gerdecit,vazhdoi me masakren fashiste te 21 janarit dhe vjedhja me llereperveshurin ne krye te bashkise Tiranes dhe duke i quajtur 2 kriminele njerin burre shteti dhe tjetrin yll ne qitje.
    Jane dhe shume akte terrori dhe tradheti te thelle antikombetare ku me kryesoret jane ne vazhdim:
    4–Tradhetia kombetare me Janullatosin.
    5–Tradhetia kombetare me varrezat greke
    6–Tradhetia kombetare me detin Jon
    7–Tradhetia kombetare me naften e Milloshevicit
    8–Tradhetia kombetare me sabotimin e UCK
    9–Akt terrorist ne zhdukjen e R.Hoxhes*****
    10-Akt terrorist ne genocidin ndaj Haklajve
    11-Akt terrorist ne vrasjen e F.Xhindit
    12-Akt terrorist ne vrasjen e k/komunarit Kukes
    13-Akt terrorist ne djegjen e oficerit shikut Durres
    14-Akt terrorist ne vrasjen kuliciane te K.Trebickes
    15-Akt terrorist ne egzekutimin mafjoz te gjyqtarit te Vlores
    16-Akt terrorist ne lincimin te Edi Rames
    17-Akt terrorist ne djegien te gazetes Koha jone 1997
    18-Vdekje misterioze e Gramoz Pashkos
    19-Vdekje misterioze e Pjeter Arbnorit
    20-Vdekje misterioze e Safet Zhulalit
    21-Vdekje misterioze e Ali Spahise
    22-Vdekje e pilotuar e gjyqtarit Xhelal Elezi*****
    23-Vdekje e pilotuar e doktorit Shik-ut Ylli Xhagjika*****
    24-Vdekje e pilotuar e zyrtarit Shik-ut Pirro Visari*****
    25-Vdekje e pilotuar e prokurorit Xhevat Hana*****
    26-Vrasje e pilotuar e Azem Hajdarit
    27-Vrasje e pilotuar e Sokol Olldashit
    28-Krim ekonomik me rrugen e Kombit
    29-Krim ekonomik me Albetrolin
    30-Krim ekonomik me Kromin
    31-Krim ekonomik me Albetrolin
    32-Krim ekonomik me shitjen e h/centraleve
    33-Krim ekonomik me borxhin e jashtem mbi 67%
    34-Krim ekonomik me super drogen e Lazaratit
    35….vazhdon rromani i krimeve…
    Nga sa me siper i nderuari duke i krahasuar me keto komentet tuaja dal ne perfundimin qe je nje shurdh memec i grades fundit dhe me shume kenaqesh kur shkruan emrin ne blogje anonimesh se sa i sherben atij kombi qe tashme eshte ne “recovery room before surgery ” qe do te thote qe te ngrihen shqiptaret kudo qe jane per te shpetuar ate vend per te bere operacjonin duke i prere koken e tumorit agerziv kanceroz te Sali Qenit dhe ta hedhim ne birucat e burgut.
    Por qe te behet kjo duhet thene e verteta shume e hidhur qe eshte:
    Dipllomacia amerikane dhe europjane dhe sherbimet e tyre inteligjente dhe strategjike te tyre pa harruar dhe fushen e biznesit jane pergjegjeset kryesore per katandisjen e kombit shqiptar ne kete katastrofe biblike morale dhe ekonomike.

    Reply to this comment
    • enea March 10, 00:48

      Po c’pune ka Saliu ketu more njeri pa tru
      Ne po flasim per nje njeri qe luftoi per clirimin e vendit, qe dha kontributin e tij aq e sa ja lejoj sistemi dhe e mori plumbin ne ball se spiunet a ku di une kush i beri priten, se ky njeri ishte ne rrezik per jeten ndaj deshi te arratisej, e ne rrezik per jeten ishte sepse nuk beri lepe peqe si shume te tjere.. Familja e tij e di cka hequr nga sistemi… A e dini c’ do te thote te quheshe i perndjekur dmth te privoheshe nga gjithcka dhe ta mbaje koken ulur etj etj etj
      Perpiquni te flisni nje here per subjektin se per Salen ke shkruar e perseritur 1 milion here te njejtat gjera….apo nuk di ndryshe

      Reply to this comment
    • Taso Hasko March 29, 18:05

      Bo cfare idioti qe qenke si nuk ke pertuar or tallash te shkruash kaq gjate dhe besoj se ke harxhuar mbi 3 ore.Lexova vetem 35 “krimet” dhe nuk kam durim. Ezgjata me kete gomar por kur te del nje mut perpara si ky detyrimisht do merresh me mutin “Memoria “

      Reply to this comment
  19. Pyetje për egërsirat Arbenin dhe Ujkun March 9, 21:21

    Në se Enveri do të quhej kriminel , nuk di se si do të mund ta quanim kryebanditin serb , kriminelin , antishqiptarin e betuar , vrasësin dhe hajdutin e lindur dhe rritur në shpellë , Sali Ramoviç Berishoviçin , që ka tre dekada vetëm prish , shkatërron , vret , përçan e nëm këdo që i del përpara ? !

    Reply to this comment
    • KOZi March 9, 23:32

      Njera nga pergjigjet !
      Rrofte shoku Enver qe vrau komuniste me shume se do kish vrare cilido antikomunist !
      …..tung

      Reply to this comment
    • ELIOT March 11, 11:03

      Bonjour ;;;; po ju pergjigjem une ne vend te ARBENIT … NE RAST SE ME LEJON ..BIENSUR … PERSE ENVERI ISHTE ME KRIMINEL SE HITLERI …????? NE VITET 1940 HITLERI KISHTE NJE MIK NJE GENERAL TE MADH E KRENOHEJ ME FITORET E TIJEN .. KY ISHTE ERWIN ROMMEL ..DHELPRA E SHKRETETIRES …PSEUDO NGA ALEATET ////…DHE NE 1944 KY GENERAL I MADH E TRADHETOI … KUR NJE GRUP PUCISTES E BENE NJE ATENTAT .. ERWIN ROMMEL NUK I DENONCOI ….SE E DINTE PER PUCISTET DHE NUK FOLI ..DHE KUR PUCI DESHTOI … TE GJTHE PUCHISTET HITLERI I PUSHKATOI …. DHE E KUPTOI SE EDHE MIKU I VET GENERALI E DINTE … JA THANE PUCISTAT …. DHE CFARE BERI HITLERI …. I COI GESTAPON DHE I THANE …. E DIME QE JU GENERAL ISHIN NE DIJENI DHE NUK FOLET.. TRADHETUAT GJERMANET …DHE HITLERIN ..PRANDAJ KA 2 SOLUCIONE … OSE TE VRISININ VETEN DHE SHPETONI GRUAN DHE DJALIN…. OSE …JU VRASIM TE GJITHEVE ….. DHE GENERALI ZGHODHI VETEVRASJE …….. DHE HITLERI NUK JA VRAU GRUAN DHE DJALIN… NUK JA INTERNOI NE SKLLAVERRIM . NDERSA ENVERI …MIRE QE MEHMETIN E DETUROI TE VRASI VETEN ????? POR JA . MASAKROI FAMILJEN E VET DHE GJITHE FAREFISIN … E SHIKONI KUSH ISHTE ME BURRE ..KUSH KISHTE ME KARAKTER …KUSH KISHTE ME DINJITET ….. ..LEXOJE 5 HERE TA KUPTOSH SHOKU NGA .. DHE PO SE KUPTOVA ..ME THAUJ TA BEJE ME VIZATIME ….SE JU KAMUNISTAT JENI TE TRASHE ….. JU KUPTOJ ///// UUUU SE HAROVA DHE BERISHA DUHET TE FUTET NE BURG …. POR RAMA ESHTE SI AI VETE DHE I MBYLLE SYTE NGA .. KORRUPSIONI I PARTIVE NE SHQIPERI ..MERCI ..ET A BIENTOT …

      Reply to this comment
  20. malesia March 10, 03:51

    Pershendetje z. Shaqir. Fatkeqesisht, ne jetojme ne nje kohe kur e ashtequajtura liri mendimi eshte shnderruar ne shthurje te gjithanshme, jo vetem morale, por edhe ne te gjitha fushat e tjera. Eshte e vertete se edhe para 1990, jo pak gjera nuk jane thene e shkruar sic ishin por eshte po kaq e vertete qe, tash 28 vjet pothuajse cdo gje eshte shtremberuar, sajuar dhe keqinterpretuar. Eshte normale te kesh gjykime te kunderta per te njejten gje, rrethane apo rast por kur vjen puna tek faktet, deshmite dhe dokumentet, atehere ” ndalu bek se ka hendek “. Shikoji ketu me siper, pa permendur te tjeret, por vetem nja dy komentues ” brilante “, deshmi e gjalle e injorances dhe ligesise, njefare ” Mark.uk ” ( qe vjell vrer dhe rrezaton injorance ne cdo koment qe ben si dhe njefare ” eneo ” te cilet besojne se historia dhe everteta mund te tregohen me perralla kafeneshe neper fshatra apo rrugica qytetesh. Ata besojne se urrejtja e tyre ( e cila mund te kete ose jo baze ) ndaj se shkuares eshte e mjaftueshme per te hedhur poshte mendime, konkluzione dhe shkrime qe bazohen mbi fakte, deshmi dhe arkiva. Keta jemi ne dhe, jo rralle, kur lexon keta njerez te ligj, te vjen ndermend mendimi ( jo i drejte ) se mire ua ka bere Hoxha gjithe ketyre bajfgave te cilet e kane qelbur Shqiperine tash 28 vjet sa nuk ka deodorant apo ilac qe e zhduk eren e kalbesires dhe qelbesires se krijuar prej tyre.

    Reply to this comment
    • enea March 10, 21:24

      Jepni mendimin tuaj o ” malesia” e mos na komento ne qe nuk mendojme si ju, ne qe shohim pertej hundes tone, …si mendon more zotni qe mund te mendojme si ju kur ne kohen me te eger dhe me te erret te komunizmit ne patem mendime ndryshe dhe prandaj u denuam…
      Kur ju mungon argumenti hidheni perpjet kot…ju nuk kuptoni apo nuk dini vertet ….kaq te privilegjuar te sistemit keni qene qe jeni qorruar sysh

      Reply to this comment
  21. FATOSI March 13, 17:40

    A doni me per Belulin?!?!?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*