E vërteta e prishjes me Kinën dhe vetëvrasja e Mehmet Shehut

June 20, 2018 12:27

E vërteta e prishjes me Kinën dhe vetëvrasja e Mehmet Shehut

(Pjesa e dytë e shkrimit replikë me profesorin e La Sapienzas, Luca Micheletta)

Muharrem Xhafa

Shkrimi – “Shqipëria Komuniste mes Lindjes dhe Perëndimit” – botuar më 12 qershor 2018 në “Dita”, mbyllej se për të plotësuar e kundërshtuar disa mendime për marrëdhëniet e Kinës me Shqipërinë, çështjen e bunkerëve “shqiptarë”, vetëvrasjen e Mehmet Shehut e ndonjë gjë tjetër, do të vijojë me një tjetër shkrim, mbase edhe  duke përsëritur lehtë ndonjë ide.

1

Shqipëria, kur u prish me Kinën, italianët e perëndimorët në tërësi, nuk bënë gjë në dobi të saj. Ndodhi si më 1961-in, kur ajo u nda me hrushovianët.

Po, përse u mbajt ky qëndrim? E vërteta është se Perëndimi e  Italia mbajtën qëndrim kundër Shqipërisë, sepse kjo vazhdonte të ishte një vend socialist i vërtetë. S’ka asnjë argument të  italianëve e të perëndimorëve, që të mund të justifikojnë qëndrimin e tyre kundër Shqipërisë socialiste.

Pas vitit 1968-69 (më 1972 Mao priti në Pekin presidentin Nikson) Kina filloi të afrohet e të bëhet palë me amerikanët, të ndryshonte qëndrimin e saj, edhe pse ishte deklaruar më parë një vend komunist konsekuent, antiimperialist e antirevizionist. Ky ishte shkaku i prishjes së Shqipërisë me Kinën (marrëdhëniet diplomatike u mbajtën). Prof. Micheletta thote qartë se kinezët nisën të afroheshin e të kishin marrëdhënie shumë të mira me Jugosllavinë (dhe me Rumaninë), çka nuk u pëlqente shqiptarëve.

Sigurisht, kjo nuk u pëlqente shqiptarëve!  Për më tepër që kinezët u lidhën me imperializmin amerikan, mbështetën shtetin serb (jugosllav) dhe pak më vonë  do të deklaroheshin botërisht kundër Kosovës, duke thënë :  “Kosovo is Serbia”! Enver Hoxha nuk mund ta pranonte këtë qëndrim të revizionistëve kinezë, ndaj, ua tha, po botërisht : “Kosova është Shqipëri”, jo Jugosllavi! Qëndrimit të italianëve pro Jugosllavisë si vend në shërbim të imperializmit, ia vë “vulën” ajo që thotë Micheletta : “Kinezët e amerikanët donin të mbështesnin vendet që ishin kundër BS”.

2

Shqiptarët e Shqipërisë socialiste nuk kanë pranuar që siguria e tyre si popull dhe e vendit të tyre të vinte nga NATO.

Profesori gabon kur thotë se shqiptarët (është fjala për atëherë) “pranojnë një realitet, i cili është i vështirë për t’u pranuar, që siguria e tyre vjen nga ana e NATO-s”! “Çuditërisht”, ai bën një tërheqje të mençur nga ky pohim, kur pyetet nëse Enver Hoxha e Mehmet Shehu “ishin të ndërgjegjshëm për këtë, e kuptonin këtë situatë”? “Nuk e di, thotë Micheletta, por mendoj që po”! Pra, e lë opinionin e tij në kuadër të një hamendjeje! I guximshëm, po edhe kontradiktor, është Prof. Micheletta, kur thotë se ata ishin “mjaft inteligjentë, dinakë e të aftë në politikë për të kuptuar këtë gjë”, ndonëse “nuk mund ta pranonin, pasi ishin në armiqësi ideologjike me perëndimin”! Ky vlerësim s’është i saktë, sepse Shqipëria socialiste s’ishte me Perëndimin (as me Lindjen) vetëm në armiqësi ideologjike, po më gjerë, sepse rrethimi e bllokada ekonomike e Perëndimit dhe Lindjes kundër Shqipërisë socialiste shprehnin jo vetëm  armiqësi ideologjike!

“Kinezët në gjysmën e viteve ‘70 nuk kanë më raporte të privilegjuara me Shqipërinë”- thotë Profesori dhe, me që s’kanë raporte të këtilla, shton se “nga këndvështrimi i sigurisë dhe politikës ndërkombëtare nuk ka dyshim dhe nuk është e vështirë të nënkuptohet që dalëngadalë Shqipëria rrëshqet drejt perëndimit”? Hamendësime mund të bëhen plot, por ky është shtrembërim i së vërtetës historike! Micheletta kundërshton veten për çfarë ka thënë më parë. Perëndimi, ka thënë ai, e dinte që Kina e largët nuk mund ta mbronte Shqipërinë në brigjet e Adriatikut! Pas prishjes me Kinën thotë : “Kush e mbron Shqipërinë në këndvështrimin ndërkombëtar”? Pra, e paskan mbrojtur kinezët deri më tani dhe se pas prishjes me kinezët Shqipërinë nuk e mbronte më kush, veç Perëndimit! Të pavërteta! Krejt të pavërteta!

Që shteti shqiptar dhe Enver Hoxha e kishin Republikën Popullore të Kinës një mbështetje të fuqishme edhe për mbrojtjen e vendit, kjo nuk mund të mohohet. Po mbrojtja e Shqipërisë s’është bazuar asnjëherë në çfarë mund të bënte Kina për mbrojtjen e saj. Jashtë një realiteti konkret, Micheletta është edhe kur thotë se në këndvështrimin ndërkombëtar tani që u prish edhe me kinezët, Shqipërinë do ta mbronte “Perëndimi, NATO edhe pse nuk ishin aleatë me Tiranën, madje ishin si të themi armiq”. E përse do ta bënte perëndimi këtë? Profesori thotë “sepse perëndimi kishte interes që rusët të mos vinin në Adriatik” dhe se në atë kohë frika më e madhe e perëndimorëve ishin rusët, sovjetikët, të cilët trembeshin “se sovjetikët ndërhyjnë në Shqiperi duke kaluar nga Jugosllavia!”

S’po zgjatem më tej në këtë temë, që është e gjerë, komplekse e me shumë interes për t’u trajtuar më vete, po i sugjeroj prof. Michelettas të lexojë, kur të ketë kohë, çfarë thotë Enver Hoxha nëse rusët sulmojnë Jugosllavinë dhe si do të mbrohej Shqipëria!

4

Një shuplakë per politikën e shtetin e sotëm shqiptar është përgjigjja që Prof. Micheletta i jep gazetarit për bunkerët, nëse “a mund të justifikohet ndërtimi i tyre për t’u mbrojtur nga armiqtë e jashtëm”. Se, po të kishte pasur mendime të tjera për rrezikun anglo-amerikan për Shqipërinë ose për rusët a kinezët, Enveri do t’ia kishte bērë të ditur botës! Ai nuk ka heshtur kurrë!

Profesori i La Sapienza-s bën mirë që i përgjigjet pyetjes sa Enver Hoxha e kuptonte situatën, “po e pranonte apo jo, nuk e di”, por sidoqoftë “e kuptonte, pasi ishte një burrë me eksperiencë të madhe, dinte të bënte politikë”.

5

Për sa njohje ka, Prof. Micheletta e vlerëson figurën e Enver Hoxhes. Po burimet e përdorura prej tij për ta ndihmuar në njohjen e Enverit janë të njëanshme e të varfra. Për të njohur  se cili është Enver Hoxha nuk mjaftojnë, i nderuar Profesor, raportet që shkruanin diplomatët e gazetarët italianë, dokumentet e amerikanëve, informacionet e CIA-s etj. Duhen studiuar e njohur edhe arkivat shqiptare, arkiva e Ministrisë së Jashtme  të kohës së socializmit, veprat e Enver Hoxhës për marrëdhëniet me italianët, anglezët, amerikanët, rusët, kinezët, jugosllavët etj. Pa njohur këto nuk mund ta njohësh në kompleks personalitetin e Enver Hoxhës, sepse Enveri është njê personalitet komunist marksist-leninist i përmasave botërore, siç shkruan prof. Micheletta, “një burrë me eksperiencë politike dhe dinte të  bënte politikë”. Dua ta përgëzoj profesor Micheletta-n, i cili e quan Shqipërinë socialiste të udhëhequr nga Enver Hoxha “garancia e sigurisë për perëndimin” dhe se “regjimi shqiptar ka qenë i aftë t’u japë shqiptarëve një shpirt atdhetar, duke organizuar ushtrinë shqiptare”, se të gjithë janë të bindur që “nëse do të kishte ndonjë sulm a luftë, shqiptarët do të luftonin kundër pushtuesit me disiplinë”. Sa lart qëndron Profesori i La Sapienza-s krahasuar me liliputët e borgjezisë shqiptare!

6

Micheletta-n,  profesorin e La Sapienza-s, nuk mund ta mendojmë as një komunist e intelektual marksist-leninist, po as nuk mund ta anatemojmë kur shkruan se të dhënat e lexuara prej tij e paraqesin Enver Hoxhën “një komunist… një diktator”, që, gjithsesi “për perëndimorët, ishte më mirë Enver Hoxha se sa rusët në Shqipëri”..se Shqipëria, e kam thënë jo një herë, “garantonte mbrojtjen e perëndimit”, gjë kjo shumë e rëndësishme, shkruan Profesori, gjë tjetër që “nuk thuhet me zë të lartë” nga perëndimorët. Përforcoj se s’ka si të mos jetë kjo një shuplakë për politikanët e shtetarët borgjezë të vendit tonë, për borgjezinë e shtetin e saj. Kjo pamje bëhet më e plotë, kur lexon të thuhet që “regjimi, ndonëse ka shume pika negative (përçka s’jam i një mendimi, M. Xh), është ky që ka organizuar e disiplinuar popullin shqiptar, duke vendosur kulturën apo etikën e shtetit dhe shpirtin nacional. Janë shumë arritje të konsiderueshme në atë kohë dhe ju i dini se cilat janë ato”, pohon Profesori i La Sapienza-s. Si për të qortuar pjesëmarrësit e auditorit shqiptarë, italianê e të tjerë , Michelatta tërheq vëmendjen se “Ato arritje nuk duhen mohuar edhe pse ndodhën në kohën e diktaturës”. Profesori s’ka frikë të thotë e të pohojë se socializmi i ka dhënë vendit e popullit “arritje që nuk duhen mohuar”. Të lumtë Profesor!  Vetëm Profesor Rexhep Qosja ka guxuar të flasë kështu!

 7

Në intervistën e tij, Prof. Micheletta flet “në kalim” për vetëvrasjen e Mehmet Shehut dhe për disa çështje që nuk kanë të bëjnë me marrëdhëniet e Italisë me Shqipërinë gjatë Luftës së Ftohtë, po me marrëdhëniet e Italisë me Shqipërinë pas vitit 1990, me opinionin e tij për pranimin e Shqipërisë në BE, Ramiz Alinë dhe Sali Berishën! Nuk do te ndalem në këto çështje, se janë thënë e përsëritur, po do te them diçka shkurt për vlerësimin e Profesorit lidhur me vetëvrasjen e Mehmet Shehut.

Prof. Luca Micheletta pyetjes së gazetarit “Si e konsideroni “vetëvrasjen” e Mehmet Shehut në vitin 1981”, i përgjigjet me kujdes, duke thënë : “nuk e di, nuk kam asnjë ide të saktë e përfundimtare, nuk di ç’ka qenë, vrasje, vetëvrasje apo asistim në vetëvrasje!”, bën një kalim korrekt nëpër biografinë e tij, propozon të bëhet dhe një biografi për ‘të. Po, ai e di sepse, përgjigjet që Mehmet Shehu “ishte një emër i rëndësishëm i regjimit, po aq sa Enver Hoxha e ndoshta edhe më shumë se sa ai…”!!Ngjan të ketë qenë nën presion, sepse shton menjëherë që “ka qenë krahu i djathtë i Enver Hoxhës…” Pra, tejet kontradiktor : Edhe krahu i djathtë i Enverit, edhe më i rëndësishëm se Enveri??! Enver Hoxha tërë jetën ka qenë Komandant edhe i Mehmet Shehut.

June 20, 2018 12:27
Komento

9 Komente

  1. Mark .U.K June 20, 13:37

    Histori partiet do te besh?Te gjith ata qe shkruajn varjatin e ish shtetit nuk ka vler ti lexosh.

    Reply to this comment
  2. Arben June 20, 15:15

    KESAJ REDAKSIE I HOQA VIZEN SE JANE SEKSIONI

    I PROPOGANDES PARTIA PUNES.

    1. KINA NA LA SEPSE PAS MAO PSIKOPATIT QE HIDHTE

    PARA ME OKE NE SHQIPERI VETEM E VETEM

    PER IDETE E TIJA PSIKOPATIKE TE TIPIT LIDR BOTROR

    ERDHI NE PUSHTET DENG HSIAO PIN, NJERI ME MEND

    NE KOKE, VETE FRUTI I PUNES SE TIJ ESHTE KINA SOT.

    2. MEHMET SHEHU DHE ENVER HOXHA U ASGJESUAN

    SEPSE PAS TITOS NE JUGOSLLAVI E MORREM SERBET

    DHE PLANI I TYRE PER TE ZHDUKUR SHQIPETARET

    NGA KOSOVA NUK MUND TE LEJONTE NJE SHTET

    SHQIPETAR TE FORTE. ENVERI DHE MEHMETI VERTETE

    KRIMINELE POR NE RAST LUFTE E ORGANIZONIN

    USHTRINE DHE BENIN REZISTENCE.

    DUHEJ NJE MAGJYP SI RAMIZI QE NUK NXIRRTE

    DOT MIZEN NGA QULLI NE KRYE TE SHTETIT SHQIPETAR

    KJO PER ATA QE DUAN TE DINE HISTORINE, SE

    KETA QE SHKRUAJNE DHE BOTOJNE KESI FLLIQESIRASH

    JANE TE PASHPRESE.

    Reply to this comment
    • Muri June 20, 18:41

      Ka lloj lloj flliqanash qe shkruajne ç`tu teket kunder Shqiperise Enveriste . Njesoj sikurse ndodhi me Hrushqovin sllav kunder Shqiperise pas vdekjes se Stalinit , ndodhi edhe me Ten Hsiao Pin -in pas vdekjes se Mao Ce Dunit . Kina e Ten Hsiao Pin-it iu kethye TITIZMIT sepse aty e shihte interesin me te madh poqese do arrinte ta perfitonte Jugosllavine per vedi, ta shkoqiste nga Rusia…Ne vitin 1979 Kryeministri Kinez Cu en Laj erdhi ne Jugosllavi dhe gjer ne Prizren , ne Kufirin me Shqiperine ,per ta provokuar dhe kercenuar Shqiperine…Prishja ishte e pashmangshme, me te gjithe, me Jugosllavine, Rusine dhe Kinen sepse secili perpiqej ta gelltiste Shqiperine . Nga njera ane Perendimi qe e kishte coptuar Shqiperine nen ortodokset e ballkanit ne te gjitha mbledhjet, konferencat dhe Kongreset e saja ,ne anen tjeter Sllavo-ortodokset dhe Revizionistet “komuniste” , Shqiperise se vetmuar s`i lenin asnje vrime frymemarrjeje per te mbijetuar . Shtazet shqipfolese qe e shajne Enverin…jane krijesa pa tru .Te gjithe Shqiptaret e duan Pavaresine ,jo shteterore por personale dhe bajraktareske por per ta gjetur menyren qe te pavaresohen , nuk mundohen asnjehere…Barren qe e mbajti mbi supe PPSH-ja per ta mbaruar Shqiperine dhe per ta ruajtur te paprekshme nga Ujqerit dhe hijenat e Perendimit e te lindjes, nuk e ka pati askush .Nuk ka kund nje rast te tille me te veshtire per te mbijetuar nje Komb kunder te gjitha shtetefe dhe feve te botes , pa iu nenshtruar askujt ! Natyrisht qe nje Shqiperi e izoluar nga e tere bota mbeti e varfer e kjo varferi polli shume Idioter te cilet e shajne Enverin dhe Partine ,edhepse ,as keta vet , nje Shqiperi te pushtuar se deshen as s`e done as sot …Per ta vleresuar punen kolosale te PPSH-se duhet ulur njehere ne karrigen dhe tymonin e saj per ta provuar sa metra do arrije pa e perplasur makinen(Shqiperine ) ne shlkembinj apo gremina …

      Reply to this comment
    • I tille je , sa here hap gojen June 20, 19:53

      Kur i paske hequr vize kesaj gazete , cfar gopin e sat eme kerkon ketu , qe jo vetem njuk i ndahesh nga mengjesi deri ne mesnate , por edhe ben nga 20 komente e replika . Ju kini gjirizin e “55” dhe te “RD” qe te hani sa te pelcisni o fare e ndyre e gjarperinjve .

      Reply to this comment
  3. patriot me kembe ne toke June 20, 17:56

    Shoku Enver Hoxha, kur i interesonte sundimit te tij personal diktatorial, behej krahu i djathte i jugosllaveve, i ruseve, i kinezeve .. po deshet edhe i grekeve (Dy Popuj Miq), apo te tjera levizje pragmatike ne funksion te kolltukut te tij. Edhe Sali Berisha, si ndjekes fanatik i Enverit, lejoi ti vihej zjarri Shqiperise vetem qe te mbeste president. Pastaj populli dele-shqiptar e pranoi kryeminister.

    Reply to this comment
    • I URTI June 20, 20:40

      Do te me falesh per sinqeritetin , por “patriote” si ty , nuk i duhen ketij vendi ! Mafton vetem shenja e barazimit qe ve midis kafshes serbe te Vicidolit , qe ka tre dekada qe vetem shkaterron , vjedh , vret e pret , percan popullin e ndez konflikte … , me Enverin, i cili sigurisht kishte te matat e tij , si cdo njeri , por beri edhe te pa munduren per te miren e ketij vendi ! Me keto qe thua , ti i ben nder nje Esat Toptani te diteve tona !

      Reply to this comment
  4. Arben June 20, 19:16

    PO NUK HAPEM SYTE TE KUPTOJME QE

    VETEM DUKE U HEDHUR POSHTE VENDIMET

    LONDER 1913 MUND TE KEMI NDONJE DITE TE

    BARDHE, KEQ E KEMI PUNEN.

    Reply to this comment
  5. Mark U.K June 20, 19:41

    Muri:Paske vene nick qe vertet e meritoni,se ashtu e paske kryet vertet.

    Reply to this comment
  6. Fadil June 20, 23:12

    PERËNDIMI DHE LINDJA GJITHMONË ISHIN TË PADREJTË NDAJ SHQIPËRISË DHE SHQIPTARËVE!
    NË VECANTI PERËNDIMI ISHTE CINIK DHE ME DINAKËRI ZHVILLONTE DHE PO ZHVILLON NJË POLITIKË REAKSIONARE, DEN BABA DEN, SIPAS STILIT TË KONFERENCAVE TË TYRE NDËRKOMBËTARE!…

    SHTROHET PYETJA:

    PSE SHTETET KAPITALISTO-IMPERIALISTE,
    PËR AFËR 50 VITE, NUK I SULMUAN SHTETET TJERA ISH.SOCIALISTE, NË FAKT ISHIN SHTETE REVIZIONISTE NË GADISHULLIN ILIRIK, (BALLKAN), POR, ME QINDRA GRUPE KRIMINALE, NGA MALET, TOKA, QIELLI DHE DETI; -E SULMUAN VETËM SHQIPËRINË SOCIALISTE?! DESHËN TA VRISNIN ENVERIN,
    TA ELIMINONIN PPSH-n DHE KOMBIN SHQIPTAR?!

    JA, SHIHENI!
    -PO AJO “KËNGA E VJETËR”, PO KËNDOHET!
    SHQIPËRIA, EDHE PAS 27 VITEVE FEUDAL-KAPITALIZËM, ME ASGJË NUK PO NDIHMOHET, MË SHUMË I PREMTOHET DHE SHUMË,-E, MË SHUMË NGA KËTO SHTETE REAKSIONARE, PO PENGOHET;
    NË DO ASPEKT TË JETËS-LUFT/Ë:
    NË PËRPARIM,
    BARAZI,
    DREJTËSI
    DHE RIBASHKIM!…
    ASGJË E RE!
    ASGJË, PËR T´U HABITUR NJERËZIT E DITUR!…
    -E, SA PËR HAJVANËT DHE HAJVANESHAT, SHQIPFOLËS/E, ANTI-ENVERIANË/E,
    -S´KISHIN, S´ KANË, AS KURRË NUK DO TË KENË MEND NË KOKAT E TYRE BOSHE.
    ATYRE, JU KA MJAFTUAR,
    JU MJAFTON DHE DO T´U MJAFTOJNË VE¨TEM T´I KENË GRAZHDIET PLOT, SHTROJËN E MIRË DHE MOS T´I RRAHË PIKA!…
    20 Qershor, 2018

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*