E vërteta e taksës së tavolinës

February 23, 2016 20:35

E vërteta e taksës së tavolinës

Taksa për biznesin që ka zënë hapësirat publike ka ngjallur një debat të madh ditët e fundit në kryeqytet.

Subjektet kanë protestuar se do të rriten në mënyrë drastike taksat duke thënë se për një tavolinë do të duhen të paguajnë deri në 4 mijë lekë të reja në muaj.

Por kryetari i bashkisë ka hedhur poshtë këtë pretendim duke thënë se rritje do të ketë vetëm për biznesin e madh dhe maksimumi që do te paguhet do të jetë 1 mijë e pesë qind lekë në muaj për zonën e Bllokut.

Vetëm për biznesin e madh që vendos dhjetëra tavolina merret 50 lekë për tavolinë që ka zënë trotuarin, ku kalon një grua me karrocë. 50 lekë për një tavolinë që ka bllokuar një vend ku një i moshuar do të ecë.

Në Tiranë ka sot të regjistruar 10 mijë kafene.

Hapësira publike është pronë e qytetit. Tarifa që përmendet është në Bllok, për zonën A.

Një koktejl në Bllok është 8 mijë lekë. Nëse tavolina jote nuk i nxjerr ato lekë, liroje”, theksoi Veliaj.

Kështu, taksa për zënien e hapësirës publike do të jetë më e lartë në zonën A që përfshin ish-Bllokun, kurse për zonat periferike vjen duke u ulur, derisa bëhet zero./DITA

February 23, 2016 20:35
Komento

3 Komente

  1. Saliu Komunist i pabese dhe serb.. February 23, 23:59

    Per zenien e hapesirave publike ku pijhet akool, cigare dhe mariuane, do te kemi nje proteste nga Kryetari Noter i SHQUP-it Lulushi i mbeshtetuar nga Ka*i i Zi, Kuqi Pollo, Thuthuqi Paloqe, Jammutserb Malltezi, Florenc Hoxha, Erzen Brecani e plot bajga te tjere.

    Reply to this comment
  2. Artemisa February 24, 11:47

    Nese dikush ka njohuri me shume se une i lutem te me sqaroje :
    ” Do te paguaje takse per cdo tavoline qe ka zene hapesiren publike, trotuarin, rrugen per karrocen e femijeve, rrugen per te semuret, sheshin e perbashket etj. etj.”
    Po mire, PO E PAGOVE TAKSEN nuk paska fare rendesi OKUPIMI i ketyre hapesirave ?
    Cfare logjike eshte kjo ?
    Keshtu i bie qe po te paguash mund edhe te besh vrasje thjesht per qef.
    Mund te perdhunosh dhe te paguash “demin”.

    Reply to this comment
  3. Arben February 24, 12:48

    E VERTETA ESHTE SE DUHET TJA FUSIM ERIONKES NE B….. ATO PARA QE PO KERKON TE NA I VJEDHI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*