E vërteta historike nuk mund të ndahet më dysh

April 25, 2018 23:55

E vërteta historike nuk mund të ndahet më dysh

Nga Bedri Islami

Vijon nga numri i kaluar

Sado që mund të duket paradoksale, fakti është që sa herë e majta ka ardhur në pushtet, sidomos pas vitit 2013, ajo ka bërë shumë më tepër se forcat e tjera politike për të qartësuar ngjarjet e komunizmit, e shpesh herë, edhe duke e tepruar në të drejtën e saj. Në fare pak kohë, shefi i qeverisë u bë nismë dhe realizoi disa objekte të memories historike. Si Bunkart, “Shtëpia me gjethe” dhe, sido që ta marrësh, edhe muzeu i tanishëm i lidhur me kampin e internimit në Tepelenë, është vazhdim i ideve të tij dhe plasaritjeve politike të PS-së për të djeshmen antifashiste. Kryeministri Rama, ndryshe nga paraardhësit e tij të së majtës, më shumë e drejtoi qëndrimin e tij politik drejt të djathtës së djeshme se sa ndaj të majtës që i takonte, megjithëse në pushtet kishte ardhur nga e majta. Ai mori përsipër nderimin real, pa pasvijë politike dhe duke e ditur se nuk do të përfitonte prej një klase politike që e kishte mbledhur mendjen se e majta ishte kundërshtare, ndoshta armike e saj, e kështu nuk do e votonte kurrë, me ndonjë përjashtim të vockël.

Ndryshe kishte ndodhur me ish-shefin e qeverisë së mëparshme, Berisha, i cili shfaqjen e tij antikomuniste, si një mantel të përdorur, e shpërfytyroi në luftë ndaj së djeshmes së tij, u bë lëvizësi kryesor i ndryshimit të memories historike dhe nga antifashist u ndjell në një fashistizim të ri, veshur me petkun e demokratit. Berisha, nëse nuk do të kishte qenë kjo luftë antifashiste, do të ishte ende në pllajën e tij malore, si gjithë brezat para tij, do të ishte njëri nga të shumtët që nuk do të bënte kurrë emër jashtë gardhit ku kishte lindur dhe do të shuhej po ashtu, në heshtje.

Një ndër figurat themelore të mendimit shkencor dhe humanist i përmasave të pashoqe, Moikom Zeqo, ish-drejtori i Muzeut Kombëtar, megjithëse ishte premtuar solemnisht se bënte pjesë në atë plejadë që nuk do të largohej kurrë nga detyra e tij, u hoq përnjëherë, sapo mori guximin të ngrinte në atë muze Pavionin historik të Luftës Nacional-Çlirimtare, ashtu si kishte ndodhur në histori, pa i shtuar gjë dhe pa i hequr gjë. Largimi i tij, pikërisht për qëndrimin ndaj luftës çlirimtare, u bë pa asnjë keqardhje,megjithëse ai kishte qenë një ndër të parët nga bota e mendimit shkencor që kishte argumentuar, jo qosheve, jo në sallat e kundërshtarëve, por në vetë strukturën më të lartë të partisë së tij, domosdoshmërinë e ndarjes së PS nga figura e Enver Hoxhës, nga domosdoja e ndarjes me të keqen dhe afrimin ndaj së mirës. Kjo, si duket, kishte qenë edhe arsyeja që një palë e hoqi, ndërsa pala tjetër, edhe kur erdhi në pushtet, e gjeti shumë të mençur, të ndershëm dhe të vendosur për ta rimarrë në punë.

Dhe, ndërsa pavioni i luftës antifashiste zvogëlohej përditë e më shumë, ai tjetri, i krimeve të komunizmit, rritej marramendshëm, duke shtuar në të shifra që nuk qëndronin, duke luajtur me të vërtetën historike, duke shpallur heronj njerëz që në fakt kishin qenë vrasës, duke i bërë kuislingët shqiptarë, që u kishin shërbyer pakteve të së keqes deri në momentin e fundit, si nacionalistë që luftën kundër bijve të vendit të tyre e paskan pasur si luftë kundër komunizmit; duke shpallur një filozofi të re, sipas së cilës të qenurit antikomunist do të thonte njëkohësisht edhe demokrat dhe, duke i bërë dëshmitë e martirëve si copëra bakalli, thjeshtë për të qenë biografia e tyre politike më afër së djathtës, edhe pse kishte nisur nga një e majtë e ekstremit.

Sipas raporteve zyrtare të qeverisë Berisha, viktimat dhe të vrarët e sistemit komunist, që nga nëntori i vitit 1944 dhe deri në fundin e vitit 1990, kishin qenë rreth 2010 vetë, dhe për ata që janë vrarë për shkak të bindjeve të tyre, me ose pa gjyq, shteti i së djeshmes, duhet të mbajë përgjegjësinë e tij. Këtë nuk e them tani: e kam shkruar në ditën e Kongresit të Dhjetë të PPSH, në artikullin “Punëve u duhet shkuar deri në fund” dje, si më parë, vazhdoj të kem të njëjtën bindje.

Ndodh diçka e paparë: numri i të vrarëve, të ekzekutuarve, të zhdukur, sa më shumë që kalojnë vitet, aq më shumë shtohet: socialistët në pushtetin e vitit 2013 e dyfishuan, duke futur edhe ata që ishin vrarë me armë në dorë bri gjermanëve dhe forcave pushtuese; më tek shkuan në përllogaritjet e tyre të tjerë që tani flasin për disa dhjetëra mijëra…gjithnjë pas mendimit se, duke qenë të pasaktësuar, mund të luhet me shifrat e krimit.

A ka pasur gjasa që, nëse do të kishte një raport tjetër fitimtarësh; pra, nëse forcat e ashtuquajtura nacionaliste do të kishin marrë pushtetin do të ishin më tolerante dhe më hapësirë ndjellëse ndaj kundërshtarëve të tyre politikë?

E vështirë të dihet saktësisht, por disa shembuj të sjellin në vëmendje se, nisur nga e njëjta psikologji, e fitimtarit dhe ndenja e hakmarrjes, ende shumë e fuqishme, ngjarjet do të ishin përsëritur si në çdo tragjedi ballkanase.

Ka disa parathënie për këtë:

Në janarin e vitit 1945, batalioni i parë i brigadës së Parë Sulmuese, i drejtuar nga Fejzi Micoli,”Vullneti”, Hero i Popullit, ishte nisur drejt Kelmendit dhe tek Ura e Tamares, pa asnjë paralajmërim, megjithëse po ecnin me grykët e armëve poshtë, ranë në një pritë, ku, si do të shkruante vite më pas Ndreçi Plasari, “krisi pushka e çfarë pushke”, nga furia e të cilave u vranë mbi 40 partizanë. Sëbashku me Fejzi Micolin. Deri asaj dite në atë zonë, që kishte qëndruar jashtë luftës, por nga ku kishin dalë eksponentë kundër lëvizjes antifashiste, nuk kishte pasur asnjë të vrarë, të dënuar apo të arrestuar. Batalioni po shkonte për të vendosur pushtetin e fitimtarëve, që asaj kohe ishin të njëjtë me Tre Fuqitë e Mëdha, dy nga të cilat thellësisht perëndimore. Mbi cilin vendim u ndërmor ky akt? Po sikur të kishin qenë fitimtarët e luftës dhe përballë tyre, me grykët poshtë, të vinin të mundurit?

Shembuj të tillë mund të gjesh gjithandej, ashtu si gjen edhe shembuj të krimeve të kësaj natyre të lëvizjes komuniste, ku, ndër më të njohurat janë ato të Mehmet Shehut. Në të dyja anët të vrarët ishin shqiptarë, të cilët, në kohën e dhënë, kishin bindje të ndryshme, por që në të dy rastet, nuk ishin as krerët e as njerëzit që vendosnin.

Shembulli i dytë: e djathta e përndjekur në Shqipëri, sidomos në veriun e saj, ka pasur në dekadat e fundit shembullin e saj më domethënës tek figura e zonjës Topalli. Jo gjithnjë familja e saj ka qenë kaq antikomuniste. Si tregon Petro Marko, në librin e tij “Re dhe gurë” ditët e para të lirisë ai i kishte kaluar në Shkodër, pikërisht në familjen Topalli, tregtar të fuqishëm, por edhe atdhetarë të njohur. Si shkruan shkrimtari disident i të gjithë regjimeve, “Askund tjetër nuk i kanë pritë më mirë partizanët, se sa në Shkodër” e po ashtu dëshmon për shpirtin e trazuar të tregtarit Topalli.

Zonja Topalli në njërën nga deklaratat e saj to forta politike është shprehur se faji i Berishës në vitin 1997 ishte “se nuk ju vrau të tanve”, duke u bërë zëdhënëse e vonuar e asaj që mund të ndodhte asaj kohe, nëse do të kishte pasur një mendësi të tillë.

E djathta e kohës politike në Shqipëri ka pasur një lidhje të ndjeshme me të djathtën greke, nacionaliste, sa përmes liderit të saj, Frashëri, kishte bërë koncesione të mëdha nacionale në dëm të shtetit të ardhshëm shqiptar. E djathta greke vrau sa mundi e ku mundi të majtët, që ishin po ashtu antifashistë, sapo u erdhi koha dhe mbështetja e jashtme. A mund të ndodhte kjo edhe në Shqipëri? Vështirë të thuhet, por kur mëson se që nga viti 1945, në luftë me bandat, përmes aksioneve terroriste etj janë vrarë në këtë vend rreth 2 mijë njerëz, që nga mësues e vullnetarë e deri figura të jetës politike, atëherë gjithçka mund të mendohet. Ai që mburret se, duke qenë ilegal, ka vrarë mësues e mësuese, ai mund të kishte bërë batërdinë nëse do të ishte në pushtet. Në fund të fundit, se sa i bënte të djathtës për jetët njerëzore kur është në pushtet me surrogato të shfaqjes së saj, është viti 1997, kur nga egërsia e pushtetit vendi u shpërbë dhe i kushtoi jetës më shumë se 3 mijë të vrarë, e po ashtu, ankthin që vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Së fundi, në këtë vorbull u përfshi edhe ish-presidenti Nishani. Të lexosh qëndrimin e tij ndaj klasës së sotme politike në pushtet të vjen çudi të mendosh se ky njeri ka qenë dikur personifikimi i unitetit të popullit. Mediokriteti nuk ka brirë dhe as nuk ka masë që mund të llogaritet.

Shpesh herë e keqja e këtij vendi ka ardhur nga mediokriteti. Si në të djeshmen, ashtu në të sotmen, e po të ishte një përmbysje tjetër, do të kishte ndodhur përsëri, sidomos përmes mediokritetit që i shërben pushtetit. Nishani është rasti më tipik. I nisur si ushtarak profesionist, në shkollën e bashkuar “Enver Hoxha”, nëse do të kishte vazhduar i njëjti regjim dhe do të ishin të njëjtat kampe të internimit, ai mund të ishte oficer roje, mund të kishte ngritur dorën kundër tyre, të bënte të njëjtin shërbim ndaj partisë që po bën verbërisht tani.

“Për ku rrokullisesh, moj mollëz”- thashë me vete kur lexova diskursin politik, pas – presidencial të këtij kapteri politik. Askush tjetër më mirë se sa ai nuk e dëshmon verbërinë politike dhe urrejtjen patologjike, të krijuar pa asnjë shkak vetjak, thjeshtë nga dëshira e shërbimit.

Pa as më të voglin koncept të marrëdhënieve politike, pasi fajëson sistemin e shkuar për gjithçka, ai, si një vazhdues i luftës së klasave, nxjerr mllefin e paditur se nga ku se “sot, brezi i dytë i elitës së atij regjimi është i tëri në drejtim në zyrat dhe institucionet publike të shtetit”.

Ka qenë e njohur teoria e lëvizjes komuniste për të gjetur deri në dhjetë breza kundërshtarin dhe armikun politik. Kur nuk e kanë gjetur, e kanë sajuar. Po çfarë e lidh këtë sejmen me të djeshmen, veç gatishmërisë së tij për të shërbyer? Pikërisht në emër të këtij shërbimi të verbër u bënë krime të njohura, që kanë datën e tyre të Fillimit jo nëntorin e vitit 1944, por shumë më herët. Memoria historike nuk mund të ndahet dhe as të brezohet, si kërkon Nishani. Në fund të fundit, ata që po ngrenë Muzeun e Kampit të Internimit Komunist nuk janë të djathtët, por forcat e majta, ndoshta edhe si një shlyerje detyrimesh, që nuk e di askush se nga i vjen.

I kuptoj fare mirë familjet që kanë hequr mbi kurrizin e tyre ashpërsinë e një epoke apo mëkatet e fajet e të afërmve të tyre. Megjithëse pak kush prej tyre është shkëputur nga e shkuara fashiste e naziste e të parëve të tyre, i kuptoj fare mirë në vuajtjet që kanë hequr dhe do e mirëkuptoja edhe mllefin e tyre, të cilin, mrekullisht, nuk e kanë. Çfarëdo që mund të kishin bërë kolonadat e tyre nën regjimin fashist e nazist, ata nuk ishin të fajshëm dhe as nuk mund të merrnin mbi vete një të kaluar që nuk ishte e tyre dhe që koha mund ta llogariste ndryshe. Por, nuk e kuptoj se çfarë dreqin ka një ish-president që ende sot kërkon, për hir të pushtetit ose të paaftësisë së tij, të ndjell edhe një herë kohën e përplasjeve, të mërive, gjakut dhe tmerrit!

Disidenti në Shqipëri, si njeriu që nuk pranon të konformohet, që kërkon të gjykojë në ndërgjegjen e tij çdo gjë, që është mësuar të luftojë edhe në pakicë dhe që, si e ka zgjedhur një herë rrugën e tij, i qëndron besnik asaj, qoftë edhe duke rrezikuar jetën, mbetet tipi më i veçantë dhe më i qëndrueshëm, që në Shqipëri, shpesh herë gjeti shprehjen e tij në figura të njohura intelektuale ose fetare, mbetet njeriu më i qëndrueshëm, edhe në memorien e historisë. Nuk ishin të paktë në vendin tonë, por, edhe pse u ndërruan pushtet dhe sistemet politikë, ata përsëri mbetën një pakicë politike, që kur rebelohej përndiqej me shkelma nga një grevë urie, por, edhe kur u ngrihej përmendore nga ai që e quanin kundërshtar politik, përsëri shikonte dyshimin dhe vazhdimin e bindjes së tij se të tjerët ishin përsëri “ kundër”.

Ndezja e një debati të tillë, aq sa është gjë e ligjshme, aq edhe ka ndërruar rrjedhën e saj, pasi një e vërtetë nuk mund të ndahet në dysh. “Të devotshëm” deri në përbuzje, si rasti Nishani, apo harresa e krimeve që kanë ndodhur, jo vetëm në një kohë të caktuar, por në një hapësirë të përbashkët, është dëm i vetëdijes dhe duke qenë i tillë, më shumë se sa për revansh, fton idenë dhe mendimin për një jetë ndryshe nga kalvari i deri sotëm.

 

April 25, 2018 23:55
Komento

10 Komente

  1. AM April 25, 11:02

    Berishistet mbajne frymen gjalle me xic micet e shqiptareve. Ku ngeli me cep e cen ideollogjik pa u kapur vetem e vetem qe te kene nje flamur qe ta mbajne ne dore qe te justifikojne ate karikature parti qe eshte partie familjare. Nje moster qe mban frymen gjalle duke nxitur urrejtje ku te mundet dhe si te mundet me panegjirik per sivellezerit e tyre ne histori. Kane ushtare injorantet dhe mediokret ku jane e ku sjane dhe i perdorin si mish per top per interesa te vogla. Ti kemi me shendet se na tregojne dite per dite se si nuk duhet te jemi.

    Reply to this comment
  2. Syri i Shkodres April 25, 11:05

    Z. Bedri! Nuk ja vlen! Keta nuk jane medioer me Lulen apo Nishanin! Keta jane ushtare militante saliniane! S’ka te beje i djathte apo i majte! Jane interesa pushteti ,paraje,influence dhe siguriht edhe te huaja per ta mbajtur Shqiperine te nenshtruar nen Serbine apo qarqeve antishqiptare! Gjithe makineria antishqiptare lidhet nga Saliu qe eshte vene ne sherbim dhe keta te tjeret ne sherbim te tij! Ju harruat Tos Lubonjen! Ate dhe sivellezerit e simotrat e tij! Shqiperia e ka patur tradite tradhetine prandaj eshte kjo qe eshte sot! Qe nga Roma,Bizanti,Osmanllinjte,Austro-Hungaria,Karagjeorgjevicet,Italia-Zogu e prape Serbet,Ruset dhe kinezet! Keta jemi ne shqiptaret sherbetore te te huajve kunder njeri tjetrit! Qe eshte Berisha-Meta-Nishani-Basha PD dhe LSI kunder interesave shqiptare nuk do asnje koment ,por problemi shtrohet deri kur? Le t’i lutemi Zotit dhe te presim!

    Reply to this comment
    • Po,Po April 25, 18:42

      Je shume i sakte ne te gjithe sa thua , zoti “Syri i Shkodres” . Ne keto pak rreshta , i ke thene te gjitha , ke folur edhe ne emrin tim ! Respekt per sdhqiptare te vertete si ti .

      Reply to this comment
  3. Paul Tedeschini April 25, 11:55

    S’ke si mund te bajsh koment rreth nji shkrimi (bile ne dy pjese) te shkruem nga nji person me nivel kultural si te nji nxanesi te tetvjeçares.

    Ajo çka ka ndodhe ne Shqipni gjate LDB nuk mund te spjegohet pa tregue shkaqet e LDB, pjesemarrsit fillestar e ne vijim, manovrat politike, ushtarake dhe perfundimin (i cili u ba shkak i luftes se ftohte) dhe mandej influencat ne trojet shqiptare.
    Autori KA NJI HORIZONT TE NGUSHTE. Nuk ka lexue asgja jasht asaj qe ka msue ne shkolle.
    Asht shume deziluzionuese qe SOT shkruejne keto gazetar.

    Reply to this comment
    • namik sh. April 25, 12:59

      Paul, eshte shkrim e jo liber….meqenese ke emrin gjsem gjerman, duhet me e dite se jo gjithkush qe nuk e pelqen ti, asht i manget… te manget shpesh here jane ata qe i gjkojne te tjeret si te manget.

      nuk e di se cfare ke bere ne jete, sa ke shkrue e ku ke shkrue, kohen e ke me tregue nivelin e larte kulturor.

      Shkruaj dhe trego se kush je…me gjykue , pa dite e pa u provue eshte ngushtim i eneve te gjakut kultural.

      Reply to this comment
  4. Plaku Xhuxhumaku April 25, 15:14

    O Bedri, akoma nuk e ke marre vesh ti dhe te tjeret, qe ne Shqiperi as ka pasur e as ka te majte e te djathte politike me ideologji te konsoliduar, po vetem diktature te nje klike qe e quante vehten komuniste, dhe ardhje ne pushtet grupesh mafioze te lidhur me njeri tjetrin me mijera fije te dukshme e te padukshme ekonomike. Ato perrallat me te majta e te dhjathta mund te pine uje ne ndonje liber snobesh historike, po historia e popullit shqiptar nuk ka as te majte as te djathte, ka vetem kope dhe turma te mashtruara e te pevuajtura, dhe shkerdhata qe e mjelin dhe e vjelin kopene, here ne emer te Marksit, here ne emer te Sorosit, here ne emer te vehtes se tyre, kur psh duan te duken si Skenderbeu,

    Reply to this comment
  5. Aliu nga Selenic April 25, 18:33

    E DJATHTA SHQIPTARE ASNJEHER NUK I ESHTE PERGJIGJUR INTERECSAVE TE KOMBIT.!
    Eshte per te ardhur keqe per gjendjen ku ndodhet vendi yne . Partia Socialiste e shqiperise me ne krye Edi Ramen e vetem po e terheq parmenden e demokracise. Asnjehet krahu i djethte i saje qe eshte PD-ja nuk ka qen ne gjendje te jen si moter te pakten per intersat e Atedheut te tyre.
    Le te bejme nje retrospektive.
    1. Sapo erdhi demokracia nje grup nisetaresh profesore nga e gjithe hapsira shqiptare u mbodhen, per te bere nje komitet qe do te bente pajtimin kombetar.
    Nje nisme teper e madhe dhe shume domethense per prespektiven e shqiptyarve ne shqiperi dhe rajon.
    Pore e la e djathta shqiptare me Sali Berishen ne krye .Jo nuk lejoi e pengoi sote e asaje dite.
    2. Sapo filloi te fryje era per shqiptaret e Kosoves. E djathta shqiptare ne vende qe te ndihmonte ne realizimin e aspiratave te shqiptarve te Kosoves dhe ne Rajon, ajo investohet duke thyer embargon e naftes qe bota vendosi duke i dhen Nafte Serbise, Ja pra si doli kryq ne rrugen e ketyre aspiratave.
    3. Sapo ju degjuar zeri i UCK-se ne vende qe te ndihmonte E djathta shqiptare me Sali Berishen ne krye jo vetem qe nuk kontriboi pore e demaskoi si M-L Narkotrafikante si destabilizues te Serbise dhe te rajonit e deri edhe trafikante organesh. Ja pra edhe ketu doli kryq ne rrug .
    4. Sapo korri sukseset UCK-ja dhe po arrihej fitorja Berisha dhe e djathta shqiptare doli hapure qe te mos firmoset marveshja e paqes ne Rambuje. Edhe kety kjo forc politike stonoi pore shyqyr qe nuk e degjuan.!
    5. Me ecjen drejte realizim,it te aspiratave te shqiptarve Qeveria shqiptare organizio Samitin e diaspores nje akte temer madhore per kombin shqiptare. Pore duke e ditur mire thelbin e keti Samiti perseri Berisha dhe e djathta shqiptare nuk mori pjes ne te te duke e konsideruar samit Politike . Turpa dhe tradheti eshte kjo.
    Tani jemi ne kulmin e aspirates shqiptare per te hapure negociatat per te hure ne BE- A ka kush me shume interes se sa ne shqiptare qe te hyjme ne BE. Te gjith na kane then se ne BE do te behet edhe bashkimi Kombetar.Po lejon Saliu dhe Basha nje gje te tille.
    A vertet po vdesin per ta penguar me c`do kushte kete ngjarje kaqe te madhe per shqiptaret.
    Te nderua komentues te gazetes dita. Afrova keto ngjarje duke bere ket retrospektive kaqe sa dite pore ka komentues te tjer qe dijen edhe me shum.Pra e majta shqiptare kryesishte Partia Socialiste eshte e vetem qe po e terheq barre e rende n te demokracise shqiptare duke marre ne shpine edhe pengesat e se djethtes shqiptare qe kurre nuk ju gjende ne krahe Atedheut.

    Reply to this comment
  6. Lili April 26, 03:52

    E djathta shqiptare me sali berishen ne krye…
    Me kryekomunistin e me spiunin e kapove and co,te duket ty e djathta shqiptare? Ketu fillon mashtrimi i yt…edhe ketu mbaron leximi ime per komentin tuaj …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*