E vërteta mbi krijimin e PS

October 5, 2019 11:10

E vërteta mbi krijimin e PS

Nga Moikom Zeqo

Nuk mund të mohohet fakti i jashtëzakonshëm historik se Partia Socialiste është forca kryesore politike e Shqipërisë post komuniste. Sipas mendimit të shumë analistëve bazuar mbi realitetin është Partia më e madhe me një elektorat të përhershëm dhe të qëndrueshëm.

Jo aq për arsye kronologjike (shpesh kronologjitë janë vetëm konvencionale dhe jo aq thelbësore). Partia Socialiste është një institucion politik, që ka një trashëgimi të pjesës më demokratike dhe më përparimtare të krejt historisë së kombit shqiptar.

Dështimi i komunizmit ka të bëjë me një sistem politik të caktuar, por shpesh harrohet një e vërtetë e madhe, se materiali njerëzor është gati po ai që ka qenë. E drejta e ndryshimit dhe e reflektimit në mendime dhe në ide, madje dhe e drejta e përshtatjes hyn në fund të fundit tek të drejtat themelore të njeriut. Kështu nuk ka pse sot PS të quhet sipas një parimi identifikimi mekanik e njëjta gjë me PPSH.

Por nuk vlen asnjë kompleks fobie apo inferioriteti për të mohuar faktin se pjesa dërrmuese e elektoratit madje edhe ajo e politikanëve më me emër të PS nuk vijnë nga vakuumi apo pa lidhje moshe, herë-herë nostalgjish të pjesshme, por edhe ndryshimesh të kundërta të vrullshme në Shqipërinë e para vitit 1991.

Është folur shumë nga analistë seriozë, nga kundërshtarë politikë, brenda dhe jashtë Shqipërisë për të vërtetën e krijimit të PS. Zotërojmë dy teza kryesore për këtë çështje:

1) Nuk pati kurrfarë themelimi të PS por thjesht një ndryshim emri formal në Kongresin e X të PPSH më 12 qershor 1991,

2) Krijimi i PS nuk u bë në një ditë, pavarësisht nga momenti kohor dhe nga data e të ashtuquajturit pagëzim, por si pasojë e një lufte të brendshme herë-herë të padukshme për të bërë ndryshime konceptuale, madje ndryshime të tjetërsuara të vetë PPSH që kish dalë tashmë përfundimisht jashtë funksionit historik.

Në të vërtetë kjo tezë e dytë, është më pak e besueshme, më e ndrojtur dhe ende e pa argumentuar siç duhet. Gati gati duket si një tezë në minoritet.

Fati i kësaj teze lidhet në fund të fundit, edhe me ngathtësinë, ndrojtjen e ngurrimin e disa reformatorëve brenda PPSH-së, që nuk arrinin të kishin një vizion më të zgjeruar dhe më universal, por opinioni publik shqiptar dhe ai botëror e ka të domosdoshme të kuptojë përfundimisht saktë dhe qartë se nëse sot krijimi i Partisë Socialiste nis më 12 qershor 1991, kjo datë duhet respektuar saktësisht dhe jo si një akt formal madje spekulativ dhe i përbuzshëm.

Duke qenë se për një kohë të caktuar në vitet 1990-1991 isha në thelbin e disa proceseve të mëdha që po ndodhin në Shqipëri, ruaj disa nga dokumentet që nuk njihen publikisht për të vërtetuar se nuk është e vërtetë, që vetëm dy fjalimet rebele dhe kontestatore në Kongresin e X të PPSH, ku ndodhi përmbysja apo ndryshimi, qenë ato të Dritëro Agollit apo dhe të Moikom Zeqos, fjalime që shpesh konsiderohen si shtrati konceptual i programit të ri social-demokrat të PS.

Dua të bëj të njohur për publikun e gjerë disa fakte të reja, që datojnë shumë më përpara, sesa qershor i vitit 1991.

Në 13 prill të vitit 1991 u bë mbledhja e asaj, që kishte mbetur nga Byroja politike e PPSH, për të diskutuar rreth një projekt-programi të PPSH në Kongresin e saj të X. Ramiz Alia kryesonte mbledhjen.

Çuditërisht, në këtë mbledhje për të dhënë mendime, qenë ftuar edhe pedagogu i filozofisë Artan Fuga, Maqo Lakrori dhe unë.

Projektprogrami që u paraqit në emër të Byrosë Politike tashmë fantazmë dhe të vdekur qe tipik një program konservator, dogmatik dhe për pasojë absolutisht i papranueshëm.

Situata qe delikate sepse sundonte një formalizëm idiot dhe diskutimi qe një këmbëngulje për të mos pranuar disfatën apo fundin e pashmangshëm mbas gjysmë shekulli të një partie.

Me bindje të plotë se duhej ndryshuar gjithçka, sipas zhvillime pozitive për të ardhmen, mbajta një diskutim kundërshtues dhe kritik, që për fat ruhet akoma dhe sot i stenografuar nga sekretarja, që punonte në atë kohë në KQ të Partisë, Kristina Cupi. Falënderoj Kristinën, e cila e ruajti dhe ma dha të plotë tekstin e stenografuar të diskutimit tim.

Ky diskutim më datën 13 prill 1991, pati reagim në mbledhje dhe ndërhyrja e Ramiz Alisë në fund ishte që projektprogrami duhej të ndryshonte patjetër, sepse qe i papërshtatshëm. Më poshtë po botoj me pak shkurtime diskutimin tim më 13 prill 1991:

Diskutimi i M.Zeqo 13 prill 1991

“Materiali i paraqitur, projektprogrami, për mendimin tim, është më tepër bashkim mekanik, por pa lidhje i grupeve të punës. Jo se nuk ka, ndonjë ide racionale të pranueshme, por nuk del qartë, që rinovimi çfarë shkëput përfundimisht dhe pa kthim nga e kaluara, gjë që është shumë e rëndësishme. Analiza e së kaluarës, mendoj, këtë radhë është me rëndësi kolosale historike. Duhet patur parasysh, që ne po futemi në një shoqëri demokratike pluraliste me elementë të tregut të lirë, që nuk kanë të bëjnë fare me atë koncept që kemi pasur deri sot për socializmin totalitar të dështuar. Mendoj që më tepër sesa një publicistikë politike na duhet një program shkencor i mirëfilltë. Kjo është shumë e vështirë të bëhet plotësisht për shumë arsye.

Të parën theksoj çështjen e teorisë. Çështja e teorisë ka përcaktime të shumta. Në teorinë që ne afishonim, koha vërtetoi që shumë koncepte që quheshin të mirëfillta marksiste apo shkencore doli që nuk ishin të tilla. Nuk ishin aq shumë të një teorie shkencore të mirëfilltë sesa të një publicistike politike që u zhvillua nga Lenini e këtej, që nuk i vërtetoi jeta. Kështu vetë nocioni i marksizmit, do të thosha unë, natyrisht që ekziston dhe ky nocion në disa thelbe të veta është i parrëzueshëm deri më sot. Nuk di në filozofi që të jetë rrëzuar marksizmi përfundimisht. Më saktë si dialektikë, por në thelb shumë elementë që janë emblemuar si të pakundërshtueshme apo si themele të marksizmit koha nuk i vërtetoi. Pra nuk është një teori e definicuar përfundimisht nga ana shkencore dhe këtë nuk mund ta bënim sidomos ne shqiptarët në mënyrë përfundimtare, sepse kjo teori nuk është aspak një çështja jonë kombëtare se sa një çështje internacionale, sepse vetë teoria e marksizmit është vetë një doktrinë internacionale, krijuar nga të tjerët dhe jo nga shqiptarët. Ne e eksperimentuam me një fatalitet historik. Nga kjo pikëpamje do të thoja që raporti i anës kombëtare me anën doktrinare është i tillë që ana kombëtare merr rëndësi të veçantë e përfundimtare mbi anë doktrinare. Teoria e quajtur e socializmin shkencor pati një zhvillim gjysmë shekullor por edhe një përfundim tragjik, pati skema të ekonomisë staliniste, të centralizmit grotesk, të cilat koha i shkatërroi. Ky çast ka rëndësi jo vetëm kombëtare por edhe ndërkombëtare. Këtu ke të bësh me mendimin dhe me praktikën e gati gjysmës së njerëzimit. Po a kemi të bëjmë me tema shkencorë? Definicione publicistike mund të bësh dhe në një Kongres, mund të bëhen shumë oratorira, por është diçka më serioze sot të synojmë një definicion shkencor sa më të vërtetë, pra, teoria të mos trajtohet si publicistikë. Çfarë do ta përcaktojë atë, që është quajtur marksizëm? Çfarë mbetet nga kjo teori e palëkundur? Mbase mbetet dialektika e parime të tjera siç është drejtësia sociale

(“-Dialektika ka ekzistuar shumë kohë më parë, – ndërhyn Ramiz Alia”).

Dialektikën ne nuk e respektuam, shoku Ramiz. Qe dialektikë retorike. Në projekt programin e Partisë siç paraqitet, në mund ta quajmë akoma marksiste një gjë, që të tjerët nuk do ta quanin marksiste, ose ne mohojmë dhe hedhim poshtë një gjë tjetër, që të tjerë mund ta quanin marksiste. Kështu që kjo do të krijonte një konfuzion të pafund. Ne paraqitemi përpara botës, përpara kombit tonë, në rradhë të parë, kështu që do të krijonim telashe të tilla, luftëra të pafundme dhe të kota teorike, do të bënim pastaj si në mesjetë debate teologjike shterpe dhe të skajshme dhe të mos harrojmë “Kur Kostandinopoja bie, nuk bëhen diskutime teologjike çfarë seksi kanë engjëjt”. Besoj se më kuptoni.

Unë do të thosha që formula që është dhe në këtë projektprogram: si “Marksizëm-Leninizëm” të hiqet përfundimisht për të ardhmen, si formulë aspak shkencore dhe konfuze, e të themi se Partia frymëzohet dhe udhëhiqet nga idealet e socializmit demokratik evropian, nga humanizmi.

Ana doktrinare është (n.q.se është) në shërbim të problemeve kombëtare dhe nuk është problemi kombëtar në shërbim të anës doktrinare. Çështja e analizës së të kaluarës mua më duket me rëndësi vendimtare. Nuk jemi më në kushtet moniste, jemi në realitetet pluraliste. N.q.se ne nuk do të marrim vetë iniciativën për të thënë gabimet e mëdha të Partisë, ashtu si çdo Parti që nuk merr iniciativë, ne do të humbasim. Iniciativa është shpirti i partive. Natyrisht iniciativa e argumentuar, shkencore, logjike e kohës. Në mënyrë përfundimtare e pa lëkundje që duhet të shkëputemi nga gabimet e mëdha të së kaluarës. Këtu duhet të përcaktojmë çfarë ishte objektive sepse ka edhe elementë objektive (p.sh. Jalta e përcaktoi gjeografinë e sistemit ku u përfshimë edhe ne). Formula kryesore e shpjegimit është vështrim historik, duke u nisur dhe nga shumë aspekte të tjera të konditave shumë të veçanta, specifike, që ka pasur Shqipëria. Po të themi dhe se çfarë qenë gabimet voluntariste. Gabimet voluntariste qenë të shumta në Shqipëri. Nuk është çështje sentimentalizmi. Kështu është çështja, që po të mos e bëjmë këtë ne ndodhemi pastaj përpara alternativës, që afishimi i Partisë në popull do ta quaja unë, nuk do të ngjiste më. Kjo është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme. Kongresi i ardhshëm këtë ka kryesoren. Të realizojë shkëputjen me vendosmëri nga e kaluara, gjë që do të ishte një kontribut modest edhe në plan kombëtar. Duhet të shkëputemi nga koncepte të monizmit që na mundojnë. Në kushtet e shoqërisë pluraliste edhe raporti i ideve tona me teoritë e tjera është një raport tjetër, është raport pluralist. Çdo parti në një kohë të caktuar do ta ketë dhe një alternativë të sajën dhe mund t’ia marrë një partie tjetër pushtetin. Po ahere ne duhet të jemi të pajisur me një program shumë afatgjatë, shumë më të lakueshëm, shumë më të përdorshëm në shoqëri. Mund të argumentoj. Ne kemi kujtuar se kemi qenë dialektikë. Po a janë dialektike fenomenet puriste socialiste? A ishte kjo dialektikë. Kjo nuk ishte dialektikë, sepse dialektika dhe purizmi janë të kundërt. Fenomenet puriste të cilat ne kemi menduar se mund të ndodhin në komunizëm, janë gjithashtu utopike. Nuk e dinim që mund të ndodhnin apo jo në komunizëm, sepse nuk mund të nisesh nga një dëshirë e papërmbajtur, naive, e pastër ndoshta, që ne shqiptarët do ta sillnim komunizmin shumë shpejt (?!). Por kjo nuk ishte shkencore. Ahere kush është qëndrimi që duhet të mbajmë? Unë mendoj që duke reflektuar ndaj gabimeve mund të jemi shumë më tepër shkencorë. Nga kjo pikëpamje nuk kemi një tradhti të teorisë (!), siç mund të mendohet nga shumë njerëz, sesa mund të kemi një të vërtetë më afër jetës, apo dhe një arritje dhe mendim më shkencor. Fjala vjen, në Shqipëri u hoq sistemi fiskal. Po ky ishte një naivitet i marrë. Sistemi fiskal është vetë shteti dhe shteti zhduket vetëm po të zhduket shoqëria, ose në një të ardhme shumë të largët. Për sa i përket luftës së klasave. Teoria e Stalinit, që lufta e klasave sa vjen e përparon, ashpërsohet më shumë, ishte një teori anormale. Sipas kësaj logjike në komunizëm, njerëzit duhej të vriteshin me njeri-tjetrin me armë. Pra, një katastrofë. Në Shqipëri, në praktikë, ajo që u quajt lufta e klasave nuk u bazua në atë që quhet normë juridike, por për një gabim, njeriu e pësonte vetë ai por edhe të tjerët, pra nuk respektohej norma dhe rasti juridik i çdo personi pavarësisht nga të tjerët, s’kishte shtet ligjor. Kjo krijoi eksese të cilat na kanë kushtuar jashtëzakonisht shumë. Nga ky këndshikim unë do të thosha, jo të flasim për luftën e klasave në projektprogram, por do të flasim për shtetin ligjor, i cili në fund të fundit është i vetmi mjet, me të cilin mund të luftohet për drejtësi sociale. Nuk bëhet më fjalë për barazi sociale, bëhet fjalë për përpjekje, për drejtësi sociale, sepse barazia është një koncept shumë abstrakt. Barazia nuk mund të ekzistojë, përveçse si pabarazi, gjë që deri diku e ka sqaruar dhe Marksi tek “Kritika e programit të Gotes”, por ama s’duhet harruar që te kjo vepër e Marksit filluan dhe një mori gabimesh fatale të interpretimeve të gabuara të socializmit real. Vetë njerëzit nuk janë me aftësi të barabarta dhe sidomos futja në marrëdhënie të tilla pluraliste do ta tregojë qartë këtë gjë.

Çështja e çështjeve është si të luftojmë për humanizëm dhe për një farë drejtësie sociale në konditat tona të reja shoqërore të problemeve që kemi. Ky do të ishte një këndshikim më realist, më i pranueshëm. Ne duhet të bëjmë një program tashmë jo për 5 vjet por një këndshikim konceptual që Partia politike të jetojë sa më gjatë në pluralizëm. Duhet të flasim për një shoqëri ku kemi interesa kombëtare të qarta, për një model kombëtar dhe për një ideologji kombëtare. Në kushtet e pluralizmit na duhet të aspirojmë për një sistem koherent pikëpamjesh kombëtare për problemet tona, natyrisht përparimtare dhe jo ksenofobike dhe në kundërshtim dhe izolim me botën. Ka ide progresive, ide që mund t’i marrim edhe nga filozofi të tjera. P.sh. problemet ekzistenciale të njeriut, duhen trajtuar. Këto lidhen sot me thelbin e të drejtave universale të njeriut. Nuk mund të shkëputemi ne nga ky realitet i të drejtave sociale të njeriut në planet. Kjo është një fitore e madhe e njerëzimit. Bile unë do të thoja që këtu fillon dhe një nga paradokset e çuditshme të këtij fundshekulli, se pikërisht ai që quhej si etiketë rend socialist u shkatërrua, pësoi një disfatë të madhe, gjë që është pozitive në kuptimin se duhej ndërtuar ndryshe, dhe ky demokratizim i marrëdhënieve të shteteve dhe të kombeve, që ka në botë sot, kjo forcë për liritë universale të njeriut nuk është gjë tjetër përveçse triumfi i ideve humaniste demokratike dhe socialiste, po pa rendin socialist. Pra aspirata demokratike socialiste e popujve është kaq e fuqishme në periudhat e Europës dhe të botës në këtë fundshekull ku nuk ka më tabu dhe gjëra të palëvizshme. E përsëris, se u bënë gabime, nga të cilat në mënyrë drastike duhet distancuar në kushtet e opozitës, por edhe në kushtet e opinionit publik botëror, të cilin ne nuk po e marrim parasysh. Unë them që duhen marrë parasysh sidomos disa vërejtje themelore, që ka pasur ky opinion ndërkombëtar. Në kohën e sotme ka një frymë të madhe antikomunizmi, që shpesh identifikohet me demokracinë. Këtu ndarja e asaj që është antikomuniste, që do ta quaja gati-gati fashiste, me atë që quhet vërtet demokratike të demokracisë pluraliste, është një kufi që do të përcaktonte pozicionin përparimtar të Partisë. Kjo do të na jepte në primatin e përparimtares, në raport me disa forca të tjera politike, që do ta aspironin këtë antikomunizëm, që për mendimin tim, identifikohet si fashizëm, se sa si një kritike realiste, humaniste, d.m.th do ta quaja një raport midis humanizmit dhe antihumanizmit. Ky do të ishte primati ynë ideor në raport me opozitat të cilat do të ishin antihumanistë dhe do ti përdornin mjetet e tyre politike kundër anës kombëtare dhe anës njerëzore. Po nuk e morëm, nuk e kapëm këtë primat, do t’i krijonim vetes shumë vështirësi. Nuk mund të veprojmë dhe të mendojmë më si në kushtet e një shoqërie tashmë të tejkaluar. Është e pashmangshme që të mos flasim për figurën e Enver Hoxhës, për ridimensionimin e kësaj figure. Ta kemi në këtë iniciativë, të dalim ne me analizë, por për këtë duhet folur me realizëm dhe jo me sentimentalizëm, jo me një lloj tabuje, që do të ishte krejt e panevojshme dhe do të na dëmtonte jashtëzakonisht. Nuk them se është një gjë e lehtë, por është një gjë shumë serioze dhe që në të vërtetë do ta bëjnë historianët, por në fund të fundit ne e kemi jetuar historinë dhe mund të themi diçka më me realizëm vetë se sa ta thonë historianët më vonë. Por kjo lidhet në thelb me sistemin dhe dështimin e tij, por edhe të vetë Enver Hoxhës, si mishërim i këtij sistemi.

Problemi organizativ i Partisë është demokracia e saj që kaq shpesh është shkelur dhe duhet të vihet në vend. Mua më duket që duhet të dalim në mënyrë urgjente nga izolim si Parti. Fakti që ne kemi mbetur këtu gati një parti e izoluar, mua më duket se është pa perspektivë. Urgjentisht ne duhet të bëjmë aleanca më partitë e majta të kontinentit dhe të botës.

Çështja e intelektualëve këtu është përmendur por në program nuk është folur më autokritikë sepse Partia ka mbajtur qëndrime të gabuara ndaj intelektualëve. Përcaktimi i intelektualëve si “ndihmës” është fyes, nuk është shkencor. Populli i ka ndërtuar raportet midis intelektualëve dhe vetes ndryshe në shekuj. Intelektuali i vërtetë është truri i kombit. Intelektualët janë ajo forcë krijuese mendore, pa të cilën nuk bëjnë dot partitë. Asnjë parti nuk bën dot pa ta. Ne jemi një popull i vogël dhe për fat të keq intelektualë të shquar kemi shumë pak. Por ndoshta, intelektuali i shquar është sa një tabor me njerëz të pashquar. Ne flasim për vlerën e punës, por nuk flasim për vlerën e trurit, që duhej të ishte vlera më e madhe, më e koncentruar kombëtare shqiptare.

Përsa i përket përcaktimit të së ardhmes, unë do të thoja që duhet ta përcaktojmë qartë, pa iluzione, se ç’është ky socializëm demokratik, që aspirojmë. Nuk mund të flitet për rend. Kjo do të bënte të shpjegueshme faktin që ne shkojmë drejt një shoqërie tregu që është kapitalizëm në esencë. Nuk mund të fshihemi si struci, të themi që nuk është kapitalizëm. Por nuk ka kapitalizëm si një rend purist sepse në të kanë infiltruar shumë ide të mëdha humaniste dhe sociale, të ndikuara dhe nga rendi socialist, që tani nuk është më. Në program i duhet vënë rëndësi shumë e madhe shtetit juridik legjislativ, pavarësisht nga riciklimi i partive të ndryshme në pushtet. Ekziston pluraliteti i partive, ekziston pluraliteti i pronës dhe i ideve, por ideja e shtetit është më pranë idesë së kombit unik duke na bashkuar ashtu si na bashkon gjuha amtare dhe realiteti etnik dhe historik i shekullit etj.”

Post scriptum

Diskutimi i mësipërm qe i vetmi i kësaj fryme, që rrëzonte në thelb dhe tërësisht projektprogramin e paraqitur.

Askush tjetër nuk foli veç meje në këtë mbledhje në këtë frymë. Po e përsëris: askush! Maqo Lakrori në një intervistë të tij e dëshmon sakte se vetëm  Moikomi foli me kriticizëm kundër programit të PPSH në raportin e përgatitur për Kongresin e 10  të PPSH.

Fatos Nano nuk qe fare në këto diskutime, ndonëse u zgjodh kryetar i PS.

E nderuara Kristina Çupi më ka dhënë dhe disa stenograme të tjera të kritikave të mijat të bëra në disa mbledhje të Plenumit, ku do të veçoja fjalën e mbajtur më 7 qershor 1991, 3 ditë para fillimit të Kongresit, që quhet dhe Kongresi Themelues i PS. Për mungesë vendi nuk po e jap për botim këtë dokument, por njohja me të do të shpjegonte kriticizmin e ashpër në fjalën që unë mbajta  më 10 qershor. Diçka për të vërtetën rreth krijimit të PS e ka thënë në një intervistë të tij Sabit Brokaj. Në Kuvendin Popullor në zyrën e Kastriot Islamit qemë gati 10 vetë që u mblodhëm ditë më parë sesa të bëhej Kongresi i 10-të. Ata që kanë qenë në këtë takim e dinë mirë dhe për çfarë u tha. Një nga pikat kryesore qe ndryshimi i emrit të partisë (por jo një ndryshim i thjeshtë formal në Partinë Socialiste). Ajo që është e rëndësishme për historinë, është dëshmia e secilit. Me keqardhje të madhe mund të them se shumë nga ata të cilët erdhën në udhëheqjen e PS madje dhe nga ata që janë sot në udhëheqjen e PS nuk kanë lënë dëshminë e tyre, madje nuk kanë shpalosur një ide konceptuale, nuk kanë asgjë të shkruar ose të folur, për të treguar atë që quhet histori e brendshme e PS. Shumë prej tyre janë të pagëzuar “me zor”, ose “rastësisht”, bile pa bindje dhe vullnet të plotë, të detyruar nga lutjet e momentit dhe sot mburren me meritat e themeluesve, madje të pazëvendësueshëm. Por pyetja e beftë e pashmangshme “Ku ishe ti Adam?” duhet të bëhet jo vetëm duke shqyrtuar stenografitë e Kongresit të X që vendosi dhe krijimin e PS në 12 qershor 1991, por sidomos në muajt dhe periudhën përpara kësaj ngjarjeje. Këtë gjë e them para të gjithëve pa pretenduar asnjë gjë, vetëm për hir të së vërtetës. Në momentin dhe në kohën e duhur do të jap disa fakte të tjera për këtë subjekt që gjithsesi tashmë është fiksuar në histori dhe as nuk mund të përgënjeshtrohet dhe as nuk mund të monopolizohet nga askush. Elektorati socialist dhe përgjithësisht anëtarët dhe simpatizantët e PS duhet ta dinë historinë ashtu siç është, përtej të gjithë alibive dhe fantazive groteske të përvetësimit të lavdisë, apo të kultit të Njëshit të identifikueshëm me kultin e Shpëtimtarit. Të dy kryetarët e PS, që e trashëguan këtë parti, as e kanë idenë e procesit që ndodhi shumë më përpara krijimit faktik dhe konceptual të PS. Por harresa nuk ekziston ! (5 tetor 1999)

 

October 5, 2019 11:10
Komento

25 Komente

  1. Shefqet Cela October 5, 11:24

    Shkrimet e Moikomit janë interesante por tmerrisht të stërrzgjatura.
    Shkrimi i më sipërm është i besueshëm, por ka një vel të hollë: “doni më për belulin”?
    I uroj jetë të gjatë me prodhimtari!

    Reply to this comment
  2. Lili October 5, 11:44

    Po pak ma perpara cfare ndodhi kur Ramizi na i mblodhi keta intelektuale edhe ju caktoj sicilitvroli qe kishin me luajt?!

    Reply to this comment
  3. sotiri October 5, 12:09

    Moikom, faleminderit, me kete shkrim na ke treguar nje te vertete historike: Te mencem pas kuvendit dalin plot. Dhe te tille te mencem ne PS kemi Nanon, Rucin, Ramen, Brace ziun,pa lene mo, kemi edhe Ballen, qe kur flet ai fyhet e gjithe inteligjenca shqiptare. Nuk ka me PS, as PPSH, por ka Rilindje te djallezise dhe harbuterise. Mjere Shqiperia po qe se kjo PS e sotme dhe kjo PD e sotme do te bejne rokade si deri sot.

    Reply to this comment
  4. Zefi October 5, 12:12

    Mire qe u krijua,por sot qe nuk ekziston me PS-ja kush do flasi?

    Reply to this comment
  5. Zefi October 5, 12:12

    Mire qe u krijua,por sot qe nuk ekziston me PS-ja kush do flasi?

    Reply to this comment
  6. spata October 5, 12:33

    Mojkomi do te bente me mire te zberthente se kush ishin socjalistet e PPSH dhe kush jane ata te demokracise .
    Une po jap nje mendim, qe e kam shprehur vazhdimishte ne komentet e mia ,kur behet fjale per pluralizmin ne Shqiperi , si linden keto parti qe sot perfaqsojne spektrin politike shqiptare .Kam qene dhe jam i mendimit se partite qe u krijuan jane produkt i degjenerimit te PPSH .Ajo qe nuk ndryshoje dhe spo ndryshon sot eshte mbeshtetja popullore jo koncepti filozofike i pluralizmit.. Pjesa thelbesore e Partise demokratike u mbush me simpatizante te kreut malsor e te ish klasave te permbysura qe nuk arriten te formojne partin e tyre.Ps me nje spekter te kufizuar qe si baze kishin komunistat e ndershem qe gradualishte u eliminuan nga lufta opinjoniste qe beri edhe Perendimi .U etikuan si kriptokomunista enverista . Ps i mbeten mbas 91 ata marifetcinje qe kishin bere te njetat merifete dhe ne komunizem .Servila dhe intelektual qe qenjen ne parti e konsideronin privilegj .
    Ne Ps ishin te pakte burra me karakter qe i sherbenin kauzes ideologjike .Ne Pd as behet fare fjale mbasi sundimi berishjane nuk kishte filozofi por krahinor e farefisnor .Saliu duke u mbrojtur nga teza se lufton komunizmin arriti te marr pushtetin edhe kur poopulli nuk votoj per te . Socjalistet e Nanos u struken si lepuj nga alibia komuniste se gjoja perendimi nuk i mbeshtet edhe po te marrin pushtetin . Propaganda e shqiptarve te diaspores ,qe udhehiqej nga maloket mbushen kabinetin amerikan me argumenta se vetem Saliu e lufton komunizmin ne Shqiperi .Amerika duke mos njohur se cishte ne te vertet Shiperija e pas komunizmit e mbeshteten qorazi Pd qe erdhi ne pushtet nga tradhetia e brendshme e R. Alias .Ps gradualishte humbi besimin e socjalistet u struken si lepuj e si dhane forcen e duhur elektoratit qe po vinte e shkermoqej si pasoje e luftes se prejardhjes komuniste.
    U desh vetem 1997 ku Donkishoti Sali humbi edhe perkrahjen e Aleatve se te popullit e kishte humbur qe kur u krijua si parti .Fale bazes se socjaliste qe perbehej nga pjesa me e shendosh e shoqerise, qe kishte derdhur djerse per interesat e vendit ne komunizem, Ps e Nanos u mbeshtet fuqishem per te ardhur ne pushtet. Athere nanua dhe kabineti i tije kuptuan se cfare mbeshtetje kane Por si gjithmone Nanua nuk e justifikoje kete dhurate qe i dhane dhe zberi asnje ndryshim cilesore ne Ps . Mbeten pa ata qe ishin strukur si lepuje nga propaganda injorante e prejardhjes.
    Sic shohim dhe sot politika u pushtua nga grupimi i perfaqsuesve me negative qe kishte njohur ndonje here populli shqiptare .
    Cfare mund te shkruash per historikun e ketyre Partive ne demokraci .Cfarado mburrje apo suksesi ballafaqohet me gjendjen se ku jemi katandisur . Presim vetem lemosha nga politikat e Aleatve se skemi azgje pozitive nga trashegimenia kulturore e politikes se ndjekur .Nje tranzicjon vrases me nje strukture shteterore te korruptuar e hajdutesh me cizme .Pak ka arritur Reforma ne Drejtesi te trubulloje dhe ne shesh po dalin nje nga nje zullumet e tyre .Te gjitha partite politike jane nje prerje . Perfaqsohen nga shtersa me e degraduar e komunizmit shqiptare .
    Keto do te doja ti degjoja nga Mojkom Zeqo qe e njohe qysh nga 1963.Pa e lavderuar ka qene nje nga nxensit ,studentet e sportistet me model i sistemit qe lam . I thjeshte e i pa perlyer si shume e shume intelektual te tjere qe u spastruan nga mortaja qe i ra vendit ne 91.

    Reply to this comment
  7. Doda October 5, 13:02

    Mutin e futi Amerika me ambasadorin e saj sharlatan dhe alabak rairsonin , qe bente veton ne dretimin e politikes se ktij vendi , nuk u degjua vullneti votusve te ndershem , se u fut sistemi amerikan i kyrvllikut qe xhdo gje te shkoj siç duam ne dhe mbas interesave tona , sikur edhe ky popull te shkoj ne esfel , politika ra ne dor te matrapazve alabakve dhe antishqiptarve qe ju pergjigjen deshires se ktij sharlatani ambasador fare pa kushte vetem qe te qendronin ne polutik , dhe ja ku jemi mas 30 vjetesh , kjo esht SHQIPERIA jon sot e stilit rairson.

    Reply to this comment
  8. Taku October 5, 14:00

    Super fjalim.
    Respekte profesorit.

    Reply to this comment
  9. Besim October 5, 14:47

    I dashur Moikom.
    Se pari ju uroj shendet e jete te gjate.
    Artikulli qe shkruani eshte totalisht i sakte dhe me ktheu mbrapsh memorien e atyre viteve.Me kujtohet si sot fjalimi juaj , qe me te drejte ishte i jashtzakonshem , i papritur dhe burreror. Pas te vjelave behen te gjithe heronj , por merita e njerezve te forte e dinjitoze eshte te flasin atehere kur te tere struken si minjt.
    Te pershendes nga zemra.

    Reply to this comment
  10. goni October 5, 15:22

    PS ishte profesor,ndersa tani eshte nje bajge skizofrenike,hajdute,e perdale dhe pa karakter.

    Reply to this comment
  11. Limani October 5, 15:33

    Ato që trajton filozofi , eruditi , enciklopedisti , sociologu, politologu – në kam harruar ndonjë titull, të gjitha i meriton Moikomi – të gjitha mënçuritë e tij , në qershor të 91- it s’kishin asnjë vlerë , të thëna kur ferra e kishte marrë uratën dhe para një organizmi fizikisht gjysmak dhe totalisht debil- Byroja Politike e kapitulluar .
    Në rrethin e njerëzve me të cilët komunikoj , për fat të keq , unë nuk njoh asnjë që të jetë më komunist se unë .
    Njoh shumë enveristë dhe ata , të gjithë , më quajnë mua antikomunist të pandreqshëm . Unë kam kutin tim , ata kanë tjetër kut dhe s’puqemi gjekundi .
    Dhe kanë të drejtë , sepse , nëse enverizmi është komunizëm unë , me të vërtetë , qënkam antikomunisti më i madh në Shqipëri .
    Enverizmi i bëri varrin idealit komunist në Shqipëri dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe në një vënd feudal primitiv e injorant , në një provincë të Turqisë mesjetare , më e prapambetura në Ballkan dhe një ditë të bukur , pa pritur e pa kujtuar , u bë fanari i vetëm komunist i globit !
    Sharlatanizmi, absurditeti , injoranca kishte arritur apogjenë më të lartë , prandajë e djathta fashiste , rrugaçe , gangsterre shqipëtare na përzuri neve si një leckë , e mbërtheu Shqipërinë për fyti dhe prit kur do t’a lëshojë – me këtë PS të degjeneruar , kurrë s’ka për ta lëshuar .
    Moikomi , Dritëroi dhe të gjithë trimat me fletë , të njohur apo anonimë , të kishin folur që kur vdiq Enver diktatori , se atij s’kishe ç’ti bëje dhe jo të belbëzojnë para Ramizit kur ai vetë i nxit për të folë dhe këta servilë e frikacakë i thonë Ramizit se nuk e kuptojnë ç’do të thotë pluralizëm politik , siç bëri ai dallkauku gjenial që hiqet zvarrë për Nobelin !
    Nuk dua të zgjatem , sado të flas , nuk i them dot të gjitha . I them vetes të jem më i qetë , kemi marrë në këtë botë aq sa ç’kemi merituar , asnjë njeri ( shtet ) s’të jep asgjë për sevap , prandajë , më shumë të merremi me veten , se ngelëm duke sharë boten!
    Balo të hëngërtë tënja……………!

    Reply to this comment
  12. Hysni October 5, 15:44

    Ne se Moikomi arrin te na shpjegoje paradoksin konceptual te fjalimit te tij: kriticizem ndaj te shkuares-“ridimensionim” te figures se E. Hoxhes,atehere po. Ai e ka kaluar Rubikonin…

    Reply to this comment
  13. PeBeSpa October 5, 18:41

    Kant: ” Anallogjia i di të gjitha sekretet e natyrës, prandaj ajo nuk duhet lënë asnjëherë pas dore!”

    Çfarë ka ndodhur në 1991, me PS etj? Ajo që në biollogji quhet “Diferencimi, ndarja brënda lloit”. Që mund të bëhet në forma të ndryshme (edhe te buta edhe të egra). Kjo ka ndodhur kudo dhe në të gjitha kohrat, ne të gjitha fetë dhe ateizmin. Me ligjet e natyrës spjegohet gjithshka që po ndodh tek ne (dhe jo vetëm tek ne)

    Reply to this comment
  14. Mark .UK October 5, 19:24

    KJO FORC POPITIKE VETEM NDYSHOJ EMRIN ASHTU SIÇ BERI NE VITIN 1948.SIKUR TE ISHTE ASHTU SIC THUANI JU DUHEJ NE KONGRESI EB10 TE PPSH TE SHPERBEHEJ,PAS DISA KOHESH TE FILLOJ ORGANIZIMI SIC BEN PARTIT E TJERA O I TRASH,KUSH TI HAN ATO BRROCKULL.TE THUASH NGA PUSHTETI POLITIK KALOJ NE PUSHTET EKONOMIK KJO PARTI QE ME 8 NENDOR FESTON 78 VJETRON E THEMELIMIT BESOHESH.SE ESHTE HUMBJA MA E MADHEBE SHQIPNIS MBAS PUSHTIMIT TURK EDHE KJO DIHET.SE 29 NENDORI I VITIT 1944 ESHTE DITA E OKUPIMIT KOMUNIST TE BESOHET.

    Reply to this comment
    • Ivan i madh October 6, 07:42

      O idiot harove pushtimin fashist apo ate se quan pushtimi se ishin miqte e dashur te familjes tende bastarde e tradhetare. Kjo jeni ju raca e felliqur që demtuar Shqiperine dhe popullin shqipetar që beheni njesh me pushtuesit.

      Reply to this comment
  15. Aliu nga Selenic October 5, 19:33

    PSSH eshte forca e vetem qe po qon perpara te gjith proceset ne shqiperi.
    Po te anaqlizojme me rigorozitete qe me fillesat e pluralizmit politik ajo tregoi perkushtim ne zbatiimin pik per pik te demokracise.
    Pore per fatin ton te keqe ne opozite doli nje parti , antishqiptare dhe antikombetar qe nuk lejoi qe shqiperia te ece per para.
    Kerta debila politik dhe keta injorante politik shto ketu edhe doza te forta tradhetie u dolen kryq ne rruge te gjith proceseve demokratike.
    Ja po ju kujtoj disa.! Ku pa Berisha qe kualicioni i para po jep rezultate te medhe.(nga analistet ne keto tridhjet vjet ajo konsiderohet si qeveria me e sukseseshme) ai ja beri pafe doli nga kualicioni me pretendimin absurde” Nuk kam ardhur ne politike per te rigjeneruar komunizmin”
    Pra dalja nga kualicioni ishte ftalitet per shqiperin.
    Ne fushen shoqerore nje grup intelektualesh ngriten nje komision nismetare per te bere pajtimin kombetar.
    Edhe ketu Berisha doli kryq ne rruge duke dale me deklarat absurde” Nuk ka pajtim me komunistet”
    Berisha fitoi zgjedhjet e viti 1992. Kuptohet edhe pas vrasjes se bujshme ne Shkoder ku dora e Zez e Berishes beri ate hata. dhe pas fitores Berisha prehi shpaten, dhe i vuri flaken shqiperise duke shkatrruar gjith cfare .
    Keshtu ky kriminel beri hatan e viti 1997.
    Pase viti 1997 Qereria socialiste vjen ne pushtet, dhe brena nje perudhe te shkurter e ringriti shatit e shkermoqur nga Berisha.
    Vec kesa hodh baza te forta per ndihmen ndaj vllejzerve tan Kosovar per tu organizuar p[er liri pasi Berisha e shkatrroi ushtrin e Kosoves dhe clirimtaret i futi ne Burge.
    Vejn viti 1998 Berish perseri e beri grushtin e shteti duke perbysyr me forc qeverin pore faktori nderkombetar e pen goi madje edhe e denoipore nuk e menjaoje.
    Kershtu qeveria socialiste mbylli edhe ket plage dhe i perballoi me sukses edhe krizes se se Kosoves.
    Pra deri me sot qeveria socialiste i ka bere vetem te gjith proceset qe i jan paraqitur deri edhe sot vetem po i ben te gjith reformat.
    Prqa PDja si forc destruktive vetem shkatrrim i ka ber vendit me vrasj me preje me te gjith te zezat.
    Pra fatkeqesi per popullin qe kjo forc politik doli ne sken per te zezen e shqiptarve.
    Pranda un pajtohem me shkrimin e Mojkomit.!

    Reply to this comment
  16. MH October 5, 21:11

    PS nuk asht parti trashigimtare e PPSH.PS asht njisoj si cdo parti tjeter qe jane krijue nga ish antaret e PPSh.
    Nese diktatori do ishte gjalle te gjtihe krijesat e cdo partie do i bante ferlig.Ku pa dyshim do e shuant PS pa lindur.
    Ne te gjitha keto parti te krijuara ma pozitivja qe i ka kontribue vendit ma pozitivisht asht PS por dhe kjo ka brenda shume gjynahe korruptive.Shpresojme tek SPAK dhe BKH.

    Reply to this comment
    • Aliu_nga Delenic October 6, 01:35

      Berisha kishte shume faje se ai dekonspiroi te gjithe ushtaret qe sterviteshin ne shqiperi. Madje ai burgosi edhe Adem Jasharrin Hashim Thavin Remzi Hoxhen te cilin e humbi edhe Kudomen dha nga ana tjeter ì jepte edhe nagte serbise. Ja keto jan jo betem fajet e berishes por edhe tradhetit e Berishes.

      Reply to this comment
  17. Mark .UK October 5, 22:13

    ALIU NGA SELENICA:DUKESH SE SA I DHIIIMSHEM JENI QE U DHI MBSEN KOSOVART.VETE RUGOVA I QUAJTI GRUPE TERRORISTESH USHTART E UÇK.Ç’FAJ KISHTE BERISHA .DUKESH SE KE QENE NJE KOMUNIST I THJESHT FSHATI ME KATER KLAS.

    Reply to this comment
  18. Aliu_nga Delenic October 6, 01:36

    Berisha kishte shume faje se ai dekonspiroi te gjithe ushtaret qe sterviteshin ne shqiperi. Madje ai burgosi edhe Adem Jasharrin Hashim Thavin Remzi Hoxhen te cilin e humbi edhe Kudomen dha nga ana tjeter ì jepte edhe nagte serbise. Ja keto jan jo betem fajet e berishes por edhe tradhetit e Berishes.

    Reply to this comment
    • Kinez Kosovar October 7, 14:53

      O i gjori ti qe nuk di asvete nga je, nje here je nga Selenic, kesaj here qeke nga Delenic. Ku bje kjo Delenic? Afer noçkes se satome?

      Reply to this comment
  19. demo October 6, 04:42

    Mos valle ay partizani malazes Karaxhic qe bujti ne kullen e Sheqeres ne Vucidol,ndrroi jatak edhe ne kullen e sateme dhe te nxorri ty Mark ujku serb,qe urren kosovaret?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*