E vërteta mbi pasurinë e pabesueshme të David Cameron

April 6, 2016 12:13

E vërteta mbi pasurinë e pabesueshme të David Cameron

Një vit- ose pak më shumë- përpara se të bëhej kryeministër, David Cameron pati një moment të sikletshëm gjatë një interviste.

Ai e kishte të vështirë të listonte pasuritë e tij.

“Nuk dua të dukem sikur po bëj bisht, duke mos e ditur se sa shtëpi kam,” iu lut ai intervistuesit.

Kryeministri britanik e ka ditur gjithmonë se nëse votuesit e dinë shkallën e pasurisë së tij, do e quajnë të paaftë për të trajtuar problemet e përditshme të tyre.

Minimizimi i pasurisë së familjes së tij ka qenë jetik për suksesin e tij politik.

Kjo është arsyeja se përse është kaq toksike zbulimi i të dhënave për lidhjet e babait të tij me strehat fiskale.

Për ekspertët, kjo nuk është një çudi.

Ata e dinin prej kohësh se ai bënte një jetesë të mirë duke këshilluar klientët e pasur se si të shmangin taksat.

Në çdo rast, kryeministri nuk mund të jetë përgjegjës për vendimet financiare të babait të tij.

Ky i fundit e nisi biznesin në vitin 1979, kur tregjet sapo ishin hapur për investitorët britanikë.

Atëherë nuk kishte kaq ndjeshmëri politike ndaj këtyre çështjeve.

Problemi i Cameron është dyshimi i vazhdueshëm se ai ka përfituar vetë nga fondet offshore.

Megjithatë duhet thënë se ai ka bërë në mënyrë të admirueshme më shumë se çdo lider tjetër botëror për të luftuar evazionin fiskal.

Është thjesht fat i keq që disa prej të afërmve të tij kanë pasuri në kompani offshore.

Kjo do të thotë se ai është në konflikt të thellë me një çështje, të cilën e ka bërë prioritet kryesor politik.

Gjatë viteve, ai ka punuar shumë për të krijuar iluzionin se është pak më i mirë se të tjerët.

Gjatë Pashkëve, ai fluturoi me Easyjet në një destinacion turistik të përballueshëm.

Nuk është për të stili i Tony dhe Cherie Blair, që preferojnë jahtet luksoze dhe vilat e marra me qira nga princërit dhe miliarderët.

Madje për ta theksuar më shumë këtë pikë, fëmijët e Cameron shkojnë në shkolla shtetërore.

Edhe shtëpia e tyre duket krejt normale nga rruga.

Por e vërteta është se çifti, me të gjithë standardet që ta masësh, është shumë i pasur.

Cameron vetë thotë se ka lindur me dy lugë të argjendta në gojë.

Paratë i kanë të trashëguara, por edhe të fituara.

Të dy prindërit e kryeministrit ishin të pasur.

Nëna e tij, Mary rrjedh nga një deputet i pasur, që kishte në pronësi një shtëpi të madhe në Berkshire, një pronë prej 660 akrash.

Babai i tij, Ian vjen nga një linjë e suksesshme bankierësh dhe financierësh.

Stërgjyshi i Cameron, Donald, la një pasuri prej 1 milionë sterlinash në testament në vitin 1958, një shumë e jashtëzakonshme për ditët e sotme.

Ian punoi shumë fort, ngriti biznesin e tij më vonë pasi u bë e ligjshme që mund të dërgosh paratë në streha fiskale jashtë vendit.

Në vitet ’70 dhe ’80 ai këshillonte të pasurit për të shmangur taksat dhe bënte një stil jetese luksoz.

Katër fëmijët i çoi në shkolla private dhe bënin pushime fantastike.

Kur Ian vdiq papritur gjatë pushimeve në Francë, prona e tij atje vlente 2.74 milionë stelrina.

Por sikur të mos mjaftojë kjo, edhe e shoqja, Samantha ka një goxha pasuri.

Në fakt ajo, kur ishte në të njëzetat, u thoshte njerëzve se babai i saj ishte fermer.

Por Sir Reginald Sheffield ishte një baron, me prona që shkojnë mbi 20 milionë sterlina.

Kur prindërit e saj u divorcuan, mamaja, Annabel, që drejtonte rrjetin e dyqaneve Oka, u martua me një tjetër aristokrat të pasur, William Astor.

kamer4747

kamer47472

kamer47473

April 6, 2016 12:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*