E vërteta për “Shtëpinë me gjethe” dhe Beqir Ballukun

December 13, 2017 11:25

E vërteta për “Shtëpinë me gjethe” dhe Beqir Ballukun

Flet Nesti Vako, ish-punonjës i Sigurimit të Shtetit dhe shef i teknikës operative në Shtëpinë me Gjethe

Intervistoi: Bujar Ferhati

Kjo intervistë lindi si domosdoshëri për shkak të një cikli emisionesh të një televizioni të transmetuar pak kohë më parë. Nesti Vako, ish punonjës i Sigurimit të Shtetit, thekson se këto janë absurditete djallëzore të sajuara për qëllime abuzive, çoroditëse, përçarëse që të njollosin role e figura dinjitoze të punonjësve dhe drejtueseve të Sigurimit të Shtetit, për të justifikuar dështimin e agjenturave të huaja nga loja inteligjente e sigurimit shqiptar. Ndonjë ish punonjës i dështuar i sigurimit të shtetit, për  të krijuar alibira dhe çudira, përpiqet të damkosë të tjerët për paaftësinë dhe dështimet e veta. E vërteta ekziston, ndërsa trillimet sajohen, thotë Vako.

Nesti Vako

Z. Vako!  Ju keni  qënë për gati 4 dekada deri sa dolët në pension, punonjës i Sigurimit të Shtetit, e më vonë i atij të Shërbimit Informativ Kombëtar. Përse dëshironi të flisni?

  Faleminderit për intervistën. Shkaku që po flas janë disa emisione televizive si: FAX NEWS, i cili ka disa kohë që ka filluar një emision për të injoruar e denigruar disa figura të rëndësishme të ish-kupolës së lartë të PPSH, se gjoja u inkriminuan dhe eleminuan nga ish-regjimi i Enver Hoxhës.

Pikërisht në këtë periudhë për të cilën flitet, përmendet njëri prej anëtarëve të Byrosë Politike, ish-ministër i Mbrojtjes, Beqir Balluku, e disa të tjerë. Unë nuk e njoh gazetarin që intervistonte, por njoh një ish kolegun tim, ish punonjës e drejtues i lartë i  Sigurimit të Shtetit z. Kristofor Martiro, i cili në disa cikle emisionesh televizive, çuditërisht shpreh keqardhje për dënimin, torturimin dhe eleminimin e grupit të fundit “puçist” në ushtri. Z. Martiro ka qënë hetues i besuar, i përzgjedhur, i posaçëm pë hulumtimin e veprimtarisë puçiste të Beqir Ballukut.

Në grupin e posaçëm të hetimit ishin caktuar edhe dy kolegë të tjerë të rangut si Elham Gjika dhe Pelivan Luçi, që kishin edhe një përvojë të madhe në hetuesi në çështje shumë delikate! Sipas deklaratave z. Martiro, me aq sa kuptova unë, pashë se ai po përpiqet të shfajësojë punën dhe rolin e tij në hetimin ndaj ministrit të Mbrojtjes Beqir Balluku, ku u mundua të shfajësohej duke deklaruar se: ”Beqir Balluku, s’ka qënë armik, ai e ka dashur Partinë dhe shokun Enver Hoxha, se ai e donte kauzën socialiste-komuniste dhe pushtetin popullor, paçka se ishte një diktaturë e një lloji të veçantë.

Beqir Balluku ka qënë Ministër i Mbrojtjes afro 12 vjet, mjaft i suksesshëm. Ai ishte burrëror, operacional, ushtarak,  i aftë që vinte nga radhët e luftës dhe që kishte drejtuar njësitet guerrile në Kryeqytet, por që në fund të karierës së vet ndryshoi qëndrimin!

-Të dalim direkt e në temë. Pse të bëri përshtypje deklarata e Kristofor Martiros?

Unë si koleg e kam pasur afër në profesion dhe e di pse u caktua pikërisht ai për hetimin në detaje të kësaj çështjeje kaq delikate të Beqir Ballukut! Ai nuk u caktua ashtu kot, por u caktua sepse ishte i devotshëm dhe i besuari Nr 1 i Enver Hoxhës për këtë çështje delikate. Shtoj se ai s’ishte i besuar kot nga udhëheqësi, por sepse ishte i sprovuar në punën dhe rolin e tij.

Po të dali e të deklarojë se paska qenë i detyruar të veprojë në atë mënyrë , se Beqir Balluku nuk ka pasur asnjë faj, në atë kohë e në ato vite. Pse e pranoj rolin? Tani ai është bërë për rahmet, sepse ka pak kohë që ka vdekur (Kristofor Martiro), por  kujtoj  shikueseve të emisionit në TV dhe lexuesve se ai kishte leje të posaçme, i vetmi që mundet të kryente hetime, provokime, biseda, gjykime si dhe në fund të bënte konkluzione për ish-ministrin e Mbrojtjes Beqir Balluku.

A thua e kishin vënë rastësisht  pikërisht Kristofor Martiron dhe jo një tjetër? Nuk po flas se lexuesi është në gjëndje të kuptojë logjikën e domethënies time…! Gjërat duhet thënë ashtu siç kanë ndodhur dhe të analizohen me objektivitet. Atë që ai ka përjetuar vetë në atë rol më të besuar të hierarkisë partiake dhe shtetërore por që populli poshtë e ka përjetuar me shumë trauma dhe shumë pasoja.

 

Njerëzit si Kristofor Martiro e të tjerë, a ishin më të besuarit e sistemit për atë kohë, që duhet t’i bënin sintezën ish njeriut më të besuar të PPSH, ish anëtar i Byrosë Politike, ish Ministrit të Mbrojtjes, një nga njerëzit më të fuqishëm e më të afërt të Enver Hoxhës?

 – Padyshim që po! Njëshi më kryesori në atë çështje, ku nga hetimi dhe konkluzionet e tij u përcaktua edhe fati i Beqirit në gjykimin që i bëri Partia dhe Enveri kësaj çështjeje, ishin materialet e Matiros që iu servirën Enver Hoxhës dhe udhëheqjes kryesore të PPSH që ishin të interesuar direkt për të zbardhur çdo gjë edhe më intime në punën, rolin dhe veprimtarinë e Beqir Ballukut.

Martiro ishte i vetmi që që ia transmetonte çdo gjë, edhe letrat, Enver Hoxhës. Kush hetues ishte më lart e më i besuar se Kristofor Martiro për Enver Hoxhën? Për ne si kolegë dhe padyshim edhe për udhëheqësin e Partisë ai ishte i besuari! U çudita kur e dëgjova pak javë më parë se si foli, krejt kundra asaj që vetë kishte përpiluar e konkluduar dhe që ia kish përcjellë udhëheqësit në lidhje me hetimin që i kishte bërë vetë Beqir Ballukut!

Tani po na shfaqen disa jo vetëm Martira, që shtiren si burra të mirë që dinë sekrete, të tjera veç atyre që kanë raportuar e sajuar vetë me ndërgjegjen e tyre dhe këta janë shumë. Ku dihet se nga manipulimet e tyre janë marrë shumë veta më qafë, duke u marrë edhe jetën! Ata para se të luajnë rolin e “shenjtorit” duhet të thonë të vërtetën.

    Z. Martiro e disa të tjerë si ai çfarë i shtyn që të mos jenë të besueshëm, por abuziv në përpilimin e informacioneve, fakteve, dëshmive etj? E bënin nga presioni e dhuna që u bënte Partia apo për të justifikuar vetveten? Apo djallëzi?

 – Të kuptosh të tjerët është mençuri, të kuptosh veten tënde është ndriçim. Gjyqi i ndërgjegjes është më i pamshirshëm, sepse ata kanë marrë më qafë shumë veta! E ndjej obligim të shfaq mendimet e mia për këtë çështje! Nesot kemi shumë nevojë për drejtësi e dinjitet moral nga çthurja e madhe që kemi pësuar keto vite. Kudo në çdo shoqëri njerëzit nuk janë njëlloj, domosdo edhe këtu tek ne.

Por ata qofshin! Dinjiteti, karakteri, burrëria nuk provohen me fjalë por maten e peshohen me vepra dhe gjykohen në dritën e diellit, në mejdan! Për ata që nuk i duan e nuk i njohin unë them: Mjerë ata vetë si persona, që i kujtonim si dinjitozë sepse role të tilla kanë të bëjnë me koka njerëzish. Justifikimi i vetes pa pikë dinjiteti mua më irriton, ashtu si edhe shumë shqiptarë të tjerë. Tek ne ndershmëria dhe dinjiteti duhej të ishin të parat ndryshe nuk pranoheshe te punoje ne këtë sektor!

 – Ju keni punuar në shtëpinë e famshme misterioze “Shtëpia e gjetheve” siç e thërrasin sot , ose kryeqendra e dokumenteve të spiunazhit shqiptar. Si është e vërteta, ka patur shumë dosje, enigma, kontradikta, gjykime të vërteta, të sajuara, të manipuluara në ato letra që përbënin dhe sekretet më të mëdha të Shqipërisë dhe shqiptarëve?

 – Domosdo çdo gjë e qartë, e mirëstudiuar, emërtuar, paketuar, e vulosur, e mbyllur, e siguruar me vite e dekada. Një punë e përpiktë, shumë rigoroze, shumë strikte, po aq e heshtur e kontrolluar në imtësinë më të vogël. Janë rregulla dhe forma pune të llojeve të veçanta, brenda ligjeve të shtetit. Nuk është abuzuar kurrë në dokumente, por dihet shteti “monist” të ndëshkonte për sabotim dhe e kishte të ndaluar kategorikisht agjitacionin e propagandën borgjeze e revizioniste.

Ishte e ndaluar futja e grindjes në gjirin e popullit, u luftua ndarja në gegë-toskë. Librat shkruheshin në gjuhën letrare kombëtare. Këto arritje  ishin halë në sy asaj kohe për fqinjët që na rrethojnë. Kjo ishte e shpallur botërisht me ligj dhe dënoheshe maksimalisht po qe se do t’i kundërviheshe ose do të fusje përçarje në popull. Këto mendoj se nuk ishin gjëra të keqija!

 – A je i penduar për punën, veprimtarinë e kategorisë suaj në vite në organet e sigurimit të shtetit!?

 -Ti shërbesh Atdheut në kohën tonë ishte krenari. Të punoje në këto organe ishte privilegj dhe përgjegjësi shumë e madhe . Jo kushdo mundet të punojë në këtë sherbim. Që të pranoheshe këtu duhej të plotësoje disa kritere fizike, psikike, morale, politike dhe intelektuale që t’u përgjigjeshe rrethanave dhe kushteve në përputhje me Kushtetutën! Çdo njeri në jetë e zgjedh rolin, profesionin e tij! Unë i plotësoja kushtet dhe m’u dha mundësia të kem një rol në këto organe dhe e pranova me dëshirën time.

Në sigurimin e shtetit punonin njerëz të zgjedhur, duke sakrifikuar edhe jetën për mbrojtjen e Atdheut. Unë në pozicionin tim kam punuar me përkushtim dhe jam krenar se punova me ndershmëri pa iu përkulur askujt dhe pa i kthyer kurrizin askujt! Ashtu siç do ta bënte çdo bir i këtij populli për Atdheun. Dikush duhet ta bënte dhe ky të ishte bir i këtij populli jo të huajt.

Çdo shtet kështu e ka të organizuar këtë lloj shërbimi dhe pothuajse të njëjtat metoda e forma pune përdorin të gjithë, ndërsa sukseset varen nga shkalla e inteligjencës, përvoja, trashëgimia, teknika dhe njeriu mbi të gjitha. Kështu e kanë të organizuar edhe shtetet më të fuqishme si Amerika, e jo më një vend i vogël si Shqipëria i rrethuar nga fqinjë… Si thotë një fjalë e urtë popullore: ”Trimëria merr kala, vigjilenca fort e mba”!

– Flitet se shumë nga ish “sigurimsat” me ndryshimet demokratike kanë ndërruar rolin, janë kthyer brënda natës në “blu”, madje jo pak kanë braktisur vendin! Ç’mund të na thuash? A ka qarqe dhe individë brenda ose jashtë që duan hakmarrje ose të kenë ushtruar dhunë ndaj jush?

– Unë dua të jem vetvetja, ky që jam para jush! Padyshim që ka patur raste ku individë të veçantë kanë tentuar të hakmerren dhe të tillë do të ketë! Të jesh i qartë se po qe se ke bërë vetëm detyrën, pa tendencë e pa paramendim e qëllim të keq nuk të ngacmon kush! Këto i thonë edhe shumë të dënuar për faje ose gabime të cilat edhe vetë i kanë pranuar se i kanë merituar.

Secili i bënë gjyqin vetes! Domosdo do të ketë edhe dashakeqës, por shumica dinë të vlerësojnë dhe dinë të ndajnë gënjeshtrën nga e verteta, kjo ka të bëjë me karakterin e secilit! Unë dhe shumica e shokëve të mij kemi punuar me përkushtim me qëllim t’i ndihmojmë njerëzit që të mos  gabonin.

T’u dilnim përpara e të parandalonim të keqen jo të rrinim sehirxhinj, apo të linim njerëzit të binin në kurthin e të këqijve! Askujt nuk i kam bërë keq me tendencë apo pa dashje! Prandaj zgjidheshin njerëzit që punonin në këtë organ! Ishim në mbrojtje të popullit dhe Atdheut për kohën (regjimin)!

Para pak kohësh ndërroi jetë edhe një ish-lider i njohur i Sigurimit të Shtetit, Mark Dodani. Si e gjykoni sot, pas 27 vjetësh të ndryshimit të sistemit, a duhen respektuar apo denigruar figura të tilla?

-Për mua dhe çdo shqiptar, patriot e atdhetar, ky shërbim ka shumë rëndësi, po ashtu edhe njerëzit që punojnë në këtë shërbim. Nuk mundet t’u mohohet puna dhe kontributi atyre njerëzve që shërbyen me besnikëri e përkushtim në atë kohë. Edhe sot pse kohët kanë ndryshuar, kuptohet se në kushte e rrethanat e reja ky lloj shërbimi, ka rol tjetër. Atëhere… Dy sisteme të kundërta, ndërsa sot ne jemi vend anëtar të NATO-s, dhe jemi integruar në strukturat e NATO-s dhe BE.

Bota ka ndryshuar shumë dhe po ndryshon! Dikur SHBA dhe BS ishin cilesuar si dy armiqtë më të mëdhenj të popujve në botë, ndërsa sot SHBA është aelati ynë më i madh! Në rrethanat e kushtet e reja ka ndryshuar vlerësimi! Çdo gjë vlerësohet në kohë e në hapësirë.

Sot na duket absurditet qëndrimi i asaj kohe, por nga dokumentat që po zbulohen nga arkivat e huaja, qëndrimi i shtetit tonë atëhere ishte shumë i drejtë e i motivuar, pasi ka ruajtur pavarësine politike, ekonomike dhe Atdheun!

– Po sot në demokraci, qeveritë tona të majta e të djathta, ç’qëndrim mbajnë me ju? Ju denigrojnë, ju harrojnë, ju keqpërdorin për qëllime të tyre?

– Më keni vënë në një gjëndje emocionale shumë të fuqishme dhe sytë sikur duan të më lotojnë, por jo, kurrë zemra nuk më lëshon! Ne bëmë atë që kishim për detyrë, bëmë më të mirën e mundëshme për Atdheun, për popullin. Në punë ka edhe gabime të cilat vinin nga mungesa e eksperiencës dhe nga metodat e stërholluara që përdornin kundra vendit tonë agjenturat e huaja.

Këto janë gabime të rritjes dhe kanë shërbyer si mësim. Sot anatemohen këto punë nga naiviteti i kohës! Sa për qeveritë dua të përgëzoj këto dy të fundit të kryesuara nga Z. Rama që “shtëpinë e gjetheve” e kthyen në “Muze” të hapur për të gjithë publikun shqiptar dhe atë të huaj dhe secili mundet ta vizitojë shtëpinë misterioze të sekretit shtetëror mbi 50 vjeçar!

Besoj se është një gjë e rrallë. Shtëpia e gjetheve është atje ku ka qënë  por ngjyrimet që duan t’i japin është punë e tyre. Individë të veçantë kërkojnë hakmarrje, dhunë por pa asnjë shkak  ndaj nesh, madje dhe nga pozicionesh ngjyrash nxiten, thjesht kaos. Por gabimet e vogla nuk mundet ta errësojnë gjithë atë punë vetëmohuese të Sigurimit të Shtetit.

Do të ishte mirë sikur të arrihej të botohej një histori e plotë që nga fillimi, duke i rivlerësuar disa gjëra dhe duke theksuar disa dobësi, por sidomos të përshkruheshin përpjekjet e mëdha të njerzëve të sigurimit të shtetit që sot urrehen nga disa antishqiptarë! Do të ishte mirë që t’u bëhet anatomi e plotë e gjërave.

Ke ndonjë peng, brerje ndërgjegje për vete si dhe të kolegëve të tu, për punën gjysmë shekullore në këtë institucion kaq të rëndësishëm!?

– Po burrërisht e them, flas edhe në emër të atyre shokëve që kemi punuar bashkë. Sot ndjehem disi i vrarë në shpirt, për një punë aq të mundimshme për vite e dekada e që sot duket si qesharake për ne. Mund, njerëz, fonde, orë, muaj, vite të humbura.

Ç’të bësh, po do të dëshiroja që qeveria e sotme, personalisht vetë kryeministri Z. Rama të na krijonte mundësinë e një takimi të madh e të gjerë që t’i shtrinim dorën denjësisht ambasadorëve të shteteve mike, ambasadorit amerikan Zotit Lu, Zonjës Vllahutin etj, etj, që të vënë në plan të parë integrimin e Shqipërisë për të mirën e kombit shqiptar, për nipat e mbesat tanë. Sot e kërkon jeta, e kërkon koha, zhvillimi dhe çelja e jetës nga kornizat është domosdoshmëri.

 

 

 

 

 

December 13, 2017 11:25
Komento

20 Komente

  1. Kocua December 13, 12:05

    Aha, po qe se kerkon mbrojtje nga Sali Berisha dhe Edi Rama, e kryjte gjithcka, i nderuar punonjes i ndershem i Sigurimit te Shtetit.

    Reply to this comment
  2. Guri December 13, 12:27

    Nga e gjithe cfare lexova kuptova se ky sigurimsi me kujtoi skecin e njohur satirik “doni me per Belulin?”. Te tjerat jane vetem tjerrje dhe perseritje shprehjesh pa asnje vlere. Mekat qe harxhova kohen per ta lexuar.

    Reply to this comment
    • Tartufi December 13, 14:34

      Ky zagar i koshave,qe hidheshin kockat,na flet per ndershmeri dhe gabime ! Ky na flet per bashkim kombetar
      Toske dhe Gege ! Ky lloj llumi eshte me mire te heshte se
      sa te derdellise.Ky plehane kerkon te shtrije dhe doren
      me ambasadoret,qe i quante armiq,,,, [ Qe ne te vertete keta ambasadore qene armiqte e armikut komunist ] qe ky pleha deri ne ditet e ngordhjes nuk do ta kuptoje kurre.Doren keta ambasadore duhet ti ja japin popullit te ndershem e te sakrifikuar shqiptar,qe mbeshteten me te gjitha format,dhe ndihmuan fshehur dhe hapur ardhjen dhe qendrimin ne pushtet te kesaj dore krimnelesh komunist. Sa me shume te flasin kriminelet,aq me shume do te mundohen te mbulohen.
      Por tani shkruajne dhe bijte e nenave shqiptare,jo vetem bijte e kurvave qe shkruanin dje.

      Reply to this comment
      • Nje sigurims December 13, 16:34

        Ne te vertete Amerika dhe Anglia kane deklaruar se kane deshtuar te permbysin me dhune qeverine komuniste shqiptare.

        Atehere perse pjestaret e armeve te Diktatures se Proletarjatit Ushtria,Policia,Sigurimi i Shtetit Shqiptare etj te mos krenohen me sherbimin ndaj popullit?!

        Reply to this comment
        • Tragjasi me Tapit e Karaburunit December 14, 10:20

          Tartuf mo Qerata ,
          i paske kthyer nja dy goda Raki DELLENJE
          me duket .
          e rilexon se ç’fare shkruan o koke TRAPEZ
          APO ste plas fare per llogjiken Balliste qe perdore .
          Nuk te vjen keq , qe e keq perdore Intelektin ?

          Reply to this comment
        • ELIOT December 16, 18:29

          IK MORE SPIUN … SIGURIMS …EDHE NAZISTA ISHIN ME TE MIRE SE JU SIGURIMSAT E MUTIT …SEPSE NAZISTAT VRISNIN TE HUAJT KOMUNISTAT …JU ZVARRANIKE VRISNIN POPULLIN TUAJ ????? SHQIPTARE TE THJESHTE DEMOKRATE ..QE SJA LEEPINI KOMUNIZMIT … JA KUSH ISHIT JU …. SA PER AMERIKEN ANGLINE MORE KOQE …AS E LLOGARISNIN SHQIPERINE E MUTIT TE ENVERIT …SEPPSE PO VDISTE PER BUKE …SEPSE .ISHTE E SEMURE … DHE SKISHIN NEVOJE TE PERMBYSNIN ENVERIN….ENVERI PERMBYSI VETEN ME VARFERINE TRADHETITE …DHE POSHTERSITE E TIJE ….JA FUSIN KOT KOMUNISTAT E PISET …..AMERIKA ME 2 BOMBA E VURI NE GJUNJE TE MADHIN JAPONEZ …. DHE ME 2 PORDHA E VETEN NE GJUNE SHQIPERINE E KATUNAREVE ..TE ENVERIT ……. TE RRONI VETE SPIUN….. DOMAGE QE STE KANE FUTUN NE BURG SI TRADHETAR I POPULLIT …… E MERITONJE BURGUN SE I KE SHERBYER HITLERIT ………MERCI .

          Reply to this comment
  3. Jimi December 13, 12:29

    Mriton respekt per karakterin!

    Reply to this comment
  4. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. December 13, 13:56

    Po mire more hane,po nga ky sigurim famekeq kane dalun aqe shume armiq te popullit sa qe Enveri Hoxha me te drejte i percaktoje mije kenetash,te ishe per ju nje brime ne ujin e qelbur te politikav ne dite e vite do te kishit bere;deklaroje diktatori,c’do gje e ka zbuluar vete PARTIA.Mjaft me me hymne ndaj me te keqes se ish sigurimit fmekeq te shtetit,e pare,provuar dhe e vertetuar nga shume fatkeq.pse ishit dhe mbetet ju,prandaj dhe ish sigurimsat e bashkepuntoret tuaj teketije sigurimi famekeq e kthyen Shqiperine ne nje vend ku jo vetem soi juaj u largua nga Atdheu,por dhe shumica e shqiptareve te dijshem e te ndershem,dhe me e keqja,ky eksod po vazhdon akoma sot e keaje dite.ne moralin tuaj o vakovicer eshte ti kerkoni falje popullit dhe te mos vazhdoni me ti sherbeni politikave serbe sikurse deri dje dhe sot.Jane akoma qindra te vrare apo te vdekur ne burg nga tortuar,sikurse Remzi Hoxha dhe akoma nuke kane nje varr per t’u qare,dhe keto viktia pasoje e barbarise tuaj dhe shokeve tuj qe kurresisi nuke i sherbyen Atheut por klikave suduese kuq-roze-blu.Mjaft eshte MJAFT,pa u denuar krimet makabre te diktatures komuniste e bashkepuntoreve te nazifashizmit ne Shqiperi nuke ka drejtesi,por vetem skenare te peshtire te rradhes se jashteqitjes shqiptare ne politikat e Tiranes zyrtare ne dite e vite deri me sot,qe udhehiqen me moton “pas mej u befte qameti”,por cedo se qameti tashme do te behet per ata qe ideuan dhe po vazhdojne ti bejne avokatine riciklimit te botes se krim-korrupsionit-mofjozo-imoralo-politik ne te tre pushtetet,plus opozite i thencin,pushtetin lokal,dhe ate pjese te biznesit e medjas qe nen bekimin e ish sikurimsave dhe sigurisave si dje dhe sot vazhdojne te pastrojne leket e piset.Dridhuni e perdridhuni,po vjen minuti qe nga trasa peme e kalbur jasht do t’hidhet,doni apo nuke doni ju o mije kenetashe dhe mizakali,ashme juve ju mbaroje vaji kandilit.Drejtesia do te behet,doni apo nuke doni ju o mije kenetash, se DREJTESINEe kerkon me force SOVRANI,USA dhe BE-ja.Binduni dhe besoni dhe denonconi paudhesite e krimet e korrupsionet e shokeve dhe shoqeve tuajat ne dite e vite deri me sot.”zhdukja”e Kumbaros dhe mos denimi i berishajve,bashajve,e medijve me shoke e shoqe per tradheti kombetre,krime e korrupsione,flet shume.

    Reply to this comment
  5. Krist December 13, 15:53

    Sa gjynah ,i shkreti,si qenka katandisur.Sic duket ,po lan gjynahet qe ka bere.

    Reply to this comment
  6. Funny Stories December 13, 16:19

    Eshte interesant momenti qe ky Vako paska zgjedhur per te sulmuar shokun e tij Kristofor Martiron, pra kur ky i fundit qenka bere per rahmet. Se i gjalle “korbi korbit nuk ia nxjerr syte”. Perndryshe do te shperthenin gjirizet.

    Reply to this comment
  7. njera ne Amerike December 13, 19:57

    Njerez kriminele qe justifikojne torturat e tmerrshme qe kane bere, ne emer te sherbimit te Atdheut? Me vjen keq per ty zotni qe nuk ke gjete ende paqen me vetveten. Sikur te jete e vertete vetem pika se sa inteligjente keni qene kur ju kane marre ne pune, atehere do t’a kishit kuptuar deri tani se kush ishte Partia, Enveri, sigurimi dhe gjithesejcili prej jush. Ju jeni marre ne ato poste sepse eshte kuptuar kanibalizmi qe keni ne mendje dhe ne shpirt.
    Pendoho perpara se sa te shkosh ne boten tjeter.

    Reply to this comment
    • ELIOT December 17, 20:02

      ZERI NGA AMERIKA ….. KUR NJE FRANCEZ ..FILLOZOF E PYETEN ..SI E SHPJEGONI JU …QE NAZISTAT U KTHYEN NE KAFSHE …. VRANE MILIONA TE PAFAJSHEM DHE BENE MILIONA VICTIMA …. KUR DIHEJ SE PARA 1939 KURRE SKISHIN VRARE NJE NJERI .KUREE SKISHIN DJEGUR TE GJALLE NJEREZ ……. FILLOZOFI FRANCEZ ..THA ….. HITLERI SHUMICEN E OFICERAVE I MERRTE NGA KATUNET E GJERMANISE NGA KATUNET E AUSTRISE … DHE KETO COBANE U VESHEN ME KOSTUME PREJ LEKURE …. U BENE GENERALE ..ME EMER .DHE TE GJITHE I RRESPEKTONIN NGA FRIKA … KUR ME PERPARA NE JETE ISHIN ASGJE …ISHIN PLEHRA …..ME LOPE DHE ASNJE SJA VARTE ….. KUR E SHIKONIN VETE NE PASQYRE ……OOOOOOOOU GENERALE … KUR NJE COBAN E VESH GENERAL C PRET …..BENIN GJITHSHKA PER TE MBAJTUR VENDIN … ME GJAK DHE VRASJE …..EDHE ENVERI E DINTE SE PO TE MERRTE COBANE TI SILLTE NE TIRONE …. ATO VRISNIN EDHE NONAT E VETA …… QE TE MOS KTHEHESHIN ME NE FSHTRAT E VETA …..KU HANTE PULA GURE ……. VOILA REALITETI …… COBAN SPIUN …MERCI …ET BONJOURS DE PARIS …

      Reply to this comment
  8. katarakti December 13, 20:28

    Sigurimi i Shtetit ishte vegla makabre e diktatorit Enver Hoxha per te mbajtur popullin zap. Njerezit me te poshter, pa shpirt dhe pa humanizem, ishin grumbulluar atje. ishte nje kohe kur Sigurimi te arrestonte dhe te denonte deri edhe per shprehjen e nje opinioni apo pakenaqesie. Nje regjim monstruoz, ku njerezit i hanin koken njeri-tjetrit, duke filluar nga ata te Byrose Politike. Ky fare Nesti na qenka zemeruar me Mertiron qe qenka shprehur se fundmi se Beqir Balluku nuk ishte tradhtar. Dhe e akuzon se e ka nderruar gjuhen dhe qendrimin pas permbysjes se komunizmit. Ndryshe nga ky Nesti, Martiro pohon te verteten. Qe Mehmeti, Beqiri, Kellezi e kompani nuk ishin tradhtare, por thjesht koka turku te atij regjimi te pameshirshem. Pas denimit nga Byroja Politike prokuroreve u mbetej vetem qe te plotesonin dosjen me ato qe kishte shpifur dhe akuzuar kerma Enver. Vete prokurori, brenda vetes se tij, mund ta kuptonte, qe Beqir Balluku dhe kompani, nuk mund te ishin armiq, por ua donte detyra qe te permbushnin detyren e caktuar. Ndryshe i priste Spaçi ose Burreli. Prandaj them qe ky Nesti eshte thjesht nje neperke e atij regjimi.

    Reply to this comment
  9. Bushi December 13, 21:29

    Kushdo ka te drejten e tij te komentoje duke u shtyjtur nga instiktet e i natit e te urrejtjes,por,nje duhet te dine mire,se SIGURIMI I SHTETI NE ATE KOHE,MBAJTI NE KEMBE NJE SHTETE SOCIALIST,KU BOTA KAPITALISTE ISHTE TURRUR ME TE GJITHA MJETET E TIJ TE FUQISHME,PER TA SHFAROSUR NGA FAQJA E DHEUT QEVERINE E ENVER HOXHES,DHE NUK JA ARRITEN DOT.Pra puna e madhe,e zgjuar,me intuit e mprehtesi te shkelqyer,i bene ball intrigave te botes kapitalist-revizioniste.Punonjesit e sigurimit te shtetit ishin shume te pergatitur dhe shume te talentuar.Puna dhe perkushtimi i punonjesve te sigurimit te shtetetit,ishin te jashtzakonsheme,patriotike,e nderuar dhe e respektuar nga i gjithe poulli shqipetar,pasi u sigurohej nje jete e lire e lumtur dhe pafrike.Kudo puna e sigurimit te shtetit shikohej nga vete populli me nje dashamiresi te jashtezakonshem.Ata mbrojten me profesionalizem dinjitetin e shtetit shqipetar,qe rralle se e gjene ne bote per nga besnikeria ndaj atdheut,ndaj popullit qe i lindi dhe i rriti.

    Reply to this comment
    • Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. December 13, 23:12

      Po mire mor Bushovic,po akuzes qe diktatori ja faturoje ketije ish sigurimi famekeq duke i etiketuar mije kentash e gjirizes,pa harruar vrasjet e burgosjet brenda kesaje mashe sa kriminale aqe dhe antikombetare deri me sot,kujte ja faturon dhe cfar na thua.apo beje baba qe t’u ngjaje i thone ketije komenti.Nese do te kishte Shqiperia vertet nje sigurim per Atdheun,sot nuke do te ishte shkaterruar,grabitur e tjetersuar pasuria kobetare e private,apo falur qindra kilometra katrore,siperfqe detare me rezerva te medha nafte e gazi Greqise,pa harruar firmat piramidale,shkaterrimin e ushtrise dhe depove te armatimit te saje, ku rrymbyen armet bandat blu-roze dhe jasheqitja shqiptare duke terrorrizuar e lene pas mijra viktima te pafajshme.Mjat me, me hymne ndaj djajve me fytyre njeriu qe nuke arriten te ndalnin as dhe zjarrvenjen e krimenisitise,apo tragjedine e gerdecit,Otrantos,21 janarit etj.Tashme ne kete konteks ne moralin tuaj eshte ti kerkoni ju ish sigurimsat,sigurimesat dhe ish ushtaraket falje popullit.Se sa per atdheun ju as nuke donit t’ja dinit,por nuke kishit c’fare ti benit diktatorit qe ju hidhte nga nje koce per tu pertypur.Dhe faktet flasin me ze,figure e deshmi te gjalla,ju mbetet po mije kenetash dhe mizakali,si dje ne diktature dhe sot ne pseudodemokacine e ndertuar nga alijoicet,nanoicet,berishovicet,bashovicet,metovicet,memedijvicet me shoke shoqe,pa harruar ramovicet qe qendrojne ne hije.Perse ishit ju Shqiperia nuke ka hyre akoma ne BEdhe perse ishit po ju SOVRANI jo vetem bojkotoje ne shumice zgjedhjet e fundit parlamentare,por dhe kerkoje me force bashke me USA-n e BE-ne Reformen ne Drejtesi,Vettingun dhe ligjin e Dekiminalizimit.Dhe se fundi ne morlin tuaj eshte te disiplinoni ish bashkepuntoret tuaj te tipit berisha,basha,meta-mediu apo dhe ramen per te mos vazhduar me me skenare te felliqur te rradhes se buces komuniste,ne dem te Shqiperise e shqiptareve,duke derdellisur me gojen e berisha-basha-meta e mediu me shoke e shoqe se do perserisni 97-ten,gaboheni.Ajo gjeme nuke perseritt me,si ata dhe ju qe i shkoni pas,apo para, do te keni nje fund te turpshem dhe pa kthim,ku e djeshmja dhe e sotmja do tu mbetet nje enderr,dhe e nesermja e afert ne burg ne nje ferr pa fund.Besoni dhe mos i shtoni vetes vitet e heqjes se lirise nga lufta e rendjes pas lekut te piset e pushteteve pa kufi me c’do forme e cmim.Doni apo nuke doni ju o mije kenetash e mizakali,drejtesia do te behet,se e kerkon me force SOVRANI,USA dhe BE-ja qe ZOTI i ka bekuar ne sherbim te nje Bote te LIRE,DEMOKRATIKE dhe ne PROGRES NJEREZOR.

      Reply to this comment
  10. JKB December 13, 22:16

    Maskara! Sa shume krime rendojne mbi ty o palaco! Turp per gazeten qe te interviston!

    Reply to this comment
  11. Mali December 13, 22:56

    Nuk dua te merrem me cfare thote zt. Vako per Beqir Ballukun dhe Kristofor Mertiro pasi tani dosjet flasin me shume se zt. Vako. Mjafton te behen publike dhe do te shohi i gjithe publiku cfare regjimi ish. Ku qendron e verteta?! E verteta duhet pare kush e ndertoi regjimin komunist dhe kush e mbeshteti?! Sigurimi i shtetit ose OSSH ishin nje institucion ligjzbatues dhe nuk mund te akuzosh nje institucion apo individ se ka zbatuar nje ligj. Dosjet sot jane duke u hapur jo vetem per qytetaret por edhe per studiuesit dhe analizat behen. Le te bejme nje paralelizem so cfare po bejne sherbimet sekrete sot? Te vjen neveri tu thuash emrin. Qe nga 92 deri tani po ate mision kane si OSSH te bejne policine politike dhe per kete shquhet Sali Berisha. Nuk jane pak por 27vite, u moren jeten ose rinine ktij populli dhe i falen kifijte diten me diell. Vrane te pafajshem me duar ne xhepa. Moren fmijet ne fabrikat e vdekjes. Ku jane duke u betuar se u digjet barku per popull.

    Reply to this comment
  12. Bashkim December 14, 05:26

    Hajde HALE hajde

    Reply to this comment
  13. Arbeni December 14, 19:07

    sa turp qe i jepni hapesire krimineleve qe mbajten te gjalle ate rregjim qe shkaterroi Shqiperine e Shqiptaret

    Reply to this comment
  14. ELIOT December 15, 19:40

    CESHTE KY BAJGE ….. SI SKA EDHE TURP …. ENVERI VENTE NJEREZIT E BESUAR ?????? NJEREZIT E VET QE JA KISHIN FRIKEN …QE E BENIN NE BREKE DHE I DENONTE KOT ME PRETEKSE BOSHE ….KJO ESHTE LIRIA …KJO ISHTE DEMOKRACIA ……. QENKA ME TE VERTETE NJE LOQE ..DHE NUK CUDIITEM ….ENVERI ZGJIDHTE KOQE PER TE FUTUR NE BURG INTILIGENCEN E VENDIN SI KY I MJERI …QE EDHE NJE GJE KAQ TE THEJSHTE SE KA KUPTUAR …MJERE SHQIPTARET NE CFARE COBANESH RANE …ME LLOGJKEN E TIJE EDHE PER TE PASTRUAR HALET NUK E MBAJNE NE EUROPE …..IK MORE TRADHETAR SE ENVERI JU PERDORI PER INTERESAT E VETA PERSONALE ..MORE I GJORE ..MORE PALLUQE …MORE ZVARRANIK …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*