E vërteta s’është as e majtë dhe as e djathtë!

December 17, 2018 12:29

E vërteta s’është as e majtë dhe as e djathtë!

Shumë lexues,
këto ditë më kanë shkruar,
se ne të “Ditës”,
djathtas tani kemi shkuar!

Nga shkrime tona,
lexuesit janë inspiruar,
meqë kryeministrin Rama,
disa ditë rresht kemi kritikuar!

Ne zemrën dhe mendjen,
kemi vënë tek gazeta,
po shumë më tepër se Rama,
na intereson e vërteta!.

Ne Ramën e kemi mbrojtur,
në ditët e tij më të vështira,
po pas tij absolutisht,
nuk jemi lidhur me zinxhira!.

Për juve Rama mund të jetë,
Jezu Krishti dhe Zoti,
po ne në shumë vende na del,
si Judë Eskarioti!.

Është ai që shiti Krishtin,
për vetëm tridhjetë aspra,
por dhe tani po jetojmë,
ditë dhe kohë të ashpra!.

Ne nuk shihemi në pasqyrë,
as në mbrëmje e as në mëngjes,
më thoni një gënjeshtër që kemi thënë,
dhe unë të dyja duart do t’i pres!

Nuk lozim me nderin dhe dinjitetin,
ne gazetarët e “Ditës”,
dhe për asnjë badakçi,
nuk jemi bërë rrufepritës!.

Është fakt që ndonjëherë,
Ramën më shumë se ç’duhet e kemi mbrojtur,
po me të drejtën dhe të vërtetën,
as një sekondë të vetme s’kemi lojtur!.

Realisht ne jemi të majtë,
kjo është linja që ka mbajtur gazeta,
por as e majtë e as e djathtë,
nuk mund të jetë e vërteta!.

A s’është tradhti ndaj të majtës,
nderimi i Ramës për kryeballistin,
këtë veprim ogurzi,
e pamundur ta duartrokisnim!.

Ne jemi aleatë të fukarenjve,
jo pjesë e “Rilindjes” së rrezikshme,
që po pasurohet marramendthi,
dhe në mënyrën më të frikshme!.

Ne për të shkuar në Durrës,
nuk mund t’i biem nga Qafa e Thanës,
si mos denoncojmë klientin e Berishës,
që është bërë klienti numur Një i Ramës?!

Si mund të mos denoncojmë pafytyrësinë,
që dhe ju vetë e kini parë,
lehtësinë me të cilën zhvaten,
nga xhepat tanë plot tridhjetë milionë dollaré?!.

Dhe justifikimin idiot të Kryeministrit,
që na thotë me një zë të plotë,
se nuk na qënka bërë hataja,
mbasi këto gjëra ndodhin kudo në Botë!.

Që nuk ndodhin kudo në Botë,
këtë me siguri e them unë,
po në vendin tonë të kativasur,
këto thagma kanë ndodhur ca si shumë!.

Nuk është aspak e vështirë të gjëndet,
kush do t’i merrte tridhjetë milionë dollarë,
pastaj lehtë do ta kuptoni,
sa të djathtë jemi ne-o shqiptarë!.

Këta ende s’e kanë kuptuar,
se qeverisja është përgjegjshmëri,
çudi sa miliarda kanë firuar,
në të mjerën tonë Shqipëri!.

Mbase jam unë i pari që kam thënë,
dhe po e përsërit përsëri,
në ç’duar të zeza ke rënë,
hallemadhja jonë Shqipëri!

Këto vargje ulëritëse,
në kohën e Saliut i kam shkruar,
po pa përdorur fare pikë çuditëse,
mekanizmi i zhvatjes s’ka ndryshuar.

Lexuesit tanë që na vlejnë,
të mos kenë asnjë dyshim për gazetën,
se në faqet tona do të gjejnë,
të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

Natyrisht që s’jemi profetër,
por askush duart s’na i ka lidhur,
e vërteta lehtëson shumicën,
po për një pakicë është e hidhur!
A.DUKA

December 17, 2018 12:29
Komento

9 Komente

  1. pelivan December 17, 16:26

    E quani Ramen yudë edhe hajdut?! Mbi ç’baze,pse e paragjykojm,keto akuza, bën ne cdo te hapur te gojes lulka i sali gjirizit!… Ndryshe,kur ate t’a akuzoj drejtesia,ketu eshte dhe e verteta,mendoj une.

    Reply to this comment
  2. MH December 17, 22:21

    Ju jeni aleatet e fukarenjve
    Nen furin shperthyse Migjeniane.
    Ju lumet!!! Kurr nuk do gaboni!!!

    Reply to this comment
  3. tomsojeri December 17, 22:37

    I nderuar Arben ,nuk haroet pena yte kur shkruaje per kucedren Sali e zemra mal na behej , se ishin fjal dhimbje dal nga zemer e ktij populli te dhunuar ,se ju bashkove deshires ton ,hallit ton , vuajtjes e varferis ,perball shkelqimit te cetes se pirateris ,hajduteris e krimit qe ai drejtonte ! Ishin vargje qe te ngriten lart e ngushellim per ne e verteta pa doreza e anesi !
    Vazhdon te qendrosh atje, se ti nuk ben kompromis me genjeshtren,me mashtrimin ,me pazaret e dyshimta, me ngathtesin tradhtin e zhgenjimin ! Ti poet i dashur ,qendro i till ,sepse do jesh perher pran nesh , pran atyre qe enderuan , shpresuan e shpresojn qe ky llum qe ka pllakosur kte vend, do pastrohet nje dit ! Kta ftyra te ndyra te veshura me pushtet e pasuri maremendeshe ,kjo klas e pangopur , qe ka pushtuar shqiptaret dhe lakmia qe i ben te shesin gjithcka nuk mundet te shkoj gjat ! Sot e filluan studentet ,qe per fat te keq falangat e ksaj klase duan ta shfrytezojn per te mbrojtur trofet e tyre ,neser do ti bashkohet gjith ky popull i dhunuar qe po zgjohet avash avash qe te shpetojn femijt e tyre ! Qendro lart poet i nderuar e mos u tut e thuaj ashtu si perher pa anesi fjalen tende ……..

    Reply to this comment
  4. Kris 1 December 17, 23:27

    Eh mor poet Duk
    Po te them nje fjale
    S”e kupton qe Rama
    Eshte vetem nje kale?
    Nje kal madheshtor
    Por me tru gomari
    Sala e terheq
    Cdo dite per litari

    Reply to this comment
  5. Shahisti December 17, 23:39

    Bravo bejtexhi, ti po qe po i nxjerr ne drite fukarenjte, si aleat leshi qe je.

    Reply to this comment
    • shqipe December 18, 12:35

      shahist
      Mender m… ke qene,m… je,m… do mbetesh per shoqerin shqiptare,mender hale e haleve te botes dhe te sali gjirizit dhe lulkes qe noton ne ujrat e zeza te shqupit,ptu.. rrace m…

      Reply to this comment
      • Shahisti December 18, 14:05

        Po perse o shqipe, cfare thashe gabim? Mos po i shpeton gje ky bejtexhiu te varferit, apo meqe llap llap llap e torba bosh? Nejse, une e kuptoj qe ti nuk mund te flasesh pa e zenen mutin me goje. Nuk e di, e ke keshtu nga inati kot, apo qe i vogel te kane ushqyer vetem me mut dhe tashti nuk di ku ta vjellesh. Fillo ta kuptosh nga eshte llogjika dhe te fala sali gjirizit edhe nga une, se nuk me rruhet hiç as per saliun, as per lulken, thjesht jam objektiv.

        Reply to this comment
  6. shqipe December 18, 15:10

    Shahisti
    Nejse,e terheq komentin me larte. po çfar the gabim? E para Ben Duka nuk eshte bejtexhj,(megjithese edhe bejtet kan filosofi), por eshte poet,madje i permasave te medhe… Kete e thone shume njerz qe njohin letersin dhe artin qe mbart poezia. ti me i ditur je nga Duka?! japo na trego c’di te besh me mire se ai? E shoh qe s’je salihist dhe ketu jemi njesoj,por,shpesh komentet e tua te çojne ne mulli te sal gjirizit.Kaq dhe me ndje per komentet me larte,pershendetje…

    Reply to this comment
    • Shahisti December 18, 15:55

      Mua Ben Duka bejtexhi me duket sepse ka nuk e di sa vjet qe vjen verdalle e perdite e leshon nga nje bejte. Poezite e verteta nuk jane petulla qe i pjek per dite sa here te vjen ndermend te shash Saliun apo Edvinin. Ty te duket poet, ka edhe te tjere qe u duket poet, sic ka edhe te tjere qe u duket bejtexhi. Ketu eshte zor te thuash kush e ka drejt e kush e ka gabim. Nuk e kuptoj perse duhet te tregoj se cfare bej me mire se ky Duka. Ka plot gjera qe i bej jo me mire, po shume me mire se ky zoteria, po nuk kemi dale te tregojme ketu se kush e hedh me larg shurren. Perqafime dhe gezuar Vitin e Ri.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim