E vërtetuar shkencërisht/ Kjo sasi kafeje në ditë ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe parandalon bllokimin e arterieve

January 23, 2018 17:44

E vërtetuar shkencërisht/ Kjo sasi kafeje në ditë ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe parandalon bllokimin e arterieve

Mundësitë për të zhvilluar pllakat ateriosklerotike që mund të sjellin atak zemre, janë më të ulëta tek personat të cilët konsumojnë çdo ditë sasi të caktuara kafeje.

Këtë e konfirmon nga faqet e revistës “Heart” një grup kërkuesish jug-koreanë midis të cilëve Yoosoo Chang i departamentit të mjekësisë mjedisore në Spitalin Kangbuk Samsung në Seul.
“Kush konsumon nga tre deri në pesë filxhanë kafeje në ditë redukton ndjeshëm (në krahasim me ata të cilët nuk konsumojnë) rrezikun e formimit të depozitimeve të kalçiumit në muret e koronares, duke rritur kështu rreziqet kardiovaskulare, konfirmon autorja duke nënvizuar debatin akoma shumë të ndezur mbi efektet kardiovaskulare të konsumimit të kafes.

“Disa ekspertë shqetësohen nga rritja e mundshme e rrezikut të kardiopative të lidhura me rritjen e presionit të gjakut dhe kolesterolit nga kafeina, por një analizë e kohëve të fundit, e cila ka vlerësuar 36 studime, tregon një reduktim të rrezikut kardiak falë konsumimit të kontrolluar të kafesë”, shpjegon Chang, që bashkë me kolegët e saj ka përfshirë në një studim plot 25.138 pjesëmarrës nga të dyja gjinitë, me një moshë mesatare prej 41 vjeç dhe pa shenja të sëmundjeve kardiake.

“Qëllimi i studimit ishte të vlerësonin bashkëveprimin midis konsumimit të kafesë dhe pranisë se kalciumit koronarik, një tregues paraprak të aterioskerozës së arterieve që ushqejnë miokardin”, thekson autorja, e cila më tej shpjegon se: “Nga rezultati doli me një konsumim kafeje prej 1.8 filxhanësh në ditë dhe një prevalencë kalçiumi koronarik i dallueshëm tek 13.4% e pjesëmarrësve. Ndryshimet dallohen kur diferencohen pjesëmarrësit sipas sasisë së kafesë që konsumojnë gjatë një dite.

Prevalenca e kalçiumit koronarik është në masën 0.77 për ata të cilët konsumojnë më pak se një filxhan në ditë, në masën 0.66 për ata që konsumojnë nga 1-3 filxhanë, 0.59 për ata që arrijnë deri në 3-5 filxhanë në ditë dhe 0.81 për ata që barazojnë ose kalojnë sasinë e pesë filxhanëve në ditë shkruhet ne websiten e specializuar Doktor33.al.

Vërehet një formë rrezikshmërie me një prevalencë më të ulët të arteriosklerozës së koronareve kur konsumohen 3 – 5 filxhanë kafeje në ditë-, përfundon Chang, i cili thekson se si të dhënat e marra të bëjnë të mendosh për një bashkëveprim të kundërt midis konsumit të kafesë dhe rrezikut për sëmundje kardiovaskulare, bashkëveprim i cili duhet të konfirmohet në detaj nga autorët e studimit.

January 23, 2018 17:44
Komento

1 Koment

  1. Dashamiresi January 23, 18:51

    Informacione te tilla jane te mira, vetem se ato pas perkthimit duhet te redaktohen se shpesh jane te te lodheshme per tu kuptuar dhe ne disa raste edhe kontradiktore, si p.sh ne paragrafin e dyte te shrimit te sotem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

mersin escort mersin bayan escort konya escort eskişehir escort

Njoftim

Njoftim